Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO SËRISH I MBLODHA KUJTIMET...

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO SËRISH I MBLODHA KUJTIMET... Empty VIKTORIA XHAKO SËRISH I MBLODHA KUJTIMET...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 21, 2016 9:39 pm

VIKTORIA XHAKO SËRISH I MBLODHA KUJTIMET... 11866271_1106149846079193_2001884823482116081_n


VIKTORIA XHAKO


SËRISH I MBLODHA KUJTIMET...


Në të shtatëdhjetepestën ditë,
Të psherëtimës sime të gjatë,
U ngrita nga shtrati i dhimbjes,
Iu shkëputa kthetrës lëngatë.


Drejt lumit u nisa ngadalë,
Të kërkoj atë stol të drunjtë,
Mbuluar nga hiri i kohës,
Ku bashkë u ulëm dikur.

Ku ndjeva murmurimën e ujit,
Dhe lotin e shelgut mbi sup,
Kur fjongo na lidhën ylberët,
Dhe ëndrrat derdhëm pa fund.

Kujtimet i mblodha kujdesshëm,
Të trishtë, të ëmbël, të largët,
Si zogj m’u ulën në prehër,
Ma ngrohën shpirtin e mardhur.

U zbeha, u zverdha, ngriva,
E ftohtë, djersa më ra nga balli,
Ti u ule në stolin e drunjtë, 
Duart zgjatur në përqafim malli.
Sërish i mblodha kujtimet...

E hënë 15 gusht 2011 ora 15:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
“TAKOHEMI NË QIELL” Botuar në maj 2012

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi