Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep Shahu - GABIMI I STRUPCAVE

Shko poshtë

Rexhep Shahu - GABIMI I STRUPCAVE Empty Rexhep Shahu - GABIMI I STRUPCAVE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 04, 2016 10:03 pm

Rexhep Shahu - GABIMI I STRUPCAVE 16451_1549368581977264_5471053137194479632_n

Rexhep Shahu

GABIMI I STRUPCAVE


Ata komandantat qe ndanin ne harte copat e atdheut per veten e tyre si trofe lufte, ende pa u cliruar Kosova, ata qe prisnin si bisha ne prite me ia marre pushtetin Rugoves, pasi filloi luften NATO per ta cliruar Kosoven, ata nuk kane qene kurre ne front te luftes, nuk kane qene ne asnje beteje.
Shesh betejat e tyre per pushtet e placke lufte kane qene ne Tirane, Durres, Kukes, Has, Tropoje, Zvicet, Gjemani, Suedi etj, por jo ne asnje front lufte ne Kosove. Ndaj mos ua jepni ate merite qe nuk e kane komandantat zhvates.
UCK eshte krenaria me e madhe e shqiptareve sepse UCK u tregoi shqiptareve, qe kishin harruar, se edhe serbet i vret plumbi, u tregoi shqiptareve se si vriten serbet. UCK vrau friken e shqiptareve, drejtoi kurrizin e shqiptareve. Vete krijimi i UCK eshte fitorja me e madhe e saj dhe e gjithe shqiptareve.
UCK beri qe une te shoh, te njoh, te prek me dore hero shqiptar sepse ne kishim harruar a kemi heroj, nuk dinim si eshte heroi. UCK beri qe une te rri me heroj shqiptare, te shoh se si mbijeton heroi shqiptar me plumba ne trup dhe si niset serish per ne lufte, si vdes heroi shqiptar pa lene amanet as partine, as Enverin, as atdheun, as Kosoven, se si vdes duke derdhe lote dhimbje...
Por une kam pare me syte e mi edhe komandanta strupcash, vec jo ne front te luftes por ne zyra, kafene, restorante luksose, sic kam pare komandanta te vertete jo si te strupcave, bashke me ushtare dhe qe nuk benin diference me ushtaret dhe nuk shfaqnin asnje perbuzje a bezdi ndaj ushtareve.
Eshte radha e strupcave te luftojne qe te vritet frika ne Kosove, frika prej komandanteve te gjithpushtetshem, prej komandanteve qe kane ne duar pushtetin e nendheshem dhe kercenojne gjithkend duke perdore naivitetin dhe injorancen e atyre qe kane lepire ndonje kocke, te vritet frika dhe njerzit te kene kurajo e guxim t'i thone te vertetat qe i dine. Pa u thene ato te verteta shoqeria shqiptare ne hapsiren shqiptare do te rritet si gjarperi nen gur. Sepse dikush ka refuzuar luften, dikush ka mashtruar luften, dikush ka blere shtrenjte deshmine se ka qene ne lufte, dikush merr dekorata te pamerituara sikur ka ndihmuar luften, dikush behet veteran lufte pa pase asnje lidhje me luften, dhe deshmite e veteraneve u bene si fletevotimi te garantuara per dhenesit e deshmive, shqiptaret e shqiperise nuk iu bashkuan luftes, invalidet e luftes u perbuzen, mashtruesit qe s'kishin lidhje me luften pervecse kishin degjuar ndonje krisme arme, u graduan si luftetare te dores se pare.
Strucat jane ne fillim, nese e kane seriozisht paqtimin e ndergjegjes tone.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi