Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani

Shko poshtë

Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Empty Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 19, 2016 8:43 pm

Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE)


Arben Sylejmani

Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Largea_980-seanca1455896853
Foto Bota sot

Miratohet në lexim të parë Ligji për Sponsorizime dhe Donacione

(E plotësuar) -​ Për të krijuar kushte më të mira për Kulturën, Rininë dhe Sportin, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vazhdimësi do të formulojë politika programore dhe të propozojë akte legjislative, siç është Ligji për Sponsorizime dhe Donacione.
Ministri Kujtim Shala në ekpozeun e tij në Parlamentin e Kosovës, me rastin e miratimit në lexim të parë të këtij projektligji, u shpreh se me këtë projektligj, për herë të parë vihen bazat juridike për trajtimin, rregullimin dhe njohjen e sponsorizimeve dhe të donacioneve në fushat e lartëpërmendura.
Më tej, ministri Shala u shpreh se me anë të këtij projektligji është synuar të rregullohen marrëdhëniet, kushtet dhe niveli i lehtësirave financiare nëpërmjet zbritjeve të lejuara për personat fizikë dhe juridikë, të cilët me vullnet të lirë sponsorizojnë apo bëhen donatorë të këtyre fushave me interes të veçantë publik, konkretisht fusha e kulturës, rinisë dhe sportit.
Në tërësi, ky projektligj krijon lehtësira financiare 20 për qind për sponsorizuesit e donatorët.
MKRS-ja vlerëson se me këtë projektligj, krijohen kushte shumë më të volitshme dhe lehtësira financiare për zhvillimin e kulturës, sportit dhe rinisë në Republikën e Kosovës.

​Votohet projektligji me ndryshime për Prokurimin Publik

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar projektligjin për ndryshime dhe plotësim të ligjit për prokurim publik.
Për këtë projektligj kanë votuar 70 deputetë ndërsa dy kanë abstenuar.
Aktualisht Kuvendi po mban seancë me deputetë vetëm të pozitës ndërsa ata të opozitës janë përjashtuar pasi që gjatë seancës së paradites kanë hedhur gaz lotsjellës.

Beqiri-Ilir Dedës: Mos gjuaj miza

Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Ismet14564456

Kryetari i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka deklaruar se qëndrimi jonë është për dialog dhe për t’i shpalos të gjitha ato që deputetët i preokupojnë por jo me gaz lotsjellës.
Ai tha se Ilir Deda erdhi dhe gjuajti një grusht miza por ai duhet të dijë se nuk zgjidhen problemet me dhunë.
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Ae793e9s5
Deda fton deputetët e pozitës që të marrin përgjegjësi para se të ndodhë ndonjë e keqe
Deputeti Ilir Deda i cili i vetëm po merr pjesë në seancë nga opozitarët ka thënë se Kosova është duke shkuar në rrugë të gabuar.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mendojnë mirë para se të ndodhë ndonjë më e keqe.
“Nëse ndodh ndonjë viktimë turpi do të bie mbi të gjithë ne, 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, tha Deda.
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani 7851d320s855
Ai u drejtua konkretisht zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi se po e përçan popullin.
“Edhe ti zëvendëskryeministër nuk mund të zgjedhës këtë situatë sepse je duke përçarë popullin me deklaratat e tuaja”, tha Deda.
Sipas tij kultura e mos komunikimit është kulturë primitive ndërsa nëse vazhdohet në këtë rrugë të gjithë kanë me i ra pishman për atë çka ka ndodhur.
Deda ka kërkuar edhe nga deputetët jo shqiptarë që mos të marrin anë brenda konfliktit brenda partive shqiptare.
**
​Deputetët e pozitës kanë filluar të hyjnë në sallën plenare. Ndërkohë, janë përjashtuar 23 deputet të opozitës.
Në Kuvendin e Kosovës shihet se nga opozita është vetëm deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda.
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Ilride56451454
Kadri Veseli përjashton nga seanca Ramush Haradinajn dhe deputetët e AAK-së
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në mbështetje të ligjit dhe rregullores së Kuvendit ka përjashtuar nga seanca plenare edhe Ramush Haradinajn. Përveç Haradinajt, janë përjashtuar edhe Besa Baftiju, Donika Kada – Bujupi, Haxhi Shala dhe Bali Muharremi.
"Pas përseritjes së veprimeve të njejta në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 19 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Besa Baftiju, Donika Kada – Bujupi, Haxhi Shala dhe Bali Muharremi, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare", njoftimi nga Kuvendi i Kosovës.
Veseli suspendon nga seanca e sotme 9 deputetë të opozitës
Pas zhvillimeve të ndodhura në seancën e sotme si pasojë e veprimeve të opozitës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë një pauzë.
Seanca do të vazhdojë me punimet e saj në orën 15:00.
Kuvendi i Kosovës thyen rekordet e gazit lotsjellës në seancë

E treta herë që sot po ndërpritet seanca e kuvendarëve të Kosovës. Më shumë gaz nuk është parë që moti as në protestat në rrugë. Deputetët opozitarë kanë gjuajtur gaz edhe pas pauzës së dytë në seancën e Kuvendit, duke e pamundësuar mbarëvajtjen e agjendës ditore.

Një pauzë tjetër u deshtë të bëhet nga kryekuvendari Veseli, i cili ka deklaruar se seanca e sotme do të mbahet në çfarëdo mënyre. Pas pesë minutash pritet të vazhdojnë punimet e seancës, pa deputetët e opozitës të cilët në numër të madh janë përjashtuar nga Veseli.
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani E5d1abs206e
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani 984765s56d
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani 10d188s1ca
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani 173ebs88
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani 0c5e6940b1
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka marr vendim që t’i përjashtojë edhe nëntë deputetë nga opozita pas siç thuhet sjelljes së tyre gjatë seancës plenare të Kuvendit.
“Pas përsëritjes së veprimeve të njëjta në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 19 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rexhep Selimi, Ismajl Kurteshi, Teuta Haxhiu, Daut Haradinaj, Besnik Bislimi, Albulena Haxhiu, Zafir Berisha, Pal Lekaj, dhe Shukrije Bytyqi, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare.
Më herët Veseli ka përjashtuar edhe nëntë deputetë tjerë nga opozita.
***
Deputetët e opozitës që janë përjashtuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës nuk i janë bindur këtij vendimi.
Ata janë duke qëndruar në sallë megjithëse sipas Ligjit janë përjashtuar pasi që ata kanë hedhur gaz lotsjellës në seancë.
Sërish pas rinisjes së seancës plenare, opozita ka hedhur gaz lotsjellës.
Pavarësisht kësaj kryeparlamentari është duke e vazhduar seancën.
Rifillon seanca e Kuvendit, përsëri hedhet gazi lotsjellës

Pas pushimit nga hedhja e parë e gazit të lotsjellës, deputetët po vazhdojnë sërish që të hedhin.

Kësaj radhe ka hedhur deputeti i VV-së Rexhep Selimi. Ndërsa, Veseli ka vendosur maskën mbrojtëse të gazit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqipe Pantina, Salih Salihu, Mytaher Haskuka, Visa Ymeri, Aida Dërguti, Albin Kurti, Enver Hoti, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare.
“Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 19 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqipe Pantina, Salih Salihu, Mytaher Haskuka, Visa Ymeri, Aida Dërguti, Albin Kurti, Enver Hoti, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 19 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare”, thuhet në njoftim.
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani 6b7c975sb5d0c
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani 558eaas142ccb
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Bf46as6554
Deputetët fillojnë të kthehen në sallë, Thaçi me truprojën personale
Në sallën e Kuvendit ku pritet të vazhdojë seanca, ka filluar kthimi i deputetëve të pozitës.
Ata të opozitës, shumica, nuk ishin larguar nga salla, ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Vesli është në sallë.
Në sallë Hashim Thaçi gjendet bashkë me truprojën personale.
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani 127spo8_n2
Sigurimi i ka bllokuar e shkallet e katit të dytë të cilat të qojnë tek zyra ku mbahen mbledhjet e kryesisë se Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani 12516s2_n
Kuvendi miraton Rezolutë kundër dënimit të ish-eprorëve të UÇK-së nga Serbia
Me 79 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën kundër dënimit të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga ana e gjykatave serbe.
Votimi i kësaj rezolute është bërë në një situatë mjaftë dramatike, teksa opozita kishte hedhur gaz lotsjellës, kurse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli insistonte që deputetët të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë.
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani 9811864s44a04
Veseli shpallë pauzë pas gazit lotsjellës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shpallur pauzë të punimeve të seancës plenare, pasi që deputetët nga opozita hodhën sërish gaz lotsjellës në sallë. Ai ka paralajmëruar vazhdimin e shpejtë të punimeve, edhe pse salla është tashmë e mbushur me tym.

Gazi lotsjellës shpërtheu ndërkohë që zoti Veseli përpiqej të lexonte një deklaratë për miratim, në ndërlidhje me me vendimin e një gjykate të lartë në Serbi për dënimin e tetë eprorëve, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e të cilëve janë edhe dy ligjvënës.
Deklarata u miratua me 79 vota për, me gjithë tymin e gazit lotsjellës që gjendej në sallë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndonëse në hapje të seancës u përball me gazin lotsjellës të deputetëve të opozitës, megjithatë po vazhdon të mbaj fjalimin e tij.
Ai ka thënë se kjo që po bëhet duhet të mbes në ndërgjegjen e opozitarëve.
“Nuk është dinjitoze kjo që po e bëni, mirëpo le të mbes në ndërgjegjen tuaj kjo që po e bëni. Ju lus mos t’i cenoni organet e kontrollit që janë këtu për të mirën tonë”, ka thënë Veseli.
Veseli pavarësisht gazit dhe situatës së tensionuar, ka kërkuar miratimin e një deklarate përmes së cilës dënon vendimin e gjykatave në Serbi për dënimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Në deklaratën e Kuvendit, e cila u votua me 79 vota pro, thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin rreth dënimit të ish-ushtarëve të UÇK-së. Sipas Kuvendit, dënimet e tilla janë politike dhe ndikojnë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Ato janë pa ndikime juridike”, thuhet në deklaratë.
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani 4fa1456c5d89
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani B37ea3se941
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani 5dccfs171d

Deputetët e pozitës dhe opozitës arrijnë në sallë

Kanë kaluar 30 minuta dhe ende nuk ka filluar seanca.

I pranishëm në sallë nuk është kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Tashmë në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të arrijnë deputetët nga pozita dhe opozita.
Seanca pritet të fillojë nga çasti në çast, ndërkaq pritet bllokimi i seancës nga opozita.
Në mesin e deputetëve që ndodhen në sallë janë: Rexhep Selimi, Agim Qeku, Fadil Demaku etj

Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Sens5455
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Sens54551
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Sens54552
Pas pak minutash pritet që të filloj seanca e parë për këtë vit të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, sigurimi i Kuvendit të Kosovës ka filluar që të hyjë në sallë kryesore të Kuvendit para foltores.
Në sallë kanë hyrë edhe deputet e PDk-së dhe LDK-së, kurse nga opozita është në sallë vetëm tre deputet të VV-së.
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani B064d8a1cc
Albin Kurti vjen në seancë, i nënshtrohet kontrolleve të sigurimit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ardhur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Kurti është kontrolluar tek hyrja nga sigurimi.
Po ashtu, edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti i është nënshtruar të njëjtave procedura të kontrollimit.
Deputetët fillojnë të hyjnë në Kuvend, kontrolle të rrepta ndaj tyre

Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani 12736195s929_n1

Kanë mbetur më pak se dyzet minuta deri në fillim të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, dhe tashmë deputetët kanë filluar të vijnë në hollin e tij.
Me ardhjen e hershme po prijnë sidomos deputetët e opozitës e në veçanti ata të Vetëvendosjes, aty është parë deputetja Albulena Haxhiu e cila i është nënshtruar kontrollit tashmë të zakonshëm tek hyrja në hollin e Kuvendit.
Opozita ka paralajmëruar bllokimin e kësaj seance që do të nisë në orën 10:00.




Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Kvnd2525
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Kvnd25251
Kuvendi mblidhet në seancë me tensione politike

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në një seancë plenare, por e cila sërish është paralajëmruar se do të bllokohet nga partitë opozitare. Seanca është thirrur të fillojë në orën 10:00 dhe ka 21 pika në rendin e ditës.

Ndërsa është paralajmëruar bllokimi i kësaj seance, opozita ka paralajmëruar se nëse partitë në pushtet do të provojnë të zgjedhin presidentin e ri, ku kandidat për këtë post është lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, protestat do të shtrihen edhe në rrugët e Prishtinës.
Zgjedhja e presidentit, nuk është në rendin e ditës, andaj kjo pikë mund të iniciohet vetëm si seancë e jashtëzakonshme.
Që nga 25 gushti i vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës, përjashtuar seancat solemne në të cilat kanë marrë pjesë personalitete ndërkombëtare, nuk ka arritur të zhvillojë asnjë seancë nën rrethana e kushte normale.
Përplasjet e ashpra në raportet ndërmjet pushtetit dhe opozitës kanë filluar që nga nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë, në Bruksel, më 25 gusht të vitit të kaluar, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Qeveria e Kosovës nënshkroi më pas një marrëveshje edhe me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare. Të dy këto marrëveshje, u bënë shkas i protestave të opozitës si brenda Kuvendit ashtu edhe nëpër rrugët e Prishtinës dhe qyteteve tjera.
Tani kërkesat e vetme të opozitës janë dorëheqja e qeverisë, shpërndarja e Kuvendit dhe caktimi i datës për zgjedhjet e parakohshme.
Përderisa partitë në pushtet, po planifikojnë të procedojnë me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, ku për kandidat kanë liderin e Partisë Demokratike, Hashim Thaçi.
Tensionet politike po përcillen nga afër edhe nga faktori ndërkombëtar i cili në vazhdimësi po bën thirrje për dialog dhe përmbajtje nga aktet e dhunës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Empty Seanca e sotme përmes fotografive

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 19, 2016 9:57 pm

Seanca e sotme përmes fotografive
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Seanca9© GAZETAEXPRESS Foto: Rudina Hoti
Gaz lotsjellës, përplasje fizike, miratim ligjesh, arrestime deputetësh e protesta jashtë, kështu është zhvilluar edhe seanca e parë pranverore e Kuvendit të Kosovës.

Kjo është seanca e sotme përmes fokusit të fotografes së Gazetës Express, Rudina Hoti
Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Seanca5Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Seanca7Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Seanca6Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Seanca8Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Seanca1Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Seanca9_1455905997-8634351Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Seanca10Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Seanca11Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Seanca12Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Seanca13Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Seanca14Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Seanca2Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Seanca3Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Seanca4


TEMAT:







Data: 19 Shkurt 2016 19:24
Autori: GazetaExpress

Sponsored by Revcontent

Trending Today




27-jähriger aus Local Area zahlt mit diesem Trick all seine Schulden zurück





Du willst täglich mehr als 600€ verdienen? Probier dieses Programm!





5 Geheimnisse Casinos wollen Sie nicht wissen





Verdiene in wenigen Wochen bis zu 200k€! Löse jetzt deine finanziellen Proble





Schlupfloch entdeckt: Typ gewinnt 254.712,56 € in der Pause





Investieren wie ein Millionär


MERR LAJMET E FUNDIT







[size]

Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Capture_1455906919-9634985

Gratë e opozitës: Ne nuk zmbrapsemi


Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Motociklisti

Motoçiklisti i kalon pranë ariut, rrezikoi të përplasej (Video)


Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani 103402690-gettyimages-506025878-530x298

Christine Lagarde zgjidhet edhe për një mandat në krye të FMN’së


Kuvendi mban seancë pa opozitën, 23 deputet të përjashtuar (LIVE) - Arben Sylejmani Saliberisha

Sali Berisha: Qëllimi im, ti dal në ëndërr Ramës (Video)





[/size]

Të tjera

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi