Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - PO VJEN VDEKJA

Shko poshtë

AGIM GASHI -  PO VJEN VDEKJA Empty AGIM GASHI - PO VJEN VDEKJA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 08, 2016 8:42 pm

AGIM GASHI -  PO VJEN VDEKJA 13529046_10153778324069077_1566850918843740883_n

AGIM GASHI

PO VJEN VDEKJA


As mbi re e a nën re, 
Mori jetë ti çka ke?
As në qiell e as në tokë
Askush më me gojë smë folë.

Iken njerzit dhe u treten
Iken t´afërmit e u mshefen, 
I vetmuar si kam mbetë 
As gjallë e as vdekë.

Sa gëzim kisha dikur
Kush ma treti e kush ma muer? 
I vetmi shpëtim që ka mbetë
Me ardhë vdekja nga kjo jetë.

Shpëtimi jetës është vetë vdekja
Kur të vjen ajo e din, 
Bëhesh njeri i pa vlera
Njeri i gjallë s´troket te dera.

Më mire eja sa ma para
Mos rando ma e mos pengo, 
Vdekja ashtë shpëtim i tjerëve
Por e dhimbshme sa ma ska.

Eja pra, mos hezito, 
Si me vdek sot e sukur neser,
Mirë e di se real isha, 
E kam folë gjithmonë t´verteten.

Diku me mbeti një shtëpi, 
Falenderoj vllaun që m´ka nderue, 
Porse dua ta ndaj si duhet
Pasë vdekjes mos mem mallkue.

Sikur djali e si vajza
Babë më paten që të dy, 
Zoti i madh ka ditë me i fal
Marrin baraz pasuri.

Kush është kunder le të jetë
Por shpejt du me rregullu, 
E lus vllaun tim të dashur
Aman, vlla me më ndihmu.

Ska më mirë se barazia
Mu si Zoti që na ka ba, 
Nuk ka drejtë kunder fjlaes së Zotit
Dikush tjeter me na nda.

Kush kujdeset sot për mue?
Ai meriton edhe pasuri, 
Jeta ime sdo të ishte kështu
Po mos të ishin engjujt e mi.

Askush të mos friksohet
Aq sa kemi, kemi me nda, 
Sa na e la Baba Hamit
Edhe Zoti aq sa tha.

Rrini t´qetë të gjithë me rend
Se falë vllaut mire do t´shkon, 
Po ju lus të gjithë me radhë
Jeten time të ma nderon.

Ma nderoni dhe fjalen time
Se jam ma i madhi vlla, 
Ju falenderoj me zemren tim
Më keni t`juejin, më keni vlla.

Kur të shkoj në tjetren botë
Ma shumë keni mem rrespektue, 
Vedtëm atëherë do ta kuptoni
Se për t´gjithë mirë kam mendue!

08.07.16
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi