Demagogët e Facebookut dhe “ekspertët” e Islamit – Nga Arbana Xharra
Faqja 1 e 1
Demagogët e Facebookut dhe “ekspertët” e Islamit – Nga Arbana Xharra
Demagogët e Facebookut dhe “ekspertët” e Islamit – Nga Arbana Xharra
Kur para katër vjetësh vendosa të trajtoj shtrirjen e ekstremizmit fetar në Kosovë, jo pak kolegë të mi më akuzuan se po e bëj të madhe këtë punë dhe se Kosova nuk rrezikohet nga kjo ideologji.
Kësisoj, vendosa të dal në terren, të shkoj nëpër shtëpi të imamëve radikalë, në organizata që financonin individë dhe grupe të ndryshme… Për tetë muaj me radhë, nëpër Kosovë kam shkuar derë më derë.
Teksa analistët shitnin mend prej kafeve për zhvillimet politike, unë i hyra kësaj sfide, në të cilën e implikova edhe tim bir Andin, atë kohë 7 vjeç. Me të shkuam në Maqedoni, në ambient aspak të favorshëm për trajtim të kësaj teme. Jo kolegët, por askush, përpos familjes, nuk më ka mbështetur në këtë rrugëtim që më ka terrorizuar.
Kam qenë deri në Londër për t`i identifikuar burimet e financimit në Kosovë, kam takuar me dhjetëra herë të njëjtët persona të prekur nga ky fenomen. Dhe, a e dini se kush kanë qenë mbështetësit e mi: 2 – 3 imamë që të parët janë prekur nga ekstremistët, janë rrahur e dërmuar.
Në vitin 2013, një fotografi imja është shndërruar në fatva nga ana e grupeve radikale, duke marrë mbi 5 mijë like nën akuzën për “islamofobe”.
Katër vjet me radhë, rrugëtimi im drejt zbardhjes së problemit të radikalizmit islamik ka dërguar në katunde, qytete, e shtete ku jam takuar me prindër e fëmijë të tyre të rekrutuar, me rekrutuesit, ekstremistët e radikalët e shumtë në Kosovë-Maqedoni-Shqipëri.
Sot, fotografitë e fëmijëve të mi keqpërdoren nga radikalët nëpër rrjete sociale. S’reagon askush, as Asociacioni i kolegëve të mi gazetarë, i cili e ka njërën nga shtyllat kryesore të funksionimit të tij mbrojtjen e gazetarëve, punës së tyre.
Me qindra kërcënime të të gjitha formave, tashmë janë deponuar në polici.
Ju analistë, e së voni trumbetues të rrezikut nga radikalizmi keni hesht! Keni hesht, edhe kur gratë shqiptare janë quajtur “kurva”, edhe kur kanë dal video duke ju vënë shami mbi kokë vajzave 4-5 vjeçare, keni hesht kur me emra e mbiemra janë linçuar nga këto grupe ata pak gazetarë që patën guximin të merren me këtë temë.
Keni heshtë kur është rrahë Xhabir Hamiti, kur i është djegë vetura imamit Musli Verbani, kur është rrah Osman Musliu, kur është kërcënuar Zuhdi Hajzeri…Keni hesht, teksa arsyet ju i dini!
Sot, një dyzinë janë shndërruar në ekspertë të islamit. Unë i jam falënderuese shumë laikëve dhe jo vetëm atyre, edhe praktikuesve të islamit që më kanë ndihmuar për më shumë se 4 vjet në trajtimin e kësaj teme.
Sot, ndihem mirë që ka një reflektim të krijuesve të opinionit publik, por edhe të një pjese solide të atyre që janë zhytur thellë në delirin e kolltukut.
Më vjen mirë që jeni zgjuar nga kllapia! Unë jam gazetare dhe jo VIP, nuk pres medalje nga askush, por s`po mund ta duroj demagogjinë e disa prej jush!
Do të vazhdoj të merrem me këtë temë, sepse nuk e kam ndërmend të ikë nga Kosova. Pra, dua t’i rris Andin e Artin këtu, në një Kosovë më të mirë, që sundohet nga vlerat evropiane dhe ku çmohet angazhimi qytetar!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ARBANA XHARRA: KOSOVA
» Arbana Xharra:Misioni i Ri i LDK-së
» Arbana Xharra:“Bac u kry”, të gjithë po ikin
» Arbana Xharra: Marionetat shqiptare të Erdoganit
» Arbana Xharra:Tempulli i analfabetëve
» Arbana Xharra:Misioni i Ri i LDK-së
» Arbana Xharra:“Bac u kry”, të gjithë po ikin
» Arbana Xharra: Marionetat shqiptare të Erdoganit
» Arbana Xharra:Tempulli i analfabetëve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi