Ecja e ftohtë e Komandant Çelikut afër kufomave
Faqja 1 e 1

18 vjet më parë, dy civilë të pafajshëm janë ekzekutuar pa gjyq nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ramiz Hoxha është njëri prej tyre. Djali i tij Enveri, po shpreson se dikush do të dalë para drejtësisë për vrasjen e babait të tij. Fatmir Limaj, është i dyshuari kryesor për përgjegjësi në këtë vrasje të dyfishtë. Insajderi, sjell rrëfimin e Enver Hoxhës për një nga krimet që i ka vënë hije të zezë UÇK-së.
Enver Hoxha, nuk ka reshtur se kërkuari drejtësi për 18 vjet për babanë e vrarë gjatë luftës, Ramizin.
Po shpreson se është afër ditës kur do ta shoh dikë para drejtësisë për vrasjen pa gjyq të të atit të tij, më 2 tetor 1998.
Babën, Enverit, nuk ia kanë vrarë forcat serbe, por pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Fatmir Limaj, është i dyshuari kryesor.
Ish-komandant Çeliku nuk është i dyshuar për kryerjen e ekzekutimit. Mirëpo, po konsiderohet përgjegjës për vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit. Limaj ndodhej në atë zonë kur kishte ndodhur vrasja e dyfishtë.
Limaj ishte parë pas rrëmbimit të viktimave si dhe pak minuta pas ekzekutimit. Kishte kaluar afër kufomave, i shoqëruar nga një ushtar tjetër. E vetmja gjë që kishin bërë, ka qenë çarmatosja e Ejup Hoxhës, i cili po i ruante kufomat.
“Fatmiri (Limaj v.j.) ka përgjegjësi për vrasjen e babës tem”, thotë Enveri, teksa thithë fortë cigaren dhe pinë kafe afër Prokurorisë Speciale.
Enveri ndodhej tek Prokuroria, pasi kishte shoqëruar Ymer Hoxhën, për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes.
Ymër Hoxha, është imam i fshatit Bellanicë të Malishevës. Më 2 tetor 1998, ishte cak i pjesëtarëve të UÇK-së për ta arrestuar “si të dyshuar për një takim” me forcat serbe gjatë luftës.
Por, arrestimin e imamit nuk e kishte lejuar Ramiz Hoxha. Kishte dalë në ballë të fshatarëve për ta kundërshtuar arrestimin. U kishte thënë pjesëtarëve të maskuar të UÇK-së se nuk mund ta marrin imamin. Kishte propozuar që të shkonin në odën e tij dhe të bisedonin. Kishte hipur në veturën e personave të armatosur.
Por, pak minuta dhe kilometra përtej fshatit Bellanicë, ishte pushkatuar, së bashku me Selman Binishin. Një letërekzekutim e shkruar me dorë i ishte lënë në xhep.
Limaj, pritet të akuzohet për krime lufte
Hetimet për këtë rast të krimeve të luftës po kryhen nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Fatmir Limaj, i njohur si komandant Çeliku, dyshohet se ka dorë në ekzekutimin pa gjyq të Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe Selman Binishit nga Banja. Limaj ishte komandant i zonës.
Insajderi ka mësuar se Prokuroria pritet të ngrehë aktakuzë për krime lufte kundër popullatës civile kundër Fatmir Limajt.
Ndonëse, Limaj është i dyshuari i vetëm deri tash për këto dy vrasje të cilësuara si krim lufte, përgjegjësinë e kishte marrë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së me komunikatën numër 4.
Së bashku me Hoxhën, ishte pushkatuar nga e njëjta skuadër edhe i riu Selman Binishi. Arsyeja pse ishte vrarë, dyshohet se ishte fakti se ai u kishte thënë ushtarëve të maskuar të UÇK-së, se e dinte se po i njihte se kush janë ata. Skuadra, e kishte futur në bagazh të veturës duke e dërguar në një mal dhe duke e pushkatuar së bashku me Ramiz Hoxhën.
Një letër e shkruar me dorë i ishte lënë Hoxhës afër trupit. Me të konstatohej se ishte bashkëpunëtor i armikut.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Drejtoria e Shërbimit të Policisë Sekrete, në emër të popullit shpall këtë fletekzekutim: për shkak të bashkëpunimit me okupatorin, ndjelljes së frikës, panikës dhe urrejtjes, në emër të popullit shqiptar dhe në emër të luftës tonë çlirimtare dënohet me vdekje Ramiz Hoxha – Bellanicë si tradhtar i kombit. Fati i tillë do t’i pret çdo tradhtar tjetër”, shkruan në fletekzekutimin që i ishte lënë në trup Ramiz Hoxhës, më 2 tetor 1998.
Disa ditë më vonë ishin arrestuar dy aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shtabi i Përgjithshëm kishte lëshuar komunikatë për këtë. Konfirmonte vrasjen e Hoxhës dhe Binishit.
“Policia Ushtarake e nënzonës operative të Pashtrikut me datën 30. 10. 1998 ndërmori masën e arrestit ndaj Jakup Kastratit nga fshati Turjakë të Komunës së Malishevës, kryetar i LDK-së, Dega në Malishevë dhe Cenë Deskut, nga fshati Siqevë me vendbanim në Malishevë, nënkryetar i kësaj dege”, shkruan në komunikatën e Shtabit të UÇK-së.
“Në bazë të të dhënave të Shërbimit informativ të UÇK-së të lartpërmendurit kanë propaganduar për dorëzimin e armëve në bashkëpunim me kolaboracionistët, Selman Binishi nga fshati Banjë dhe Ramiz Hoxha nga Bellanica, kohë më parë i ekzekutuar nga UÇK-ja si dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me Agim Krasniqin, anëtar i Kryesisë së LDK-së i cili shërbimit informativ të UÇK-së i është i njohur si inspirues i luftës speciale kundër UÇK-së dhe nismëtar i njëfarë policie autonomiste të Kosovës”, thuhet në tej në komunikatën numër 4.
Drejtoria Policisë Ushtarake të UÇK-së thoshte se sektori i hetuesisë, është duke kryer hetime kundër të arrestuarve, Jakup Kastrati dhe Cenë Desku në burgun hetues numër 3.
Dy takimet me Fatmir Limajn
Enver Hoxha, ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Komandant e ka pasur Ragip Begajn, kryetarin aktual të Malishevës. Epror i të dyve ka qenë Fatmir Limaj. Enveri, mban mend në detaje ngjarjet e 2 tetorit 1998. Kujton përpjekjet për ta gjetur babanë të gjallë.
“Katër persona me maska, me uniforma të zeza dhe me emblema të UÇK-së e kanë rrethu xhaminë. Ka dalë axha jem i pari prej xhamisë Hajrizi. E kanë ndal mas pari Hajrizin edhe i kanë thanë mos dilni asnjo, vetëm Hoxha i fshatit po na vyn. Pas tij ka dal baba jem Ramiz Hoxha. Edhe atij i kanë thanë që nuk bon me dal, let del Hoxha, Ymer Hoxha”, tregon Enveri.
“Atëherë baba u ka thanë: o djem, hiqni maskat, ta dimë kush jeni edhe pa problem Hoxhën jau japim, po jo me maska. Aty u ba ni rrëmujë. Ata edhe kanë gju me armë”, rrëfen dëshmitari.
Ai tregon se babai i tij synonte ta qetësonte situatën e cila po dilte prej kontrollit. Muhamet Hoxha, fshatar i Bellanicës, u kishte hedhur një bombë pjesëtarëve të maskuar të UÇK-së, por nuk kishte shpërthyer.
Sipas Enverit, babai i tij i ndjerë i kishte ftuar burrat e maskuar për të shkuar në odën e tij. Në veturë kishin hipur dy personat e armatosur, babai i tij, Ramizi, axha Hajrizi dhe kushëriri, Ejupi. Dy të armatosurit tjerë kishin ecur në këmbë.
Në dalje të fshatit, kidnapuesit kishin nxjerrë nga vetura Hajrizin dhe Ejupin, të cilëve u kishin thënë se vetëm dëshirojnë të bisedojnë me ta. Ata nuk kishin shkuar tek oda, por kishin ndërruar drejtim, duke u nisur drejt fshatit Banjë.
Kështu, katër kidnapuesit dhe Remzi Hoxha kishin vazhduar rrugën. Në bagazh ndërkohë ndodhej Selman Binishi, pa vetëdije. Atë e kishin goditur në kokë me kondakt të armës.
Hajrizi ishte kthyer shpejt për të treguar se rrëmbyesit kishin marrë rrugën drejt Banjës.
Enveri, kishte marrë veturën e tij dhe armën Kallashnikov së bashku me kushëririn Ejup Hoxha kishin filluar t’i ndiqnin.
“Axhës Hajriz dhe kushëririt Ejupit, ju kanë thanë që na do të shkojmë drejt me ni fshat Temeqinë, e marrim në pyetje edhe ju kthejmë prapë. Mirëpo, nuk kanë shku në drejtim të Tmeqinës, po janë shku n’drejtim t’Bajës”, tregon Enveri, momentet e fundit të jetës së babait të tij.
Ai tregon se së bashku me Ejupin kur kishin arritur te vendi i quajtur ‘te Shupa’ në Banjë, tek një rrugë që çon në drejtim të fshatit Senik, e kishte takuar Fatmir Limajn, që kishte qenë i shoqëruar nga një person tjetër.
“Jam dalë edhe e kam pyet: thash zotni osht ni kerr, osht ardh qiknenaj, do gjin me maska, e kom babën, baba ka qenë n’kerr, thash mos e patë? M’tha jo. Edhe unë e kom vazhdu rrugën, me qenë se Policia serbe janë kanë në Malishevë”, tregon Enveri.
“Kur jom shku në Kravasari i kom gjetë t’vramë dytë edhe babën edhe Selmanin”.
Ai thotë se armën ia kishte lënë Ejupit që të rrinte tek kufomat. Pak minuta më vonë, te kufomat ishte gjendur Fatmir Limaj.
“Unë jam nis për në shpi me lajmërue. Fatmiri me qat shokun që e ka pas n’kerr kur i kemi takuar në Banjë, kanë shku kah kufomat edhe ia kanë marrë armën Ejupit”, tregon Enveri.
Ai tregon se Ejupi ishte afruar për të folur me Limajn, ndërkohë që shoqëruesi i tij ia kishte marrë armën dhe kishin vazhduar rrugën më tutje.
Sipas tij, Limaj kishte thënë se nuk di asgjë se kush i kishte vrarë. Krejt kjo ngjarje, nga nisja me veturë, takimi tek ‘Shupa’ në Banjë, ekzekutimi i viktimave dhe takimi i sërishëm me Limajn afër kufomave, ka ndodhur brenda tridhjetë minutave.
Letra e ekzekutimit
Enveri tregon se ku e kishte gjetur letrën e ekzekutimit të babait të tij.
“Ni letër i e formatit A4, e musht me laps me bojë të zezë, vetëm emri mbiemri janë shkru aty për aty me ngjyrë të kaltër. Domëthanë, ata letrat i kishin pas veç hazder, letra kishin pas boll, veç aty për aty emrin e ka shkru emrin e viktimës”, tregon Enveri.
Enveri kishte shpresuar gjithmonë se ajo letër do të bëhet sebep që dikush të japë përgjegjësi për vrasjen e babait të tij. Fletekzekutimin me plotë gabime gjuhësore e kishte fshehur në dhe për shkak të luftës dhe frikës së mund të vritej dhe të humbte kjo dëshmi.
Vendin se ku ishte fshehur letra e dinin edhe anëtarët tjerë të familjes. Kur ishin kthyer pas luftës, Enveri e kishte hapur gropën. Letra ishte dëmtuar rëndë. Megjithatë, është dëshmi e fortë se njerëz analfabet kanë vrarë njerëz pa gjyq.
Enveri ka ruajtur shumë dokumente tjera. Mes tyre dëshmia e Jakup Krasniqit në Hagë që sipas tij është e rrejshme.
“Ato çka ka thanë Jakup Krasniqi, janë krejt gënjeshtra. Jakup Krasniqi ka thanë se gjoja babën tem e kanë zanë t’u shku n’Malishevë me lajmru Policinë serbe, me shpijunu. A baba ka shku drejt në xhami, n’xhuma, ditë xhumaje ka qenë, e kanë pa 100 vetë kur e kanë marrë”, thotë Enveri.
Kjo, sipas Enverit është gënjeshtër.
Ai tregon se babai i tij e ka ndihmuar UÇK-në, derisa vetë ka qenë pjesëtar i armatosur i luftës. Mes ndihmave për ushtarët, babai i tij që punonte në Slloveni u kishte prerë edhe një ka. Enveri ruan faturat e pagesave për luftën nga i ati dhe vëllai i tij.
Enveri nuk e di motivin e vrasjes së të atit, e as tentativës për arrestimin e hoxhës së fshatit. Dyshon se ka pasur lidhje me një takim që disa burra të fshatit kishin pasur me policinë serbe. Mes tyre kishte qenë edhe i ati i tij bashkë me hoxhën e fshatit Bellanicë.
Ai tregon se si forcat serbe i kishin thënë axhës së tij, Hajrizit që të mblidhte një grup burrash dhe të takoheshin me policinë serbe për të dhënë garanci se nuk do të sulmonin asnjëra palë.
“Axha e ka dhanë lajmin në fshat edhe u tubo fshati. Ka caktu 12 vetë për me shku Te Shupa me bisedu me Policinë serbe, që mos na gjuni, s’po ju gjujmë edhe ishalla kryhet kjo ofenzivë edhe pshtojmë. Ndër ta 12 vetë ka qenë edhe hoxha i fshatit”, tregon Enveri.
Ai thotë se nuk është e vërtetë që fshatarët kanë dorëzuar armë. Këta 12 burra, sipas Enverit janë dërguar nga fshati që ka mbi 400 shtëpi.
Komunikata e lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Enveri e konsideron si përpjekje për ta mbuluar krimin.
“Shumë ron, shumë ron, ma ron nuk ka. Që 18 vjet që po bahen, hala nuk u zbulu ky rast”, thotë Enveri.
Pos, Fatmir Limajn, Enveri e bënë përgjegjës edhe Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së për vrasjen e babait të tij.
Limaj, ndërkohë është marrë në pyetje për këtë rast. Ka mohuar përgjegjësinë në tersi. Është thirrur në komunikatën e Shtabit që ka marrë përgjegjësinë.
“Jetoj për ditën kur kam me i pa vrasësit duke dhanë llogari për këtë krim”, thotë Enveri./Insajderi.com

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Remzi Salihu: Provokimi metaforik në poezinë e Kalosh Çelikut
» Fillon nxjerrja e kufomave nga Morgu i Shkupit
» Vullnet Mato:ECJA E DYZUAR
» Vullnet Mato:ECJA E DYZUAR
» Sabit Rrustemi: Reformimi, zhurma dhe ecja e drejtë e LDK-së

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi