Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Publikohen përgjimet "Dosja e shefave III", tani flitet me emra, ja si i shajnë njerëzit

Shko poshtë

Publikohen përgjimet "Dosja e shefave III", tani flitet me emra, ja si i shajnë njerëzit Empty Publikohen përgjimet "Dosja e shefave III", tani flitet me emra, ja si i shajnë njerëzit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 04, 2016 4:17 pm

Publikohen përgjimet "Dosja e shefave III", tani flitet me emra, ja si i shajnë njerëzit

Publikohen përgjimet "Dosja e shefave III", tani flitet me emra, ja si i shajnë njerëzit Auto_edd1470315955

Adem Grabovci

Një nga bisedat telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit shpallosë mënyrën më të errët se kush duhet të jenë anëtarët e Bordit të Ujësjellësit të Prizrenit. Grabovci bashkë me Njazi Kryeziun marrin vendimin përfundimtar, përtej kualiteteve të kandidatëve.
Kriter për ta është vetëm nëse kandidati është i tyre. Biseda dëshmon se kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha është zgjedhur nga PDK-ja. Hoxha një kohë ka qenë edhe ushtrues detyre i kryeprokurorit të Shtetit.
Adem Grabovci dhe Njazi Kryeziu, kanë vendosur se kush duhet të jetë anëtarë të Bordit të ndërmarrjes së ujësjellësit të Prizrenit.
Në një bisedë telefonike në mes të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe nënkryetarit të PDK-së, Dega në Prizren, Njazi Kryeziu klasifikohen kandidatët në mënyrën më klandestine.
Grabovci, që i telefonon Kryeziu ia lexon 34 emra kandidatësh. Ata seleksionohen nga Kryeziu. Bashkëbiseduesit heqin nga lista kandidatë që nuk u përkasin atyre.
Në këtë bisedë të zhvilluar në nëntor 2011, dëshmohet se PDK-ja në Prizren ka zgjedhur për kryeprokuror, Sylë Hoxhën i cili në të kaluarën ishte zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hoxha ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga kjo parti.
Teksa Grabovci ia lexon emrat e kandidatëve, Kryeziu i seleksionon ata duke i hequr nga lista kandidatët që i konsideron se nuk janë të PDK-së, por të Eqrem Kryeziut dhe Fatmir Limajt.
Në këtë përgjim tregohet po ashtu se edhe deputeti Nait Hasani, kishte shtyrë përpara emërimin e një të afërmi të tij, por që Kryeziu e heq nga lista.
“34 kanë konkurs”, e njofton Grabovci posa nis biseda.
“Esat Krasniqi, Dalip Hoda, Habib Elshani, ky shkon”, vazhdon ai teksa merr sugjerimin që Esatin ta mbajë të parin në listë.
Ata vazhdojnë heqjen nga lista të shumicës së kandidatëve duke i sharë e fyer dhe duke konstatuar se nuk janë të “tyre”.
Për Fadil Kryeziun, një aktivistë i LDK-së në Prizren, Njazi Kryeziu thotë se duhet të hiqet nga lista sepse mund të veprojë njëjtë si Sylë Hoxha.
“Kush i ka premtu, mos osht dikush prej tonve i paska premtu nashta”, pyet Kryeziu
“Jo, jo s`të thom unë me shti atë, qysh kemi me shti atë po ja bajmë me ta si me Sylë Hoxhën tani na e qin nanën”.


Insajderi sjell të plotë bisedën mes Grabovcit dhe Kryeziut.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi