Zëri i Amerikës e pyet për krimet e luftës, ja si përgjigjet Hashim Thaçi
Faqja 1 e 1
Zëri i Amerikës e pyet për krimet e luftës, ja si përgjigjet Hashim Thaçi
Intervistë me Hashim Thaçin, president i zgjedhur Kosovës
Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se do të punojë me të gjitha forcat politike për të tejkaluar ato që quajti dallime ndërmjet tyre. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, ai tha se zgjedhja e tij, që u përcoll me kundërshtimet e opozitës, ka ndodhur në pajtim me kushtetutën e ligjet e vendit, ndërsa mohoi të ketë bërë lëshime ndaj përfaqësuesve të komunitetit serb në këmbim të votës së tyre. Ai tha po ashtu se në Kosovë nuk ka asnjë mëdyshje rreth ngritjes së Gjykatës së Posaçme për krime lufte.
Zëri i Amerikës: Ju u zgjodhët president i Kosovës dy ditë më parë në një seancë, e cila ishte e përshkuar me tensione politike, por edhe përplasje në rrugë. A e lëndon kjo procesin e zgjedhjes suaj?
Hashim Thaçi: Kosova ka kryer një provim të ri, me sukses të plotë. Ka dhënë një provim të jashtëzakonshëm, demokratik, kushtetues, ligjor, transparent dhe politikisht korrekt, në një proces gjithëpërfshirës, participues, prandaj është koha që të gjithë, pa dallime etnike, pa dallime politike, të vazhdojmë të punojmë bashkërisht në prioritetet tona të ardhshme në konsolidimin dhe forcimin e shtetit tonë. Dhe kjo është edhe detyra ime, do të jetë edhe shërbimi im si president i zgjedhur i Republikës së Kosovës.
Zëri i Amerikës: Presidenti i Kosovës, sipas kushtetutës, duhet të përfaqësojë unitetin e popullit të Kosovës. Duke pasur parasysh kundërshtimin e opozitës, a do ta pengojë kjo zbatimin e kësaj detyre?
Hashim Thaçi: Nëse shikojmë historikisht, presidenti i ri i zgjedhur i Republikës së Kosovës para dy ditësh, ka numrin më të madh të votave, që ka fituar ndonjë president në kuvendin e Republikës së Kosovës të dalur nga adresat politike në këto 16 vitet e fundit. Pastaj, presidenti i ri i Republikës së Kosovës është lideri që ka fituar gjashtë palë zgjedhje të njëpasnjëshme prej votës së qytetarëve të Kosovës, është lideri më i votuar në dekadën e fundit. Prandaj, ekziston një bazament i fuqishëm politik, legjitimitet i fuqishëm qytetar e në të njëjtën kohë edhe baza e fuqishme kushtetuese dhe ligjore. Por, në çdo rrethanë, unë do t'ju shërbejë të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallime etnike, pa dallime politike, pa dallime ideologjie, pa dallime fetar. Unë do të jem në shërbim të të gjithëve, do të respektojë plotësisht të gjitha përgjegjësitë e mia kushtetuese dhe ligjore. Do të respektojë plotësisht funksionimin e pavarur të institucioneve. Në anën tjetër, do të punojë me urtësi, qetësi, mirëkuptim dhe respekt për të gjithë, me politikën kosovare, me shoqërinë civile, me mediat, me qytetarët, me njerëzit opinionistë, me të gjithë ata që duan të japin kontributin për forcimin e shtetit tonë, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, në mënyrë që ta integrojmë Kosovën sa më shpejt edhe në mekanizmat ndërkombëtarë të nevojshëm, por të punojmë edhe për zhvillimin ekonomik edhe për rendin e ligjin, t’i kryejmë obligimet tona që i kemi para qytetarëve, por edhe karshi bashkësisë ndërkombëtare.
Zëri i Amerikës: Si do të punoni me opozitën kundërshtuese zoti president i zgjedhur?
Hashim Thaçi: Do të punojë me të gjithë. Nuk kam paragjykime ndaj askujt, përkundrazi, do të ofrojë vullnetin më të mirë, do të ofrojë mirëkuptimin në kuptimin e dëgjimit të shqetësimeve të tyre, në mënyrë që të jemi të gjithë të bashkuar në interesat e përbashkëta shtetërore. Natyrisht, ne po zhvillojmë demokracinë dhe opinionet e ndryshme janë shëndeti i demokracisë në Kosovë, por, me rëndësi është që gjithë ky proces të shkojë në një formë të rregullt, të qetë, paqësore, komunikuese dhe natyrisht, konkluzionet i nxjerrim të përbashkëta në interes të vendit, në interes të qytetarëve edhe në interes të investimeve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
Zëri i Amerikës: Cilat do të jenë hapat për të zvogëluar hendekun që ekziston midis jush dhe opozitës aktualisht?
Hashim Thaçi: Unë nuk mendoj që ka ndonjë hendek të madh. Ka dallime politike që kanë ndodhur me herët. Unë do të punojë me tërë energjinë time, me tërë potencialin tim edhe si qytetar edhe me tërë potencialin atdhetar, politik, me tërë fuqinë time edhe me mandatin tim kushtetues dhe ligjor, në mënyrë që këto dallime në mes spektrit politik të tejkalohen sa më shpejt, sa më mirë, në mënyrë sa më efektive në mënyrë që të punojmë me të gjitha energjitë tona për shtetin dhe të interesohemi e të fokusohemi të gjithë mbi të gjitha për interesat shtetërore para atyre politike apo grupore.
Zëri i Amerikës: Ka pasur zëra që mund të kontestohet zgjedhja juaj edhe në Gjykatën Kushtetuese. A jeni i gatshëm të përballeni me të?
Hashim Thaçi: Kosova ka kryer obligimet e veta në afatin e rregullt kushtetues dhe ligjor. Ne do të punojmë bashkërisht të gjithë. Ne do të respektojmë të gjitha institucionet e pavarura në punën e tyre. Do t’i kryejmë të gjitha obligimet në kuptimin e transparencës së plotë dhe llogaridhënies së plotë. Unë jam sot president i zgjedhur nga kuvendi i Republikës së Kosovës në një proces krejt të rregullt, kushtetues, ligjor, transparent dhe do t’i kryejmë obligimet tona në këtë fazë të tranzicionit që kemi deri në prill, kur duhet të bëj betimin si president i zgjedhur i Republikës së Kosovës. Kështu që, tërë energjitë e mia do të fokusohen në tejkalimin e këtyre ndasive politike, në kuptimin e vullnetit të mirë. Pastaj, me marrjen e përgjegjësisë edhe zyrtarisht, do të ketë edhe iniciativa konkrete për mirëkuptim, për tejkalim të këtyre dallimeve dhe vënien në spikamë të agjendës shtetërore.
Zëri i Amerikës: Kritikët tuaj kanë thënë se për të siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur, ju mund të keni bërë lëshime ndaj Listës Serbe. Nëse po, për çfarë lëshimesh bëhet fjalë?
Hashim Thaçi: Unë do t'ju shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve, serbëve, malazezëve, turqve, boshnjakëve, ashkalive, romëve, të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kosova është atdheu i të gjithë qytetarëve të saj dhe secili duhet të ndjehet mirë e krenar që jeton në Kosovë. Kosova duke respektuar komunitetet jo shqiptare, mund të fitojë edhe më tepër, mund të respektohet në botë edhe më tepër. Minoritetet janë vlera të shoqërisë kosovare, kanë të drejtat e tyre kushtetuese, ligjore, e politike. Ata janë kosovarë. Ne po ndërtojmë dhe forcojmë identitetin tonë shtetëror, prandaj do të punoj fuqishëm në ofrimin edhe më të madh të komunitetit serb edhe në institucione. Ata janë sot pjesë e parlamentit, pjesë e qeverisë, e pushtetit lokal, punojnë me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, prandaj do të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit dhe mendoj se kjo tolerancë ndëretnike do t’i shërbejë fuqishëm vizionit tim për ndërtimin e Kosovës së re, Kosovës evropiane, Kosovës multietnike. Vetëm kështu mund të kemi sukses.
Zëri i Amerikës: Por, a kishte kundër shpërblim për votën e tyre?
Hashim Thaçi: Deputetët serbë janë pjesë e kuvendit të Republikës së Kosovës. E kanë vizionin e vet, programin e vet, e kanë qëllimin e vet, prandaj gjithçka ka qenë në përputhshmëri të koordinimit të partnerëve të koalicionit, sipas marrëveshjeve të mëhershme dhe votimi i tyre ka qenë një votim i vullnetit të lirë në një votim të fshehtë. Prandaj, nuk mund të paragjykoj se kush ka votuar për dhe kush ka votuar kundër. Por, unë dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë besuar dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në votim. Edhe ata që kanë shprehur opinionet e tyre të ndryshme, unë do t’i respektojë, i dua dhe do t’i vlerësojë, do t’i ofrojë dhe do të punojmë bashkërisht.
Zëri i Amerikës: Kriza politike në Kosovë pasoi marrëveshjet politike me Serbinë dhe atë për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Nga pozicioni juaj i ri, si mendoni mund të tejkalohet kjo situatë dhe cili do të jetë roli juaj në vazhdimin e dialogut?
Hashim Thaçi: Parakusht për integrimet euro – atlantike, por edhe parakusht për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, është ndërtimi i fqinjësisë së mirë. Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha vendet fqinje. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Maqedoninë, me Shqipërinë, me Malin e Zi. Do të vazhdojmë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve edhe me Serbinë. Nuk jemi vendet e para në botë që kemi luftuar dhe po ndërtojmë tani paqe. Kështu që duhet të marrim shembullin edhe të vendeve të tjera dhe zgjidhja e vetme është vazhdimi i dialogut. Dialogut jo në kuptimin e vazhdimit vetëm me Serbinë dhe destabilizimit të vendit, por një dialog i cili i normalizon marrëdhëniet Kosovë-Serbi, por në të njëjtën kohë e forcon shtetin e Kosovës dhe kjo është rruga e vetme. Unë kam besim se edhe marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Vjenë, janë argumente të fuqishme për fuqizimin e shtetit tonë e jo në dëm të shtetit tonë.
Zëri i Amerikës: Ju tashmë keni dhënë dorëheqje nga kryetari i Partisë Demokratike?
Hashim Thaçi: Natyrisht, unë kam respektuar të gjitha parametrat kushtetues dhe ligjor dhe në momentin e kryerjes së obligimeve procedurale të kuvendit, unë i kam kryer edhe obligimet tjera kushtetuese dhe ligjore që nuk lejojnë bartjen e përgjegjësive tjera publike apo institucionale apo politike.
Zëri i Amerikës: A keni shqetësim për PDK-në pas Hashim Thaçit?
Hashim Thaçi: Unë ndjehem shumë krenar që kam udhëhequr një parti shumë të fuqishme, një parti që ka konsoliduar dhe forcuar vendin tonë. Një parti më tepër si një lëvizje me mbështetje të gjerë qytetare. Një parti që ka fituar shumë palë zgjedhje në dekadën e fundit. Ndjehem shumë krenar që në momentin kur jam zgjedhur president, PDK ka qenë partia më e fuqishme, më e konsoliduar dhe numër një dhe shkoj në postin e presidentit si lider fitues.
Zëri i Amerikës: A mund ta ndryshojë kjo skenën politike në Kosovë, duke pasur parasysh që forcat politike në Kosovë më së shumti identifikohen me udhëheqësin e tyre politik?
Hashim Thaçi: Nuk mendoj që subjektet politike janë pronë e liderëve politikë. Mendoj që subjektet politike në Kosovë gradualisht po krijojnë hapësira për debat, për marrje të vendimeve të përbashkëta, prandaj sot është një përgjegjësi e liderëve të ri në PDK dhe këtë përgjigje mund ta merrni nga lidershipi i ri i PDK-së. Por, PDK nuk ka qenë e Thaçit, por ka qene pronë e elektoratit, e vizionit, programit dhe qëllimit të tyre.
Zëri i Amerikës: Edhe miqtë tuaj, edhe ndërkombëtarë kanë tërhequr vërejtjen se sfida të mëdha ju presin gjatë mandatit tuaj si president, përfshirë këtu edhe përballjen e mundshme, madje edhe tuajën personale me Gjykatën e Posaçme për krime lufte...
Hashim Thaçi: Në do t’i kryejmë të gjitha obligimet tona kushtetuese dhe ligjore. Ne i kemi kryer të gjitha obligimet karshi këtij procesi të rëndësishëm dhe jam njëri nga bartësit e këtij procesi edhe si kryeministër edhe si ministër i jashtëm në përgjegjësitë e mia institucionale që kam pasur. Unë mendoj që ky proces duhet të jetë një avantazh për Kosovën dhe një argument i fuqishëm për konsolidimin e vendit tonë karshi bashkësisë ndërkombëtare, prandaj nuk ka asnjë shqetësim në kuptimin e hezitimit, apo nuk kemi asgjë për të fshehur. Ne duhet t’i japim një mbështetje të fuqishme sistemit të drejtësisë. Ne kemi zhvilluar luftë të drejtë, luftë të pastër, luftë sipas konventave ndërkombëtare, jemi fitues dhe do t’i japim mbështetje me gjithë potencialin tonë institucional dhe shoqëror.
Zëri i Amerikës: A keni shqetësim personal në këtë aspekt?
Hashim Thaçi: Ne kemi zhvilluar luftë të drejtë, kemi zhvilluar luftë kundër regjimit të (Slobodan) Millosheviçit, ligjet qe i kemi shkelë kanë qenë të Millosheviçit, ndërsa kemi respektuar të gjitha ligjet dhe standardet ndërkombëtare.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» HASHIM THACI: GJIGANT I LUFTES E XHUXH I POLITIKES`
» Buzhala: Salustro nuk po synon t`i zbardh krimet e luftës, por po e bashkon krahun e luftës
» Ju flet Zëri i Amerikës ! Në mikrofon ...
» A është zëri i tij në përgjime? Përgjigjet Adem Grabovci
» Krimet e luftës, HRW: Hetimi i BE, hap pozitiv
» Buzhala: Salustro nuk po synon t`i zbardh krimet e luftës, por po e bashkon krahun e luftës
» Ju flet Zëri i Amerikës ! Në mikrofon ...
» A është zëri i tij në përgjime? Përgjigjet Adem Grabovci
» Krimet e luftës, HRW: Hetimi i BE, hap pozitiv
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi