Festë me muzikë
Faqja 1 e 1
Festë me muzikë
Festë me muzikë
Për të dytën herë me radhë do të mbahet në Prishtinë ‘Festa e Muzikës’, e cila që prej vitit 1982 ka filluar të mbahet në Francë çdo 21 qershor, duke kremtuar ardhjen e stinës së verës.
Nga Diana Bunjaku
Me rastin e organizimit të festës së muzikës në teatrin “Oda” të premten u mbajt konferenca me gazetarë, në të cilën u prezantua programi i Festës së Muzikës nga organizatorët si dhe përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Ambasadës Franceze dhe Qendrës Kulturore Franceze.
“Fete de la Musique” është ngjarja e vetme ndërkombëtare kulturore e cila i përkushtohet plotësisht muzikës së gjallë, u tha gjatë konferencës.
Gjatë kësaj konference u tha se çdo 21 qershor, më shumë se 250 qytete në 100 vende të botës marrin pjesë në Fete de la Musique. Përmes pasionit të përbashkët për muzikën, kjo ngjarje simbolizon lidhjet kulturore mes vendeve dhe popujve.
Florent Mehmeti, njëri ndër themeluesit dhe organizatorët e “ Fete de la Musique”, tha se ky festival është shumë më ndryshe nga festivalet e tjerë për vetë faktin se këtu kemi të bëjmë me një ngjarje popullore falas dedikuar muzikës, ku përmes tingujve dhe ritmit mund ta gjejnë veten të gjitha moshat. “Kjo festë është multikulturore dhe e hapur si ndaj amatorëve ashtu edhe ndaj profesionistëve të muzikës”, tha Mehmeti.
Znj. Carole Poullaouec, përfaqësuese e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, tha se ndjehet shumë e lumtur që për herë të dytë po merr pjesë sërish në Festën e Muzikës.
“Si zyre Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë jemi shumë të lumtur që tashmë edhe Kosova do të jetë një vend ku përveç që ofron hapësirat e veta për ta kremtuar ‘Fete de la Musique’, mbledh dhe bashkon njerëz të komuniteteve të ndryshëm”, tha Poullaouec, duke shtuar se nga këndvështrim tjetër përveç kësaj, është edhe një shtytje e Kosovës në qasje të zhvillimit të mëtutjeshëm në ndërlidhjen e Komisionit Evropian.
Ndërsa Znj. Josiane Baylac, Këshilltare Kulturore e Ambasadës së Francës në Kosovë, tha se kjo festë bashkon dhe mbulon një gamë të gjerë të stileve muzikore, të të gjitha zhanreve dhe llojeve, si në hapësira të hapura, ashtu edhe në ato të mbyllura. “Pra kjo festë arrin të synojë në të gjitha grupet e popullsisë duke pasur për qëllim popullarizimin e të bërit muzikë dhe familjarizimin e të rinjve”,tha Baylac.
Sipas Znj. Baylac kjo festë për herë të parë ka startuar në Francë më 21 qershor në vitin 1982, e cila vazhdon të organizohet edhe më tutje në po këtë datë për të rikujtuar ditën e fillimit të verës.
“Fete de la Musique” është një festival i rritur ndjeshëm, i cili karakterizohet nga një dinamikë e fuqishme.
Rafet Rudi, kompozitor dhe President i Qendrës Kulturore Franceze, tha se logjika e festës së muzikës është spontaniteti, duke e arsyetuar me faktin se mund të ndodh edhe ndonjë ndryshim i orarit.
“Muzicimi jo vetëm i profesionistëve, por edhe e njerëzve të thjeshtë lind në mënyrë spontane. Prandaj ne presim edhe iniciativa tjera e jo vetëm atë çka na kanë përgatit miqtë tanë, për shkak se logjika e festës së muzikës është pikërisht kjo”, tha Rudi.
Ai po ashtu shtoi se në anën tjetër reagimi për muzikë, si dhe vallëzimet e ndryshme duhet të jenë shumë të mirëseardhura.
“Pak a shumë ky është plani që kemi përgatitur për këtë festë të gjallë edhe pse mund të ndodh që të ndërrohet në moment, por gjithmonë me qëllim që të jetë vërtete festë”, tha Rafet Rudi.
Besa Berberi, njëra ndër themelueset dhe organizatorët e “Festës së Muzikës”, tha se përveç numrit mbresëlënës të koncerteve, kjo festë është shndërruar në fenomen të vërtetë social.
“Kjo festë e madhe kjo ngjarje vjetore bën bashkë mijëra muzicientë dhe miliona dëgjues të cilët mund të zgjedhin vetë programin dhe itinerarin e tyre”, tha Berberi duke shtuar se rrjeti kulturor francez shpeshherë eksporton këtë ngjarje, çdoherë e më shumë organizatorë lokalë si qytete, ashtu edhe shtetet, dita –ditës po përfshihen edhe më shumë në të”, u shpreh në fund Berberi.
“Festa e Muzikës “ përkrahet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ambasada Franceze, Qendra Kulturore Franceze, Lokal Kreativ, Litografia, Republika, etj.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dashuri e muzikë!
» Alfred Papuçiu: Muzikologu zviceran Marcel Cellier fitues i Oskarit për muzikë
» Engjëll Koliqi: NJË MUZIKË PO NA VJEN
» Teuta Vreko: Muzike apo poezi??
» Ingeborg Bachmann:Çfarë është në fakt muzikë?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi