Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato MËMËZONJA FTERRIOTE

Shko poshtë

Vullnet Mato  MËMËZONJA FTERRIOTE Empty Vullnet Mato MËMËZONJA FTERRIOTE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 25, 2016 8:49 am


Vullnet Mato  MËMËZONJA FTERRIOTE 13524439_1721988838069433_4978306333328754193_n


Vullnet Mato


MËMËZONJA FTERRIOTE
(Poemë me stil popullor)


Vullnet Mato  MËMËZONJA FTERRIOTE 11149391_1568418060093179_7103945455762510794_n
Mëmëzonj’ e madhe fteriote,
këndoj për ty poemën e sotme,
ndërtuar me ca vargje të rëndë,
ndonëse ty s’të nxë asnjë këngë.

Se nuk thuhen tërë bëmat e tua,
herë si thëllëzë, herë si fajkua!
Aq fort ka jehuar dikur fjala jote,
sa i ndalej fryma dhe ndonjë shqote.

Ke folur fjalë nga të cilat çahej guri,
shpesh prej tyre, sprapsej burri.
Fjala çelte lule e priste si jatagani,
dhe Fterës më tej i shtohej nami.

Ti mëmëzonj’ e madhe fteriote,
shkrove me vetëtima ndër mote,
në shpatmalet e ashpra të historisë.
lavdinë e femërore të krejt Labërisë.

Toka e ashpër dhe klima e sertë,
të krijuan për dashuri të rreptë, 
prandaj filiza lisash mëkove si nënë, 
me gjakun e bardhë të gjirit tënd...

Duke u përballur me vështirësitë,
burrit iu bëre burrëreshë e dytë.
Blerove arat me grurë e thekër,
shumove tufat me qingja e kecër.

Blove në mulli miellin e bukës 
në sofa tirrje leshin e furkës, 
çorape, fanella bëre me shtizë,
për të gjithë gjallorët e shtëpisë.

Me bukë misri, gjizë e ullinj,
rrite tufën tënde me çiliminj.
Thave kumbulla, fiq e mollë,
shtyve me oshafe dimrin e hollë.

Bëre pekmez, çapele, bukfiqe,
për të gostitur ardhjen e miqve,
gatove në festa lakrorë e revani,
zjeve raki e verë për çdo gosti.

Nasqirise shtëpinë për merak,
shtrove vaktet drekë e darkë.
Mbushe stromat plot me bar,
për të fjetur miqtë si pashallarë.

Me llambë vajguri varur në mur
gdhive netët mbi fëmi të sëmurë,
bëre ilaçin me barërat magjik,
zier në një kusi bakri, ose ibrik.

Pastaj kërceve si përroit vala,
me jelek e tumane dyzet pala.
Dhe gjëma e gaz pate përherë,
ku derdhje lotët pelin e sheqer.

Kur të erdhi trupi i trimit djalosh, 
nga dushmanët vrarë në Borsh,
the: “Mos ma qani birin aspak,
se liria këmbët i ka në gjak!...”

* * *

Mëmë madhështore fteriote,
bëj sot një burrë si vetja jote,
të shkelë përmbi thika shkëmbi,
t’i dalë prapë zot atij vendi!...

Moj trimëreshë fisnike e fterës,
bëj prapë ato gra si fllad i erës,
të shkulin shkarpat që në saba, 
të jenë herë nënë e herë baba!

Moj nikoqire e Shkëmbit të Kuq,
bëj prapë sot baresha dhe bujq,
në aksham të bien era manushaqe,
djem e vajza të puthen në faqe!...

Mëmëzonja e ixorit në Fterë,
bëj prapë sorkadhe në çdo derë,
të shkojnë me bucelat në krua,
të mbushin ujin akull të kulluar.

Të prashitin prapë dit e natë,
llërëpërveshur, me duar në shat,
të rrahin dybekun e stanit si dikur,
t’i rrinë çobanit, grua për burrë.

Të ngjiten prapë malit në vërri,
të mbledhin lerave dëborë e shi,
dhe me lagështirat e janarit,
t’u shuajnë vapën arave të zallit.

Dhe njësoj si ti, moj mëmëzonjë,
me kahët zgjatur porsi shqiponjë,
të zbresin në ison me zë të hollë,
bashkë me jehonat zile, këmborë.

Dhe lagur në shi e tharë në diell,
po me shpirtin e zogjve në qiell,
të drithërohen nga cule e longarë,
duke qeshur fort e duke qarë...

* * *

Mëmëzonj’ tani pas tërë halleve,
në disa nga odat e tua të valleve,
ka kohë që hidhet e dëfren miu,
se s’ka shkelur më këmbë njeriu...

Ndaj jepu të rinjve fuqi për veprim,
ta bëjnë Fterën pikë për verim.
Të kthehen të përmalluarit e parë,
për të thithur aty ajrin qelibar!

Dhe mos qaj kurbetlli, ikur dere,
se do kthehen si zogj pranvere.
Sado të kënaqen foleve të tjera,
s’ka fole më të bukur se Fftera.

Ti kthe veç ata që s’i gjen lehtë, 
dhe të nevojiten përsëri në jetë;
Pra, siç lidh kokrra rrushi e fiku,
bëje patjetër Shehriun, që iku;

Bëj kryetar Dilaverin e nderuar,
në parlament Ftere i paharruar. 
Bëj Binjon, elektro inxhinierin tonë,
që u shkarkua në tokë si elektron.

Bëj sërish disa persona të rrallë,
që s’do thahen mbi dhe’ të gjallë;
Se Ftera do degë lisi të mëdha,
të bëjë hije mbi Shqipërinë kala.

Bëj prapë Muzafer për Akademi,
dhe një Besim tjetër në mjekësi.
Bëj Vexhiun ushtarak të lartë, 
që flamur me shkabë ka në gjak.

Bëj një Rexho që shpon malet, 
ku flenë prej kohësh mineralet.
Bëj Agron për internet, gazetari,
dhe një Profit që mbledh histori.

Bëj zëra që ta shpien emrin larg,
dhe lënë për brezat librat në raft. 
Bëj Bardhyl, Sulo, Serxho, Vullnet,
të ketë prapë Ftera shkrimtar’e poetë!

Se vetëm ti, mëmëzonj’e shtrenjtë,
do mbetesh e pavdekshme përjetë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi