Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dëshmitari që di për vrasjen e Tahir Zemajt, Smajl Hajdarajt e Xhemajl Mustafës

Shko poshtë

Dëshmitari që di për vrasjen e Tahir Zemajt, Smajl Hajdarajt e Xhemajl Mustafës Empty Dëshmitari që di për vrasjen e Tahir Zemajt, Smajl Hajdarajt e Xhemajl Mustafës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 14, 2016 2:46 pm

Dëshmitari që di për vrasjen e Tahir Zemajt, Smajl Hajdarajt e Xhemajl Mustafës


Dëshmitari që di për vrasjen e Tahir Zemajt, Smajl Hajdarajt e Xhemajl Mustafës Auto_zemaj1476428629


Në njërin prej emisioneve televizive në Kosovës, është debatuar për vrasjet politike dhe letrat e presidentit aktual, Hashim Thaçi, drejtuar kryeprokurorisë së shtetit për zbardhjen e vrasjeve politike, përfshirë këtë edhe tentim vrasjen e ish presidentit, Ibrahim Rugova.
Shpëtim Hajdaraj, djali i ish deputetit të parlamentin të Kosovës, i cili është vrarë pas lufte, vrasje kjo e cilësuar si vrasje politike, ka thënë se në vitin 2013, ka dalë një dëshmitar që di për vrasjen e Tahir Zemajt, Xhemajl Mustafës e Smajl Hajdarajt.
“E kemi një rast në vitin 2013, ka qenë një deklaratë publike në një gazetë, i një dëshmitari që lajmërohet nga burgu, dhe ai është i dënuar në një rast tjetër penal, mirëpo ofron dëshmi, unë kam dëshmi, unë kam dijeni për së paku 6 vrasje, 3 prej tyre me motive politike.  D.m.th. i përmend vrasjet e Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, dhe Xhemaj Mustafës. Thotë unë kam njohuri sepse kam qenë pjesë e një grupi të madh kriminal, ka qenë për një rast tjetër i dënuar por tash ai ofron dëshmi, d.m.th. është i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë, mirëpo gjatë gjithë kohës thotë që i gjithë procesi ka vazhdu veq me dhënien e dëshmive dhe nuk ka vazhdu më tutje”, ka thënë Hajdaraj, përcjellë “Bota sot”.
Ai më tej ka theksuar, se me qëllim nuk ia përmend emrin atij, ku ai kujton edhe rastin e publikuar së fundi, sipas ë cilit një dëshmitar i mbrojtur ka hyrë në grevë urie.
Ndërsa, Armend Zemaj, familjar i kolonel Tahir Zemajt, ka thënë se ai ka parë listat e pagesave ku tregohej se sa paguheshin vrasësit për vrasjet e caktuara politike në Kosovë.
 “Ka pas edhe eliminim të njerëzve të cilët kanë qenë adresë apo të cilët janë konsideruar si vrasës me pagesë, vrasës potencial të njerëzve. Gjatë hetimeve kam par shkresa të veçanta ku është ditur edhe shuma e parave për pagesën për një vrasje, qoftë edhe të kolonel Tahir Zemaj”, ka thënë Zemaj, përcjellë “Bota sot”.
Ditëve të fundit, ishte avokati, Tomë Gashi, i cili në njërin prej emisioneve në Kosovës, nxiti debat kur kishte deklaruar se për tentim atentatin ndaj Ibrahim Rugovës është hetuar edhe Ramë Maraj, pjesëtar i ekipit të sigurisë së Rugovës.
Por avokati Tomë Gashi, përmes një reagimi, kishte ndryshuar mendje pas saj që tha për Ramë Marajn.
“Rame Maraj ka te drejte ne ate qe deklaron, une asnjiher nuk kam thene se ai Rame Maraj te jet marr ne pyetje nga Prokuroret e UNMIK-ut per rastine e Atentatit ndaj Presidentit historik Dr. IBrahim RUGOVA, une as qe kam munde ta them nje gje te tille pasi kjo kurre nuk ka ndodhur”, ka deklaruar Gashi.
Gjithashtu, sipas Gashit, atentatori i Ibrahim Rugovës është vrarë.
“Sa i perket Atentatorit ndaj Presidentit Rugova aj eshte vrare para nji kohe ne nji rast dhe nuk eshte ma nder ne”, ka deklaruar Gashi.
Ndërsa në vitin 2013, media në Kosovë kishe bërë të ditur se tre dëshmitarë bashkëpunues do të dëshmojnë për disa prej vrasjeve politike në Kosovë.
Si dëshmitar që ishin vetëofruar ishin përmendur Besnik Hasani, Shpend Qerimi dhe Shkumbin Mehmeti, të cilët kishin filluar të japin dëshmi për krime të kryera në rajonin e Prishtinës dhe në Rrafshin e Dukagjinit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi