Boiken Abazi Deportohet nga Kosova
Boiken Abazi Deportohet nga Kosova
Boiken Abazi - Foto: Facebook
Boiken Abazi Deportohet nga KosovaAnëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes është arrestuar dhe me një urdhër për largim nga Kosova është dërguar deri në zonën neutrale me Shqipërinë. Më pas policia ka arrestuar edhe aktivistin Dren Kukajn.
Policë civilë e kanë arrestuar sot anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi. Pasi është dërguar në stacionin policor, atij i është dhënë vendimi për largim me forcë nga territori i Republikës së Kosovës dhe se atij i ndalohet hyrja e sërishme në territorin e Republikës së Kosovës për një periudhë kohore prej dy vitesh,.
Në arsyetimin e këtij urdhri thuhet se Policia e Kosovës pas verifikimit të hyrje-daljeve në Kosovë ka konstatuar se Boiken Abazi për herë të fundit ka dalë nga territori i vendit më 3.2.2016 dhe se nuk ka të dhëna për hyrje të ligjshme në Kosovë pas kësaj date. “Andaj, i njëjti në mënyrë të paligjshme ka hyrë dhe qëndruar në Kosovë, në kundërshtim me Ligjin për të Huajt”, shkruan në urdhrin për largim me forcë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Lëvizja Vetëvendosje njofton se zyrtari i saj ka refuzuar ta nënshkruajë këtë vendim me arsyetimin se argumentet e paraqitura në të janë të pavërteta.
“Në vendimin policor shkruhet se Boiken Abazi ka dalë prej Kosovës në datën 03.02.2016 dhe nuk ka të dhëna për hyrje të ligjshme në Kosovë. Ky është një mashtrim i drejtpërdrejtë. Boiken Abazi ka hyrë legalisht në Kosovë, në të njëjtën ditë, duke qenë në shoqërimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti, dhe Ramadan Deliut, dhe duke kaluar kontrollin normal kufitar në pikën doganore të Morinës”, shkruan LVV në një komunikatë.
Sipas Vetëvendosjes, më pas Boiken Abazi është dërguar me shoqërim të policisë në zonën neutrale mes Kosovës e Shqipërisë.
“Atë nuk e kanë lejuar të marrë as veshjet e as dokumentet e gjësendet personale. Pra, Boiken Abazi është trajtuar si person i rrezikshëm, edhe pse askund në vendim nuk shkruhet se ai është person i rrezikshëm e se duhet trajtuar si i tillë”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se Abazi nuk është përballur me asnjë trup gjykues, nuk i është dhënë mundësia të ankohet, apo të apelojë vendimin që është marrë ndaj tij dhe nuk është lejuar të takohet me avokat – duke ia pezulluar kështu arbitrarisht edhe të drejtat e liritë themelore të përshkruara në konventat ndërkombëtare ku bën pjesë edhe Kosova.
Vetëvendosje kritikon pushtetarët e Kosovës se nuk i deporton shtetasit e Serbisë që ushtrojnë aktivitete në strukturat ilegale paralele në Kosovë, apo anëtarët e mafisë ballkanike që bashkëveprojnë me pushtetarët, por deporton një qytetar të Shqipërisë, “vetëm për angazhimet dhe aktivitetet e tij politike e kombëtare”.
Pas Boiken Abazit, Policia ka arrestuar edhe aktivistin Dren Kukaj.
“Dren Kukaj është arrestuar në ambientet e stacionit policor numër 2 në Prishtinë. Kukaj, i cili është me profesion jurist, kishte shkuar në stacionin policor për të kërkuar sqarime për kidnapimin e Boiken Abazit, i cili u mor nga policët civilë në një lokal”, shkruan komunikata e LVV-së.
Dren Kukaj është dërguar në mbajtje, dhe i është dhënë masa e paraburgimit prej 48 orësh.
Avokati i Dren Kukajt është përpjekur të marrë të dhëna për këtë mbajtje, por policia ka refuzuar të përgjigjet.
KALLXO.com ka provuar të flasë edhe me zëdhënësin e PK-së, Baki Kelani, por ai nuk u është përgjigjur as telefonatave as mesazheve tona.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Matoshi i jep përgjigje meritore Boiken Abazit, e quan m... (FOTO)
» Adnan Abrashi: Kosova titiste dhe Kosova ''ahtisariane'' - ngjashmëri apo paradoks!?
» Gani Abazi: Do të vi
» Gani Abazi: Qytetit tim
» Gani Abazi: Kosovë
» Adnan Abrashi: Kosova titiste dhe Kosova ''ahtisariane'' - ngjashmëri apo paradoks!?
» Gani Abazi: Do të vi
» Gani Abazi: Qytetit tim
» Gani Abazi: Kosovë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi