Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pleqtë e Kosovës nuk trajtohen sa duhet

Shko poshtë

Pleqtë e Kosovës nuk trajtohen sa duhet Empty Pleqtë e Kosovës nuk trajtohen sa duhet

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 03, 2016 1:59 pm

Pleqtë e Kosovës nuk trajtohen sa duhet


Pleqtë e Kosovës nuk trajtohen sa duhet Largea_ab876410-bb53-4e3d-abf8-83b6909516a31457001263


Të moshuarit në Kosovë nuk po trajtohen mirë. Kjo çështje është diskutuar në tryezën me temën “"Personat e moshuar nën përkujdesje institucionale, të drejtat dhe trajtimi i tyre i barabartë”, e organizuar nga Avokati i Popullit në bashkëpunim me Këshillin e Evropës,
Gjatë këtij diskutimi u potencuan problemet me të cilat ballafaqohen të moshuarit dhe shtëpitë e pleqve në Kosovë si dhe çështjet ligjore që kanë të bëjnë me këtë kategori.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari theksoi se është evidente që kategoria e të moshuarve në Kosovë janë të lënë anash. Ai tha se përveç 3 shtëpive të pleqve që eksitojnë në vend, Kosova ka nevojë që të hapë shtëpi të pleqve edhe në të gjitha komunat e mëdha.
Jashari ka përmendur edhe disa diskriminime të cilat bëhen karshi të moshuarve, duke theksuar se kriteret e përcaktuara me udhëzim administrativ sjellin diskriminim për të moshuarit.
Jashari gjithashtu përmendi se ekziston rreziku që të moshuarit edhe për herën e dytë apo të tretë të jenë viktimë sa i përket trashëgimisë. Punën për këtë çështje ai tha se do ta fillojë që sot, duke thënë se kjo çështje gjithashtu do të paraqitet në Komisionin për të Drejtat e Njeriut.
Qazim Gashi nga Ministria e Punës tha se kjo ministri ka disa skema për kujdesje dhe mbrojtje të të moshuarave, duke cekur pensionin e moshës dhe atë të kontributdhënësve dhe shtëpinë e pleqve. Ai theksoi se kësaj ministrie trajtimi i një të moshuari për një muaj i kushton 900 deri në 1000 euro. Ndërsa, problem ai paraqiti se në shtëpinë e pleqve kanë mbetur disa persona që nuk i përkasin kategorisë së të moshuarve, për trajtim në shtëpinë e pleqve. Ai tha se kjo ka ndodhur pasi pas luftës në Kosovë personat e gjetur në rrugë janë strehuar në shtëpinë e pleqve.
Me probleme përballet edhe Shtëpia e Pleqve në Prishtinë. Këtë e theksoi se edhe drejtoresha e kësaj shtëpie Raze Aliçkaj, e cila potencoi se në këtë shtëpi nuk ka numër të mjaftueshëm të stafit mjekësor si dhe sipas saj objekti nuk i plotëson të gjitha kushtet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi