Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Si më tjetër qenkam sot?

Shko poshtë

Përparim Hysi:Si më tjetër qenkam sot? Empty Përparim Hysi:Si më tjetër qenkam sot?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2009 3:23 pm

Si më tjetër qenkam sot?

(poezi)

Nga Përparim Hysi

Si më tjetër qenkam sot?
Sot m'u mbush shtëpia plot
Erdhën shokë dhe erdhën miq
Shpirt,o shpirt,s'je më eksiq.

Nga Athina erdhi Luani *
Sa e prisja!M'u ngroh xhani!
Pruri një buqetë me vargje
Nxjerrë nga e tija magje.

Petraq Kote erdh nga Fieri
S'qe Petraqi,qe sheqeri
Një tregim që ç'të dëftej:
-Mos u ngjallë,thashë,Hemiguej?

Se m'u duk tamam i tillë
Me fjalitë.Po dhe në stil.
I kursyer në fjalë e vargje
Hajde,more Petraq,hajde!

Sa në prozë e poezi
Në kritikë a histori
Fjala-gozhdë,po gozhdë trari
Mu tek ti,më solli malli.

Matan Fierit,është Vlora
Shoh një mik po ia bën fora
Ah,se ç'gaz tani më hipi
Ç'të të them,more Lunba Çipi?

Ti nuk shkruan,po vizaton
Veç rrëfen,nuk zbukuron
Unë rrëfej,buzën në gaz
Dhe thyen qafën çdo maraz.

Plot,or,plot m'u mbush shpirti
Rrofsh e qofsh,ore Luan Çipi
Rrofsh Petraq e rrofsh ,o Luan*
Shkrimet tuaja më gëzuan.

Pastaj zë dhe këndellem
Në "youtube" zë,dëfrehem
Aty më kënaqet syri
Me tri libra nga Fatmiri **

Me tri libra nga Fatmiri
Ky,Fatmiri,xhevahiri
Veç Fatmirit,dy të tjerë
A ka punë vallë,më të vyer?!

Tani bëhem unë me krhaë
Bulëras me oh,me ah
O Fatmir,botues bujar
Krenari për çdo shqiptar.

*Luna Xhuli
**Fatmir Terziu-boutes gjithëplanesh tek "Fjalaelire"
24 qershor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përparim Hysi:Si më tjetër qenkam sot? Empty Mbresa erdhi dhe më kapi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 29, 2009 3:32 pm

Mbresa erdhi dhe më kapi

(poezi)

Nga Përparim Hysi

Mbresa erdhi dhe më kapi
Dhe më tundi,dhe më shkundi
Sikur plagë të re më hapi
Pse m'u duk si plagë plumbi?!

Mbresa erdhi dhe më kapi
Dhe më çoi tutje,në vite,
Kur mua s'më ndalej vrapi
Se "vrapoja" pas një "vide?!"

Vide,vide më shtij çika
M'i ngul sytë si një nuslale
Po unë s'mbahesha,lëshoj "xixa"
Dhe e kap këtë,"rrënjëdale".

Dhe e kapa,dhe e shtriva
Qe një "vidë"prej Myzeqeje
Dhe e griva,keq e griva
Qe i nxehtë gjaku ndër deje.

Ja,kjo mbresë redhi më kapi
E më hoq korën nga plaga
Plagë të re duket se hapi
Aq e madhe më qe vraga.

Vragë e rëndë që la dhe gjurmë
Sado koha i vu korën
Vjen një mbresë qëllon me plumb
Sa nga dhëmbja s'mbaj dot"ohën!"

Oh,bëj unë,se ndjej t'më dhëmbë
Se më dhëmb ajo plagë e vjetër
Sikur mbresa ka vënë dhëmbë
Më kafshon si asgjë tjetër.

E zë mbushem me trishtim
Kur qëkurën zë kujtoj
Vide,moj,që paçë bekim
Atë mbresë nuk e harroj.

Se qe çast aq i bekuar
(çast,o çast,që na i desh zëmra)
Ne të dy të përqafuar
Mresë,o mbresë,përse ma kënda?

Dua që ti të përsëdytesh
Siç më qe në ato vite
Ah,moj mbresë,që hiç s'më shqitesh!
A ma sjell këtu atë"vide?!"

Atë vide me aq sharme
Që më shtinte atëherë çika
Sado hyj në mes kokëbardhëve
Për atë,prapë lëshoj"xixa..."
28 qershor 2009
Përparim Hysi,28 qershor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi