Bashkohen Kosova dhe Shqipëria
Faqja 1 e 1
Bashkohen Kosova dhe Shqipëria
Bashkohen Kosova dhe Shqipëria
Fatbardhë Zeka e Dafina Xhemaj
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai i Turqisë, thanë se autostrada do t’i japë fund ndarjes së kombit shqiptar, dhe njëkohësisht do të jetë edhe ndihmesë për zhvillimin ekonomik.
Kosovë merr shpërblimin e flisë sate
“Prandaj, qytetarë të Kosovës sot merrni një shpërblim të madh për luftërat tuaja të mëdha, për lirinë dhe dinjitetin kombëtar, korridori i kombit është dëshmia e madhështisë së lirisë i ndërtuar këtu në terrenin më të vështirë të planetit nga njëri prej kombeve që vetëm 18 vjet përpara renditej në tre-katër më të varfrit në botë, i ndërtuar që nga shkurti i vitit 2007 deri në qershor të vitit 2009”, theksoi Berisha.
Kryevepra
Tuneli Thirrë-Kalimash është cilësuar si një nga veprat më të mëdha inxhinierike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, që po ndërtohet prej dy vjetësh me një shpejtësi marramendëse si pjesë e autostradës Durrës-Morinë. I përbërë nga dy tunele paralele, me një gjatësi prej 5.6 km secili, masa shkëmbore e gërmuar për hapjen e tij arrin në 33 milionë m3. Tunelet kanë lartësi prej 10 metrash e gjerësi 13 metra secili.
Kohëzgjatja e Projektit: 2006 - 2009
Tipare kryesore: Gjatësia: 60.85 km (5.53 km tunel)
Tipi: 4-korsi autostrade
Shpejtësia e planifikuar: 80 -100 km/orë
Ura: 29 copë në total
Afro 4.5 km rrugë do të jetë mbi ura dhe struktura
Deri në 80 m lartësi
Ndërtuar nga trarë të gjatë të betonuar 38 m
Rruga: 2 korsi në çdo drejtim plus shpatulla të fuqishme
3,75 m linja gjatësi
2 m shpatull e fortë
Prishtinë, 25 qershor
Bashkimi fizik Kosovë – Shqipëri më në fund u bë, duke u përjetësuar ëndrra e mbetur në gjysmë e qindra brezave dhe miliona iliro-arbërorëve të flijuar. Gëzim, këngë, hare dhe lot mallëngjimi kanë përshkuar ceremoninë e hapjes së autostradës së bashkimit kombëtar, e cila solemnisht u përurua rreth orës 13.30 të enjten nga babai i kësaj rruge, kryeministri Sali Berisha, dhe kryeministri i Republikës Turke, Rexhep Taib Erdogan, që përuruan autostradën që lidh rrugët Durrës-Kukës-Morinë.
Kryeministri Berisha tërë emocione tha se ky moment është fundi i ndarjes së kombit.
“Sot e inauguroj korridorin e kombit, e inauguroi autostradën Rrëshen - Kalimash, e cila përbën veprën më të madhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës për mbarë kombin shqiptar, i cili është korridori që i jep fund ndarjes në mes të trupit të kombit shqiptar. Korridori i kombit është me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe për të pushuar përjetë kjo ndarje e lirisë së kombit të cilët flijuan jetën e tyre për liri dhe bashkim kombëtar”, tha Berisha, duke shtuar se është edhe vepra më e madhe e ndërtuar nga ky komb në tërë historinë e tij, i cili përkon me përmasat e tij vetëm në segmentin Rrëshen – Kalimash.
Kosova bëhet me det
Berisha tha se korridori i kombit i jep Kosovës vepra të shqiptarëve, jep kombin shqiptar dhe të gjitha trojet ku ndodhen drejt detit dhe deteve të veta, duke i siguruar popullit se shqiptarët do të udhëhiqen nga një frymë e bashkëpunimit dhe se ky korridor do t’u shërbejë jo vetëm shqiptarëve, por edhe të gjithë popujve të rajonit, përfshirë, maqedonasit, serbët, boshnjakët, bullgarët, dhe të gjithë të tjerëve.
“Rrugët dhe urat e saj, tuneli i saj do të shtrohet në një formë të madhe të bashkëpunimit, integrimit rajonal dhe evropian, prandaj qytetarë të Kosovës sot merrni një shpërblim të madh për luftërat tuaja të mëdha, për lirinë dhe dinjitetin kombëtar, korridori i kombit është dëshmia e madhështisë së lirisë i ndërtuar këtu në terrenin më të vështirë të planetit nga njëri prej kombeve që vetëm 18 vjet përpara renditej në tre-katër më të varfrit në botë, i ndërtuar nga shkurti i vitit 2007 deri në qershor të vitit 2009”, theksoi Berisha.
Sipas tij, kjo rrugë dëshmon se për kombet e lira e pamundshmja bëhet e mundshme, se kombet e lira duke shfrytëzuar lirinë dhe pasuritë e saj mund të shkojnë drejt realitetit. “Sot ne po e përjetojmë shtrimin në realitet, periudhën shekullore të shqiptarëve, qytetarëve të Shqipërisë, ky korridor u ndërtua në dy vjet e pak muaj, kjo është vepra më e madhe publike e tërë kohërave që ka ndërtuar Shqipëria, por krahas ndërtimit tim qeveria ime dyfishoi të gjitha pensionet e fermerëve shqiptarë, dyfishoi rrogat për 60 mijë mësues, mjekë dhe infermierë të vendit, ndërtoi rreth 6 mijë kilometra rrugë në katër anët e Shqipërisë, ndërtoi mbi 1012 shkolla, apo i rindërtoi ato, shtriu internetin në të gjitha shkollat e Shqipërisë, dhe po sjell Shqipërinë në moshën digjitale, në këtë hap të shkurtër kohor”, u shpreh kryeministri shqiptar, Berisha.
Sipas tij, Shqipëria ndryshoi më shpejt dhe më shumë se kurrë, e kjo është meritë e lirisë, e pasurive të pashtershme të saj. Duke i uruar mbarë kombit ku do që ndodhen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe diasporë, dhe duke siguruar ata se korridori është themeli infrastrukturor i Shqipërisë moderne, se në katër vjetët që vijnë, ky vend do të kapë një horizont, të ri të cilin, akoma nuk e kapin sytë tanë, tha z. Berisha. Kryeministri i Shqipërisë, Berisha, vazhdoi me mirënjohje për kryeministrin turk, që erdhi në Shqipëri në këtë ditë të madhe, dhe historike për kombin shqiptar. Ai falënderoi edhe kompanitë që ndërtuan autostradën, siç ishin ajo amerikane, “Bekter” dhe ajo turke “Enka”.
Kryeministri shqiptar, Berisha, falënderoi gjithë popullin shqiptar, veçanërisht kryeministrin turk Erdogan, gjithashtu kryeparlamentaren e Shqipërisë, Topalli
ministra të qeverisë turke, dhe të qeverisë shqiptare, duke u shprehur mirënjohje, për mbarë kombin shqiptar dhe ndaj drejtuesve të kompanisë të cilët shtruan këtë rrugë.
Shqipëria, forcë rajonale
Ndërkaq, kryeministri turk Erdogan përgëzoi kryeministrin Berisha për konkretizimin e një projekti kaq madhor, që do t’u shërbejë fillimisht bashkëkombësve, por edhe të gjithë popujve të Ballkanit.
“Fjala Ballkan nënkupton vargmalet. Ne mundemi që gjatë gjithë historisë të jemi së bashku. Pra, na bashkon edhe ky projekt i madh i ndërtimit të autostradës Durrës-Morinë. Ne edhe në shekuj i kemi çarë këto male për të qenë afër njëri-tjetrit, për të bashkëpunuar në kontekst kulturash dhe diversitetesh. Ne përgëzojmë kryeministrin shqiptar, Sali Berisha për këtë vepër madhore për kombin shqiptar dhe për tërë Ballkanin. Në këtë kontekst, Shqipëria është bërë forcë në rajon, duke hapur portën e zhvillimit të hovshëm ekonomik. Biznesmenët turq do të investojnë në projekte të ndryshme në Shqipëri, ku do të ngremë edhe bashkëpunimin në fushën e gazit. Uroj Berishën dhe shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, për këtë pasuri të madhe, në kontekst të bashkimit të kombit shqiptar”, tha kryeministri turk, Erdogan.
Ai theksoi se Turqia është vendi, i cili do të ndiejë kënaqësinë më të madhe, nga zhvillimi i mëtejshëm i Shqipërisë dhe Kosovës, si vende të fuqishme demokratike dhe të lira, duke shprehur bindjen se do të ketë zhvillim në fushën ekonomike, investitorët do të vijnë akoma më shumë në Shqipëri, dhe Shqipëria do të bëhet një port mjaft i rëndësishëm ku investitorët nuk do të prodhojnë vetëm për Shqipërinë por edhe për Turqinë dhe vendet tjera.
Derisa me rastin e ceremonisë festive të përurimit të autostradës Durrës-Kukës, edhe ministrat shqiptarë shprehën kënaqësinë e tyre për shtrimin rrugës duke shpresuar se pas kësaj do të sjellin investime dhe do të ketë zhvillim të hovshëm. Si në fushën e turizmit, bujqësisë, dhe fusha të tjera, prandaj, me këtë rast Ardian Turku, ministër i Turizmit të Republikës së Shqipërisë, tha se sheh një të ardhme të shkëlqyer të turizmit shqiptar, që sipas tij u zhvillua me ritme të shpejta, dhe kjo rrugë tani do t’i shërbejë intensifikimit në mes dy vendeve shqiptare. Ndërsa Gazmen Pula, i ngarkuar i Kosovës me punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë theksoi se është një ditë historike, dhe kjo rrugë është një korridor që lidh popullin shqiptar në të dy anët.
Mungesa në bashkim
Kryeministri Hashim Thaçi edhe pse deri në fund të ceremonisë pritej të merrte pjesë në momentin e bashkimit fizik të atdheut, nuk mori pjesë. Zyrtarë të qeverisë thonë se ai kishte agjendë në Kosovë. “Kryeministri Thaçi ishte i ftuar, por nuk mundi të marrë pjesë për shkak të agjendës në Kosovë. Përndryshe ne e mbështesim atë rrugë dhe shumë shpejt do të fillojmë ta shtrojmë pjesën tonë të rrugës”, tha zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Por, përveçse një takimi me kreun e klerit mysliman dhe udhëtimit pasdite për në SHBA, dhe mbledhjes së zakonshme të qeverisë kryeministri nuk ka pasur ndonjë takim tjetër publik. Po ashtu as presidenti i vendit Fatmir Sejdiu nuk ka marrë pjesë megjithëse nuk dihet nëse ka qenë i ftuar.
Shkurtohet koha dhe rruga
Me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, 170 kilometra e gjatë, distanca mes Tiranës dhe Prishtinës, me dy kalime do të shkurtohet me 65 kilometra. Nga 330 kilometra që ishte distanca Tirana-Prishtinë, tashmë ajo do të jetë 265 kilometra dhe më se shumti atë e shkurton tuneli Thirrë-Kalimash, një vepër gjigande e ngritur mes maleve, që tashmë është shndërruar në një aks modern, 5.6 kilometra me dy kalime.
Autostrada, projekti më i madh në Shqipëri, është me 4 korsi, 2 korsi në ccdo drejtim plus shpatulla të fuqishme dhe shpejtësia e lëvizjes lejohet 80-100 km/orë. Ndërtimi i saj përfshiu edhe dy tunele paralele me nga 5.5 km, por edhe 29 ura. Afro 4.5 km rrugë është mbi ura dhe struktura deri në 80 m lartësi. E gjithë kjo vepër inxhinierike madhore u ndërtua nga një kompani turko-amerikane Enka & Bechtel. Rruga që lidh Portin e Durrësit, apo edhe Tiranën me Morinën, si pikë kufitare e Kosovës, përshkohej nga dy drejtime rrugësh ekzistuese, që në paranteze, as njëra dhe as tjetra, në gjendjen aktuale, nuk i përgjigjeshin kërkesave për një rrugë që do të lidhte dy rajonet në fjalë, nevojave të trafikut dhe të lëvizjes mallra/pasagjerëve. Kjo për faktin, se si njëri dhe tjetri variant ekzistues, kalon nga qafa malit në lartësi mbi 1000 m dhe zbret në lugina në kuota 300-600 m, duke përshkuar distancën prej 234 apo 214 km në 5 deri 7 orë, me shpejtësira 30-45 km/orë, krejtësisht të pamjaftueshme për nevojat e transportit dhe trafikut midis dy rajoneve.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shqipëria në NATO, një ditë Kosova
» Danaj: Pse të ndahet Kosova, le të bashkohet Shqipëria
» Shqipëria dhe Kosova nderojnë Aristidh Kolen
» Dr. Enver Bytyçi Kosova sot, si Shqipëria më 1914-ën
» Mbreti Leka I: Kosova dhe Shqipëria janë një

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi