Ëndrra e shuar olimpike
Ëndrra e shuar olimpike
Ëndrra e shuar olimpike
Marrë parasysh kushtet ekonomike dhe sociale me të cilat përballet Kosova tash e sa kohë, zhvillimi i sportit kërkon mund dhe sakrificë nga vet sportistët.
Por, edhe kur arrihen rezultate, të cilat janë të lakmueshme jo vetëm për konkurrencën e brendshme sportive në Kosovë, por edhe jashtë saj, sportistët kosovarë vazhdojnë të jenë të bllokuar dhe izoluar nga skena ndërkombëtare e sportit.
Kështu vlerësojnë sportistët, ata që janë përgjegjës në mekanizmat sportiv, si dhe zyrtarët qeveritarë përgjegjës për sportin.
Ditë më parë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, përfundimisht dha përgjigje negative për pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Lojërat Olimpike që sivjet pritet të mbahen në Londër.
Urata Rama, nga Pozhorani i Vitisë, e dalluar në sportin e shenjëtarisë, është njëra prej sportisteve kosovare që kanë arritur dhe tejkaluar normat olimpike në disiplinat përkatëse.
Ajo thotë se i është dashur mund dhe angazhim i madh për ta arritur këtë rezultat, por vendimi i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ia ka shuar ëndrrat asaj, si dhe kolegëve dhe kolegeve të saj, duke ua mohuar mundësinë që të jenë të barabartë me kolegët e tyre në botë.
“Është normale që të ndjehesh keq, kur e bën një lloj analize ose krahasimi. Krahasohesh me një sportist që e ka të njëjtin rezultat, por ai lirisht as nuk e mendon çështjen e pjesëmarrjes në Olimpiadë. Ai vetëm mendon se sit ë arrijë rezultate më të mira dhe ta përfaqësojë vendin e vet”.
“Ndërsa, ne, këtu në Kosovë, po ballafaqohemi çdo herë me këtë problemin tjetër, atë politik, të cilin e kemi çdo herë në mendje. Ne po ushtrojmë, por s’jemi të barabartë me të tjerët”, thotë Urata Rama.
Cila ishte arsyeja pse sportistëve kosovarë nuk iu mundësua pjesëmarrja në Olimpiadën në Londër?
Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës thotë se arsyeja është politike.
Sipas tij, Kosova është dashur t’i plotësojë dy kushte për pjesëmarrje.
Kushti parë, i natyrës teknike, që nënkupton anëtarësimin e pesë federatave të sporteve në federatat gjegjëse ndërkombëtare, ishte plotësuar.
Por, siç thotë ai, Komiteti Ndërkombëtar Olimpi ka theksuar se kushti i dytë, i natyrës politike, që nënkupton njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, nuk është plotësuar.
“Kriteri politik nuk është plotësuar, sepse, do të thotë, Komiteti Olimpik duhet t’i takojë një shteti të pavarur dhe të njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Në argumentet tona, se 90 shtete më të fuqishme dhe demokratike na kanë njohur, ata e kanë një përgjigje se ‘janë edhe 103 shtete që nuk ju kanë njohur’. Nuk kanë dashur që të marrin një vendim, që ndoshta do të kishte reperkusione politike edhe më të mëdha dhe që do të sillte ndoshta edhe deri te tronditja e tërë lëvizjes olimpike”, shprehet Hasani.
Ndryshe, Aziz Salihu, ish-boksier kosovar dhe pjesëmarrës i trefishtë në Lojëra Olimpike gjatë kohës kur garonte në kuadër të ish-Jugosllavisë, shprehet mjaft i revoltuar për faktin se sportistët kosovarë kanë mbetur të izoluar nga arena ndërkombëtare e sporteve.
“Është gjynah, qe 26 vjet sportistët e Kosovës nuk marrin pjesë. Është turp, sepse, unë mendoj që këto shtete që na kanë pranuar ne edhe në sport do të na pranonin. Por, nuk kemi bërë asgjë që të marrim pjesë në Olimpiadë. Kjo Olimpiadë shkoi si shkoi, por frikohem që mos po ndodhë përsëri që edhe në Olimpiadën e ardhshme të mos shkojmë”, thekson Salihu.
Por, Malsor Gjonbalaj, këshilltar politik i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, thotë se institucionet e Kosovës i kanë shteruar të gjitha mundësitë për të arritur që të sigurojnë pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Olimpiadën në Londër.
“Institucionet e Kosovës, përkatësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministri Krasniqi i kanë bërë të gjitha përpjekjet që kanë qenë legjitime dhe të mundshme që të bëhet, që pjesëmarrja e Kosovës në ‘Londra 2012’ të jetë me prezencën e sportistëve tanë atje. Megjithatë, mendoj se është bërë një shkelje e të drejtave të njeriut së pari, si dhe thyerje e Kodit dhe Kartës Olimpike”, bën të ditur Gjonbalaj.
Ai shton se institucionet e Kosovës nuk do t’i ndalin përpjekjet që të bëhen pjesë e institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare të sportit, siç është edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Ndryshe, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës kanë theksuar se në një letër të cilën ua kanë dërguar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, është thënë se ky i fundit do ta shqyrtojë kërkesën e kosovarëve në mbledhjen e parë të radhës.
Por, kjo mbledhje pritet të mbahet në dhjetor të këtij viti, gjë që do të thotë, pas Olimpiadës së sivjetme në Londër./rel

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Prostituta per te shuar urine
» Vetëvendosje: SHIK-u nuk është shuar asnjëherë
» “Rio 2016”, startojnë Lojërat Olimpike
» Lojërat Olimpike 2020 në Stamboll?
» Besnik Dizdari: 70 vjet të Kupës së “shuar” të Shqipërisë…

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi