Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Lojë e ndytë, Hashim Thaçi i implikuar në vrasje, që nga Ali Uka e deri te Xhemajl Mustafa”

Shko poshtë

“Lojë e ndytë, Hashim Thaçi i implikuar në vrasje, që nga Ali Uka e deri te Xhemajl Mustafa” Empty “Lojë e ndytë, Hashim Thaçi i implikuar në vrasje, që nga Ali Uka e deri te Xhemajl Mustafa”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 11, 2016 12:16 pm

“Lojë e ndytë, Hashim Thaçi i implikuar në vrasje, që nga Ali Uka e deri te Xhemajl Mustafa”

“Lojë e ndytë, Hashim Thaçi i implikuar në vrasje, që nga Ali Uka e deri te Xhemajl Mustafa” Lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=110&loc=http%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Faktuale-lajme%2F588926%2Floje-e-ndyte-hashim-thaci-i-implikuar-ne-vrasje-qe-nga-ali-uka-e-deri-te-xhemajl-mustafa%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.botasot
“Lojë e ndytë, Hashim Thaçi i implikuar në vrasje, që nga Ali Uka e deri te Xhemajl Mustafa” Auto_thaci1476169459

Hashim Thaçi




“Pra mos të na shet karrem ky injorant që është i implikuar që nga Ali Uka e deri te Xhemajl Mustafa. Na mbytën proceset gjyqësore politike”, ka shkruar Islami, në faqen e tij në facebook.

Hashim Thaçi, ish kryeministër dhe ish kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, tash president i Kosovës, në ditën e djeshme, në një konferencë të organizuar për media, e që rastisi të jetë në përvjetorin e ish partisë së tij, PDK-së, ka kërkuar hetimin e vrasjeve gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë, në mesin e tyre edhe atentatin ndaj ish presidentit Ibrahim Rugova, tashmë i ndjerë.
Thaçi i cili, jo rrallë herë ka qenë i akuzuar nga njohës të zhvillimeve dhe nga familjarë të këtyre vrasjeve, si i dyshuar kryesor për implikim në këto vrasje, përmes katër letrave, të cilat ai i ka dorëzuar në Kryeprokurori të Shtetit dhe në Këshillin Prokurorial të Kosovës, kërkon drejtësi për katër raste që kanë ndodhur para dhe pas luftës në Kosovë.
Në njërën prej letrave të Thaçit, ai bën thirrje për zbardhjen e atentatin ndaj Rugovës, si dhe vrasjen e disa prej personaliteteve publike.
“Në letrën e parë theksova nevojën për të punuar me krimet e luftës të kryera në Kosovë gjatë luftës, raste të njohura dhe krimet të rënda të luftës siç është masakra kundër familjes Jashari në Prekaz, masakra në Reqak, në Izbicë, në Obri të Epërme, në Krushë të Madhe, në Likoshan, në Mejë, në Dubravë, në Qyshk, në Lubeniq, në Grashticë, apo kudo tjetër në Kosovë duhet të marrin trajtimin e duhur nga drejtësia. Në letrën e dytë sugjerova që vëmendje t’i kushtohet edhe më shumë krimeve serioze të kryera menjëherë pas luftës apo në vitet më vonë siç është vrasja e vëllezërve Bytyçi në qershor ’99, përpjekja për atentat kundër ish presidentit Ibrahim Rugova në mars 2005 si dhe vrasja e një numri të personaliteteve publike”, theksoi Thaçi.
Por kjo kërkesë e Thaçit, ka ngjallur reagime të shumta ne opinionin publik në Kosovë.
Partia opozitarë në Kosovë, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës, thirrjet Hashim Thaçit, për hetimin e vrasjeve dhe të krimeve të bëra në Kosovë, i konsideron të vonuara dhe hipokrizi të tij.
“Vetë zoti Thaçi, që prej vitit 1999, ka qenë personi me mandatin më të gjatë qeverisës në Kosovë, dhe ai këto çështje ka mundur t’i kishte iniciuar shumë kohë më parë”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Ndërsa analisti politik dhe publicisti, Imer Mushkolaj, në faqen e tij në facebook, një zor i madh e ka shti Thaçin me dalë në konferencë për gazetarë.
“Ni zor i madh e ka shti Hashimin me dalë n’konferencë për gazetarë bash sot. Hashimi organizon konferencë të jashtëzakonshme për media, për me iu kallxu pallavra për sistemin e drejtësisë që e ka shkatërru vetë. plus nuk i lejon gazetarët me bo pytje. ky përnime ta shkërdhen trunin”, shkruan Mushkolaj.
Kurse, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Gazmend Islami, e quan këtë lojë të ndytë të Thaçit, të cilin e akuzon që është i implikuar në  këto vrasje, që nga Ali Uka e deri me Xhemajl Mustafa. 
“Lajmet e ditës ishin konferenca e Thaçit, i cili pa fije turpi kërkon që të zbardhen vrasjet gjatë luftës dhe pas saj. A thua pse, mos dhashë zoti e BE po edonë me lanë ende në pushtet këtë kapoband. Me këtë lojë të ndytë, do të fillon ndonjë proces për një x person të mjerë që ka bërë ndonjë vrasje, a kurrë urdhërdhënësit nuk dalin para drejtësisë. Pra mos të na shet karrem ky injorant që është i implikuar që nga Ali Uka e deri te Xhemajl Mustafa. Na mbytën proceset gjyqësore politike”, ka shkruar Islami, në faqen e tij në facebook.
Po ashtu edhe ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se se shumica e krimeve  gjatë luftës dhe pas luftës që i atribuohen njerëzve të luftës dhe UÇK –së,  janë vepra të urdhëruara nga presidenti i tashëm Hashim Thaçi.
“Shumica e krimeve  gjatë luftës dhe pas luftës që i atribuohen njerëzve të luftës dhe UÇK –së,  janë vepra të urdhëruara nga presidenti i tashëm Hashim Thaçi, i cili kur nuk ka pasur mundësi vetë i ka urdhëruar "dostat"e tij, të kryejnë vepra kriminale dhe asgjë nuk është bërë pa dijen dhe urdhrin e presidentit të sotëm Hashim Thaçi. Qendra e krimit të organizuar ku përfshihen edhe vrasjet politike e themelin e kanë në QPK- Qeverinë e përkohshme të Hashim Thaçit”, ka thënë Miftari.
Gjithashtu edhe publicistja,  Kimete Berisha ka komentuar konferencën e djeshme për media të Thaçit, ku kërkoi  zbardhjen e krimeve të ndodhura gjatë dhe pas luftës, duke përfshirë edhe atentatin ndaj ish presidentit, Ibrahim Rugova.
“Pse nuk kërkove n'këtë harxh edhe zbardhjen e vjedhjes në 'dhomën e dëshmive'.Kollaj është të kërkosh zbardhjen e vrasjeve të pasluftës, kur e din se dëshmitë janë 'vjedhur' në stacionin e policisë, ndërsa hajnat 'nuk i ka parë askush', prandaj edhe rasti është mbyllur sepse s'ka pasur dëshmitarë të vjedhjes së dëshmive”, ka shkruar Kimete Berisha.



Petrit Rudi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi