PDK tenton të “djegë” Hashim Thaçin! Gresa BajraktariNGA GRESA BAJRAKTARI
Faqja 1 e 1

PDK tenton të “djegë” Hashim Thaçin!
NGA GRESA BAJRAKTARI
Hashim Thaçi
“Kundërshtimin e deputetëve të PDK-së e shoh në dy mënyra: e para, mund të jetë politikë e vetë Hashim Thaçit, i cili dëshiron të tregojë fuqinë e tij brenda ish partisë së tij, ashtu siç ishte rasti me votimin e Gjykatës Speciale dhe e dyta, mund të jetë partia e cila dëshiron që ta djegë ish liderin e saj, për t’ia humbur fuqinë që posedon, sepse në rast se nuk ratifikohet kjo marrëveshje, nënshkruesit e saj duhet të ndjekën penalisht”, ka thënë Krasniqi.
Çështja e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi vazhdon të jetë tema më e diskutuar politike.
Ratifikimi apo mosratifikimi i saj është ajo që deputetë e analistë japin mendimet e tyre.
Një debat për Demarkacionin është paraparë të mbahet me 3 gusht, megjithëse ende nuk dihet saktë nëse do të ndodh.
Në ndërkohë, kundërshtimet vazhdojnë.
E në anën tjetër, nënshkruesit e marrëveshjes këmbëngulin që të bëhet ratifikimi i saj.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi thotë se marrëveshja duhet të ratifikohet dhe se Kosova nuk humb asgjë nga kjo marrëveshje.
Por, së fundmi, kundër ish kryetarit të PDK-së, kanë dalë deputetë të kësaj partie, duke thënë se kufiri me Malin e Zi nuk është sipas Marrëveshjes, madje thonë se nuk janë as votat e mjaftueshme për ta votuar.
Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ka thënë se koalicioni qeveritar PDK dhe LDK nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka shtuar se mos votimi do të shkaktojë pasoja për Kosovën, andaj, sipas tij, duhet një ndërhyrje e bashkësisë ndërkombëtare pasi që siç ka thënë Haliti “Mali i Zi është në NATO dhe kushdo që e cenon është në problem me NATO-n”.
Kundër marrëveshjes së Demarkacionit është shprehur edhe shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili ka thënë se duhet arbitrazh ndërkombëtar për këtë çështje, duke shtuar se nuk e di nëse do ta votojë, pasi do të konsultohet me ekspertë për këtë.
Por, deputetët e ish partisë po dalin kundër asaj që ka nënshkruar dhe po kërkon të votohet, ish llderi i tyre.
Lidhur me këtë, analisti Islam Krasniqi ka thënë për gazetën Bota Sot se Thaçi po insiston me çdo kush të ratifikohet marrëveshja e Demarkacionit, ndërsa kundërshtimin e deputetëve e sheh në mënyra të ndryshme.

Një mendim ndryshe ka analisti Leon Duhanaj, sipas të cilit, kundërshtimi i deputetëve nuk ka të bëjë me individë apo presidentin Thaçi, por janë reflektim i tyre.
“Çështja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka shkuar aq larg duke u politizuar sa që për një kohë të gjatë si pasojë e kundërshtive, bojkoteve as nuk kishte gatishmëri për dialog konstruktiv dhe për zgjidhje. Demarkacioni është çështje me interes nacional dhe, si e tillë kërkohet të trajtohet me konsensus të plotë. Hamendësimet e deputetëve, janë të kuptueshme, pasi që është investuar maksimalisht në një propagandë që po tjetërsohet apo po shitet territor tradhtisht. Prandaj deputetët janë të pasigurt përderisa nuk dalin grupet eksperte me një vendim të përbashkët. Askush nuk dëshiron ta çoj dorën dhe të votoj një vendim që shkon në dëm të territorit të vendit. Në anën tjetër askush nuk dëshiron të bëhet pjesë e bllokadës e cila po ashtu shkon në dëm të integrimit të vendit”, ka thënë Duhanaj për gazetën Bota Sot.
Ai shton se data e 3 gushtit është e rëndësisë së veçantë, duke shpresuar që palët të ulen dhe të gjejnë zgjidhjen më të mirë për vendin.
Rebelim nuk e konsideron as zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili i ka thënë gazetës Bota Sot se kundërshtimi mund të jetë ndihmë për ata që ishin pro saj.
“Besoj që kjo mund të jetë një ndihmë për të gjithë ata që nuk ishin të vëmendshëm sa duhet, kur e kishin nënshkruar këtë marrëveshje. Ka plot raste që parlamentet nuk mund mendojnë njëjtë si qeveritë, për plot çështje. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme këtu. Përkundrazi është normale”, ka thënë Nitaj.
Në ndërkohë që kundërshtimet dhe pozicionimet pro votimit të Marrëveshjes së Demarkacionit vazhdojnë, mbetet të pritet data e 3 Gushtit, për të parë se çfarë do të ndodhë./BS/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AAK: Nuk ka koalicion me Hashim Thaçin kryeministër
» Labinot Tahiri e mbron Hashim Thaçin!
» Kimete Berisha:Hashim Thaçin për dëshmitar
» Daçiq në Prishtinë, pi kafe me Hashim Thaçin
» Mbreti Abdullah ka refuzuar të takohet me Hashim Thaçin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi