Rexhep Shahu - TE DINE PER KATUND KOSOVE
Faqja 1 e 1
Rexhep Shahu - TE DINE PER KATUND KOSOVE
Rexhep Shahu
TE DINE PER KATUND KOSOVE
Vaso Cubrilloviqi qe ne platformen e tij te pare Shperngulja e shqiptareve njofton se ne Tirane Serbia e ka kollaj se ne Tirane ben pune leku...
Pata reague para nje viti se Kosova eshte Shqiperi dhe askush ne Tirane as ne Prishtine e as ne qiell te zoti nuk eshte pronar i Kosoves dhe nuk mund te sillet me Kosoven sikur me nje are qe ia ka lane baba.
Por me fole per Kosove, per komb e atdhe, per ndarje a bashkim, duhet me i pase bolet sa krejnat e filozofeve e une nuk i kam aq.
Parullat bajate dhe te sofistikuara per dy kombe, ne njje kohe kur kombformimi ka ndodhe me vakt, pa linde tregtaret e parullave kombetariste, pra parullat nuk krijojne dot komb kosovar se duhet toke tjeter per kosovaret joshqiptare, teritor tjeter, identitet tjeter jo shqiptar dhe duhet te ndodhe qe kosovaret te mos jane ajka e te qenit shqiptar, ajka e qenies shqiptare, ashti, kurrizi, boshti i kombit.
Politikanet e dites trusherren qe u ka ike casti prej dore kete cerek shekulli per bashkim kombetar se nuk kane dashte bashkim kombetar, nuk e ndalojne dot Kosoven e Shqiperine te jene te denuara si Gjermania e Austria, nje gjuhe, nje komb, dy shtete.
Edi Rama dhe gjithe edrat kane gjithe lejen e zotit me recitue kenge e poezi per Kosoven si une, por nuk kane kurre asnje te drejte me vendose asgje per Kosoven, as per leje kalimi per zogjte ne qiellin e Kosoves.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
AUTOSTRADA NISH – PRISHTINË, PSE DUHET TË FIRMOSË EDI RAMA? – Nga REXHEP SHAHU
AUTOSTRADA NISH – PRISHTINË, PSE DUHET TË FIRMOSË EDI RAMA? – Nga REXHEP SHAHU
Lajmi se brenda dy javësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Serbisë Vuçiq, do të nënshkruajnë projektin e ndërtimit të autostradës Nish – Prishtinë – Durrës, projekt që kushton 1 miliadrë euro dhe që do ta financojë Europa, po fluturon plot hare në qiejt e qeverisë.
Është lajmi më i mirë, lajmi më i duhur që ofron shpresë për rajonin, për integrimet rajonale, që njerzit të mos “ndërtojnë” shëpitë e tyre në avionë, trena, anije, çadra, por të rrinë në atdhe.
Po pse duhet të jetë nënshkrues i këtij projekti Rama me Vuçiqin? Pse Rama e jo Isa Mustafa?
Mirë Vuçiqi se 80 km rrugë është ne teritor administrative serb, po Edi Rama pse duhet të jetë nënshkrues i këtij projekti?
Nëse nënshkruan Edi Rama këtë projekt që zbatohet në Kosovë, ai nënshkruan para kryeminstrit serb mosnjohjen e shtetit të Kosovës, shpërfilljen e liderëve të Kosovës.
Ose ndoshta Serbia e ka lejuar e pranuar bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe kryeministri Vuçiq nënshkruan kështu edhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve.
Autostrada nga Prishtina deri në Durrës konsiderohet e përfunduar. Po nga Prishtina në Medare jo. Po nga Prishtina në Merdare a është teritor i Kosovës apo i Shqipërisë administrative?
Nëse Edi Rama nënshkruan në vend të Isa Mustafës, do të nënshkruajë kështu mosnjohjen e Kosovës me dorën e tij, me firmën e tij. Këtë e duan serbët natyrisht dhe janë gati t’ia bëjnë një përmendore Edi Ramës për këtë shkak. Po nga kush kërkon përmendore Edi Rama, nga serbët apo nga shqiptarët?
Si njeriu që kam bërë apologjinë e Udhës së Kombit që nga ëndrra deri te realiteti, kam lejen sot t’i bëj një pyetje Edi Ramës që e mallkonte dikur Udhën e Kombit, pse duhet të firmosësh ti për Kosovën z. Rama?
A thua firma jote është firmë zoti?
A thua se di të bësh firmë të bukur se je piktor?
Pse duhet të firmosë kryeminstri i Shqipërisë për një projekt që implentohet në Kosovë?
Çfarë do të thotë kjo?
A kanë vdekë shtetarët në Kosovë?
A mos u bashkua Shqipëria me Kosovën dhe ti u bërë kryeminstri i gjithë hapsirës shqiptare?
Kush të ngarkoi ta firmosësh ti këtë projekt?
Kush e shiti këtë firmë?
Kush e bleu dhe sa e bleu këtë firmë mbi këtë pojekt?
Z. Rama e pate mallkuar me loçkë shpirti Udhën e Kombit dhe Sali Berishën. Pastaj u bëre dashnor i vonuar i saj dhe ua shave shqiptarëve në Prishtinë këtë udhë për shkakun e vetëm pse e ndërtoi Sali Berisha dhe pse nuk mund të bëhët në hapsirën shqiptare ndonjë projëkt më i madh dhe më i rëndësishëm që ta bëje ti z. Rama dhe të marrje famën e lavdinë e Berishës.
Po, mund të bëhët hekurudha. Bëje z. Rama nëse ke këllqe dhe shqiptarët e serbët ta japin lavdinë, ta ngrenë një shtatore më të madhe se të Ismail Vlorës në Prishtinë.
Pra, do të firmosë Rama e Vuçiqi për autostradën Nish-Prishtinë-Durrës.
Pse duhet të firmosë Rama?
Në emër të kujt firmos Rama?
Ku ka mbetë kjo autostradë pa bërë, në cilin teritor nuk është përfunduar kjo autostradë?
Nga Miloti deri në Prishtinë autostrada ka përfunduar, duke llogaritë që po dyfishohen urat nga Kukësi në Morin.
Autostrada duhet bërë nga Prishtina në Nish.
Për të nënshkruar ndërtimin e këtj segmenti nuk ka asnjë punë Edi Rama se teritori ku do të ndërtohet nuk është livadh as arë e Edi Ramës dhe nuk ia ka lënë as baba.
Nënshkrimin e kësaj marrëveshje duhet ta bëjë domosdo vetëm kryeministri ose presidenti i Kosovës. Nuk mund të nënshkruajë kryeminstri i Shqipëisë as presidenti i Shqipërisë për projektet në teritorin e Kosovës. Qoftë edhe projekt për çelje varresh apo ndërtim kafaz zogjsh.
Këtë duhet t’ia bëjë të qartë sa më urgjent Europës, Amerikës o Azisë qeveria e Kosovës, kryeministri i saj, presidentja e saj. Ose të shkojnë te shpia dhe të punojnë në kopësht, të mbjellin luleshtrydhe.
Nuk është qeveria e Kosovës filial i Edi Ramës, apo një ministri e Edi Ramës.
Unë dua e lus zotin përditë që të jemi bashkë, një shtet. Por sot nuk jemi. Nëse shpërfillet sot autoriteti i Kosovës, nëse shpërfillen sot titullarët e Kosovës, nëse shkilet me këmbë nënvlerësimi e shpërfillje Kosova dhe udhëheqësit e saj, unë nuk e dua atë autostradë, pasi unë dua më shumë Kosovën se autostradën që u shëben serbëve më shumë se kujtdo tjetër.
Serbët vdesin ngapak e përditë për këtë autostradë dhe ata janë të gatshëm të pranojnë çdo kusht jo diskriminues për ndërtimin e kësaj autostrade. Tre herë ia kanë kërkuar edhe Sulltanëve të Turqisë serbët lejen për ta bërë këtë udhë.
Ndaj nuk ka nevojë të firmosë Edi Rama për teritorin e Kosovës se nuk i janë tha duart kryeministrit të Kosovës, nuk ia janë këputë duart, nuk ia ka marrë zoti mendtë e kresë me nënshkrue me mungesë firme, me nënshkrue me mos firmosje, mosnjohjen e vendit e të shtetit të tij Kosovë.
Nëse ndokush në Kosovë, për inat të Isa Mustafës e ka shitë të drejtën e firmës për këtë autostradë tek Edi Rama, haram i qoftë.
Por nëse është thjeshtë vendim e pranim i Edi Ramës se ia kanë kërkuar serbët dhe Europa, haram i qoftë Edi Ramës që shkel kryeministrin e Kosovës, e bën të paqenë kryeministrin e Kosovës dhe nënshkruan ai në vend të tij dhe synon të hiqet e të shpallet si baba i Shqiptarëve. Është zamet i madh të bëhësh baba i Shqiptaëve, është krejt e pamundur me e mundë Sali Berishën në Kosovë derisa të ndërtohet eshte një vepër tjetër si ajo që ndërtoi ai në luftë me kundërshtarët më të egër të Shqipërisë e Kosovës.
Edi Rama tha në Beograd dhe u mburr fort se Kosovën e kanë njoftë 108 shtete. E quajti akt trimërie.
Tani sapo i jepet rasti ta fshijë Kosovën, sapo i jepet rasti të firmosë për mosnjohje de fakto të Kosovës ai është I lumtur të firmosë mosnjohjen e saj.
Nënshkrimi nga Edi Rama i projektit të autostradës Nish-Merdare-Prishtiën-Morin-Durrës me Vuçiqin, është nënshkrimi i mosnjohjes së Kosovës nga Edi Rama. Ose pranimi nga Serbia i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rexhep Shahu:Rexhep Qosja i kërcënuar prej harrimit
» REXHEP SHAHU:PERÇARESIT E KOSOVES
» Rexhep Shahu - Po â...
» Rexhep Shahu - Ta mbrosh Edi Ramen
» Rexhep ShAHU:Në Twitter nuk ka borë
» REXHEP SHAHU:PERÇARESIT E KOSOVES
» Rexhep Shahu - Po â...
» Rexhep Shahu - Ta mbrosh Edi Ramen
» Rexhep ShAHU:Në Twitter nuk ka borë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi