Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halil Haxhosaj - LOT MBI VARR (Ali Podrimjes)

Shko poshtë

Halil Haxhosaj - LOT MBI VARR  (Ali Podrimjes) Empty Halil Haxhosaj - LOT MBI VARR (Ali Podrimjes)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 22, 2016 12:18 am

Halil Haxhosaj - LOT MBI VARR  (Ali Podrimjes) 1934350_1138158468664_5861550_n



Halil Haxhosaj


LOT MBI VARR 
(Ali Podrimjes)

Halil Haxhosaj - LOT MBI VARR  (Ali Podrimjes) Ali_Podrimja-620x475


Enigmën e bëre mike në Lodeve
Gjëma dënesje ofshama çudira
Në Prishtinë Gjakovë e shqiptari

Në vargje figura e qetësi
U shndërrove në aromë e poezi
Me enigmën mike u dashurove

Edhe retë e Alpeve zbritën poshtë
Mbi kokat e vajtoreve lotojnë
Shndërruar në figura e metafora

Shumë rrokullisje dhimbjesh dëgjohen
Rreth e rrotull fishkëllimë e acartë
Lumit ia solle diagnozën 
Në Francë e në Paris

Diku nga palët e qiellit atje lartë
Sytë shikojnë turmën e mendohen
Ali Podrimja nga Ura e Fshejtë kërceu

Nga eshtrat e varrezave të mbushura me lot
Dëgjohen nga larg klithje të mallshme 
Poeti me Lum Lumin gjithmonë është gjallë

Festat krenohen përmallshëm mbi tokë
Në varrezat e pikëllimit për ty moteve
Kosova është gjaku i yt që nuk falet

(Në 4-Vjetorin e amshimit)

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi