Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Theu foton e Presidentit Rugova/ "Psikopati Bajram Hoti, ishte dorë e zgjatur e prapa perdes së politikës në Kosovë"

Shko poshtë

Theu foton e Presidentit Rugova/ "Psikopati Bajram Hoti, ishte dorë e zgjatur e prapa perdes së politikës në Kosovë" Empty Theu foton e Presidentit Rugova/ "Psikopati Bajram Hoti, ishte dorë e zgjatur e prapa perdes së politikës në Kosovë"

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 24, 2016 2:48 pm

Theu foton e Presidentit Rugova/ "Psikopati Bajram Hoti, ishte dorë e zgjatur e prapa perdes së politikës në Kosovë"


Theu foton e Presidentit Rugova/ "Psikopati Bajram Hoti, ishte dorë e zgjatur e prapa perdes së politikës në Kosovë" Auth_13553265_10153912861670852_1269503757_n1469358427NGA DIANA BUNJAKU 
Theu foton e Presidentit Rugova/ "Psikopati Bajram Hoti, ishte dorë e zgjatur e prapa perdes së politikës në Kosovë" Auto_13731653_10206759753498612_8663562216155164419_n1469359213

Mesiti i Thaçit, Bajram Hoti


Largimi e fotografisë së ish presidentit Historike të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, është vepër e shëmtuar dhe akt barbarëBerisha: Ky veprim u bë me qëllim që të ndalen komentet rreth përkuljes së Thaçit para viktimave serbe!



 Heqja e fotografisë së ish presidentit historikë të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, nga holli i Kuvendit të cilin e bëri mërgimtari Bajram Hoti, ka ngjallur debate në opinion publik si dhe në rrethin politik. Sipas analistëve ky është akti i fundit barabar, që nëpër kohë e vite i bëhet kësaj figura emblematike, të qëndresës, politikës, luftës për liri e pavarësi, e të historisë së Kosovës.


Grainca: Ky veprim është dëshmi e urrejtjes patologjike


Blerim Grainca deputet i LDK-së, ka thënë se një veprim i tillë për veç që është jo ligjor është edhe jo human dhe jo njerëzorë. Ai ka thënë se ky veprim është dëshmi e urrejtjes patologjike që soji i tillë ka ndaj babait të Pavarësisë.“Gjithsesi kjo nuk e ulë rrolin e Presidentit Rugova sepse tani ai është pjesë e historisë kombëtare dhe historia do identifikojë atë përudhe si koha e Rugovës. Organet e gjyqësisë duhet të merren me autorin, sepse Rugova në këtë rast injorancës dhe urrejtjes do i falte një buzëqeshje dhe do të lutej për ta”, ka thënë deputeti Grainca. Berisha: Ky veprim u bë me qëllim që të ndalen komentet rreth përkuljes së Thaçit para viktimave serbe!


Rrok Berisha analist politikë ka thënë largimi e fotografisë së ish presidentit Historike të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, është vepër e shëmtuar dhe akt barbarë. “E gjithë kjo bëhet nga qendra e shërbimeve të caktuara që janë kundër vlerave të kombit, e që herë pas herë gjejnë një psikopat si në këtë rast Bajram Hoti e të shpërthejnë në mënyrën më vandale urrejtjen ndaj ish Presidentit të Republikës së Kosovë Dr Ibrahim Rugova. Ky veprim i shëmtuar nuk ndodhi rastësisht. E gjithë kjo ndodhi, pos urrejtjes patologjike qe disa individ e psikopat brenda subjekteve të caktuara politike e veçmas PDK-së , është e lidhur me "Presidentit" Hashim Thaçi, vizitës së ti e përkuljes para të vrarëve serb”, ka thënë Berisha. Sipas të njëjtit , ky akt vandal e kriminalë i Bajram Hotiti, u urdhëruar që të bëhet që së paku për një moment a kohë, të largojë vëmendjen e analistëve dhe mediave ndaje veprimeve të "Presidentit ".
“Psikopati Bajram Hoti, ishte dorë e zgjatur e prapa perdes së politikës në Kosovë , dhe dëshira e ti që të bëhet aktual. Veprimi i ti ishte i shtyrë dhe aq naiv, aq i ultë sa nuk i bën nder askujt, vetëm sa dëshmon fytyra të vërteta të renegateve, të cilët herë do kudo zbulojnë vetën, dhe dëshmojnë urrejtjen patologjike kundër njeriut më meritor për lirinë e Pavarësinë e Kosovës-ish Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Komandantit e të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës që udhëhoqi luftën e çlirimtarë për çlirimin definitiv të Kosovës nga okupatori shekullor serb, duke ua prish shumë kujt rehatinë me kumbarët serb dhe duke punuar në shërbime sekrete që vepronin kundër Kosovës dhe shqiptarëve.


Rugova: Një fjalë e urtë popullore thotë: “ Qentë lehin por karvani ecën”


Naser Rugova antar i LDK-së ka thënë se në kohët e sotme po ndodhin ngjarje të pa kuptueshme për mendjen e njeriut.Ai ka thënë se këto veprime nuk janë as racionale e as normale, janë veprime të njerëzve me ego të sëmura dhe që ju mungon logjika e shëndoshë. “Kuvendi i Kosovës hapë dyert për mërgimtarët tanë, dhe një “ mërgimtarë” në institucionin më të lartë legjislativ para njerëzve, zyrtarëve, pjestarëve të sigurimit të kuvendit, shqyen foton e Presidentit të parë dhe historik të Kosovës. Ne duhet edhe ti kuptojmë njerzit me probleme psiqike dhe psiko – emocionale, tipat e tillë po bëjnë edhe gjëra tjera të rënda nëpër botë, por kur e kuptuam se kush ishte ky njeri, e kaluara e tij, miqësia e gjatë me “pushtetarët e fuqishëm” të vendit tonë, flet edhe për atë se ai ka munur të jetë i shtyrë nga dikush që ta bëjë atë akt qyqar”, ka thënë Rugova. Ai ka thënë se Presidenti Rugova është në zemrat e shqiptarëve gjithandej etnikumit shqiptar, vazhdon ende të citohet dhe përmendet nga burrështetasit më eminent të botës të cilët falë politikës së tij na ndihmuan dhe fituam lirinë dhe shtetin. “Vizioni i tij politik dhe nacional vazhdon ta përcjell shtetndërtimin e Kosovës, do e përcjell edhe për dekada të tëra, si babai themeltar i shtetit tonë.Për këta Bajramët dhe sojin e tillë të Haxhi Qamilëve vlen fjala e urtë popullore: “ Qentë lehin por karvani ecën”, ka thënë Rugova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi