Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Remzi Limani: Njeriu me frymë prej artisti të vërtetë

Shko poshtë

Remzi Limani: Njeriu me frymë prej artisti të vërtetë Empty Remzi Limani: Njeriu me frymë prej artisti të vërtetë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 10, 2011 1:55 am



Remzi Limani: Njeriu me frymë prej artisti të vërtetë U1_RemziLimani
NJERIU ME FRYMË PREJ ARTISTI TË VËRTETË

Se arti është pasqyrë e botës së qytetëruar, duhet dëshmuar me punë, cilësi dhe artefakte, të cilat na dëshmojnë dhe flasin për vlerat dhe identitetin tonë nëpër kohë dhe hapësirë...

Nga Remzi Limani

Njëri prej artistëve më produktiv në fushën e arteve figurative e veçmas në lëmin e grafikës dhe arteve aplikative ku bën pjesë dega e dizajnit grafik, pa dyshim veçohet krijuesi, Salih Lutolli - Agi, i cili, tashmë, një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Mallmo të Suedisë.
Remzi Limani: Njeriu me frymë prej artisti të vërtetë U1_SalihLutolli-Agi
Artisti: Salih Lutolli - Agi
Ky artist i veçuar u lind më 1951 në fshatin Llapashticë e Epërme komuna e Besianës. Pas mbarimit të Shkollës Normale në Prishtinë, fillimisht nisi me punë në vendlindjen e tij ku punoi arsimtar i gjuhës frenge dhe më pastaj kaloi në Radio Televizionin e Prishtinëas në cilësinë e TV ilustratorit. Pas kësaj, Salihu zuri me punë si redaktor artistik në revistën “Zëri i Rinisë” dhe pas një pune të gjatë dhe mjaft të frytshme, artisti ynë kalon me punë në Edicionin e Botimeve në ndërmarrjen botuese “Rilindja”, po ashtu në cilësinë e redaktorit artistik.
Shumë adhurues të letërsisë, atëherë dhe sot, patën rastin që emrin Salih Lutolli ta hasin në shumë vepra letrare, ku emri i artistit në fjalë shënohej në cilësinë e redaktorit artistik, ku roli i Salihut ishte përkujdesja artistike e veprave letrare të autorëve ndër emrat më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe asaj botërore.
Gjatë punës së tij krijuese shumëvjeçare, Lutolli realizoi me qindra kopertina librash për fëmijë dhe për të rritur. Po ashtu, ai realizoi mijëra ilustrime me të cilat visheshin faqet e revistave të ndryshme për fëmijë si dhe ato të gazetave tona të botuara në gjuhen shqipe. Perveç realizimeve artistike të sipërpërmendura, Salihu, kohë pas kohe zuri të merrej edhe me karikaturë. Në kuadër të krijimeve të shumta, vlenë të përmendim se, Salihu e deshi dhe mbeti peng i qytetit të Prishtinës, ngase, këtu përveq që mbaroi shkollën e mesme, ai po ashtu edhe diplomoi në Akademinë e Arteve (Dega e Grafikës) Shih për këtë, Lutolli i kushtoi
Remzi Limani: Njeriu me frymë prej artisti të vërtetë U1_1
Salih Lutolli – Agi: “Refugjati
shumë realizime të fletëgrafikave me motive nga shumë pjesë të qytetit të vjetër të Prishtinës, të realizuara nga syri, mendja, dora dhe ndjenja për vlerat e trashëgimisë kulturore dhe për të bukurën artistike, të cilat, mjerisht, shumë prej tyre tashmë janë zëvendësuar me ndërtimet e betonarmesë duke e ngulfatur frymën e të bukurës dhe ndjenjen e njeriut për nostalgjinë e kohës së tij.

Absurdi i kohës sonë të re

Si shumë artistë të mirëfilltë, edhe Salih Lutolli u muarr me krijimtari duke menduar se shoqëria jonë do të ketë respekt dhe konsideratë për punën e tij dhe artefaktet artistike si deshmi dhe vlera të pa diskutueshme për punën e tij në fushën e arteve figurative. Mirëpo, ai, dhe shumë artistë të merituar, fatkeqësisht, mbeten jashtë protokolit zyrtar, ku nëpër kafenetë e qytetit, krahas emrave të merituar shënoheshin edhe emrat e krijuesve anonim. Pra, në vargun e artistëve të merituar, qëllimisht dhe fatkeqësisht emri i Salihut nuk zuri vend.
Remzi Limani: Njeriu me frymë prej artisti të vërtetë U1_2
Salih Lutolli – Agi:“Gjeli e hëna”
Në monografitë e përpiluara para dhe pas luftës, të botuara nga Galeria e Arteve e Kosovës, krahas emrave të njohur në panoramën e kulturës kosovare – aty gjinden edhe emrat e artistëve të pa emra, të cilët asnjëherë nuk i njohi opinioni si krijues dhe as si emra. Kjo, nuk ishte rastësi, por një punë e matrapazëve të cilët i botuan këto monografi të cunguara, në të cilat mungojnë emrat e artistëve, pa të cilët bota nuk do ta ketë kurrë pasqyrimin e duhur mbi artistët dhe vlerat e vërteta mbi artin shqiptar.
Salih Lutolli, asnjëherë nuk i zuri në gojë njerëzit të cilët manipuluan me emra dhe me artin, të cilët për qëllime e konflikte interesash ndër më të ndryshmet, pa fije turpi i anashkaluan shumë vlera për t`i prezantuar antivlerat duke i injoruar artistët e vërtetë. Salih Lutolli, vazhdon pa bëza, duke qenë i bindur se koha do të flet për të gjitha dhe për të gjithë ne. Ai, jeton me punën dhe veprën e tij prej një njeriu me frymë prej artisti të vërtetë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi