KIPRED: Ndihmat humanitare dhe organizatat e huaja sollën islamin e radikalizuar
Faqja 1 e 1
KIPRED: Ndihmat humanitare dhe organizatat e huaja sollën islamin e radikalizuar
KIPRED: Ndihmat humanitare dhe organizatat e huaja sollën islamin e radikalizuar
Instituti Kosovare për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) ka prezantuar sot punimin "Çfarë ndodhi me shqiptarët e Kosovës: Roli i religjionit në identitetin etnik në periudhën e shtetndërtimit”.Kryeshefi ekzekutiv i KIPRED-it, Lulëzim Peci, tha se ky hulumtim ka për qëllim të analizojë ndikimin e islamit dhe krishterimit në identitetin etnik të shqiptarëve të Kosovës, të identifikojë ndërrimet e identitetit që janë shfaqur gjatë periudhës së shtetndërtimit.
Sipas tij, udhëheqësit institucionalë dhe politikë duhet që të prezantojnë një diskurs të përbashkët publik i cili do të promovonte identitetin sekular dhe bashkëjetesën fetare në mesin e shqiptarëve të Kosovë.
"Ligji për Bashkësitë Fetare duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur, i cili duhet të përcakton vendin e këtyre bashkësive në rendin sekular kushtetues të Kosovës, si dhe llogaridhënien e tyre financiare", tha Peci, mes tjerash.
Ndërsa Agon Demjaha, hulumtues në KIPRED, tha se fatkeqësisht ka shumë paragjykime rreth islamit radikal.
Sipas tij, ndihmat humanitare dhe organizatat e shumta fetare që erdhën pas luftës ndikuan që të sillnin një islam të radikalizuar. "Qëllimi i tyre shkoi përtej fetarizimit të thjeshtë".
“Pastaj shpallja e pavarësisë koincidon në një varg procesesh që ndodhin në botë si rrjetin e organizatave radikale, pranvera arabe, dhe krijimi i ashtuquajtur shtet islamik të Irakut që ka pasur ndikim në procesin e radikalizimit të popullatës së Kosovës”, tha Demjaha, duke shtuar se institucionet e Kosovës dhe partitë politike kanë pasur një drejtim të paqartë në këtë aspekt.
“Ato kanë dështuar të ndikojnë në shenjat në rritje të radikalizimit në mesin e shqiptarëve myslimanë të Kosovës. Përveç partisë së AAK-së që kanë reaguar edhe në diskurs, pra kundër rrymave radikale në Kosovë partitë tjera kanë heshtur”, tha Demjaha.
Në njërën nga pyetjet në hulumtim, 57% e të anketuarve janë përgjigjur se e ndjejnë veten së pari shqiptar, pastaj mysliman; ndërsa 32% së pari e ndiejnë vetën mysliman pastaj shqiptar.
Ky punim është një hulumtim hyrës që ka për qëllim të analizojë ndikimin e islamit dhe krishterimit në identitetin etnik të shqiptarëve të Kosovës, të identifikojë ndërrimet e identitetit që janë shfaqur gjatë periudhës së shtet-ndërtimit, si dhe të vë në pah implikimet e tyre për të ardhmen e shoqërisë kosovare dhe vlerave të saj. Kuptimi i zhvillimit të natyrës sekulare të identitetit kombëtar shqiptar paraqet pikën fillestare të analizimit të ndikimit të religjionit në ndërrimin e identitetit etnik të shqiptarëve të Kosovës, të cilët, gjatë shekullit të kaluar, vazhdimisht kanë kultivuar sekularizmin dhe bashkëjetesën fetare si një instrument i nacionalizmit vetëmbrojtës.
Pas çlirimit dhe vendosjes së Administratës së Kombeve të Bashkuara, ngjashëm me vendet e tjera ish-komuniste, rigjallërimi i religjionit filloi edhe në Kosovë. Rrethanat e reja në mënyrë të pashmangshme kanë shkaktuar një proces të transformimit dhe ridefinimit të pozitës së religjionit. Popullata e Kosovës e rrënuar nga lufta ju ekspozua organizata të ndryshme ndërkombëtare me bazë fetare dhe me agjenda radikale, të cilat u përhapën në vend pas luftës. Rigjallërimi i islamit në Kosovë në njërën anë u ndikua nga organizatat e Arabisë Saudite dhe shtetet e Gjirit Persik, dhe Turqia në anën tjetër. Gjersa, qëllimi primar i tyre ishte kontrollimi i jetës shpirtërore të popullatës, politizimi i islamit dhe inkurajimi i kundërshtimit të sekularizmit në Kosovë, qëllimi kryesor i shumicës së organizatave të Lindjes së Mesme ishte prezantimi dhe përforcimi i islamit radikal, i cili gjithashtu shkaktoi fërkime brenda Bashkësisë Islame të Kosovës.
Qëndrimi i institucioneve të Kosovës dhe elitës së saj politike ndaj islamit politik në përgjithësi, dhe radikalizimit të tij në Kosovë, në veçanti, ka qenë së paku i paqartë. Edhe pse të gjitha partitë kryesore politike në Kosovë janë sekulare, ato në përgjithësi kanë dështuar në adresimin e shenjave gjithnjë në rritje të radikalizmit në mesin e shqiptarëve myslimanë të Kosovës. Për më tepër, në vend se identiteti shtetëror i Kosovës dhe ai shqiptar të trajtoheshin si komplementare, debatet politike në Kosovë shpeshherë i kanë portretizuar ato si ekskluzive. Si pasojë, besnikëria e shqiptarëve të Kosovës nga koha e pavarësisë është zhvendosur ngadalë nga shqiptaria dhe shteti i Kosovës, në një identitet fetar, me shfaqjen e elementeve të islamit radikal.
Rekomandimet e KIPRED-it:
- Institucionet qeveritare dhe udhëheqësit politik duhet që të prezantojnë një diskurs të përbashkët publik i cili do të promovonte identitet sekular dhe bashkëjetesën fetare në mesin e shqiptarëve të Kosovës, si dhe harmoninë në mes të identitetit etnik shqiptar dhe atij kosovar, të cilat janë mjetet më të natyrshme dhe më efikase në trajtimin e religjiozitetin politik, radikalizmit dhe ekstremizmit.
- Meqenëse karakteri sekular i identitetit etnik të shqiptarëve të Kosovës përkon me vlerat moderne evropiane dhe Kushtetutën e Kosovës, ai nuk duhet të shihet si një rrezik nga bashkësia ndërkombëtare për ndërtimin e një vendi koheziv multi-etnik; përkundrazi, një karakter i tillë duhet të konsiderohet si pasuria më e vlefshme për mbrojtjen e rendit të tij sekular kushtetues.
- Sistemi i drejtësisë i Kosovës duhet të zbatojë vemdosshmërisht kornizën ligjore (Kodin Penal) ndaj gjuhës së urrejtjes, për sa i përket urrejtjes fetare dhe etnike, si dhe predikimit të ekstremizmit.
- Ligji për Bashkësitë Fetare duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur, i cili duhet të përcakton vendin këtyre bashkësive në rendin sekular kushtetues të Kosovës, si dhe llogaridhënien e tyre financiare, përfshirë edhe Shkollat e jashtë-ligjshme Kuranore.
- Fakulteti i Shkencave Islame të Kosovës duhet të përfshijnë në planprogramet e tij edhe lëndët e Religjioneve Krahasuese, Historinë e Popullit Shqiptar dhe të Kosovës, si dhe Historinë e Shtetit dhe Ligjit Shqiptar, në mënyrë që t’i shmanget modeleve arsimore të mohimit të së kaluarës fetare dhe nacionale, me qëllim të kultivimit të bashkëjetesës ndër- fetare.
- Planprogramet e shkollave të mesme duhet të përfshijnë lëndën mbi Historinë e identiteteve kulturore dhe fetare në Kosovë, përkatësisht krishterimit romak, krishterimit ortodoks, islamit dhe protestantizmit, në mënyrë që të forcojë mirëkuptimin reciprok dhe bashkëjetesën fetare në vend.
Planprogrami dhe tekstet përkatëse duhet të porositen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që të hartohen nga një universitet ndërkombëtar i rangut më të lartë në këtë fushë.
- Prishtina duhet t’i korrigjoj marrëdhëniet e saj me Ankaranë në lidhje me ndikimin fetar dhe nënvlerësimin e sekularizmit të shqiptarëve të Kosovës dhe të shtetit të Kosovës. Turqia duhet të kuptojnë se marrëdhëniet miqësore me Kosovën mund të zhvillohen në një mënyrë të shëndetshme, vetëm duke respektuar identitetin sekular etnik të shqiptarëve të Kosovës, si dhe interpretimin e tyre të së kaluarës historike.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Këtë vit 986 raste me kancer – QKU’së i vijnë në ndihmë edhe organizatat humanitare
» Imami i radikalizuar në Kosovë i bashkohet IS-it
» NDIHMAT PËR FILIPINET MBËRRIJNË NGA ZEMËRGJËRËT
» KIPRED: Veriu i Kosovës drejt autonomisë
» Alfred Papuçiu: Shqiptarët dhe organizatat ndërkombëtare
» Imami i radikalizuar në Kosovë i bashkohet IS-it
» NDIHMAT PËR FILIPINET MBËRRIJNË NGA ZEMËRGJËRËT
» KIPRED: Veriu i Kosovës drejt autonomisë
» Alfred Papuçiu: Shqiptarët dhe organizatat ndërkombëtare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi