Vëllezërit Geci: Behgjet Pacolli na i dha 780 mijë euro për ta blerë fabrikën
Faqja 1 e 1

Vëllezërit Geci nga Llausha e Skenderajt, apo siç njihen në opinion shtatë vëllezërit kanë dalë me një komunikatë rreth privatizimit të fabrikës në Skenderaj.
Ata sot janë përfolur në mediat si pjesë e “komandatëve privatizues”.
Në sqarimin e tyre thuhet se ata mezi i kanë grumbulluar 1.2 milion euro për ta privatizuar këtë fabrikë dhe se 780 mijë euro ua ka huazuar Behgjet Pacolli, kurse të tjerat disa miqtë.
Lexoni reagimin e plotë të vëllezërve Geci i dërguar nga Halil Geci:
Unë Halil Geci, në emër të vëllezërve Geci, qytetarëve të Republikës së Kosovës po ua shpjegoi PREJARDHJËN E PASURISË SË VËLLEZËRVEGECI SH.P.K.
Kërkoj nga komandantët , ministrat, zëvendësministrat , deputetët prej pas lufte e këndej të publikojnë jo pasurinë e tyre por prejardhjen e pasurisë së tyre.
Me 06 Janar të vitit 1945 , OZN-a dhe partizano-çetnikët e Titës patën pushkatuar gjyshin tonë Halil Bajraktarin . Gjithë pasurinë,duke përfshirë (shtëpitë, ahrijet , koshet, hamarët) na e patën djeg çetniko-partizanët në vitin 1945 dhe na i patën vrarë krejt mashkujt çka ishin për pushkë. Disa i patën qu nepër burgje si Behram Bajraktarin.
Pasurinë e paluajtshme tokat na i patën konfiskuar dhe i’a patën dhënë do kushërinjëve të tjerë për me punu tokën tonë, derisa u rritën Muja, Zeqa ,Mala, Brahimi e Ademi (babai ynë , djalë hastreti), të cilët i kishin baballarët e vrarë nga çetniko-partizanët .
Në vitin 1956 të gjithë këta u rrahën pamëshirshëm në aksionin e njohur si aksioni i pushkëve nga Rankoviqi dhe shumica nga këta ikën për të punuar në Slloveni si punëtor krahi.
Pas vitit 1981, UDB-ja e Titës dhe e Fadil Hoxhës dhe e disa shqipatrëve që tani janë shpërndarë në të gjitha partitë politike, neve vëllezërtit Geci, djemt e Adem (Halil) Bajraktarit që njihemi si 7 Vëllezërit Geci, UDB-ja na përzuri nga Kosova.
Të gjithë vëllezërit të moshës madhore dhe unë Halil Geci i moshës 26 ( njëzet e gjashtë) vjeçar deri te i katërti vëlla Gani Geci i moshës 13 ( trembëdhjetë ) vjeçar dhe Nebihi e Nehati edhe ata kur i mbushën 13 (trembëdhjetë ) vjet erdhën në Kroaci për të punuar si punëtor krahu gjatë të gjitha sezonave verore.
Fillimisht punuam ngarkim -shkarkim, shkarkonim edhe nga 10 (dhjetë) shlipera ciment në ditë, shumica e vëllezërve së bashku me ta edhe unë u bëmë banorë rezident të Republikës së Kroacisë.
Kushdo që bënë gazetari hulumtuese mund të shkoj në komunën e Shibenkut për të vërtetuar këtë. Më vonë kemi rënë në kontakt me hungarezin Jozhef Hefner i( cili shtëpinë e ka pasur në Hungari në Segedin dhe ka qenë banorë i Shibenikut) dhe me punën dhe djersën që kemi punuar të gjithë së bashku kemi pas krijuar një pasuri solide.
Në vitin 1985 deri në vitin 1988 kemi marrë për me punu edhe dhjetëra djem nga fshati Llaushë dhe fshatrat përreth.
Në vitin 1987 UDB-ja serbe në bashkëpunim me disa shqipatrë na i rrëzunë gurët e varrezave që i patëm ngrit përmendore babait Adem Gecit dhe babëgjyshit tonë Halil Bajraktarit.
Në vendimin e Gjykatës që na patën dënuar të gjithë të rriturit me nga 2 (dy) muaj burg , shkruhej:
“Vëllezërit Geci kanë ngritur përmendore (Lapidarë) Halil Adem Bajraktarit i cili ishte në çarçet reaksionare ballistike me gjandërmërinë e Xhafer Devës dhe si i tillë është pushkatuar, në lapidar kanë shkruar “Toka nën këmbë digjej , viti 1945 ishte vit lufte, të mori ashtu si pat dëshirë” e përkujtojnë nipat: Halili, Fadili, Haxhiu, Ganiu, Nebihi, Nehati dhe Esati.
Ndërsa për Adem Halil Gecin i cili ishte pjesëmarrës aktiv i demonstratave kundër-revolucionare të vitit 1981 dhe në lapidarë kanë shkruar ” Viti 1981 ishte vit flake,të mori atëherë kur na u deshte më së tepërmi “e përkujtonë djemt: Halili, Fadili, Haxhiu, Ganiu, Nebihi, Nehati dhe Esati.”
Në vitin 1989, vëllau ynë pat organizuar një demonstrat në Shybenik për ti nderuar të vrarët që u vranë në mbrojtje të Kushtetutës të vitit 1974 dhe UDB-ja serbe që dominonte edhe në Kroaci dënuan vëllaun tonë Gani Gecin me 2 ( dy) muaj burg dhe të gjithë punëtorët që kishin marrë pjesë në këtë demonstratë i përzunë nga komuna e Shybenikut.
Nga puna dhe djersa jonë që kishim punaur në Kroaci, nga BVI-ja si drejtori e veçantë për banim patem ble 360 m^2 lokal në qendër të Skënderajt.
Kryetar i komunitetit komunal i asaj kohe ishte Nazmi Xani i cili tani është anëtarë i Odës Ekonomike të Kosovës. Anëtarë të komisionit për shitjen e lokaleve ishin : Ismet Osmani – jurist, Hamdi Seferi , Hajdin Miftari -sekretar i BVI-së, Hamit Tahiri dhe Nystret Spahiu.
Kush dëshiron mund të shkoj t’i pyes?
Gjithashtu në vitin 1989 i patëm privatizuar Zyret e Ndërmarrjeve Shoqërore “LUX”, drejtor i kësaj ndëermarrje ishte Idriz Tahiri ndërsa kryetar i komisionit për zyren e shitjeve ishte Hajdar Hajdari i cili ka qenë ish-asambleist i PDK-së në Kuvendin komunal të Skënderajt.
Në vitin 1990, gjithë pasurinë që posedonim i vumë në dispozicion Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i gjithë pushteti paralelë u vendos në lokalet tona.
Në lokalet tona u vendosën edhe të gjitha partitë politike të asaj kohe, aty u vendos edhe zyrja e shoqatës humanitare nëna Terezë, kryetar i së cilës ishte mjeku Bajram Gashi .
Gazetraët hulumtues mund të shkojnë dhe ti pyesin edhe anëtarët e Kryesisë së LDK-së si Sejdi Kocën , Xhafer Murtezin, Vehbi Xanin, Gani Kocin, Ramadan Dobrën , Shukrije Deliun, Ajnishahe Shalën dhe të ghithë Drenicën. Aty zyrët i kishin edhe Sindikata e Mbrojtjes Territoriale, kryetar i mbrojtjes territoriale ishte Muharrem Dërguti, poashtu edhe Forumi Rinor që kryetar ishte Adem Dërguti ,i cili në vitin 1991 shkon në ushtrime ushtarake me Adem Jasharin e që ishte djali i vëllaut të Muharrem Dërgutit.
E gjithë pasuria jonë është shkrirë në luftë politike dhe logjistike kundër forcave serbe.
Ne vëllezërit paralelisht që ishim në luftë politike kundër Serbisë ishim edhe pjesë ë guerilës kundër forcave serbe në krahë të komandantit legjendarë Adem Jashari.
Gjithë armatimin që kemi poseduar ne vëllëzrit Geci, në vitin 1989 e kam ble unë Halil Geci në Zvicërr, nga pushko mitrolezi deri te pushkët automatike. Asokohe në Zvicërr ka mundur kushdo që të blej armatim me pasaportë në shitoret e armatimit në Zvicërr dhe me maiknën time private tinëzisht e kam sjellë në Kosovë.
Pjesëtarë aktivë nga fshati Llaushë i njësive guerile ishte vëllau ynë Gani Geci, daja i Adem Jasharit Osman Geci, Jetullah Geci, Xhevahir Geci, Sejdi Geci, Hetem Geci, Rrustem Geci, Halil Brahim Geci.
Ndërsa udhëheqës i njësive të mbrojtjes territoriale të fshatit Llaushë ishte : Hysen Sylë Geci, Haxhi Hajdin Geci, Fehmi Geci ,Haxhi Adem Geci, përkundër që njësivë për mbrojtje territoriale në Llaushë dhe më gjërë u pat rënë në gjurmë UDB-a serbe dhe disa vullnetarisht i dorëzuan disa armë të vjetra, Policia serbe nuk ka mundur të merr asnjë fishek dhe asnjë armë nag vëllezërit Geci, as te ne e as te familja Jashari.
Në vitin 1991 kur ndodhë rrethimi i familjes Jashari , gjith armatimin tonë e kishim në kulmin e xhamisë në fshatin Llaushë, vetëm një kallash-nikovë e kishte me vete pjesëtari i rregullt i njësive guerile të Adem Jasharit vëllau ynë Gani Geci, të cilin ia jep Osman Gecit me 30.12.1991 për t’iu ndihmuar nipave në Prekaz.
Tetë vite rresht ne financuam me mejte financiare dhe me mjete logjistike Lidhjen Demokratike në Skënderaj.
Në vitin 1998 kur fillon lufta e hapur kundër forcave serbe të gjithë vëllëzërit ishim të rreshtuar në krahë të luftës , buxheti i familjes tonë kishte rënë në 0 (zero). Familjen tonë e mbanin dy vëllezërit tonë Nebihi dhe Nehati të cilët punonin në Gjermani.
Forcat serbe në komunën e Skënderajt kishin djegur , thyer e demoluar vetëm lokalet tona zyret e LUX-it siq quheshin, dhe lokalet e BVI-së që i kishim blerë ne më herët. Asnjë lokalë , asnjë zyrë në qendrën e Skënderajt nuk ishin djegur përpos lokaleve tona.
Në vitin 1999 pas fillimit të bombardimeve serbe Adnan Merovci kontaktohet nga vëllau ynë Ganiu dhe i thotë: “Nëse mundeni me dal nga pjesa e Drenicës së bashku me presidentin Rugova, ne do të mundohemi që të jemi në mbrojtje të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova”, bile i thotë decetivisht këtë: ” Se sa mund ta mbrojm presidentin Rugova nuk e di , por e di që i fundit do të jetë ai që do të vdesë”.
Pas përfundimit të luftës vëllezërit tonë në Gjermani punonin Nebihi dhe Nehati dhe disa muaj më vonë shkon edhe Ganiu për të mbijetuar dhe për të rimëkëmbur shtëpitë tona.
Në vitin 1999-2000 , unë personalisht Halil Geci një muaj e kam shoqëruar presidentin Rugova në mbledhjet e Këshillit të Përkohshëm Administrativ KPA-së, bashkë me Adnan Merovcin.
Më vonë janë angazhuar edhe katër ushtarë më të fortë të Drenicës për mbrojtje të afërt të presidentit Rugova e ata janë: Besim Dajaku, Afrim Geci, Bashkim Geci dhe vëllau ynë i vogël Esat Geci.
Në vitin 2005 del në shitje Fabrka e Materialit Ndërtimorë , Budiçnovci LLC në Skënderaj, kjo fabrikë kishte dalë në tenderë edhe më herët në vitin 2003 apo 2004 dhe ksihte dështuar së shituri, se për qafrë ka dështuar së shituri e din më së miri AKM-ja e atëhershmë.
Ne vëllezërit Geci mezi që i kemi pas grumbulluar 20.000€ (njëzet mijë Euro) për pjesëmarrje në tender. Këta pronarët e Bankave komerciale na patën rrejt ë se do t’iu ndihmojmë për pagesën 1.200.000€ (një milionë e dyqind mijë euro) që ne e kishim vënë si çmim për ta blerë. Ata që na rrejtën ishin : Remzi Ejupi, Nebih Zariqi , Hashim Deshishki.
Ndërsa paratë për ta blerë këtë fabrikë na i ka dhënë i nderuari Behxhet Pacolli 780.000 € (shtatëqind e tetëdhjetë mjë Euro) të cilin e falenderojmë përzemërsisht.
Gjithashtu për ne ka hy në kredi Nexhmedin Kelmendi nga Millosheva dhe na i ka dhënë pjesën tjetër.
Unë Halil Geci shkova në një bankë për të kërkuar kredi dhe ata më thanë sipas informatave të agjentëve të bankës :”Qysh me t’i dhanë o Halil Geci ty 1.200.000 (një milionë e dyqind mijë ) Euro , ku ti nuk ke pas 30 Euro me i ban fotokopje dokumentat”. Ne e falendërojmë përzemërsisht Behxhert Pacllin, Nexhmedin Kelmendin dhe të gjithë të tjerët dikush 8.000€ (tetë mijë Euro), dikush 10.000€ (dhjetë mijë Euro), dikush 1.000 € (një mijë Euro) dhe kemi paguar të gjithë shumën 10 minuta para orës 17:00 në ditën e fundit që kishte caktuar AKP-ja.
Pasi që kemi privatizuar fabrikën , bankat dhe konkretisht “Raifeissen Bank” me të cilin sot e atë ditë kemi bashkëpunim, na kanë ofruar për kredi.
Toka që është privatizuar më vonë nuk është pronë as sot e kësaj dite e vëllaut tonë Nebih Gecit, as lokali që po përmendet në gazetën “Zëri” nuk është pronë e vëllaut tonë e Gani Gecit, as fabrika që po përmendet në gazetën “Zëri” që po përmendet si e imja nuk është e imja por është pronë e përbashkët e kompanisë “Vëllezërit Geci SH.P.K ” me aksionarë : 1. Halil Geci, 2. Fadil Geci, 3. Haxhi Geci, 4. Gani Geci, 5. Nebih Geci , 6. Nehat Geci dhe 7. Esat Geci.
Të gjitha këto që i përmendëm me lartë janë të provueshme dhe të regjistruara në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në emrin ” Vëllezërit Geci SH.P.K.” , kopje të cilat i kemi edhe ne dhe kushdo nga gazatrët mund të vij dhe të informohet.
Gjithashtu ne nuk kemi asnjë konto në bankat tjera përveç në “Raiffeissen Bank” në të cilen kemi paguar kredi që 10 vite dhe këstin e fundit do ta paguajm me 16 Prill,2016.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Behgjet Pacolli: Enver Robeli më kërkoi 60 mijë euro
» Serbia është duke blerë vajzat shqiptare nga Tirana vetëm për 5 mijë euro për kokë?!
» Behgjet Pacolli rikandidon për president të Kosovës
» Behgjet Pacolli, “Nderi i Kombit”
» Behgjet Pacolli për Iphonët e Isa Mustafës: Sa keq Kryeministër!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi