Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Rio 2016”, startojnë Lojërat Olimpike

Shko poshtë

“Rio 2016”, startojnë Lojërat Olimpike Empty “Rio 2016”, startojnë Lojërat Olimpike

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 06, 2016 10:22 am

“Rio 2016”, startojnë Lojërat Olimpike

“Rio 2016”, startojnë Lojërat Olimpike Auto_RIOEC8604P7QM_1536x8641470466708

Rio de Janeiro, Flamuri i Kosvës i barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse


Kampionia e Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi u ka prirë tetë garuesve të Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike.

(E plotësuar) -- 19 antarët e ekipit olimpik të Kosovës kanë parakaluar me krenarinë më të madhe të mundshme në Maracana, ku 100 mijë shikues panë spektaklin e gjallë të hapjes së Lojërave Olimpike.


“Rio 2016”, startojnë Lojërat Olimpike 850x636_RIOEC851UNBDS_1536x8641470444801

Parakalimi filloi me Shqipërinë, derisa erdhi momenti i madh për Kosovën.
8 sportistë  do të përfaqësojnë shtetin e tyre në këto Lojëra Olimpike, të parat në histori për vendin tonë.
Flamurin e Republikës së Kosovës e barti me plot krenari Majlinda Kelmendi, sportistja më e suksesshme e shtetit tonë.
Kampiona e botës në xhudo e cila demonstron fuqi dhe tregohet e paluhatshme kur është në ring, ajo megjithatë tregoi anën e butë kur bëhet fjalë për vendin e saj, ku edhe sytë ju mbushën lot teksa kaloi në legjendaren Maracana duke mbrojtur ngjyrat e shtetit të saj.

“Rio 2016”, startojnë Lojërat Olimpike Auto_majlinda-1-11470447123


Për Kosovën, medalja e parë mund të vijë pikërisht nga Majlinda Kelmendi, teksa edhe sportistët tjerë si Rita Zeqiri (not) dhe Nora Gjakova (xhudo) na lënë të shpresojmë për medalje të para në këto Lojëra Olimpike.
Garat e para për Kosovën do të zhvillohen në shigjetari me fillim nga ora 13:30 të shtunën.
“Rio 2016”, startojnë Lojërat Olimpike
Në Rio de Zhaniero të Brazilit kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike 2016.  Ceremonia e hapjes u zhvillua në stadiumin e famshëm të Marakanas. Lojërat Olimpike në Rio 2016-të janë të 31-ta në historinë e olimpiadave.

206 janë shtetet që marrin pjesë në këtë olimpiadë me rreth 12 mijë atlet, prej të cilave 6200 meshkuj dhe 5100 sportiste femra.

Ceremonia e Hapjes së kësaj Olimpiade ka kushtuar 10 herë më lirë se sa ceremonia e hapjes së Olimpiadës së fundit në Londër 2012.

Ndërkohë që gjithë përgatitjet për Olimpiadën i kanë kushtuara Brazilit rreth 4.58 miliardë dollarë.

Bileta për të parë ceremoninë e hapjes është më e shtrenjta e shitur ndonjëherë, 1400 dollarë, ndërkohë që më e lira kushton 60 dollarë.

Do të ketë 28 sporte, dy prej tyre janë të rinj në këtë Olimpiadë, si golfi që rikthehet pas 112 vitesh dhe një sport i ri që është rregbi.

Skuadra më e madhe Olimpike janë Shtetet e Bashkuara me 556 sportistë, të ndjekur nga Brazili me 469, Gjermania me 424, Australia 421 dhe Kina 404, ndërkohë që Shqipëria merr pjesë me 6 sportistë.

Gjithsesi ka edhe një skuadër më të vogël që konsiderohet më e vogla e Olimpiadës, ato janë Ishujt e Paqësorit të Jugut, të cilat kanë vetëm një sportist që do të marrë pjesë në garën e 100 m atletikë.

Legjenda e futbollit brazilian, Pele pritej të mbante në duart e tij flakën olimpike e ta vendoste atë drejt kusisë, por nuk ka mundur dot të jetë i pranishëm për shkak të problemeve të rënda shëndetësore që ka pasur.

Edhe pse dihej gjendja e tij, u shpresua deri vonë mbrëmjen e sotme, që ai të mbante pishtarin. 75-vjeçari fitues i tri kampionateve botërore i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në legen gjatë dhjetorit, ndaj dhe e ka të nevojshme mbajtjen e një shkopi për të ecur.

 
Historike/ Flamuri i Kosovës valon i barabartë në Rio

“Rio 2016”, startojnë Lojërat Olimpike 850x636_CpITNPQWYAANurx1470437917


Ritmet samba janë më shumë sesa të kumbueshme në Rio de Janeiro, teksa flaka olimpike është thuajse gati të hyjë në stadiumin e famshëm të futbollit “Maracana”, për të zyrtarizuar edhe fillimin e Lojërave Olimpike të kësaj vere pasditen e kësaj të premteje.

Brazili po përpiqet që të harrojë përkohësisht të gjitha ngjarjet kontroversiale, problemet dhe protestat, pasi ky është vërtet momenti i duhur për të festuar.

Në qytetin bregdetar ikonë ekziston një atmosferë e ngjashme me ato të karnavaleve dhe kjo është vënë re që prej së enjtes mbrëma, kur flaka olimpike parakaloi përmes Madureiras, zonës veriore të Rios, e njohur në mbarë botën për shkollat e saj tradicionale të sambas. Këngëtarja veterane Tia Surica u emocionua jashtë mase kur mori flakën olimpike në duart e saj.

“Kam parakaluar në Sambadrome (stadiumi i sambas në Rio) çdo vit. Por kjo ishte një surprizë për mua dhe mbeta e mahnitur. Një ndjenjë që do ta mbaj në kujtesën time përgjatë gjithë jetës”, tha ajo.

Ceremonia e hapjes që do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të premteje, do të shihet nga 50 mijë njerëz të pranishëm në stadium, por edhe nga afro 3 miliardë të tjerë anembanë botës përmes televizioneve.

Lojërat e 31-ta Olimpike verore, e të parat e organizuara në Amerikën e Jugut, do të zhvillohen deri më 21 gusht. Organizatorët shpresojnë që fillimi i tyre të mund të shuajë muajt e fundit të publiciteteve negative për Rio de Janeiron, që është trumpetuar qoftë për ujin dhe ajrin e ndotur, madje edhe për të meta në çështjet hidraulike. Ndërkohë që fshatin olimpik, më së shumti e ka shqetësuar virusi “Zika”, për të mos folur për çështjet ekonomike dhe ato presidenciale.

Legjenda e futbollit brazilian, Pele pritej të mbante në duart e tij flakën olimpike e ta vendoste atë drejt kusisë, por nuk ka mundur dot të jetë i pranishëm për shkak të problemeve të rënda shëndetësore që ka pasur. Edhe pse dihej gjendja e tij, u shpresua deri vonë mbrëmjen e sotme, që ai të mbante pishtarin. 75-vjeçari fitues i tri kampionateve botërore i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në legen gjatë dhjetorit, ndaj dhe e ka të nevojshme mbajtjen e një shkopi për të ecur.

Ndërkohë, atletët e shumtë dhe vizitorët nga mbarë bota po priten në Rio me një “mirëseardhje shumëngjyrëshe”, kjo falë projekteve të shumta dhe të mahnitshme të pikturave të rrugës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi