Agim Kasapolli-Deri kur më kështu, he kuku për ne?!
Faqja 1 e 1
Agim Kasapolli-Deri kur më kështu, he kuku për ne?!
Agim Kasapolli-Deri kur më kështu, he kuku për ne?!
Një koleg i imi, me kombësi serbe, i cili ka qenë njohës shumë i mirë i çështjes shqiptare, pak para se të shkatërrohet Jugosllavia, më kujtohet, me të pata polemika jo edhe fort të këndshme lidhur me situatën që mbretëronte atëherë në ish-Jugosllavi. Kjo ndodhi në udhëtimin e fundit që e kisha si komentator sportiv i RTP-së në Saragosa të Spanjës, mes tjerash, më pati thënë: Ju shqiptarët jeni popull shtetlakmues, por jo edhe shtetformues! Dhe natyrisht m’i argumentoi shumë shembuj konkretë, të cilët gati asnjë s’desha t’ia pranoj! Sot pas 26 viteve kur ai më nuk jeton, të gjithë ata shembuj mjerisht po i shoh dhe po i përjetoj rëndë në çdo kohë dhe çdo rast, ku ditë për ditë ndodhin keqpërdorime marramendëse në të gjitha segmentet e shoqërisë, të cilat po bëhen në emër të "viktimizimit për shtetin" dhe në emër të kësaj, sidomos në sportin kosovar shumica e atyre që i prijnë kësaj lëmie me decenie, bëjnë zhvatje, e përkrahin nepotizmin.
Keqpërdorimet janë pjesë përbërëse e punës së tyre. Bëjnë kuvende zgjedhore të kurdisura, uzurpojnë postë, bëjnë udhëtime të kota, i përvetësojnë meritat, udhëheqja e KOK-ut dhe federatave, si dhe asociacioneve tjera sportive, udhëhiqen nga njerëzit e dënuar me burg. Ka edhe aso federata që udhëhiqen nga komandantët dhe vëllezërit e tyre. Ka edhe persona të cilët gjatë okupimit haptas punuan kundër pavarësimit të sportit dhe ishin në anën e regjimit të Millosheviqit. Sot disa nga këta mbajnë nga dy e më shumë postë dhe për këtë askush nuk brengoset dhe as që iu intereson. Me rëndësi sot në Kosovë është të jesh pjesë e klaneve që veprojnë për interesa personale dhe sidomos me rëndësi të veçantë është të jesh i rreshtuar dhe i dëgjueshëm ndaj pushtëtit. Pas luftë "për merita në pavarësimin e sportit" u dekoruan edhe ata që ishin kundër pavarësisë së Kosovës dhe sportit kosovar, dekoratat i ndau ish-presidentja Atifetë hanëmablla. S’është për t’u habitur se si u gjendën në lista njerëzit e tillë?! Dhe të gjitha këto bëhen në emër të Kosovës, gjoja për të mirën e Kosovës. Ju kujtohen lojërat verore evropianë në Baku, kur delegacioni i Kosovës ishte numerikisht më i madhi në krahasim me të gjitha vendet tjera pjesëmarrëse dhe medalja e Nora Gjakovës i amnistoi të gjitha sorollatjet dhe mospunën e KOK-ut. Kryetari KOK-ut, Besim Hasani, këtë detyrë e ushtron qe 20 vjet dhe e luan rolin e sulltanit, deri më tash katër nënkryetarë kanë dhënë dorëheqje, dhe të gjithë ky i zëvendëson me pajdasha të vet pa asnjë procedurë dhe është praktikë e tij t’i shpërblejë të dëgjueshmit me udhëtime nëpër dynja. Edhe pse të gjithë anëtarët e bordit janë nga Prishtina, për mbledhjet që i mbajnë marrin mëditje, kuptohet me para të taksave, sepse ne jemi i vetmi vend në botë që paratë për aktivitete sigurohen nga buxheti.
Të gjitha vendet tjera me kohë shpenzimet e aktiviteteve olimpike i realizojnë nga sponsorët. Në Rio sulltani do të udhëtojë me 8 sportistë dhe me një armatë të tërë të delegacionit, atje do të jenë sipas të gjitha gjasave anëtarët e bordit të famshëm të KOK-ut, këshilltarët, zyrtarët të departamentit por jo të gjithë, por vetëm ata që janë pjesë e klaneve të KOK-ut. Mirëpo kësaj here nuk u përsërit "gabimi" i rastit Baku, kësaj here në konferencat për media asnjëherë s’u kumtua numri i saktë i këtyre "brigadave të kuqe" që udhëtojnë në Rio, sikur në heftebash me mëditje të parave të shtetit më të varfër në Europë. Pas pranimit të KOK-ut në atë ndërkombëtar më së paku merita kanë këta që sot krekosen. Ai i cili e bëri gjithë punën e pranimit kryetari i KON-it, Z. Tomas Bah, në saje të argumentit të fortë që e pati se Kosova nuk mund të ngelet jashtë familjes olimpike kur ky vend ka kampion botëror në xhudo e ajo është Majlinda Kelmendi. Ky fakt i detyroi të gjithë asamblistët botërorë të votojnë pro pranimit të Kosovës dhe pa asnjë votë kundër Kosova u pranua në KON. Z. Tomas Bah miku ynë i madh pas pranimit, vizitoi Kosovën dhe u befasua me parregullsitë që i pa dhe kërkoi nga sulltan Hasani urgjentisht të kryhen brenda muajit reformat në KOK, që do të thotë se të gjithë ata që në bord përfaqësojnë sportet që nuk janë në familjen e KON-it, të zëvendësohen me përfaqësuesit e sporteve olimpike.
U kërkua që urgjentisht të bëhen edhe reforma tjera. Mirëpo edhe pse kaluan më tepër se 17 muaj dhe në ndërkohë u mbajt edhe një kuvend i punës, ku pritej të ndodhin ndryshime rrënjësore, ky kuvend ishte kuvend i turpit, ku raporti financiar gati u bë mollë sherri, mirëpo "falë” monitorueses së departamentit të sportit Afërdita Fazliut e cila është pjesë e pandashme e këtij klani, kjo temë në saje të ujdurmave të saj që me vite të tëra kjo, merreni me mend, të gjitha federatat i monitoron dhe është personi, i cili për punë koti tri herë botës i ka rënë rreth e përqark me mëditje u mur vesh?! Dhe është maestro me dredh e zhdredh dhe tema e raportit financiar në këtë kuvend më shpejtësi u mbyll pa asnjë rezultat. Ndërsa ajo që ishte urgjente dhe e domosdoshme, reformat që i kërkoi z. Bah as që u vunë në rend të ditës!? Kurse monitoruesja Fazliu i futi veshtë në lesh. Falë kësaj tani në Rio udhëton sulltan Hasani me pajdasha të vet të moçëm pa e prekur asnjë presje në statut. Shpresën për ta vazhduar ende sundimin në këtë post sulltan Hasani e ka te vazhdimi i mëtutjeshëm i mosfunsionimit të federatave e sidomos shpresa e tij dhe pajdashave të vet është te suksesi i Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës, të cilat sipas të gjitha parashikimeve, sidomos Majlinda është kandidat i pakontestueshëm në luftë për medalje pse jo edhe për atë të artën kur dihet se momentalisht është e radhitur në pozitën e parë të ranglistës botërore. Ky sukses iu mundëson t’i sjellë në harresë ilegalitetin e komitetit olimpik të Kosovës dhe kamuflimin e mospunës së tyre me decenie. Me qëllim si përmenda suksesin eventual të 6 sportistëve tjerë që udhëtojnë në Rio, sepse është e pamundur që me rezultatet që i kanë, që s’janë as të nivelit ballkanik, të futen në konkurrencë për medalje.
Në lojëra olimpike nuk ka rastësi 6 sportistë tjerë pa mëdyshje se meritojnë më tepër se kaq, por përfshirja e tyre në ekspeditë është bërë vetëm për t’ua siguruar vendet trajnerëve të cilët janë edhe kryetarë të federatave që është rast i vetëm në botë, kjo ndodh të ne, sepse këta votojnë vazhdimisht për sulltanin. Trajneri dhe kryetari i shenjëtarisë, Ali Pllana, i cili udhëton në Rio, me një qitëse, është në moshën 81-vjeçare dhe këtë post e ushtron plot 60 vjet, me siguri ky do të jetë trajneri dhe kryetari i cili do të futet në librin e genisit. Këtu qëndrojnë ujdurmat e rritjes së numrit të sportistëve në tetë sa për sy e faqe! Ky sulltan, sa i përket mediave gati të gjitha i ka në kontroll të plotë, sepse shumica e gazetarëve vizën e marrin për udhëtime në LO nëpërmes KOK në Rio, drejtorin e Programit imformativo-politik të TV21, Eugen Saraqini, njëherësh kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, është i caktuar që të udhëtojë si shef i delegacionit. Po cilit delegacion, kur të gjithë garuesit udhëtojnë me trajnerët e tyre dhe kryetarët! Po a dini sikur ky njeri të mos ishte pronar i TV 21, sulltan Hasani nuk do ta caktonte si shef të delegacionit as në olimpiadën fshatare, i cili eventualisht do të mbahej në Zllakuqan! Në një emision tjetër të TV Klan Kosova gati ndodhi skandal, gazetari e pyeti notaren Rita Zeqirin: pse nuk është me të në Rio trajneri që e stërvit. Ajo me të drejtë i tha gazetarit që këtë pyetje më mirë është t’ia drejtojë Besim Hasanit. Nga përgjigja e sulltan Hasanit, i cili tingëllonte gjysmëkërcënues u kuptua se trajneri i saj nuk i takon klanit të quajtur KOK.
Pas identifikimit të delegacionit më numerik të Kosovës që ishte në Baku, dhe kritikave të mëdha që u bënë nga mediat dhe shoqëria civile, si duket KOK-u për delegacionin, i cili do të udhëtojë në Rio, opinioni do ta informojë pas përfundimit të LO “Rio2016”! A s'flasin këto pisllëqe që janë vetëm një pjesë e ujdurmave se vërtet në jemi popull shtetlakmues?! Po si ishte dashur të dukej ekipi dhe delegacioni ynë olimpik që të veprojë si popull shtetformues ashtu si vepron mbarë bota civilizuese. Lista e të gjithë udhëtarëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në “Rio2016” është dashur të publikohet për mbarë opinionin së paku dy muaj para fillimit të garave, për secilin sportist dhe trajner e sidomos për secilin zyrtar me shkrim të argumentohet arsyeja e udhëtimit të tyre. Në pjesëmarrjen e parë do të ishte mirë që para botës të prezantohemi me dy xhudistet që e kanë arritur normën olimpike dhe si i treti i ekspeditës të jetë trajneri Kuka, i cili krijoi këto heroina. Kurse ekspedita gjithëpërfshirëse t’i numërojë pesë anëtarë. Në tribunën solemne me këtë formacion të sportistëve me normë të plotësuar në parakalim me Driton Kukën, Majlindën dhe Norën, Hashimi në krejt karrierën politike si kryeministër dhe tani si kryetar për herë të parë ka pasur rastin të jetë i barabartë me të gjithë homologët e tij, sepse në parakalim Kosova e dalë nga lufta kontribuon me dy norma olimpike që do të thotë se ne nuk kemi nevojë për thirrje, bile fitorja e Majlindës do ta përmirësonte imazhin e humbur, ndërsa 6 sportistët tjerë që u ftuan nga organizatori duhet ta kuptojnë se ka kaluar koha e thënies së Pjer Dekubertënit se pjesëmarrja është me rëndësi, tani zhvillimet dhe të arriturat e një shteti maten edhe me rezultatet e arritura në LO.
Kjo që po ndodh te ne do ta përfundoja me thënien e Frojdit se në kohëra të vështira bërllogu del në sipërfaqe.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ramiz Dërmaku: Deri kur, kështu o shqiptarë!?
» Deri kur kështu?-‘Zogu’ i Tunës plagiat nga serbishtja (2 VIDEO)
» Agim Gashi Poet:Keshtu pritej miku...
» AGIM GASHI - KUSHTUAR NJÊ “MUSLIMANJEJE” E CILA SHAU KËSHTU
» Sejdiu: Kuptojeni se Kosova nuk është nën juridiksionin e Serbisë!
» Deri kur kështu?-‘Zogu’ i Tunës plagiat nga serbishtja (2 VIDEO)
» Agim Gashi Poet:Keshtu pritej miku...
» AGIM GASHI - KUSHTUAR NJÊ “MUSLIMANJEJE” E CILA SHAU KËSHTU
» Sejdiu: Kuptojeni se Kosova nuk është nën juridiksionin e Serbisë!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi