Prof. Dr. Kolë Krasniqi: Vlerësoj qendrimin e vendosur politik e kombëtar të z. Anton Quni në të gjitha rrethanat e veta jetësore
Faqja 1 e 1
Prof. Dr. Kolë Krasniqi: Vlerësoj qendrimin e vendosur politik e kombëtar të z. Anton Quni në të gjitha rrethanat e veta jetësore
Prof. Dr. Kolë Krasniqi: Vlerësoj qendrimin e vendosur politik e kombëtar të z. Anton Quni në të gjitha rrethanat e veta jetësore
Ekskluzive nga Lekë Mrijaj publicist
Ta përmendësh emrin e Prof. Dr. Kolë Krasniqit që është pinjoll i trungut Krasniqas është një krenari dhe privilegj i veçantë. Të shkëmbesh biseda me një intelektual, një veprimtar, një patriot, një guximtar dhe një idealist vizionar i spektrit të lartë akademik që është duke bërë emër në shkencë dhe kudo vepron, është një nder e krenari edhe për vetë publicistin. Andaj edhe pse është pak sa e vështirë të e përmbledhesh të tërë bagazhin mbi veprimtarinë e tij të spikatur me një artikull , apo një reportazh qoftë edhe përmes kësaj interviste do t’i mbesim shumë borxh për t’i zbardhur të tërat vlerat e tij të pergjithshme profesionale të këtij burri intelektual pedant të emancipuar me përmasa kombëtare e euroatlantike. Prof. Dr. Krasniqi na flet për biografinë e tij të pergjithshme bashkpunimin e tij të ngusht me deshmorët Nuhi Berisha, e Nimon Elshani në demonstratat e vitit ’81 e burgosjen e tij dhe të gjyshit, pikërisht na e spjegon bashpunimin me Gjeneral Tomë Berishën e formimin e Degës së Lidhjës Demoktratike në Pulë të Kroacisë. Si dhe shumë e shumë risi tjera mund ti ndiqni në intervistën e mëposhtme.
1 Prof. Dr. Kolë KRASNIQI fillimisht ju falënderojmë që ndatë kohë të bashkëbisedojmë me ju, emri juaj tingëllon si një akademik, atdhetar e personalitet i spikatur ! Ndaj, ju lutem së pari, na flisni pak, për biografinë tuaj ?
Jam lindur dhe rritur në një familje të rendomt kosovare. Shkollën fillore e kam kryer në vëndlindje, ndërsa gjimnazin në Pejë. Pas përfundimit të matures kam filluar studimet në Fakultetin Juridik në Prishtinë, ku i kam përfunduar edhe studimet e magjistraturës. Në realitet, për kryerjen e këtyre studimeve e kam përfunduar edhe një praktikë shkencore në Kroaci, pikërisht në Entin Ndeshkimor Të Tipit Të Hapur në Valtur afër Pulës. Pas përfundimit të studimeve të magjistaturës kam filluar studimet e doktoraturës në Universitetin e Vjenës, ku pata fatin të punoj në cilësin e praktikantit gjyqesor në gjykatat që janë në kuadër te Gjykatës Supreme të Vjenës. Këto studime dhe praktikat të absolvuara në Austri padyshim se kanë përcaktuar jo vetëm të ardhmën time profesionale por edhe orientimin tim jetësor.
2 Ke një privilegj, ju jeni i fisit Krasniqe pikërisht edhe parardhesit tuaj ishin mbeshtetës - luftetarë të çelulave të Ballit Kombëtar ? Si ndiheni i nderuar?
Është nder e krenari të jesh pjestar i një fisi dhe familje që është solidarizuar dhe ka qëndruar gjithmonë në çdo kohë perkrah popullit të vet pavarsisht sfidave të natyrave të ndryshme.
3 Ju që në bankat e shkollës së mesme, e sidomos gjatë studimeve u burgosët për pjesmarrje të demonstratave të vitit ‘81, dhe aktivitetet të tjera të pergjithshme kombëtare, humanitare të viteve ’90 në kohët e okupimit ndaj edhe pse ishit në shënjestër të sigurimit sekret të UDB-ës ish - jugosllave, për asnjëherë nuk e ndërpret aktivitetin e pergjithshëm kombëtarë e humanë ç’ndodhi me ju tutje na tregoni për veprimet tuaja të kauzës si e përballuet tërë atë force të egër barbare serbofile?
Po është e vertetë. Në maj të vitit 1982 isha burgosur për veprimtari armiqësore. Në vitin 1984 ishte burgosur edhe gjyshi i im Pren Krasniqi – për propagandë armiqësore. Pavarësisht vuajtjeve të perjetuara, ndjehem i lumtur dhe krenar që gjatë studimeve pata fatin të njoh dhe të shoqërohëm më deshmorët e kombit Nuhi Berisha dhe Nimon Elshani. Këta deshmor, me reflektimin e vlerave të tyre aq të larta kombetare dhe morale, kanë ndikuar edhe në orientimin tim jetësor. Ne ishim pjesmarrës të demostratave të datës 11 Mars, ndersa në demostratat e datës së 26 Marsit të vitit 1981, në Fakultetin Juridik ishin organizuar pikrisht nga Nuhi Berisha, Nimon Elshani dhe nga ne që ishin mbeshtetës e perkrahes të tyre. Pas lirimit tim nga burgu, studimet i perfundova me korrespodencë. Pas diplomimit dhe punësimit tim në Gjykatën Komunale në Pejë, u perjashtova nga puna dhe më është ndaluar e drejta për të disponuar pasaportë. Mirëpo pas shkuarjës sime në Kroaci, për studime shkencore të magjistraturës, jam pajisur me një pasaportë, të nënshkruar nga Degorica. Me këtë pasaport fillimisht bëra një rrugëtim për në Zvicërr e më pas në Austri ne arsyetimin e vazhdimit të studimeve. Gjatë qendrimit tim në Kroaci pata nderin të takohem dhe të bashkpunoj edhe me Gjeneral Tomë Berishën pikërisht me iniciativen e tij, në vitin 1989 e themeluam Degën e Lidhjës Demoktratike në Pulë të Kroacisë.
4 Cilin shkrimtar shqiptar e veçoni ju - sot?
Ismail Kadaren, që me çdo shkronjë, po e nderon kombin dhe kulturën shqiptare dhe po jep vizione të qarta për të ardhmen e popullit tonë.
5 Sa libra ke shkruar dhe sa i ke në dorëshkrim dhe kur mendoni për t’i botuar?
Deri tani i kam shkruar katër libra, njëra në gjuhën shqipe dhe gjermane dhe kam botuar disa artikuj në revista nderkombetare kryesisht lidhur me problemet tona sociale, krimin e organizuar dhe radikalizmin fetar.
6 Ç’farë është atdhedashuria dhe integrimet euroatlantike për ju ( si Dr. sc. i formatit kombëtar e europian ), dhe ku i ka rrenjet ajo?
Atedhedashuri nuk është urrejtja, perçarja, korrupsioni dhe veset tjera të kqija. Atedhedashuri është “te jetosh me nderë, mos ti bësh keq askujt dhe te pervetesosh vetëm atë që të takon”. Nuk ka patriotizëm më të lartë se të punosh në drejtim të pergatitjës së vendit për integrime euroatlantike. Integrimi eventual i Kosovës në strukturat e BE-së, argumenton funksionimin e duhur të aparatit shtetëror, si në mbrojtjen e vendit, ashtu edhe ne luftimin e kriminalitetit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Te drejtat e njeriut nuk duhet kuptuar ose interpretuar vetem si barazi para ligjit, por edhe barazi në mundesi dhe trajtim të barabart të personave në çdo sferë të jetës institucionale.
7 Ju perveç se jepni mësim në Fakultetet e Republikës së Kosovës jeni te angazhuar në forma të ndryshme edhe në Gjermani e Austri ? Ç’programe zhvillohen atje, si janë kurrikulat dhe, mbi të gjitha, si janë studentët që mësojnë në ato universitet?
Kualiteti i studimeve varet edhe nga kualiteti i mesimdhënjës. Në Kosovë ka shumë student cilësor që nuk dallojn aspak nga kolegët e tyre të BE-së. Mirëpo fatkeqesisht në Kosovë mungojnë kuadrot e mirëfillta universitare të nivelit dhe profilit evropian.
8 Cilat janë angazhimet tuaja të tjera veç atyre në universitet publike e private?
Hulumtime shkëncore dhe aktivitetet e pergjithshme publike në interes të vëndit.
9 Si Profesor doktor shkence, hulumtues, avokat ekspert e komisionier i lartë i lëmisë gjyqësore dhe ish dekan i Fakultetit Juridik “Haxhi Zeka” të Pejës e “FAMA” të Prishtinës a mund të na spjegoni si po ecën bota drejtë luftës apo paqes pikërisht në cilin pozicion gjënden Trojet Tona Etnike Shqiptare ( Shqipëria, Kosova, Presheva, Medvegja, Malësia etj.) dhe sipas jush sa është duke u punuar - luftuar terrorizmi nderkombëtar në pergjithësi pasi edhe ju keni berë hulumtime dhe keni shkruar për “TERRORIZMIN NDËRKOMBËTAR” ?
Gjatë vitëve të fundit, në Trojet Tona Etnike, krahas problemeve të tjera sociale, varfërisë, korrupsionit, moskonsolidimit të një sistemi të mirëfillt arsimor në të gjitha nivelet, mos funksionimit të duhur as të aparatit shtetëror verehët edhe veprimtaria gjithnjë më e organizuar e disa organizatave te huaja, të përkrahura nga sherbimet e ndryshme sekrete në drejtim të infektimit të rinisë shqiptare më ideologji radikale fetare, që nuk njeh dhe respekton vlera tjera njerëzore, demokratike ose fetare pos idealit të saj mesjetar prapanik. Faktkeqesisht edhe tek organët tona shtetërore verehët se kanë qënë të hendikepuara në marrjen e vendimeve autonome për veprime të drejta preventive. Mirëpo pergjithësisht mund të themi se çeshtja e radikalizmit në Kosovë është influencuar nga ngjarjet në Irak dhe Siri dhe personat senzibel të solidarizuar me ngjarjet në Lindjen e Afërt, pas renjes se ideologjise së propaganduar nga Al Qaida dhe ISS, do të bie burimi i ushqimit të tyre me ideologji radikale dhe do ti kthehën jetes normale.
10 Sipas jush i nderuari Prof. Dr. Kola cilat janë apo ku qendrojn problemet politike reale në Kosovë ndaj ju si akademik i spikatur si e shihni gjendjen aktuale në Kosovë?
Gjendja aktuale në Kosovë është shqetësuese. Aktualisht Kosova ka më tepër probleme të brendshme të themi më të shumta se sa para shpalljës së pavarësisë, kur ishte në monitorim nderkombëtar. Zgjidhja e këtyre problemeve do të fillon atehërë kur Kosova behët joshëse për investitorët e huaj pikërisht kur në mendjët e politikanëve tanë fillon respektimi i parimit “njeriu i duhur në vendin e duhur”, e jo ndarja e pozitave sipas antarësise dhe interesave apo apetiteve politike.
11 Përveç se ju njiheni si mbeshtetës djathtist shqiptar cilin politikan të këtij tabori apo fraksioni e adhuroni me shumë, cilin tjetër e shihni si “ideal politik”?
Vlerësoj qendrimin e vendosur politik e kombëtar të spikatur që ka manifestuar z. Anton Quni në të gjitha rrethanat e veta jetësore. Respektoj perpjekjet e ish presidentit Prof. Dr. Fatmir Sejdiut për konsolidimin politik të LDK-së. Idoli im ishte është dhe mbetet perjetësisht presidenti i ynë historik e legjendar Dr. Ibrahim Rugova apo 'Gandi Urtak i Ballkanit' për të cilin ne perkulëmi perjetësisht.
12 Kur do ta shohim Prof. Dr. Kolë Krasniqin në politikë?
Ndoshta se shpejti.
13 Sipas jush a duhet dhe si të arrihet bashkimi kombëtar dhe se a qëndron disponimi i faktorit euro - amerikan për një bashkim të tillë?
Në interes të gjithanshëm është bashkimi kombetar. Madje edhe në interes të ndertimit të institucioneve te mirëfillta juridike dhe demokraktike në Kosovë.
14 Për fund Prof. Dr. Kola a keni ndonjë mesazh të veçant për politikanet kosovar të pozitës dhe opozitës rreth zgjidhjes së krizës politike qeverisese dhe me çfarë mesazhi u drejtoheni atyre dhe elektoratit në pergjithësi.
Të plotesohët kerkesa e opozites si alternative e vetme për zgjedhje të reja. Zgjedhjet e reja padyshim se do të krijojne raporte më të shëndosha dhe koalicione të reja në Kosovë, që do të ndikojnë në relaksimin e mardhenjëve të ndryshme politike.
15 Prof. Dr. Kola sigurisht se do të kishim edhe për shumë gjëra për të shtjelluar, por kësaj radhe, shpresojmë, studentet, lexuesit tanë do të ndahen të kënaqur me këtë bashkëbisedim të perbashkët. Ndaj ju urojmë punë të mbarë në të gjitha sferat dhe mirupafshim.
Ju falenderoj nga zemra për intervistën z. Mrijaj ishte knaqësi edhe për mua !
Lek- Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010
Similar topics
» Prof.Dr.Kolë Krasniqi:Çdo Shqiptarit keq i benë
» Çlirimtarët e korruptuar drejt lakut të drejtësisë-Intervistë me deputetin e LDK –së Anton Quni
» Anton Quni i shkruan Ramushit: Ramush, eja t'kuvendojm'
» Anton Quni: Përjetësisht ushtar i Ibrahim Rugovës
» Reagon Anton Quni, tregon të vërteten për Demarkacionin
» Çlirimtarët e korruptuar drejt lakut të drejtësisë-Intervistë me deputetin e LDK –së Anton Quni
» Anton Quni i shkruan Ramushit: Ramush, eja t'kuvendojm'
» Anton Quni: Përjetësisht ushtar i Ibrahim Rugovës
» Reagon Anton Quni, tregon të vërteten për Demarkacionin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi