Fotografi të papublikuara deri tani: Vdekja e Hitlerit (Foto)
Faqja 1 e 1
Fotografi të papublikuara deri tani: Vdekja e Hitlerit (Foto)
Fotografi të papublikuara deri tani: Vdekja e Hitlerit (Foto)
Më shumë se 40 dëshmitarë u morën në pyetje, mes tyre adjutanti i Hitlerit, Otto Guensche dhe shërbëtori Heinz Linge.
Këta të dy ishin të parët që u futën në bunkerin ku i dha fund jetës Hitleri me të shoqen, Eva Braun.
Spiegel ka siguruar për herë të parë dëshmitë e tyre. Sipas këtyre dëshmive është riprodhuar edhe momenti i fundit i jetës së Hitlerit dhe Eva Braun (foto më poshtë).
Por dyshimet kanë mbetur prej kohësh. Një video e publikuar pas rënies së Berlinit, tregonte disa ushtarë rusë me trupin e Hitlerit.
Ishte thjesht një inskenim me trupin e një ushtari gjerman. Që prej majit të vitit 1945, shërbimet sekrete në mbarë botën kërkojnë për diktatorin.
Përpara Konferencës së Potsdamit në korrik 1945, Stalini deklaroi se nuk e dinte se ku është Hitleri. Pati spekulime se ai ka ikur në Argjentinë, të tjerë spekulues thonë se ai ka ikur në Antarktidë. FBI hetoi gjerësisht për të gjitha këto spekulime.
Kur e pa se këto spekulime nuk sosnin, Bashkimi Sovjetik zhvarrosi trupat e Hitlerit dhe Eva Braun në vitet ’70 për të bërë identifikimin e dhëmbëve.
Në vitin 2000, shërbimi sekret rus tha se një fragment kafke provon se ai është trupi i Hitlerit. Por një shkencëtar amerikan tha në vitin 2009 se provat tregojnë se kockat e Hitlerit i përkasin një gruaje./mapo/
Më 8 maj të vitit 1945 mori fund Lufta e Dytë Botërore. Gjermania kapitulloi dhe Fyhreri vdiq. Kështu të paktën thuhet. Por vetëm më 25 tetor të vitit 1956, një gjykatë e shpalli zytrarisht Fyhrerin të vdekur.
Më shumë se 40 dëshmitarë u morën në pyetje, mes tyre adjutanti i Hitlerit, Otto Guensche dhe shërbëtori Heinz Linge.
Këta të dy ishin të parët që u futën në bunkerin ku i dha fund jetës Hitleri me të shoqen, Eva Braun.
Spiegel ka siguruar për herë të parë dëshmitë e tyre. Sipas këtyre dëshmive është riprodhuar edhe momenti i fundit i jetës së Hitlerit dhe Eva Braun (foto më poshtë).
Por dyshimet kanë mbetur prej kohësh. Një video e publikuar pas rënies së Berlinit, tregonte disa ushtarë rusë me trupin e Hitlerit.
Ishte thjesht një inskenim me trupin e një ushtari gjerman. Që prej majit të vitit 1945, shërbimet sekrete në mbarë botën kërkojnë për diktatorin.
Përpara Konferencës së Potsdamit në korrik 1945, Stalini deklaroi se nuk e dinte se ku është Hitleri. Pati spekulime se ai ka ikur në Argjentinë, të tjerë spekulues thonë se ai ka ikur në Antarktidë. FBI hetoi gjerësisht për të gjitha këto spekulime.
Kur e pa se këto spekulime nuk sosnin, Bashkimi Sovjetik zhvarrosi trupat e Hitlerit dhe Eva Braun në vitet ’70 për të bërë identifikimin e dhëmbëve.
Në vitin 2000, shërbimi sekret rus tha se një fragment kafke provon se ai është trupi i Hitlerit. Por një shkencëtar amerikan tha në vitin 2009 se provat tregojnë se kockat e Hitlerit i përkasin një gruaje./mapo/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Fotografi të papublikuara deri tani: Vdekja e Hitlerit (Foto)
Momenti kur Hitleri humbi luftën
[size=66]23[/size]
SHPËRNDARJE
20 Shtator 2016 • 08:13 •
Ai i premtoi popullit gjerman një Rajh 100-vjeçar. Dhe kur përfundoi së foluri, Adolf Hitleri kishte krijuar me të vërtetë një perandori. Por jo një gjermane, ashtu si kishte planifikuar, por amerikane.
I ishte dashur vetëm një orë e gjysmë - për kaq gjatë, Adolf Hitleri i ishte drejtuar Rajhtagut më 11 dhjetor 1941. 87 minuta që do të ndryshonin botën përgjithmonë. Fyhreri qëndron në podium, me zërin e qetë dhe të matur. Një heshtje vdekjeje ka rënë në sallën e mbushur plot, teksa njerëzit dëgjojnë me vëmendje, çdo fjalë që ai nxjerr nga goja. Së pari, Hitleri u jep pjesëtarëve një informacion mbi luftën kundër Britanisë së Madhe. Më pas, ai e përshkruan veten si mbrojtësin e Evropës kundër Bashkimit Sovjetik.
Dy tronditje për Fyhrerin
Realiteti në fundin e vitit 1941 është krejt i ndryshëm. Falë RAF, Britania i ka qëndruar deri tani valëve të sulmeve gjermane. Dhe vetëm gjashtë ditë përpara se Gjermania t'i shpallë luftë SHBA-së, Operacioni Barbarossa ndalet. Të sprapsur prej temperaturave që shkojnë deri minus 50 gradë celsius, sulmi gjerman ndaj Moskës ngrin në 5 dhjetor. Tani sovjetikët po i sprapsin trupat gjermane. Në vendqëndrimin e tij, Fyhreri bën ecejake pa u ndalur. E ka të vështirë të besojë atë që po ndodh: ushtria e tij "e pandalshme", në fakt ka dështuar në Rusi.
Hitleri këmbëngul që nuk do të ketë tërheqje; ushtria e tij do të luftojë deri në ushtarin e fundit! Nuk do t'ia dijë për jetët e njerëzve, shqetësohet vetëm për humbjen e reputacionit, të cilin e ka ndërtuar përreth idesë se është imun ndaj dështimit. Vetëm dy ditë më vonë, njeriu që mendonte se kishte gjithçka nën kontroll merr një lajm të dytë befasues. Pa informuar udhëheqjen gjermane, në 7 dhjetor 1941, japonezët sulmojnë SHBA në bazën e Pearl Harbourit. Hitleri nuk është i detyruar që të ndihmojë këtë aleat, në luftën kundër Amerikës. Por në vend që të peshojë këtë situatë të re strategjike, ai i shpall luftë Amerikës, vetëm pak ditë më vonë.
A u ndie Hitleri nën presion që të mbështeste japonezët kundër Amerikës? Jo, sipas historianëve. Ata argumentojnë se duke i shpallur luftë SHBA-së, Hitleri shpresonte se Japonia, nga ana e vet, do t’i shpallte luftë BRSS-së. Është një shpresë e kotë. Ndërkohë që plani i Hitlerit ngec, Ruzëvelti i vishet punës: presidenti i SHBA ka pritur prej kohësh që t'i bashkohet luftës kundër Gjermanisë. Por 95% e amerikanëve janë kundër dërgimit të trupave në Evropë, dhe qëndrimi i tyre pasqyrohet edhe në Senat. Ruzëvelti nuk e ka shumicën e nevojshme për t'i shpallur luftë Gjermanisë naziste. SHBA do të mbetet neutrale. Dhe sigurisht, në vitin 1941, Amerika është ende shumë e izoluar nga pjesa tjetër e botës.
Në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, SHBA nuk kishte një shërbim të fshehtë real dhe ushtria e saj përbëhej nga vetëm 200 mijë ushtarë. Rajhu gjerman kishte 7 milionë ushtarë në vitin 1941. Ndonëse Amerika u ngjit, duke u bërë një fuqi ekonomike botërore pas Luftës së Parë, ushtria e saj u reduktua shumë pas vitit 1918. Edhe sulmi japonez në Pearl Harbour nuk bëri që të hidheshin më shumë para për ushtrinë. Lufta me Japoninë do të zhvillohet vetëm në Paqësor - dhe nuk do të jetë direkt kundër gjermanëve. Por në këtë moment, Ruzëvelti merr një dhuratë të papritur nga Hitleri, e cila ndryshon gjithçka: Fyhreri i shpall luftë SHBA-së. Ruzëvelti bindet që t'u bashkohet aleatëve në një strategji "Gjermania e para", ku prioritet do të ishte mundja e Gjermanisë, përpara se të fokusoheshin te Japonia. Është dita kur lind reputacioni i SHBA-së si polici jozyrtar i botës.
Rruga e gjatë drejt superfuqisë globale
Si mund të ndërtosh një superfuqi botërore, ndikimi i të cilës shtrihet përreth globit? Sociologu Majkëll Men identifikon katër burime parësore të fuqisë së një shteti, që janë kontrolli mbi burimet ekonomike, ushtarake, politike dhe ideologjike. Në vitin 1941, SHBA është larg kontrollit të të katërtave. Ekonomia po ecën mirë, por si fuqi ushtarak as nuk i afrohet Gjermanisë.
Pas kësaj, Hitleri nxjerr ato fjalët fatkeqe në Rajhtag, makineria amerikane e luftës ndizet, dhe pjesa tjetër është histori. Burimi ushtarak i ushtrisë nuk është vetëm tanke dhe ushtarë. Nga frika se mos nazistët ndërtonin një bombë atomike, amerikanët i përgjigjen zjarrit me zjarr. Ata bënë në punë muskujt financiarë dhe ekspertizën shkencore në projektin Manhatan, një projekt ushtarak për krijimin e të parës bombë atomike amerikane. Të vetëdijshëm se shkencëtarët gjermanë janë liderë në fushën bërthamore që po lind, deri në 1945 SHBA ka vënë qëllimisht shënjestër kërkues nga Gjermania.
Thithja e trurit e shndërron Amerikën në një lider teknologjik dhe shkencor - një rol që më parë e mbante Gjermania. Burimi i tretë i fuqisë është politika, e cila qeveris marrëdhëniet mes shteteve. Ruzëvelti ka një vizion të qartë për rolin e Gjermanisë në Evropën e pasluftës: ai kërkon të mos lejojë një marrëveshje paqeje, si ajo që u firmos në Versajë pas Luftës së Parë, e cila krijoi probleme ekonomike dhe sociale që çuan në ngjitjen e nazistëve. Ruzëvelti dëshiron një Gjermani të fortë në qendër të Evropës - një partner demokratik. Dhe kjo ndihmon burimin e katërt të fuqisë: ideologjinë. Që nga viti 1945, SHBA është parë si polici global, mbrojtësi i demokracisë dhe lirisë, në fillim në Evropë dhe më pas në Kore. Fundi i Luftës së Dytë Botërore i sheh katër burimet e fuqisë, si kolona të forta, mbi të cilat SHBA ndërton perandorinë e saj. Arkitekti i kësaj fuqie mund të ketë qenë Frenklin Delano Ruzëvelti - por ndërtimi i saj u bë fillimisht i mundur nga Adolf Hitleri./HT
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Foto të Adem Jasharit të papara deri me tani
» Në Restelicë të Dragashit, tri viktima nga orteku i borës (FOTO)-Deri tani shtatë viktima
» Lista e të arrestuarve, të konfirmuar deri më tani
» 21 fotografitë më të mira të natyrës nga fillimi i vitit deri tani
» Prençi: Asnjë i ndaluar deri tani, nëntë dëshmitarë në pyetje
» Në Restelicë të Dragashit, tri viktima nga orteku i borës (FOTO)-Deri tani shtatë viktima
» Lista e të arrestuarve, të konfirmuar deri më tani
» 21 fotografitë më të mira të natyrës nga fillimi i vitit deri tani
» Prençi: Asnjë i ndaluar deri tani, nëntë dëshmitarë në pyetje
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi