Përparim Hysi:Ah,këto gratë!
Faqja 1 e 1
Përparim Hysi:Ah,këto gratë!
Ah,këto gratë! |
Tregim i jetuar
Nga Përparim Hysi
Kushdo që do të lexojë këtë,tregimin tim,do t'i lutem
që,çdo lexoj,nuk është prej meje,por,si të thuash,jam bërë,pa
dashje,"pjesëmarrës në vrasje",siç thueht rëndom në këtë kohë
tranzicioni.Pra,kam pasqyruar vetëm çfarë kam dëgjuar dhe aq.Pëlqehet
çfarë do tregoj ajo,mandej,është punë tjetër.Por,sidoqoftë,unë e kam
vënë,pakëz,atë kryqin mbi kurriz dhe i pranoj pasojat,sido që të
jenë.Mund të shtrohet,mandej,dhe pyetja që përse vjen me këtë
temë,pakëz,delikate ku lakohet femra?Të gjithë atyre që më drejtojnë
këtë pyetje,do t'u përgjigjesha:-Jetoj në kurbet.I moshuar jam dhe,veç
kësaj,si i papunë prej gati 7-vjetësh,zënë dhe me hanë duarët(se nuk
kam punë tjetër,de!),dhe zë e rëmoj nëpër xhepat e kujtesës dhe trak
ose stis ndonjë tregim ose ndonjë poezi.Në librat e mi me poezi që
kam botuar,e kam rrahur këtë temë,por lexuesi është pakëz nazeli,xhëku
rend pas prozës se dhe aty "vret" kohën më shumë.Kështu dhe unë po e
bëj ferk...
Ka qenë,mbase,në prag të viteve'70-të,kur ishim
thirrur në stërvitje ushtarake(në zbor,siç ishte moda,pra).Duhet të
bënim 17 ditë pa ndërprerje dhe qemë kompani mikste.Por shumica e
njihnim njëri-tjetrin.Zborin e bënim tek kisha e Vajkanit(por kjo veç
emrin kishte "kishë",se pas"plugut ideologjik të 6 shkurtit 1967"
ishte kthyer në repart ushtarak).Hapësira që përshkonim në këto ditë
të "çarjes së blokadës",ishte jo vetëm e madhe,por,njëkohësisht,e
lodhëshme.Se ku është Vajkani,u them lexuesëve,se është në afërsi të
Manastirit të Ardenicës,fshat para se të vesh në Kolonjë të
Lushnjës,kur nisesh nga Fieri.Se në Fier kam jetuar dhe vet.
* * *
Niseshim me mëngjes nga kisha dhe merrnim nëpër
pyll,pyll me një sipërfaqe prej dhjetra e dhjetra hektarësh.Sot nuk
gjen një shkop për be dhe jo më drurë,se në vitet e"bukura" të
tranzicionit,i shkulëm pyjet dhe i kthyemë në djerrina për të ardhur
keq!Niseshim me "disiplinë ushtarake" dhe frymën në Manastir ku ishte
poligoni i qitjes.-Na gjeti sikur jemi në Zhapokikë të Tepelenës,-tha
një nga zboristët.Qe nga Tepelena dhe ish vendosur në fshatin tonë
para ca vjetësh.-Pse ç'ka ajo,Zhapokika,që e përmënde?-Po ja,-vazhdoi
tepelenasi,-në kohën e Turqisë,ushtria e Sulltanit ndiqte
keqbërësit.Këta po si strehë kishin gjetur pyllin e madh(si dozot,ky,i
Vajkanit),të Zhapokikës.Pylli i Zhapokikës po ja si ky këtu që nuk
shikon gjë:vetëm qiell,se diell mezalla.I gjerë dhe i
dëndur:pafund!E,bukuri!Ata ndiq po kaçakët fshiheshin në
pyll.Dhe,ndërsa sulltani priste lajme në Stamboll,këta të ushtrisë i
dërgonin:-Ik e ik,nëpër Zhapokikë!Ja,kështu,na gjeti dhe ne.Të gjithë
ia dhamë të qeshurit.
Kur ktheheshim nga stërvitja,grumbulloheshim tek
kisha e Vajkanit dhe,aty, tek një varosh,nën hijen e lisave,zinim e
logorisnim.Mbarë edhe prapë.Xhëku e kthenim dhe ndonjë "gllënjkë"
dhe,siç ndodh kur pi,bëheshim pak me krahë dhe "fluturonim".Yzedin
Veliu ia thirri një kënge,nga ato që na prekte telat e shpirtit,se të
thuash të drejtën,kishim 4-5 ditë pa vajtur në shtëpi,dhe,dihet,që dhe
mëndja na shkonte dhe tek gratë,se,domosdo,evliha nuk qemë,de! Ia tha
Yzedini dhe,sakaq,Feçorr Tafa ia ktheu,por kthesa e këngës qe,pakësa,e
"rrezikshme",e lehtë për t'u përciell me shumë zëra dhe,dashje pa
dashje,ia kthyemë të gjithë.Kënga qe jo vetëm e bukur,por dhe shumë
shpotitëse.Bukuria qëndronte se,kthyesi(Feçorri) zuri të bënte ojna
dhe shënja sa na ngriti havadan sa,po të shihje enthusiazmin
tonë,ishim gati që "të shpartallonim jo vetëm një armik,por grupe
shtetesh armiqësore që i kishim në "grykë të topit?!".E,ç'e pyet?Tek
shkruaj,s'mund t'ju lë pa ju njohur me vargje nga ajo këngë e bukur
popullore."Buzën seç ta dhashë/po më tej ç'kërkove?!",ishte
thënësi,Yzedini,që ia thoshte,kurse,kthyesi që qe dhe
komik,përsëriste:"Ç'pate,derri i dërrit/ç'pate?Çfarë kërkoje?!".Këtu
dhe futeshim që të gjithë.E bukura ishte,veç tjerash,se kënga dukej që
zbriste shkallë-shkallë që nga buza,tek gusha,gjiri dhe deri aty"ku
falej kandili?!".E ta shihje se si zeinte kënga dhe të kishe një
kasetë,do të gajaseshe me të vërtetë.Them sot të kishe një kasetë,por
kjo kaseta filmike,ishte hamendësi imja,se,në të vërtetë,ishte
vjetedrite larg nga ne.
Kur kënga mbaroi,e kthyemë dhe nga njëherë nga ato
faqoret tona,uruam dy këngëtarët,thënësin dhe kthyesin,si goja dhe
zëmra dhe,kur prisnim që t'ia merrte dikush ndonjë kënge tjetër,ndodhi
edhe "proçka!".Se proçkë dhe kaluar proçkës qe.Se sa filloi i
pari,dhe,mandej,"proçkat" filluan radhë...
-Ore,e dini se çfarë ndodhi në Ballsh para një muaj,në
një zbor si ky yni 17-ditor?,-tha një ingjinier që punonte në
uzinë.Ne,po sy e veshë,nga ai.-Kishte shkuar,lumëmadhi,vjedhurazi nga
zbori një natë në shtëpi.Vonë ky dhe "tak" vë çelësin që të hapë
derën.Ndezur,qyqmani,për gruan se qe martuar rishtas.Hap derën,me
terezi,kur ndjen se dikush tak dhe hidhet nga dritarja.-Ou,-
bërtiti.Ç'qe ai që iku?Ajo(epo kot nuk thonë,o shokëni,që gruaja ka
futur shejtanin në shishe/!),gërr-fërr.Me demek,,është në gjumë dhe
asgjë nuk kupton.-Moj,po të pyes kush qe?-pyeti me zëmëratë
fakiri.Ajo:-U erdhe,o Loli,u të keqen Sia tyja,po vdiqa nga malli.Dhe
gjumin me ëndrra për ty.Dhe,sakaq,e tërheq Lolin(gogolin më mirë!),mbi
vete dhe,ashtu si pelat e ndezura për hamshorë,e bëri Lol"gogoli" që
ta harroj ikanakun.Ngjarja jo vetëm na gajasi,por dhe na
gudulisi,disi,se dhe ne ato"Sijet tona" vetëm i kishim lënë.Bukuria
qëndronte se ky dreq ingjinieri,kur imitonte Sijen,e shkërbente zërin
si të qe ajo, dhe kjo gjë ia shtonte dhe kripën.Kaq qe,sa filloi.Po na
gjeti si me atë thënien e blegtorit lab që thotë:"Deles së
trullosur,krrej binanë!Lëre të marrë brinjën!".Dhe vërtet që dhe ne
morëm "brinjën".Si tek"Dekameroni" i Bokaçios,njerëzit zunë dhe
rrëefenin për gratë.Leci,i vetmi shkodran në kompaninë tonë,tha:-A
dini ça ka bo vaki në Shkodër?Dhe papritur ngacmim nga ne,filloi:-I ka
pas thanë nji grue shoqe së vet:-Moj Mari,ça m'ka gjetë?!-Ça të ka
gjet,hej,lumja unë?!-Po ma lyp drejtori!!!-Mirë boll,moj,nepja
drejtorit,se vetëm të mira vijnë soje prej tij!!!Tregonte gjakftohtë
dhe,kur thoshte:nepja,ne tak dhe na ndizej"llamba e Alajdinit.E ditën
tjetër:-Moj Mari,ça m'ka gjetë?-Po fol,moj,të shplaftë morti!-Po ma
lyp shefi.-Ani,mirë boll,nepja moj dhe shefit se të gjen ai ndonji
vend të mirë punet.E jatra ditë:Moj Mari,ça m'ka gjetë?Po ma kërkon
birgadieri!!!-Po ai ka paret dhe hallall e pastë,- ia pret
shoqja.E,tek po vjen në ditë tjetër,dhe opet:-Moj Mari ça ka gjetë?Po
ma lyp burri?!!!Dhe shoqja:-Po a je e marrë apo shtihesh?Kur don dhe
burri me ba qejf?!!!!Epo s'kishte se ku vinte më:qe si qershiza përmbi
tortë!Por me të vërtetë jo vetëm gazi sa vinte e shtohej,por
,sekush,përpiqte të sillte ngjarje të jahtëzakonshme që,si të
thuash,t'i vinte poshtë këta të tjerët.Kur ja tek e mori fjalën,një
burrë aty nga 50-vjeçët,që,siç duket,nuk rrinte dot pa treguar dhe t'i
vinte poshtë këta të parët.-E di seç ka nodhur andej,nga anët tona(qe
i ardhur nga fshatrat e Beratit),tha ai:-Martoi djalin e vetëm një
grua.Burri i kish vdekur.Qëlloi që,pas martesës,djalin e marrin
ushtar.Që e morën,mirë,po mbeti nusja e re si tokë e "papunuar".Dhe
bëri si bëri,se ku gjeti një "harç".Mësuar keq ky,harçi,që thoni
ju,kur(epo kopili dyzet ditë rri pa dalë në shesh!),tak dhe i gjen e
vjerra të dy kollopan mbi njëri-tjetrin!!!I gjen dhe më t'm'i lëshohet
së resë:-Moj kurvë e mutit,unë të kam marrë nuse për djalin dhe ti më
shkon me këtë edepsëz?!Po këtu,o burazer,më qëndro.Pjellë,mëndja e
gruas,pjellë.Ja,për këtë dhe që do na hajë,në ju gënjej!-u betua
ai.Zënë keq nusja,pa ç'pa dhe e dini se ç'bëri do të thoni ju?Më t'ma
kap,or burazer,atë "kallëpin" e atij harçit dhe i thotë:"Kastraveci
penjë- penj,hidhju plakës,mos dëftej!!!
Dhe kështu,or miq,që nuk thatë gjëkafshë,iu hodh ky vjerrës,dhe e
mbylli shkarpën ajo.Hajde dhe zëri besë gruas,po deshe?!,- i dha fund
ai.
-Ka dhe gra të ndershme që ta vënë kufirin tek
thana,-tha një lab,pakësa më i vjetër nga të tjerët.Unë,- vazhdoi ai,-
nuk do kisha folur,po,kur dëgjova atë historinë me atë djalin
ushtar,desha që të tregoj.Andej nga jam unë,është zakon që nusen,në
krye të javës,e marrin plakat e lagjes dhe e çojnë në pyll.Ato rrinë
buzë pyllit duke tjerrë ndënjë shtëllungë me lesh,kurse nusja bën dru
në pyll.Sa krahë dru bën dhe për sa kohë,pa merr dhe"notën" nusja
e mirë apo e keqe.E,kështu,Hasani kish martuar djalin.U martua djali
dhe iku ushtar(thamë ne se do jetë si ajo meseleja e parë?!).E bukur
nusja që t'i këpusje kokën.Por i vjerri,Hasani,qe pusht i madh.Vërtet
e kish nuse për djalin,po i çonte lëng goja.E,ç'ta zgjat?Plakat buzë
pyllit,nusja në pyll priste dru.I vjerri,Hasani,zënë në pyll pusinë
dhe,tinëz,e sulmon të renë.Nusja,sa e bukur qe,aq qe dhe e ndershme.Më
t'i bie,or shokëni,me myk të sëpatës dhe e rrëzoi për tokë.Po sa me
terbie!Eh,se ç'nuse!Për djalë të vetëm!E rrëzoi dhe u bërtiti
plakave:-Oj,hankoni,hajde merrni Hasan-aganë, se e ka"vrarë"
mushka.Vrapuan ato dhe,me mundim, e vunë"pushtin" mbi mushkë.E çuan në
shtëpi dhe e vendosën në dhomën e burrave se vinin për ta
parë.Nusja,siç duket,e kishte mbajtur dorën se ishte"jashtë rrezikut
për jetën" -këtë po e them unë si të modës- se xha Ganiu tha s'kishte
gjëkafshë,kështu që të gjithëve që e pyesnim se ç'e kish gjetur,u
përgjigjej:-Më vrau mushka!I erdhi radhe dhe të resë që ta
pyeste.Ajo:-Ç'hata të gjeti,kështu,aga?Ai:-Më vrau mushka?!!!! Ajo:-Po
kur s'i dije "zananë",pse iu qase pranë?!!!!...Ne,të gjithë,ramë
përmbys.
Po,kur menduam se kjo qe më e bukura,kur trak dhe doli
Puçja.Një kuqalash,trupshëndosh dhe shumë hokatar.-Apo për gratë po më
flsini ju?-tha ai.Po unë,- vazhdoi ai,- e kam provuar me gruan
time!!!-More,teleshmën,e sulmoi i ungji,për ç'grua më zë në gojë ti.Po
për Azbien tënde,betohet tërë fshati dhe ti,ore gojëshpuar,zë dhe e
mban në gojë.Po Puçja si Puçja:-Ashtu,ashtu është,o Pepe,(i thoshte me
përkëdheli xhaxhait të tij),por kalit ia di huqin ai që i hipën
sipër!!!!Dhe vazhdoi:-Aha,unë,Puçja,as që i zë besë dhe e kam me
prova.Ne po sy e veshë,për këto"prova".
-Ishte protovjeshtë,- filloi ai.Perëndim dielli dhe
sapo erdhi dhe ime shoqe.-Hë,erdhe?- e pyeta.-Erdha.-Bëmë një kafe,- i
thashë.-Ç'kafe?Unë do iki të thyej kapule misri tek shega e
Muratit.-Jo,- ngula këmbë unë,nuk do shkosh se është natë.-Natë pa
natë do të shkoj se ka rënë mjegull dhe thyhet
kollaj.-Jo,-prësërita,nuk do shkosh se të zë brigadieri;është pusht
ai.E njoh mirë una.Ajo:-Mua më merr të keqen,ai.Ku të gjejë,të bëj
ai,po me mua i ka të shkurëtra.
Shkurt,o vëllezër,iku.Iku ajo po dhe unë,ama,s'e
hëngra thatë.U nisa dhe unë po nga një rrugë tjetër.Me vete kisha
marrë dhe një thes bosh.U afrova dhe,sa gruaja hodhi kapulen mbi
prehër,unë tak një t'i hedhur thesin lart,e vura poshtë dhe si një
shqarth,iu hodhshë sipër.Mbarova"punë" dhe ika.Hë,harrova t'ju them:as
nxori zë fare!!!Se gruaja e ndershme,e mbyt turpin në pus.S'bën
berihaj.Kur erdhi aty nga mesnata.Unë po zgjuar.-Hë,erdhe?-Erdha.-Nuk
të thashë unë se do të zërë birgadieri?!Ajo:-Mua më merr të keqen
ai!!!
More i dhashë i mora,i tregova dhe të tëra "tertipet" që bëra.Jo...
dhe bjerë e vdis.Epo,hë,të kam rixha,zëri besë femrës,po deshe?!Gazi
ynë arriti kulmin.
* * *
Epilog...
Aspak nuk janë mendimet e mia.Unë kam një konecpt tjetër për
femrën dhe si për një verison fare të përciptë,po e jap me një poezi
timen,mendimin tim:
Femrat
Gjtihmonë e vras mëndjen:Përse na joshin?
Ç'djall kanë me vete që na tundojnë?
Ah,sa të mira!Ato "mos qofshin?!"
Kur dhe ca me thinja,pas tyre vrapojnë.
Dhe e dinë,mirëfilli,që nga ne pëlqehen
Nisen dhe stisen si të shkojnë për sfilatë
Kush s'humb pusullën(sa të tjerë"dehen")
Nga sharmi i tyre,tundohet dhe një plak.
24 dhjetor 2004
Tregimin e kam shkruar më 21 mars 2007
Përparim Hysi, 25 qershor 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Përparim Hysi:Unë ("Manual" për gratë me cene )
» Poezi nga Përparim Hysi
» Poezi nga Përparim Hysi
» Përparim Hysi: Kujtiiiiim!
» Poezi nga Përparim Hysi
» Poezi nga Përparim Hysi
» Poezi nga Përparim Hysi
» Përparim Hysi: Kujtiiiiim!
» Poezi nga Përparim Hysi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi