Vullnet Mato AH, KJO BOTA SHQIPTARE!...
Faqja 1 e 1
Vullnet Mato AH, KJO BOTA SHQIPTARE!...
Vullnet Mato
AH, KJO BOTA SHQIPTARE!...
Ah, kjo bota shqiptare, me ecje zvarranike,
si në dimër me akull dhe me diell në verë!
Ku ndizen e shuhen vetëm fishekzjarre politike
dhe njeriu i thjeshtë ndjehet pa asnjë vlerë!...
Ku kërkojmë ndryshimin e monotonisë,
se zhurmat e zemërimit s’na lënë të qetë,
ku zhytur në dëshpërimin e papunësisë,
ankimet tona tretën si kripa në det...
Ku pensionisti merr më pak se një përqind,
të pagës disa milionëshe të pushtetarit
dhe ky, koston e frymës së fundit, ia rrit,
herë pas here, ta mbulojë shpejt rrasa e varrit.
Kjo botë i bëri njerëzit braktisës në ikje,
të gjejnë vatra të huaja, për hyzmeqarë,
t’i lënë vatrat e mallit, shumë vite në fikje,
të lindin fëmijë gjuhë-krasitur e vetmitarë.
Ëndërruam të çelnin ngjyrime të reja jete,
horizonte të kthjellëta të kishim në shpirt,
të na shihnin sytë, në çdo sy, buzëqeshje,
Jo vetëm brenga, burgosje e gjobitje përditë.
Të kishin vlerë më tepër, se një karrige zyrtari,
të zgjidhej e nderohej shpirti më i aftë njerëzor,
Jo të shpërfillemi si gjethet që shkërmoq janari,
nga mediokrit që lartohen me miliona nën dorë!...
Ç’janë këta“heronj” të rinj, pa vepra heroike,
mbirë si kërpudha, pas shiut të fjalëve me rrebesh,
kur mbillen premtime e korren harresa sklerotike,
dhe asgjë s’ndryshon e njeriu pret kot e hesht?...
Kur dikush pa emër vjen e shemb ç’ka ngritur tjetri
dhe përsëritet kurdoherë e njëjta metodologji,
fillohet nga zeroja, duke mohuar më të vjetrit,
për të bërë emër, pa hapur faqe të re në histori.
Kur kositen viktima në të gjithë meridianët botëror,
nga hashashi dhe mariuana e “Kolumbisë albanese”,
kur gjuetia e njeriut, zëvendëson gjahun pyjor,
dhe shpesh gjahtarët mbeten pa koordinata adrese.
Ç’dreq bote qenka kjo e jona, pa ecjen së larti,
teksa jeta mbledh veç lëmshe të mëdhenj kotësie?!…
Kur himnizohet “vrima” me çmimin kryevepër arti,
që nxit të ngjizen zyrave më shumë bebe fshehtësie...
Nuk jam nihilist, të mohoj pak rrëke zhvillimore,
por sot priten lumenj begatie, që të zbutin hallet,
të ketë vërshime energjie në tërë botën arbërore,
të ngrihen e bashkohen urat, me botën e madhe...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vullnet Mato: ÇEKIÇI DHE GOZHDA SHQIPTARE
» Vullnet Mato: K U K U V A J K A
» Vullnet Mato:SOT
» Vullnet Mato: G A F O R R J A
» Vullnet Mato:
» Vullnet Mato: K U K U V A J K A
» Vullnet Mato:SOT
» Vullnet Mato: G A F O R R J A
» Vullnet Mato:
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi