Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI „FC AKLLAPI“ PËRSËRI KAMPION I LIPJANIT

Shko poshtë

AGIM GASHI „FC AKLLAPI“ PËRSËRI KAMPION I LIPJANIT Empty AGIM GASHI „FC AKLLAPI“ PËRSËRI KAMPION I LIPJANIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 22, 2016 8:51 pm

AGIM GASHI „FC AKLLAPI“ PËRSËRI KAMPION I LIPJANIT Akllap10
AGIM GASHI „FC AKLLAPI“ PËRSËRI KAMPION I LIPJANIT 12742721_10153457421929077_7336559142813917808_n
AGIM GASHI

„FC AKLLAPI“ PËRSËRI KAMPION I LIPJANIT


Qazim Gashi, Ramadan Gashi, Agon Gashi, Afrim Limani, Ardit Bytyqi, Arionit Bytyqi, Feim Gashi dhe emra tjerë të fshatit tim, arriten që për sezonin dimror në futboll të vogel, të bëhen Kampion i Komunes së Lipjanit. 
LaJmi mori dhenë edhe në mërgatë. Për sa e sa herë Akllapi rrëmben ttitullin për shkak të lojes së orgaanizuar e mbi të gjitha mardhënjeve vllëzërore që dominojnë në ekipin e tyre.
Paslufta Akllapin e gjen të shkatrruar nga forcat serbe dhe me viktima. Nuk ishte hera e parë që Akllapi, deri para luftes quhej Okllap, të shkrumohet deri në themel. Okllapin e dogjen dhe e bënë shkrum e hi edhe forcat turke, bullgare e sa e sa herë forcat serbe. Në të gjitha herat, okllapjanët ktheheshin në vatrat e tyre dhe rindertonin vllëzërisht fshatin e tyre. Sa e dhimbshme është kur mendoj se heren e fundit okllapjanët nuk ia msynë të gjithë vatrave të tyre. Ata u ndalen në Lipjan e qytetet tjera, ndersa në Lipjan formuan lagjen e tyre dhe tani quhet „Lagjeja e Okllapit“ e cila lagje njifet në Komunë për organizimin e tyre njerzor e vllëzëror. Por, më i njohur, mbeti përsëri trungu i Okllapit. Edhe pse ishin pakicë, ata që ishin të lidhur me atë fshat të torturave armike, por edhe me bukuri të rralla historike, arkeologjike e natyrore, nuk munden ta lënë Okllapin mijëvjeçar. 
Aty gjendet vendi që quhet „Kisha“, ku hyn lepuri, zagari pas tij në ndjekje, dhe njëherë dalin në Janjevë e njëherë në Gadime mu te shpella e saj. Kjo na tregon se Shpella e Mermerit në Gadime ka tunelet e saja që qojnë në Smallushë, Sllovi, Akllap dhe dalin në Janjevë.. Fatkeqësisht, sot shqiptarëve nuk ju interesojnë tunelet e nëntokes dhe pasuritë tjera të atdheut, por pasuria personale.
Të kalojmë te tema, e cila na gëzoi edhe neve në mërgatë. Vetëm të marrët nuk i gëzohen sukseseve të vendit ku ke lindë, aty ku edhe zogjët ia thonë këngës për Ty, ku lulet i shtojnë aromat e ku mjellmat shtojnë shtatin mu si vashat e Okllapit. Unë krenohem me bukuroshet dhe të menqurat vasha të Okllapit tim.
Sot, këto vasha iu gëzuan edhe titullit „Kampion i Lijanit, ekipit të tyre „FK AKLLAPI”.
I dëshiroj shumë e shumë suksese akllapjanëve edhe në fushat tjera e sidomos në përtrirjen e SHKA e cila para disa vitesh ishte shembull kulture të kësaj komune.
Para Okllapi edhe në fitore të reja. Këtë ua dëshirojmë ne mërgimtarët që aty lindem, u rritem e frymuam gjithmonë shqip, shqip dhe vetëm shqip.
Du të theksoj edhe një gjë.Të gjithë ata që po duken në foto, pothuajse ishin nxënësit e mi. Ku të mos bëhet pra zemra sa mali? Rrofshi sa Lugi i Kazaanit, sa Shkopodinat, sa Lugu i Xhaferit, sa Zabeli i Madh e i Vogel, sa Vokoçinca, Koznica e Verbica, sa Terbovci, Mullapolci e Zhegovci, sa Teqeja, Shashkovci e sa vetë mijëvjeçarja Janjevë!



22.02.16


AGIM GASHI „FC AKLLAPI“ PËRSËRI KAMPION I LIPJANIT 12717688_10153457421719077_1002985782311752958_n

AGIM GASHI „FC AKLLAPI“ PËRSËRI KAMPION I LIPJANIT 12742784_10153457421919077_6591428508971280387_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi