Jeta e Michael Jackson-it në foto
Faqja 1 e 1
Jeta e Michael Jackson-it në foto
Jeta e Michael Jackson-it në foto
Diella XHOKLI
I lindur më 29 gusht, 1958, Michael Jackson e ka nisur karrierën që në moshën fëmijërore, me grupin e familjes "Jackson Five", duke filluar kështu shtegtimin drejt majës në të cilën mbeti për vite të tëra. Ndonëse, kohët e fundit Jackson raportohet që kishte probleme të shumta financiare për shkak të aseteve dhe borxheve të shumta, si dhe për shkak të akuzave për abuzim të fëmijëve. Ai do të mbetet përjetë mbreti i popit, i cili bëri revolucion me stilin e tij të veçantë të jetesës dhe këndimit i shoqëruar me vallëzim karakteristik. Në më shumë se 40 vjet karrierë, Michael Jackson ka marrë dhjetëra çmime, deri edhe artisti pop mashkull më i mirë i mileniumit. Ka fituar plot 13 "Grammy Awards".
Në vazhdim do të japim të dhënat kryesore të jetës së tij të pasqyruara me foto.
1. Michael Jackson ka lindur më 29 gusht 1958 në Gary në shtetin Indiana, dhe ishte fëmija i shtatë nga nëntë sa i kishte familja e tij. Pese djemtë e Jackson-ve–Jackie, Tito, Jermaine, Marlon and Michael – për herë të parë kanë performuar në një shou të talentëve kur ai ishte 6 vjet. Ata aty e fituan çminimin e parë.
2. Më 1978 ai do të takojë producentin Quincy Jones. Bashkëpunimi me të do t’i sjell atij disa nga hitet më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
3. Jackson realizoi albumin 'Thriller' më 1982, i cili është albumi më i shitur i të gjitha kohërave. Ky album është shitur në 21 milionë kopje në SHBA dhe rreth 27 milionë në pjesët tjera të botës.
4. ‘Thriller’ i Michael Jackson-it do të bëjë epokë dhe do të bëhet pikë referimi për shumë video spote të më vonshme muzikore.
5. Më 1983 Michael Jackson demonstroi “tiparin e tij dallues” të cilin e emërtoi “Moonwalk”.
6. Me 1987 ai realizoi albumin “Bad” dhe bleu rançin “Neverland” në Kalifornia
7. Rançi i Neverland-it ishte një parajsë e vërtetë i cili përfshinte një kopsht zoologjik, parkun, edhe shumë gjëra të tjera.
8. Ai u martua me Lisa Marie Presley, vajzën e legjendës së rokut Elvis Presley më 1994, por martesa e tyre zgjati vetëm 19 muaj dhe çifti pas kësaj periudhe u nda.
9. Jackson u martua me Debbie Rowe në vitin e njëjtë (1994) dhe kishte 2 fëmijë, para ndarjes më 1999. Këta kurrë nuk jetuan së bashku.
10. Jackson kishte tre fëmijë të cilët kishin emrat Prince Michael I, Paris Michael...
11. ...dhe Prince Michael II, e cila u bë e njohur kur ai u paraqit me të në ballkonin e një ndërtese duke shkaktuar kritika të shumta.
12. Më 2003 në një dokumentar ai i tregoi intervistuesit Martin Bashier se ai kishte ndarë shtratin me një djalë të ri duke e cilësuar këtë si: “Një gjë të mirë”.
13. Jackson u burgos më 2005 me akuzën se kishte abuzuar një 13-vjeçar më 2003. Ai ballafaqohej më dënimin me 20 vjet burgimi nëse shpallej fajtor.
14. Burgimi 4-mujor përfundoi në qershor të 2005 duke e liruar atë nga të gjitha akuzat. Jackson e kaloi kohën në Bahrain, Ireland dhe France pasi që ai lirua nga akuzat.
15. Pas disa dështimeve, Jackson dhe promotori i muzikës “AEG Live” pohuan se ai do të performojë 50 koncerte në London's O2 Arena. Jackson do të duhej që ta fillonte këtë turne më 13 korrik të këtij viti.
16. Më 24 qershor Michael Jackson u dërgua në drejtim të spitalit, pas thirrjes në 911.
17. Kardiologu i spitalit “UCLA” i tha uebsajtit TMZ.com se Jackson vdiq pas një ataku kardiak, Adhuruesit iu drejtuan spitalit vetëm disa minuta pasi që morën këtë lajm.
18. Vdekja e tij e tronditi tërë botën, ku në mediat kryesore të botës shfaqeshin skena shumë emocionale. Fansat e tij vendosen lule në yllin e Michael Jackson-it në “Hollywood Walk of Fame” në Los Anxhelos.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Policia heton shkaqet e vdekjes të mbretit Xhekson

Policia ka nisur hetimet të premten për shkaqet e vdekjes së mbretit të muzikës Michael Jackson, duke i përqëndruar hetimet në trajtimin mjekësor, ndërsa ka kërkuar të marrë në pyetje mjekun e pop-yllit, dhe ka sekuestruar një makin,në të cilën dyshohet se mund të ketë të drogë apo dëshmi të tjera.
Autopsia e Xheksonit filloi me ekzaminimet mjekësore, policia nxori një BMË nga një shtëpi me qera "sepse ajo mund të përmbajë medikamente apo dëshmi të tjera që mund të ndihmojë hetuesit në përcaktimin e shkakut të vdekjes", tha zëdhënësja e policisë Karen Rayner.
Ajo tha se vetura i takon një mjeku të Majkëll Xheksonit, të cilin policia donte ta intervistonte. Rayner tha se ajo nuk e di identitetin e mjekut dhe theksoi se mjeku nuk është nën hetime penale.
Autopsia filloi të premten në mëngjes dhe pritet të zgjasë disa orë, bën të ditur AP.
Ende nuk ka një përcaktim zyrtar për shkakun e vdekjes dhe kjo nuk pritet të ndodhë për disa javë apo edhe më shumë, derisa të mos kompletohen analiza më të sofistikuara.
Në një në telefonin 911 të lëshuar nga zjarrfikësit, një telefonues raportoi se Xheksoni ishte në një shtrat dhe nuk po merrte frymë ose nuk i përgjigjej CPR-së. Telefonuesi i paidentifikuar tha se Xheksoni ishte me mjekun e tij personal në atë kohë.
"Kam nevojë për një ambulancë sa më shpejt që të jetë e mundur, zotëri," tha urgjentisht thirrësi, por me sjellshmëri. "Ne kemi këtu një zotëri që ka nevojë për ndihmë dhe ai nuk është ende duke marrë frymë. Ai nuk po merrë frymë dhe ne duhet të - ne jemi duke u përpjekur ta pompojmë atë, por ai nuk është, nuk është ai."
Ylli i Pop-it vdiq më vonë të enjtën pasdite (sipas kohës amerikane) në Qendrën Mjekësore UCLA.
Refrene të pikëllimit për megayllin janë përhapur kudo në botë, nga burrat e shtetit te ikonat e muzikës deri tek mizëria e adhuruesve zemërthyer.
"Unë nuk mund të ndalem së qari. Kjo është shumë pikëlluese dhe tronditëse," tha Diana Ross, e cila ndihmoi në nisjen e karrierës së Xheksonit. "Unë jam e paaftë ta imagjinojë këtë. Zemra ime po coptohet."
Shtëpia e Bardhë gjithashtu për herë të pare u tregua e peshuar, nëpërmjet një zëdhënësi tregoi se Presidenti Barack Obama e sheh Xheksonin si një interpretues spektakolar dhe ikonë të muzikës, i cili megjithatë në jetën e tij kishte aspekte pikëllimi dhe tragjike.
Dhoma e Përfaqësuesve mbajti një moment heshtje.(I.M.)

Michael Jackson, gjeni i muzikës, ikonë e pasionit dhe krijimtarisë së një epoke

Michael Jackson, një nga artistët më të adhuruar dhe më me influencë të të gjitha kohëve, lë pas një krijimtari gjigande në muzikën dhe kulturën popullore amerikane, me përmasat e një legjende të pavdekshme. Duke komentuar për humbjen e tij, Sër Howard Stringer, kryetar, shef ekzekutiv dhe president i korporatës Sony, tha se "Michael Jackson ishte një poet-muzikant lirik i shkëlqyer i brezit të tij, një gjeni, muzika e të cilit pasqyroi pasionin dhe krijimtarinë e një epoke. Shprehja dhe magnetizmi i tij artistik e ndryshuan përjetësisht skenën e muzikës".
Michael ishte nga ato talente mahnitëse që rallëherë vinë në jetë. Pesë nga albumet solo të Jackson-it, "Off the Wall", "Thriller", "Bad", "Dangerous" dhe "HIStory" janë nga më të shiturit e të gjitha kohërave. Gjatë karierës së tij të jashtëzakonëshme, 13 nga këngët e tij zunë vendin e parë, u shitën 750 milion incizime të interpretimeve të tij në gjithë botën dhe ai u pëfshi dy herë në Hollin e Famës Rock and Roll-it. Jackson fitoi 13 çmime Grammy, mes tyre Grammy Living Legend Award në vitin 1993, si dhe çmimin e Akademisë Amerikane të Muzikës, "Artist i shekullit".
Michael Jackson u lind më 29 gusht 1958 në Gary të Indianës, i shtati ndër nëntë fëmijë. Ai fitoi famë në vitet 60-të si këngëtari kryesor i kompleksit Jackson Five, një grup shumë i suksesshëm i muzikës pop, i përbërë nga Michael-i dhe katër vëllezër të tij. Me zërin e tij unik dhe kërcimin karakteristik "moonwalk" (shkarrje mbrapsht që krijon përshtypjen e ecjes përpara), Jackson u bë këngëtari solo me disqet më të shitura të të gjitha kohëve. Në fillim të viteve 80-të, ai e shndëroi videon muzikore në formë arti me krijime të tilla si "Billie Jean", "Beat It" dhe albumin e tij epik "Thriller". Tingulli i Jackson-it, stili dhe mënyra e tij e kërcimit frymëzuan breza të tërë artistësh më të rinj të muzikës pop, soul, R&B dhe hip-hop.
Me gjithë famën dhe suksesin e tij financiar, Michael Jackson-i bëri një jetë të mbylluar. Ai kishte disa shtëpi, përfshirë "Neverland", një pallat në Kaliforni me kopështin e tij zoologjik dhe një park lodrash për fëmijë. Michael shpesh argëtonte fëmijët dhe gjithmonë e hapte shtëpinë e tij për aktiviteve bamirëse në shërbim të tyre. Gazetarët e kanë përshkruar atë si një njeri që jetonte në botën imagjinare që krijoi vetë dhe kanë komentuar se kjo ishte përpjekja e tij për të rifituar fëmijërinë e humbur. Shumë njerëz besojnë se Jackson-i u përpoq gjithë jetën e tij për fituar vitet e humbura, duke u rrethuar nga fëmijë dhe duke e parë jetën dhe punën me pafajësinë e një fëmije.
Por suksesi i Jackson-it shpesh u zbeh nga trazirat në jetën e tij private. Ai u akuzua dy herë për abuzim seksual të djemve të vegjël dhe për një akt të tillë, ndaj tij u ngrit një padi gjyqsore në vitin 2003. Jackson u lirua nga akuzat dy vjet më vonë, por reputacioni i tij mbeti i njollosur.
Mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, vdiq papritur më 25 qershor 2009 në Los Anxhelos të Kalifornisë, në moshën 50 vjeçare dhe pak para fillimit turneut të tij me një koncert në Londër. Ai u deklarua i vdekur dy orë pasi u çua nga shtëpia e tij në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë, pasi pësoi një ndalim zemre në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. I vëllai i Michael Jacksonit, këngëtari Jermaine Jackson, u tha gazetarëve se një ekip mjekësor, përfshirë edhe mjekun personal të Michael-it, u përpoqën ta sjellin në jetë artistin si në shtëpi ashtu edhe në spital. Një zëdhënës i zyrës së morgut në Los Anxhelos tha se trupit do t'i bëhet autopsia më 26 qershor, por rezultatet priten pas 6-8 javësh.

Çfarë do të ndodhë me fëmijët e Michael Jackson?

Si po e përjetojnë fëmijët këtë ngjarje dhe kush do të marrë kujdestarinë e tyre?
Vdekja e Michael Jackson në moshën 50-vjeçare ka ngritur shumë pyetje rreth shëndetit, anës financiare dhe pasurisë së tij. Por në listën e pyetjeve të mijëra njerëzve qëndron pyetja se çfarë do të ndodhë me fatin e tre fëmijëve të tij: Si po e përjetojnë ata këtë ngjarje dhe kush do të marrë kujdestarinë e tyre?
Debbie Rowe, një infermiere me të cilën Jackson u martua në vitin 1996 dhe u divorcua në vitin 1999, është e ëma e Prince Michael 12 vjeç dhe Paris 11 vjeç; Prince Michael II (njihet edhe si Blanket) thuhet se është sjellë në jetë nga një grua, emri i të cilës nuk u zbulua kurrë.
Brian Oxman, ish-avokati i Jackson dhe gjithashtu një mik i familjes, është prenoncuar per Radaronline se e ëma e Michael, Katherine Jackson, është personi i cili ka më shumë mundësi për t'u kujdesur për fëmijët:
"Me shumë mundësi Zonja Jackson do të kujdeset për ta, ajo është shumë e dashur me ta", ka thënë Oxman. Fëmijët janë akoma në Los Angeles dhe për ta kujdeset një dado.
Më pas Oxman është prenoncuar për "The Early Show":
"Dyshoj se vdekja e Michael Jackson është vetëm fillimi i konflikteve ligjore, jo vetëm rreth pasurisë së tij, por edhe fëmijëve të Jackson".
Edhe Debbie Rowe mund të përgatisë ndonjë lojë për Prince Michael dhe Paris. Nuk dihet nëse Jackson ka përcaktuar se kush do të kujdeset për fëmijët e tij në testament, por Roëe mund të ankohet dhe t'i drejtohet gjykatës, duke thënë se është në të mirën e fëmijëve që të kujdeset ajo për ta.
Në qoftë se Rowe do të kërkojë kujdestarinë e të paktën dy fëmijëve të saj, do të jetë vërtet një problem.
Megjithëse shumë persona pas divorcit të saj me Jackson e kanë konsideruar se ajo kishte të drejtën prindërore për t'u kujdesur për dy fëmijët e saj, kjo gjë është refuzuar nga gjykata. Faktikisht, Jackson dhe Rowe bënë një marrëveshje me njëri tjetrin: Rowe hoqi dorë nga të drejtat e saj prindërore, duke pranuar një çek të majmë nga Jackson, ndërsa Jackson mori kujdestarinë e fëmijëve.
Fëmijët, të cilët jetuan në Neverland Ranch, në Irlandë dhe Bahrain, kanë dalë para publikut me fytyrat e tyre të mbuluara me copë ose maskë. Në vitin 2002, Jackson është kritikuar rëndë ndërsa nxorri Blanket, që atëherë ishte foshnje, me fytyrë të mbuluar me copë, jashtë ballkonit të një hoteli në Berlin për t'ia treguar fansave të tij që bërtisnin poshtë.
Të tre fëmijët, ashtu si Michael dhe vëllezërit e tij do të rriten në qendër të vëmendjes së medias. Ndërsa familja Jackson del shpesh në publik për marëdhëniet e tyre të çrregullta, kjo mund të jetë një mundësi e mirë për të mbyllur plagët e vjetra. Mark Lester, pagëzuesi i fëmijëve të Jackson u prenoncua për "Today":
"Familja Jackson është një familje shumë e madhe dhe, siç e dini, në rast nevoje familjet mblidhen dhe mënjanojnë çdo diferencë.
Pyetje rreth vdekjes së Jackson.
Njerëzit kërkojnë në internet për përgjigje dhe të mërkurën, kur Michael Jackson vdiq, njerëzit e vendit dhe përreth botës kishin shumë pyetje. Sa vijon janë disa nga pyetjet më të kërkuara rreth vdekjes së Mbretit të Popit.
1. Kush e pagëzoi atë me emrin "Mbreti i Popit"?
Pyetjet rreth pseudonimit të famshëm të Jackson kanë kapur shifra të mëdha deri në 3,645% ditën e djeshme. Ndërkohë që shumica e 4 njerëzve besojnë se ai është vetquajtur në këtë mënyrë, informacionet në rrjet tregojnë se Elizabeth Taylor e përdori këtë pseudonim për të në në natën gala të ndarjes së çmimeve në MTV në vitin 1989 dhe duket se ylli i muzikës e pëlqente shumë këtë emër fisnik.
2. Kur ka vdekur Elvis?
Vdekja e papritur dhe tragjike e Jackson i ka rikthyer fansave kujtimet në dukje të groposura për një tjetër mbret, i cili gjithashtu u nda shumë shpejt nga jeta. Kërkimet rreth vdekjes së Elvis Presley "kur dhe si?" vërshuan në mënyrë të pashpjegueshme në rrjet. Njerëzit duket sikur i harrojnë këto histori të dhimbshme, por me sa duket, asnjëherë nuk i humbet kureshtja për të bërë pak dritë mbi këto vdekje tragjike dhe misterioze gjithashtu.
3. Atak në zemër apo arrest kardiak?
Për shkak se raportet kanë dëshmuar se Jackson vdiq nga një arrest kardiak, njerëzit janë munduar të kuptojnë se cila është diferenca ndërmjet tij dhe atakut në zemër. Një atak në zemër ndodh kur një pjesë e muskujve të zemrës vdesin për shkak të një bllokimi të arterieve koronare, të cilat furnizojnë muskujt e zemrës me gjak. Arresti kardiak ndodh kur në fakt zemra pushon së rrahuri dhe kjo mund të shkaktohet nga shumë gjëra, duke përfshirë edhe dozat tepër të mëdha të ilaçeve dhe mund të jetë pasojë e një ataku në zemër atëherë kur pjesa më e madhe e muskujve bllokohen. Duket se njerëzit, duke u munduar të dinë më shumë mbi sëmundjet apo problemet e tij shëndetsore, tentojnë edhe t'i japin një përgjigje pyetjes pse.
4. Si mund të kërcehet Moonwalk?
Kërcimi që mban firmën Michael Jackson kapi shifrët e 56,873% të kërkimeve në internet këto ditë. Duke dashur të ruajnë kujtimin e tij të pacënuar, fansat i janë kthyer kohës së tij të lulëzimit dhe kërkonin në rrjet këshilla se si mund të performohet ky kërcim. Një artikull në WikiHow jep këshilla praktike dhe instruksione si të bëhesh dhe të kërcesh si Michael Jackson. Është shumë e dukshme që në një mënyrë apo në tjetrën fansat e tij të shumtë duan të mbajnë atë të gjallë.
5. Lista e albumeve të Michael Jackson.
Kanë vërshuar pafund edhe kërkimet rreth diskografisë së Michael Jackson. Të gjitha kërkimet përfundonin me 10 albume sigurisht. Got to Be There; Ben; Music and Me; Forever, Michael; Off the Wall; Thriller; Bad; Dangerous; History; dhe Invincible, më i famshmi i të cilëve natyrisht ishte Thriller.
Se sa i famshëm do të bëhej albumi i tij i ri, atë nuk do ta mësojmë kurrë.
6. Çfarë është vitiligo?
Edhe pse të gjithë besonin se Jackson ka zbardhur lëkurën e tij, ylli i muzikës faktikisht vuante nga sëmundja e vitiligo, një çrregullim i rëndë i lëkurës, e cila çon drejt de-pigmentimit (zbardhjes). Megjithatë, Jackson i ka shpjeguar të gjitha detajet e sëmundjes dhe efekteve që i jepte lëkurës së tij në një intervistë me Oprah në vitin 1993. Është e çuditshme se si arrin t'i mësosh disa gjëra kaq të shumëpërfolura vetëm pas një vdekjeje tragjike dhe se kërkimet e shumta në rrjet bëhen kur ai nuk është më. (K.B.)

Michael Jackson ist tot, lang lebe der King of Pop!
Hinweis: Diese E-Mail ist kein Spam. Sollten Sie sich zu Unrecht auf diesen Verteiler gesetzt fühlen, können Sie sich selbstverständlich vom Verteiler entfernen lassen. Klicken Sie dazu bitte hier MyVideo Broadband S.R.L. Calea Victoriei nr. 54 et. 1, ap. 6, sector 1, 010082 Bukarest, Rumänien E-Mail: [url=mailto://info@mail-myvideo.net?subject=Newsletter Feedback]info@mail-myvideo.net[/url], Telefon: +4031 410 19 11 HR-Nummer: J40/6849/21.04.2006, Handelsregister Bukarest Gesetzlicher Vertretungsberechtigter: Anca-Alina Seghedi |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Edhe një zbulim nga jeta e Michael Jackson-it
» Lamtumirë, legjendë
» Bota e Yjëve
» Dhurata Hamzai: Michael Jackson, ja si qëllohen yjet..!
» Cilat janë 10 gjërat me të cilat do ta kujtojmë Michael Jackson-in?!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi