SMS’ët zbulojnë aferën seksuale të imamit nga Kosova që rekrutonte xhihadistë

Mësuesi i Lavdrim Muhaxherit dhe shumë të rinjëve tjerë, të cilët përmes tij morën rrugën për në “Tokën e Shamit” në Siri, hoxhë Zekrija Qazimi del të mos jetë ai që nxënësit e tij e mendonin. Ish -Imami gjilanas, i xhamisë “El Kuddus”, përderisa po vazhdonte të bënte indoktrinimin e të rinjve dhe dërgimin e tyre për të luftuar në ISIS, po gjente kohë edhe për dashnoren e tij, me të cilën po tradhtonte gruan dhe fëmijët e tij. Express, në serinë e katërt të përgjimeve që kanë të bëjnë me Imamin, sjell dëshmi, që shpërfaqin aferën e tij seksuale me një grua të divorcuar.
Edhe pse në komunikimin e tij me të rinjtë, të cilët i rekrutonte për t’i çuar në Siri ishte mjaft i kujdesshëm, ish-imami i Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjilan, Zekrija Qazimi njëjtë nuk u tregua edhe gjatë komunikimit me dashnoren e tij.
Hoxha i Gjilanit, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës dhe ende po gjykohet, nën dyshimin se kishte rekrutuar dhjetëra të rijnë kosovarë për t’i bërë pjesë të organizatave terroriste në luftuat në Siri e Irak, del të mos jetë aq i devotshëm sa është paraqitur para xhematit të tij.
Ndonëse, hoxhë Qazimi ishte ai që vazhdimisht në videot e tij për xhematin, interpretonte Librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, ishte vetë ai që nuk iu përmbajt udhëzimeve të këtij libri të shenjtë.
Media ka siguruar komunikimet e tij telefonike gjatë vitit 2013, nga të cilat del se “hoxha i devotshëm” që tani ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Gërdovc, kishte një lidhje jashtë martesore.
Hoxha 36 vjeçar, baba i katër fëmijëve, pasi kryente obligimet e tij ndaj xhematit, udhëtonte pothuajse çdo ditë nga Gjilani për në Prishtinë, për ta takuar të dashurën e tij, të cilën nuk hezitonte edhe ta financonte. Kjo dëshmohet në SMS-Dëshmitë e zbardhura, si pjesë e katërt serisë së përgjimeve ndaj imamit të xhamisë “El Kuddus”.
Por kjo aferë e tij, nuk kishte kaluar pa u zbuluar nga xhemati, të cilët, disa herë, ia kishin bërë me dije Qazimit se e kjo që po bënte ishte e kundërta e asaj që ai ligjëronte para tyre çdo ditë.
“ Ti je hoxhe qe njihesh nga masa frigoju Allahut”, ishte një nga SMS’të që i ishte dërguar nga një dëgjues i ligjëratave të tij.
Ata, madje edhe e kishin kërcënuar në telefon se nëse ai nuk e ndërprenë këtë lidhje, gjithçka do të kuptohej nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Krejt veprimet e tyre pasuesit e imamit i lidhin edhe me vetë mësimet e Kur’anit për të cilat edhe Qazimi ka ligjëruar –ndalimin e seksit jashtë martesorë në islam ose i njohur në terminologjinë fetare si “zinaja” për të cilën qartazi shkruhet në librin e shenjt islam dhe ndëshkimi është i rëndë.
““Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj tyre”, thuhet për seksin jashtë martesor të të pamartuarve që në kaptinën e dytë të librit mbi të cilin ligjëronte Qazimi, derisa Ligji i Sheriatit për të cilin ka ligjëruar ky imam është shumë më i rëndë për të martuarit, sikur ky rast.
Praktika e këtij ligji të aplikuar në disa shtet islame, e të cilin Qazimi deshironte të praktikohej edhe në Kosovë, thotë se të martuarit që kanë afera seksuale duhet të vriten me gurëzim në publik.
Por kjo tradhti e hoxhës nuk mbeti sekret as për gruan e tij, e cila me tu siguruar për këtë, i kishte kërkuar llogari Zekria Qazimit për gjithçka.
Por, pa marrë parasysh këto, hoxha që doli të jetë rekrutuesi më i madh për ISIS, kishte vazhduar lidhjen me të dashurën, sa që i kishte propozuar edhe që ajo të bëhej gruaja e tij e dytë. Martesën e dytë ai e llogariste obligim.
Por, ky plan i tij nuk u realizua kurrë. Kjo pasi Zekrija Qazimi, në verën e vitit 2014 ra në prangat e Policisë së Kosovës nën dyshimin për rekrutim të të rinjve nga Kosova në grupet terroriste ISIS dhe Al Nusra. Ai tani është duke u përballur me drejtësinë, bashkë me 6 bashkëpunëtorë të tij, për të cilat rrezikon të dënohet deri në 15 vjet burg.
Zekrija Qazimi akuzohet se duke keqpërdorur pozitën e tij si Imam në Xhamin “ El-Kuddus” në Gjilan, publikisht ka nxit dhe përhap urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike dhe grupe tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik.
Qazimi e kishte filluar veprimtarinë e tij në organizatën “Rinia Islame” në Gjilan.
Ai njihet si mësues i dy terroristëve më të njohur nga Kosova, Lavdrim Muhaxherit dhe Ridvan Haqifit, që të dy tash udhëheqës kryesor të shqiptarëve në Siri./express/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zbuloi aferën seksuale mes familjarëve, 6 vjeçari vritet dhe varroset në kopsht (Foto)
» Deklaratë për opinion në lidhje me aferën e “shitblerjes së votave”
» Vriten edhe 8 xhihadistë shqiptarë në Irak (Emrat)
» Braçe: Korrupsionin e Imamit e di edhe Berisha
» Pacolli dhe Ejupi zbulojnë emrat e “emisarëve” të Dino Asanajt

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi