Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Zogaj:Të zhdukurit janë robër lufte

Shko poshtë

Skender Zogaj:Të zhdukurit janë robër lufte Empty Skender Zogaj:Të zhdukurit janë robër lufte

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 30, 2016 2:59 pm

Skender Zogaj:Të zhdukurit janë robër lufte


Skender Zogaj:Të zhdukurit janë robër lufte Auto_j1469810864

Skënder Zogaj

Kosova po numëron 17 vjet lirie, mirëpo ende 1.750 qytetarë të saj rezultojnë të zhdukur që nga koha e luftës. Familjarët në ankth presin të dinë çfarë ka ndodhur me ta, ku janë tretur e ku kanë mbetur, kush dhe përse i ka marrë?! Mbetjet mortore të mija personave që janë nxjerrë nga varrezat masive në Serbi dhe në qese najloni janë kthyer në vendlindje, vërtetohet xhenocidi shtetëror serb kundër popullatës shqiptarëve të Kosovës.
Dihet gjithashtu se Serbia bërë masakra masive në popullatën civile shqiptare, zyrtarisht nëpërmjet të ushtarisë, policisë, paramilitarëve nga Serbia dhe vullnetarëve serb të Kosovës që bashkërisht, kanë realizuar aksione të programuara për shfarosjen e shqiptarëve, me qëllim të spastrimit etnik të Kosovës. Ky është argumenti që e ka vu në veprim forcën ushtarake të NATO-s, e cila e ka penguar planin serb, duke e mposhtur ushtarakisht dhe duke e detyruar pushtetin serb të tërhiqet nga Kosova, e cila qe 17 vjet tenton të bëhet shtet i lirë dhe i pavarur. Mirëpo, ende nuk po arrin që ta sendërtoj plotësisht as lirinë dhe as pavarësinë, sepse, ende i mungon fuqia për të zgjidhur problemet e shumta dhe jetike shtetërore. Në këto probleme, pa fije dyshimi nga më të rëndësishmit janë 1750 shqiptarët që rezultojnë të zhdukur që nga koha e luftës në Kosovë...
2.
Familjaret e të pagjeturve qe 17 vjet jetojnë të përvëluar nga vuajtja e pafund, për më të dashurit e tyre, dhe s’reshtin së kërkuari ndihmën e shtetit, i cili në vazhdimësi premton se do të angazhohet më seriozisht, mirëpo, rezultatet mungojnë, sepse nuk mund të kryhet puna me krijimin e një Komisioni për hulumtimin e të zhdukurve, i cili pos mirëkuptimit të familjarëve, me fjalë ngushëlluese, pjesëmarrjes nëpër takime që organizohen sa për sy e faqe dhe deklaratave për publikun, nuk ka asnjë lloj force diktuese për zgjidhjen e problemit. Tepër zhgënjyes është qëndrimi i spektrit politik të Kosovës, që është treguar shfrytëzues brutal i fatkeqësisë së familjarëve të personave të zhdukur, sepse me këtë çështje është marrë vetëm gjatë fushatave zgjedhore, kur ka pasur nevojë për vota.
Të gjithë politikanët paturpësisht ka dhënë premtime të rreme. Kjo shihet nga fakti se, asnjë parti politike në Kosovë, nuk ka të programuar ndonjë veprimtari konkrete për të zbardhjen e fatit të njerëzve që me forcë janë marrë dhe për ta nuk dihet asgjë që nga viti 1999. As shoqëria civile nuk ka treguar vigjilencë minimale ndaj fatkeqësisë së njerëzve që Serbia i ka marr syrgjyn dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur me ta? Shoqëria civile po të ishte angazhuar më seriozisht, do t’i kishte ndikuar tek institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, që ta detyrojnë Serbinë për të dhënë llogari për krimet e bëra. Në këto rrethana të kota kanë qenë përpjekjet e Shoqatës “Thirrjet e nënave”, që nuk kanë reshtur së kërkuari zbardhjen e fatkeqësisë së njerëzve të pakur peng nga Serbia, por nuk e kanë arritur rezultatin e duhur.
Mungesa e rezultatit ka ndodhur për shumë arsye, e mbi të gjitha sepse - Shoqata nuk e ka përvetësuar në masën e duhur përkrahjen e shoqërisë civile, për të influencuar veprime konkrete të programuara gjithë popullore, por, ka vepruar si satelite e institucioneve shtetërore, të cilat kanë qenë shumë premtuese por, shumë pak të angazhuara seriozisht. 3. Gabimi thelbësor dhe i pafalshëm shtetëror i Kosovës është se, nuk e ka definuar saktë statusin e njerëzve që Serbia i ka rrëmbye me dhunë dhe ka syrgjynosur. Institucionet e Kosovës është dashur ta përcaktojnë qartë se, shqiptarët janë rrëmbyer me dhunë nga shteti serb, që i ka marrë si robër lufte, prandaj të këtillët nuk janë “të zhdukur” ose “të pagjeturit” siç gabimisht quhen, sepse, këta persona janë “të marrun peng” prandaj janë pastër - “robër lufte”! Pushteti serb i ka marrë me dhunë dhe gjithçka rreth tyre është bërë sipas planeve paraprakisht të programuara dhe të realizuara me ekipe dhe mekanizma speciale, nën mbikëqyrjen zyrtare.
Pra, gjithçka ka qenë e planifikuar dhe saktësisht e realizuar. Asgjë nuk ka qenë e rastësishme dhe e paqëllimshme. Njerëzit janë zënë dhe janë marrë si robër lufte, dhe kjo kategori është e mirënjohur në teorinë e luftërave dhe në praktikën e trajtimit të tyre gjatë e pas luftërave. Robërit e luftës janë – të marrunit peng, institucionalisht, me vendime zyrtare, nga strukturat e autorizura ushtarake - shtetërore, të cilat kanë punuar me saktësi evidencash dhe të gjitha veprimeve të tjera ndaj robërve të luftës. Kjo për arsye praktike të menaxhimit të situatës sipas vendimeve të veçanta për akte dhe veprime konkrete.
Fjala vjen, evidenca e numrit të robëruarve, personalit të angazhuar rreth tyre, mjeteve transportuese, vendi i marrjes dhe i bartjes së robërve, veprimet kundrejt tyre, vendi i vrasjes dhe ekzekutorët, përgatitësit e varrezës masive dhe të aktit të varrimit, e kështu me radhë gjithçka që është dashur për të hartuat raportin e ngjarjeve dhe rezultateve të luftës nga njësia më e vogël e deri te komanda qendrore! Pra ka funksionuar hierarkia zyrtare urdhëruese dhe mekanizmi i realizimit të urdhëresave, kështu Serbia i ka të sakta të gjitha evidencat për robërit e luftës dhe mënyrën e trajtimit të tyre.
Kjo tregon se njerëzit janë rrëmbyer, janë marrë peng, janë syrgjynosur dhunshëm, pra nuk janë zhdukur duke ikur nga armiku, por janë robëruar nga armiku, kështu që janë robër lufte. Si të tillë duhet të quhen dhe të trajtohen edhe 1750 personat për fatin e të cilëve duan të dinë familjarët dhe shteti i Kosovës. Për këta robër lufte duhet menjëherë duhet çështja të shtrohet në Bruksel, dhe Serbisë t’i kushtëzohet se, asnjë veprim tjetër nuk do të bëhet për serbët e Kosovës, para se të ndriçohet fati i të gjithë robërve të luftës, që janë problemi më i rëndësishëm që duhet të bisedohet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi