Dosja e Shefave IV: Ja si i kordinon veprimet Adem Grabovci me Hashim Thaçin

Hashim Thaçi dhe Adem Grabovci
Presidenti Hashim Thaçi, është treguar i kujdesshëm gjatë bisedave me Adem Grabovcin. Ai flet kryesisht me kode që i njohin vetëm ata. Megjithatë, Thaçi flet edhe për emra konkret të caktimit të njerëzve në institucione. Koordinon veprimet për t’i detyruar deputetët për të votuar për ligje. Shprehet i gatshëm të punojë sipas kërkesave të ndërkombëtarëve, teksa deklarohet se “do të luaj k... me amerikanët”. Insajderi sjell gjashtë biseda të presidentit Thaçi me Adem Grabovcin. Gjashtë tjera do të transmetohen në pjesën e dytë të hulumtimit.
Presidenti Hashim Thaçi është përgjuar duke komunikuar me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.
Komunikimi mes tyre është i rregullt dhe i vazhdueshëm. Ata konsultohen për gjithçka, madje edhe për caktime të njerëzve të tyre nëpër pozita të larta shtetërore.
Kur është puna për veprime të tilla, Thaçi, që aso kohe ishte kryeministër i vendit dhe lider i partisë më të madhe në pushtet, flet me kode.
Bashkëbiseduesit koordinohen që dy ligje të rëndësishme që i jepnin fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të Kosovës, të kalojnë në Kuvend me çdo kusht. Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit dhe ai për Hoqën e Madhe, herën e parë nuk ishin votuar. Thaçi mobilizohet që ligjet të rikthehen në Kuvend dhe duke u bërë presion, të votohen ato.
Presioni dhe kërcënimet e deputetëve konfirmohen nga bisedat tjera të Grabovcit me kolegun Shaip Muja, si dhe me Naser Krasniqin, i njohur si “Ftyra”.
Grabovci bisedon me “Ftyrën” i cili ishte në paraburgim, i akuzuar për Rastin Kleçka. Atij i tregon se e ka kërcënuar ish-kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, se nëse “nxjerr problem, me të merret ‘Ftyra’”.
Lexo edhe këtë: Publikohen përgjimet "Dosja e shefave III", tani flitet me emra, ja si i shajnë njerëzit
“Ftyra” ishte i akuzuar për krime lufte. Ndër veprimet e tij inkriminuese ishin edhe prerja e dy serbëve me kosë.
Gjatë bisedave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi me Adem Grabovcin, Jakup Krasniqit i referohen si “sheqer”, “sheqerash” e i “sëmurë prej sheqeri”. Këtë e bëjnë me përbuzje duke ia përmendur vazhdimisht këtë problem shëndetësor.
Insajderi ka pritur për më shumë se një javë përgjigje nga Presidenca duke ju ofruar paraprakisht edhe bisedat për t’i dëgjuar, por zyra e Thaçit nuk ka pranuar të deklarohet.
Në pjesën e parë të përgjimeve të Thaçit me Grabovcin, Insajderi sjell të përmbledhur gjashtë biseda të tyre.
Grabovci i raporton Thaçit për secilin veprim dhe zhvillim në Kuvend dhe në jetën politike.
Në një bisedë telefonike, Thaçi e pyet Grabovcin, se a ka ndryshuar Jakup Krasniqi.
“A ja kish lon’ ktij (Jakup Krasniqit) naj troh hiq?”, pyet Thaçi.
“Po ja ka lon. Po ai është me sheqer, burrë i fortë. Në mbledhje të grupit aty nisi do far filozofie pa lidhje…”, ia kthen Grabovci në mbledhjen e Kryesisë gjatë diskutimit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2012.
Ata vazhdojnë bisedën duke folur për dikë që mund të ketë pozitë në KEK, apo KOSTT, duke iu referuar “te dritat”. Grabovci i tregon Thaçit se dikush që i referohet si “Jarani” ka kërkuar që të mos preket ai “te dritat”.
“Ky jarani kish thon kha te dritat mos me e nguc…”, shton Grabovci.
“O, e di, hahaha…po m’vjen mirë qe ta paska thon edhe ty ai”, vazhdon Thaçi.
Lexo edhe këtë: Dalin pergjimet, zbulohet njeriu i nëntokës së PDK-së, ja biseda me Hashim Thaçin
“Hëhëhë…ai mu m’kish thanë ashtu që ai për Mujën… Muja m’duket s’ka konkurrue hiq edhe nja i Gilanit…”, vazhdon Grabovci duke folur për konkurse publike.
“Qata dy tham po i hjekim e…”, shton Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së.
“Ani, e ashtu po, ashtu po, për qata që thojn ata mos e prek, mos e prekni…”, i përgjigjet kryeministri Thaçi.
Grabovci më tej i thotë Thaçit se Gani Jashari i ka treguar se ka marrë premtim nga kryeministri për një pozitë. Por, Thaçi shton se nuk i ka premtuar, por vetëm i ka thënë që të bisedojë me Grabovcin.
“Unë s’i kom thonë. Ai ka bo llaf me mu, unë nuk i kom thanë”, përgjigjet Thaçi. “Tjetër send është me bo llaf, e tjetër send është me thonë’ bone’. Unë i kom thonë atij me fol me ty…”.
“Po de, ai… nëse je ti në rregull…”, shton Grabovci.
“Jo unë, hajt gjoja dikun tjetër jo bash aty…”.
“Ok. Ok”, përgjigjet Grabovci.
“Ai far komunisti…”, vazhdon Thaçi.
Bashkëbiseduesit vazhdojnë bisedën duke folur për dikë që i referohen “dosti”.
“Kur e le me ja çu atij dostit ato letrat? A fole me to”, pyet Thaçi.
“Ati…kur… ss… s’i mora unë. A jon te Abelardi (Tahiri këshilltar i Thaçit ) a te kush jonë”, pyet Grabovci.
“… Le pra le se unë kthena të ejten ti ja jep…”, vazhdon Thaçi.
Në një bisedë tjetër telefonike mes tyre, ata flasin për debatet televizive lidhur me komunikimin e kryeministrit me qytetarët e veriut dhe intervenimin në veri të Kosovës për vënien nën kontroll të dy pikave kufitare. Këtë hap ata e quajnë historik.
“Për bisedimet e kryeministrit të vendit me qytetarë të veriut”, thotë Grabovci.
“T’lutnaaa… qytetarët tanë…shtëpia është e jona e përbashkët duhet ta ndërtojmë dhe ta zhvillojmë”, shton Thaçi.
“Kryeministri i përmbushë obligimet kushtetutore dhe ligjore, për të komuniku me t’gjithë qytetarët e vendit”, tregon Grabovci se cfarë ka thënë në Klan Kosova.
“ Hej, po të tregoj detajet… Osht vendim historik që do të shpallen me 25 korrik për me marr nën kontroll të gjithë territorin e Kosovës, ashtu është ma lehtë”, thotë presidenti Thaçi.
“Paj, hiq mos ki dert”.
“Me Jakupin a ke nejt a, si osht a?”, pyet Thaçi
“Me Jakupin…jashtë osht”,, përgjigjet Grabovci.
“Po a, e i qimi nonës”, vazhdon Thaçi për të vazhduar bisedën për Azem Sylën, të cilin thonë se e ka marrë dreqi. Bashkëbiseduesit flasin për dy persona që i referohen si Rexha e Nuhat, ë cilët duan t’i rehatojnë në ndonjë institucion.
Thaçi i tregon Grabovcit se e ka ndreq Azem Sylën.
“Azemin ta kom ndreq”, thotë ai.
“O Azemin e ndreqt, dreqi ato e ndreqt”, komenton Grabovci.
Grabovci i tregon Thaçit se ka biseduar me Ambasadën Amerikane, të cilët janë pajtuar me këtë gjë. Thaçi e porosit Grabovcin që t’u thotë amerikanëve se çfarëdo që kërkojnë ata, për të është në rregull.
“Nejse, unë bisedova me kta të Ambasadës… Amerikane, e kta e kanë ndryshu atë kërkesën e parë…”. “Edhe kta t’Ambasadës më than edhe me shku qishtu qysh o, qysh u propozu sot, tha nuk dëmton kurgjo veç ndikon pozitivisht”.
“E kom lon në mëngjes… n’mëngjes e kom lon edhe niher me Aleksin edhe me ata…”, tregon Grabovci. “Po de, thuj unë fola edhe me kryeministrin, thuj nuk ka ktu naj efekt, ai po pajtohet qysh të thoni ju”, vazhdon Thaçi.
“U ba”, thotë Grabovci.
Thaçi i thotë Grabovcit se do të luaj k… me amerikanët.
“Hajt se luj koqe me ta, veç i thom të gjitha këto vendime kanë qenë në fuqi, po s’kanë qenë të vëmendshëm deputet që kanë votu…”, vazhdon ish-kryeministri.
“Okej”, pajtohet Grabovci.
“Hajde, të përqafoj fort ty”, thotë Thaçi teksa i tregon se të nesërmen do të ketë takim me sekretaren amerikane, Hillary Clinton. Thotë se ka me plas opozita.
“Ata kanë me plasë”, thotë Thaçi.
“Shumë mirë, shumë mirë! Hej, unë u tuta mos po të, mos t’ka dëmtu ty atje…”, tregon shqetësimin Thaçi.
“Jo, qëllimi i tyne u kanë tjetër kund, ndëgjo tjetër… Ligjin për Prizrenin mos e shti pa kanë aty”.
“U hjek ai deri sa të vish ti…”, përgjigjet Thaçi.
“U kry, hajde të përqafoj”, vazhdon Thaçi.
Në një bisedë tjetër, Thaçi e Grabovci flasin për dikë që i referohen si Dalip, i cili kërkonte takim me Thaçin. Merren vesh për një takim.
Grabovci e pyet shefin se kur dëshiron ta përuroj rrethrrotullimin që lidh magjistralen e Mitrovicës me atë të Pejës, në lagjen Lakrishtë.
Por, Thaçi nuk ndjehet krenar me këtë vepër, ndërtimi i së cilës kishte zgjatur shumë vjet.
“Hiç sum konvenon mu dok unë aty te ura… Jo bre, pse a mos mu krenu unë aty a? Po le bre mos ja qi nanën… Ministri le ta bon, po hajde”, thotë Thaçi.
Në një bisedë tjetër, bashkëbiseduesit përshëndetën në gjuhën serbe dhe vazhdojnë të flasin për zhvillimet në Kuvend dhe problemet që po u shkaktonte Jakup Krasniqi.
“A ja kem kthy, Jakupi na boni do çivia”, tregon Grabovci.
“Jakupi e kthej e rikthej në rivotim. Ditën e dytë”, vazhdon Grabovci duke iu referuar Ligjit për veteranët.
“… osht drejt qashtu me ja bo na… Po të thom drejt. Po le të hin qatu mos po të hin nga Shtabi i Përgjithshëm ma të mirë se ata”, thotë Thaçi.
“Jakupi dul shpëtimtarë aty a?”, e pyet Thaçi Grabovcin.
Sqarim: Në shkrimin e sotëm Dosja e Shefave është përvjedhur një gabim. Nuk bëhet fjalë për Nasen Krasniqin i njohur si “Ftyra”, por për Naser Shalën. Kërkojmë ndjesë nga Naser Krasniqi për këtë lëshim të paqëllimshëm./Insajderi.com

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Publikohen përgjimet "Dosja e shefave III", tani flitet me emra, ja si i shajnë njerëzit
» AAK: Nuk ka koalicion me Hashim Thaçin kryeministër
» Eqrem Kryeziu, një pyetje për Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin?!
» Daçiq në Prishtinë, pi kafe me Hashim Thaçin
» Labinot Tahiri e mbron Hashim Thaçin!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi