Ragip Guraziu:Pse po mbetet mister rasti Dino Asanajt?!
Faqja 1 e 1
Ragip Guraziu:Pse po mbetet mister rasti Dino Asanajt?!
Ragip Guraziu:Pse po mbetet mister rasti Dino Asanajt?!
Edhe pse autopsia vërteton se ai ka bërë vetëvrasje, dyshimet janë të mundshme pasi me rastin në fjalë janë lakuar emra të biznesmenëve, deputetëve, e në fund na doli se Dino Asanaj paska qenë përkthyes i presidentit Hashim Thaçitnë Rambuje. Disa portale e botuan sot këtë lajm.
Ajo që më shtyri ta shkruaj këtë shkrim, ishte bindja e ime se rasti i vetëvrasjes të Dino Asanajt, ish-drejtorit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e që thuhet se në zyrën e tij u godit për vdekje disa herë me një mjet, armë e ftohtë (thikë), autorit të këtij shkrimi kurrën e kurrës nuk do të pajtohet se një individ mundet me (thikë) ta sulmoj veten disa herë e që thuhet 11 herë.
Tani rasti tjetër për ta shkruar këtë shkrim ka të bëjë me deklaratat e Zëvendëskryeministrit të parë, të asaj kohe, z.Behgjet Pacollit, me një deklaratë që po i përfshirë edhe disa emra të tjerë në një biznes e që ka të bëjë me Grandin dhe po me ata persona që ishin shumë a pak zënë goje po atë dit të asaj dite tragjike te Dino Hasanaj, ku njëri prej tyre edhe ishte në zyrën e Asanajt një orë pa ndodh tragjedia, dhe krejt kjo lë të kuptojë se diç po zihet, dhe nuk dihet se si do të përfundojë.
Çka u tha për Dino Hasanaj pas aktit të kryer
Posa u publikua ky lajm i kobshëm, se drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Dino Asanaj, në zyrën e tij u godit për vdekje me një mjet, armë e ftohtë (thikë) disa herë, dhe se ishte vetëm në zyre kur u krye akti i vrasjes dhe pas pak orësh n'drroi jetë në QKUK, pas plagëve të marra me thikë në zyrën e tij në “Fshatin Ndërkombëtar” në Prishtinë, dhe po nga ajo ditë nuk është arrestuar askush lidhur me rastin.
Si u prit ky lajm i kobshëm nga institucionet tona shtetërore dhe misionet ndërkombëtare etj.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuqi tha se do e ndjejnë mungesën e Dino Asanajt, siç e quajti ai, një burri të çmuar, të civilizuar dhe me tradita intelektuale dhe familjare. “Dino Asanaj megjithëse i shpërngulur në SHBA asnjëherë nuk u nda nga atdheu i tij, ai iu gjet pranë vendit në momentet më të vështira duke dhënë kontributin e çmuar si në luftën për liri, po ashtu edhe në rindërtimin e vendit. Zoti Asanaj në momentet më të vështira dhe më të rëndësishme për lirin e Kosovës, nuk ka hezituar për të dhënë ndihmën e tij, këshillat e tij dhe gjithë potencialin intelektual dhe njerëzor për vendin e tij. Kështu, ai dha një kontribut të çmuar në procesin e vështirë të negociatave të gjata që quan në çlirimin e Kosovës, në luftën e UÇK-së dhe duke u shndërruar një urë-lidhëse në mes të Kosovës dhe migracionit tonë në botë, në veçanti në SHBA”, ka thënë ai.
Ndërsa, në emër të familjarëve të tij, Haxhi Arifi, i cili tha se Dino do të vazhdojë të jetojë me veprën e tij.
“Dino u largu parakohshëm prej familjes për të hapur horizonte për të gjithë ne. Dino fatkeqësisht u largu parakohshëm edhe nga jeta, është humbje e madhe e pakompensueshme, për të gjithë. Kur ju shoh të gjithë ju bindem që Dino do të vazhdojë të jetojë me veprën e tij”, ka thënë ai.
Dino kishte nëntë plagë në gjoks, e dy në fyt - Një zyrtar i lartë i këtij institucioni, ka thënë se, sipas ekzaminimeve, del që Shefi i AKP’së e ka vrarë vetën. Ai ka saktësuar se në trupin e Asanajt janë gjetur 11 plagë, 9 në gjoks dhe 2 në fyt. Të gjitha të shkaktuara nga një mjet i preftë, që dyshohet të jetë thikë. “Fatale ka qenë goditja në gjoks, afër zemrës”, ka saktësuar ai.
Biznesmeni Remzi Ejupi ka reaguar pas publikimit dhe lakimit të emrit të tij në media, përderisa ka kërkuar që vrasja e “tmerrshme e Dino Asanajt të zbardhët sa më shpejt”. “Me keqardhje kam marr lajmin për vrasjen makabër të z. Dino Asanaj. I shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta familjes Asanaj. Kjo vrasje e tmerrshme, e cila na ka tronditur të gjithë neve duhet zbardhur sa më shpejt dhe të marrin dënimin e merituar ata që bënë këtë akt qyqar”, shkruan në reagimin e tij Ejupi.
Ai në këtë rast ka përmendur me keqardhje deklarimet e tij të mëparshme për raportet e tij me të ndjerin rreth rastit të Hotelit “Grand”. Këtë thotë se e bën për shkak të publikimit nëpër media të emrit të tij dhe rastit “Grand”. “Unë qëndroj mbrapa deklarimeve të mija për të cilat kanë raportuar gazetat: “Express”, “Zëri” dhe “Koha ditore”, unë edhe drejtpërdrejt kam folur në emisionin Interaktiv në KTV.
“Remzi Ejupi, gazeta ‘Zëri’ dhe Abdurrahman Konjufca ma kanë shkatërruar jetën dhe familjen time dhe unë vendosa ta zbatoj ligjin duke vepruar kështu”, janë këta rreshtat në letrën që duket se është nënshkruar nga vetë Asanaj.
Megjithatë letra, nuk e përjashton as vrasjen, as inskenimin e vetëvrasjes. Burime brenda policisë kanë thënë se trupi, pothuajse pa shenja jete, i Asanajt ishte gjetur nga shoferi i tij dhe se përkundër dërgimit të shpejt në QKUK, ai nuk u kishte mbijetuar plagëve.
“Në zyrë përveç gjakut të shumtë nuk është parë ndonjë parregullsi tjetër. Në tavolinën e punës ka qenë një pako cigaresh, shkrepsa mbi të, dy duqa të cigares në shpuzore, telefonat si dhe letra e stilolapsi”.
Sipas të njëjtit, po sa të merren gjurmët nga letra, ajo do të dërgohet për ekspertizë grafologjike për të vërtetuar nëse shkrimi dhe nënshkrimi kanë autorë Dino Asanajn apo dikë tjetër. Ky burim nuk e ka përjashtuar vrasjen si akt dhe inskenimin e gjithë kësaj ngjarje. Variantin e vetëvrasjes duket se do ta hedh poshtë edhe autopsia meqë ekzaminimi i parë tash ka treguar se i ndjeri ka më shumë goditje me thikë se sa do të ishte e mundur, po të ishte vetëvrarë.
Përmbajtja e letrës së gjetur në zyrën e Asanajt flet për Remzi Ejupin dhe Abdurrahman Konjufcën, të cilët e kanë akuzuar të ndjerin se u ka kërkuar para. Ejupi e ka akuzuar atë se i ka kërkuar mbi 4 milionë për t’ia dhënë hotelin “Grand”, ndërsa Konjufca e ka akuzuar se i ka kërkuar para për një fermë pulash në Lipjan.
“Mbeta i habitur, për të mos thënë i shokuar me disa nga shkrimet ku trajtoheshin pretendimet kundër emrit tim”, shkruante i ndjeri në letrën e fundit që ua kishte dërguar mediave.
“Këto shkrime dhe njollosje i cilësoj të jenë nga ato përpjekje të njerëzve jo profesionist që pa kurrfarë etike manipulojnë me opinionin vetëm për të shtrembëruar faktet dhe të vërtetat”, shkruante Asanaj në reagimin e tij, duke shtuar se dëmet që i kanë sjell ekonomisë së vendit pretendime e tilla, janë të shumëfishta.
Profili i Dino Asanajt
Vrasja e Dino Asanajt, kryetar i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), është padyshim një ndër aktet më të rënda që kanë ndodhur viteve të fundit në vend. Për më tepër, dyshimet për mënyrën dhe vendin se si u ekzekutua e bëjnë këtë vrasje të cilësohet si e tmerrshme. Derisa policia vazhdon të mbledhë gjurmët dhe provat për të arrestuar personin që kreu aktin dhe për të zbuluar motivin, lidhur me profilin publik të Dino Asanajt ka mendime të ndryshme.
Por, kush ishte Dino Asanaj? - Një biografi e plotë e tij është e vështirë të gjendet. As në institucionin që ai e ka drejtuar nuk mund të gjesh jetëshkrim të tij. Përveç emrit dhe mbiemrit të tij dhe pozitës si kryetar dhe drejtor i AKP’së, i emëruar në vitin 2008, aty nuk gjendet asgjë tjetër. Sidoqoftë, në deklarimet dhe intervistat e tij të dhëna herë pas here, Asanaj ka treguar diçka nga e kaluara e tij dhe përgatitja profesionale. Muaj më parë ai kishte deklaruar se do të jepte dorëheqje nga ky post, por më vonë ishte shprehur se pas lutjeve të kolegëve të tij, kishte vendosur të vazhdonte punën. Dino Asanaj ishte 55 vjeç nga Peja, i cili për dy dekada kishte jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Atje Asanaj kishte emigruar në vitin 1985. Fillimisht ishte angazhuar si punëtor i thjeshtë në disa kompani ndërtimi. Kështu kishte vazhduar deri në vitin 1990, kur në vendin e mundësive dhe realizimit të ëndrrave ai e ka hapur kompaninë me emrin “DD Interiors” në Nju Jork.
Puna e kësaj kompanie ishte transformimi i brendshëm i ndërtesave, për t’u bërë shumë shpejt firmë me qarkullim prej 15 milionë dollarësh amerikan. Krahas punës si biznesmen, gjatë asaj kohe, Asanaj kishte mbajtur edhe kontaktet me vendlindjen, më saktësisht me drejtues të Qeverisë së Përkohshme në Kosovë, përkatësisht me Kryeministrin e tanishëm, Hashim Thaçi apo me ish-kryeministrin Agim Çeku. Së paku kështu ishte shprehur vetë Asanaj gjatë deklarimeve të tij publike. Sa i përket shkollimit, Dino Asanaj ishte shprehur se në vitin 1983 kishte përfunduar Fakultetin e Mbrojtjes në Beograd. Por, Asanaj nuk ishte vetëm në krye të AKP’së. Biznesin e tij ai e vazhdoi duke investuar miliona për ndërtimin e Fshatit Ndërkombëtar në Prishtinë, vend ky që njihet edhe si “fshati amerikan”.
Shumë prej këtyre shtëpive i kanë blerë zyrtarë të lartë institucionalë, biznesmenë të ndryshëm apo artistë të njohur. Vetë Asanaj ishte shprehur se ky projekt kishte një kosto të përgjithshme prej 25 milionë eurosh.
Pra e gjithë kjo ndodh kur shteti i Kosovës ende nuk e ka një gjyqësi të mirëfilltë dhe efikase e qytetarët e ngratë i le në dyshim kjo vrasje dhe kanë pyetur edhe atëherë atë ditën tragjike, pyesin edhe tani dhe ende nuk do të ndalen derisa të zbardhen këso vrasje, e sidomos e Dino Asanajt, që nuk është e mundur që një person me (thikë) 11 herë ta godas veten dhe kjo assesi nuk mund të jetë e saktë, por në Kosovën tonë është e mundur që të ndodhin çudira të tilla?!
Tani sot e hëne, disa portale shkruajnë se Dino Asanaj ishte përkthyes i Hashim Thaçit, tani presidentit të Republikës së Kosovës, në Rambuje.
Më së miri lexues të nderuar analizojeni dhe komentojeni vet.
Autori është gazetar-analist i pavarur
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kurti: Vdekja e Dino Asanajt, e dyshimtë
» A po zbardhet misteri ‘vetëvrasjes’ së Dino Asanajt
» SHBA-të do ta hetojnë vdekjen e Dino Asanajt
» Florin Krasniqi dyshon në vrasjen e Dino Asanajt
» Hetohet bashkëshortja e Dino Asanajt, kërkonte miliona për “Grandin”
» A po zbardhet misteri ‘vetëvrasjes’ së Dino Asanajt
» SHBA-të do ta hetojnë vdekjen e Dino Asanajt
» Florin Krasniqi dyshon në vrasjen e Dino Asanajt
» Hetohet bashkëshortja e Dino Asanajt, kërkonte miliona për “Grandin”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi