Pacolli: AKR-ja parti e liberalëve të Evropës

Dafina Xhemaj, Bota Sot
Zyrtarë të lartë partive liberale evropiane e të vendeve të rajonit po marrin pjesë në konferencën dy ditore të organizuar në Prishtinë nga Aleanca Kosova e re.
“AKR është duke mirëpritur që të bëhet anëtare e re e liberalëve të Evropës dhe ne ia shtrijmë dorën liberalëve të Evropës. Ne në Kosovë e mbjellim farën e lirisë, tolerancës dhe ne e meritojmë vendin si pjesëtarë të liberalëve të Evropës”, theksoi ai.
Në organizim të Aleancës Kosova e Re të shtunën në Prishtinë ka filluar Konferenca dyditore Ndërkombëtare e Liberalëve të Evropës, në të cilën po marrin pjesë mbi 40 përfaqësues të partive liberale nga 16 vende të Evropës. Më shumë se 40 përfaqësues të partive politike liberale të vendeve të Evropës dhe të rajonit kanë qenë “mysafirë” të Aleancës Kosova e Re me lider Behgjet Pacollin. Që në fillim të fjalës së tij kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se Kosova duhet të bëhet epiqendër e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të mos përsëriten gabimet e së kaluarës.
“Ballkani nuk është ende një fushë me lule. Ende janë këtu fryma të cilat mundohen të ndalin frymën e liberalizmit. Mirëpo duhet të jemi ne të cilët do të punojmë dhe të ruhemi nga këto mendime negative, jo me violencë, por me ide pozitive dhe me shembuj të mirë, dhe kjo është mënyra më e mirë për ta mposhtur të kaluarën, ku të gjithë kemi qenë të mposhtur në një aspekt”, tha Pacolli. Kryetari i AKR-së tha se partia që ai drejton është duke mirëpritur që të bëhet anëtare e re e liberalëve të Evropës. “AKR është duke mirëpritur që të bëhet anëtare e re e liberalëve të Evropës dhe ne ia shtrijmë dorën liberalëve të Evropës. Ne në Kosovë e mbjellim farën e lirisë, tolerancës dhe ne e meritojmë vendin si pjesëtarë të liberalëve të Evropës”, theksoi ai.
Ndërkaq, presidentja e ELDR-së, Vesna Pusiç, tha se vizioni i liberalëve të Evropës është që të jenë më të fuqishëm dhe më me ndikim. “Në diskutimet tona të mëhershme, në qarqet e Libseen-it ka pasur shumë tema, mirëpo një gjithnjë është veçuar si më prioritare ndër to, do të thoja dy. Njëra është pse është krijuar ky patron i liberalëve dhe partive liberale në regjion, që të jemi të fuqishëm dhe të kemi ndikim në vitet e para tranzicionit, posaçërisht para se fillon tranzicioni, më pastaj i themeluam qeverisjet tona në vende të ndryshme”, tha Pusiç. Ndërkaq zëvendës presidentja e ELDR-së Jeannette Baljeu konferencën e vlerësoi si të rëndësishme për faktin se shkëmbimin e përvojave e sheh të domosdoshëm për të bërë më të fortë lidhjen e liberalëve. Ajo njëherësh u shpreh e kënaqur me numrin e ulëseve të cilat ELDR-ja ka fituar në zgjedhjet e fundit të Parlamentit Evropian, të cilat u zhvilluan më 7 qershor. “Të gjithë ne mund të theksojmë se ne kemi qenë të fortë, mirëpo disa prej nesh kanë humbur, por në përgjithësi kemi qenë të kënaqur. Si ELDR ne kemi mbajtur ulëse të mjaftueshme, si parti e tretë në Bashkësinë Evropiane. Mirëpo po e shohim edhe një trend që është duke u paraqitur, ne jemi duke bërë analiza se çfarë është ky trend dhe ku po ndodh ky trend”, tha Baljeu. Konferenca është duke vazhduar punimet.
Në punimet e seancës së paradites kanë marrë pjesë edhe me diskutimet e tyre edhe Ibrahim gashi e Ibrahim Makolli nënkryetarë të AKR-së si dhe përfaqësues të tjerë të vendeve pjesëmarrëse të kësaj konferencë ndërkombëtare të liberalëve evropianë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Pacolli për klasë të re politike në rajon

Nga Express
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli deklaroi të shtunën në Konferencën Ndërkombëtare të Liberalëve të Evropës që po mbahen në Prishtinë, se ka ardhur koha e mendimtarëve të rinj në rajonin e Ballkanit, për t’i thyer kufijtë dhe barrierat e ndarjes.
Lideri i AKR-së tha se regjioni që përfshinë relacionin: Prishtinë, Beograd, Tiranë, Shkup, Podgoricë e Sarajevë, nuk ka më shumë se 20 milionë banorë, prandaj sipas tij, është regjion i vogël për të pasur aq shumë kufij të ndarjes ndërmjet vete.
Këto vlerësime Pacolli i bëri në fillim të Konferencës Ndërkombëtare të Liberalëve të Evropës, që organizohet për herë të parë në Kosovë nga Aleanca Kosova e Re. Megjithatë në këtë takim, munguan përfaqësuesit e Partisë Liberale të Kosovës, që është subjekti më i vjetër liberal kosovar dhe anëtar i Liberales Evropiane.
Pacolli tha ndërkaq se lëvizjet liberale kanë qenë të ndaluara në Kosovë nga okupatori, i cili ka luftuar kundër lirisë së të tjerëve dhe mendimit ndryshe. Kosovarët, sipas tij, nuk do të përsërisin këto gabime për t'i dënuar të tjerët.
Pacolli potencoi se duhet të kemi respekt për lirinë e shprehjes, të drejtat e qytetarëve, për minoritetet dhe duhet t'i ndihmojmë të gjitha kategoritë sociale me nevoja të veçanta.
“Të jesh shumicë nuk do të thotë të dominosh mbi të tjerët. Të jesh shumicë do të thotë të respektosh të tjerët, edhe atëherë kur ata nuk pajtohen me idealet tuaja. Të jesh shumicë do të thotë të kesh më shumë vëmendje, respekt, mikpritje, bashkëpunim, më tepër mirëkuptim dhe kuptohet më tepër përgjegjësi”, tha kreu i AKR-së.
Klasa politike në rajon, siç tha në vazhdim Pacolli, është e obliguar që të bëjë më të lehtë dhe më të mirë jetën e qytetarëve të tyre. Ndërkaq, sa i përket orientimit liberal të partive, Pacolli potencoi se që nga pavarësimi i Kosovës partitë liberale në Kosovë nuk janë më vetëm një ëndërr.
Ai parashtroi orientimin dhe përpjekjet e partisë së tij që të bëhet pjesë e Liberales Evropiane.
Kësaj konference i kontribuuan, ndërkaq edhe përfaqësues të tjerë euroliberalë, përfshirë përfaqësuesen e liberalëve kroat, Vesna Pusic, e cila tha se vendet e Ballkanit kanë ardhur pothuajse nga një e kaluar e përbashkët, ndërsa aktiviteti dhe ndikim euroliberal, sipas saj, po rritet gjithnjë e më shumë.
Pusic përmendi tri çështje themelore që duhet t’i kenë parasysh liberalët: autonomia morale e individit; mbrojtja nga fuqia arbitrare dhe: promovimi i diversitetit njerëzor.
Ndërsa Jannette Baljeu e Partisë Liberale Holandeze, u angazhua për shtrirjen e eroliberalëve në rajon. Ajo përmendi raste konkrete kur liberalët e vendeve të rajonit kanë fituar vende në Parlamentin Evropian. Ndërkaq pak më keq, sipas saj, qëndron ndikimi liberal në Poloni, Republikën Çeke e Sllovaki.
Konferenca Ndërkombëtare e Liberalëve të Evropës i vazhdon punimet edhe të dielën. (KosovaLive)

Pacolli: Kosovës i mungon demokracia
Pacolli: Kosovës i mungon demokracia
Besnik Boletini, Bota Sot
“Është folur për ndërtimin e institucioneve demokratike shtetërore, që fatkeqësisht mungojnë në Kosovë”, tha kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Pacolli: “Kjo konferencë nuk do të kalojë pa i lënë gjurmët e veta, konkluzionet e kësaj konference do të diskutohen edhe më tutje. Si konkluzion i nxjerrë në këtë konferencë është demolimi i kufijve”.
Në Kosovë nuk ka demokraci të mirëfilltë dhe liri të shprehjes, është konkluzioni i konferencës LISEEN-it, tha të dielën kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili mbajtjen e kësaj konferenca në organizim të partisë së tij e quajti të suksesshme. Pacolli tha se AKR-ja është krenare, që i është besuar një organizim i tillë, që ka rezultuar edhe me nxjerrjen e disa konkluzioneve të rëndësishme, përveç tjerash ai për hapjen e kufijve, që do të mundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. “Kjo konferencë nuk do të kalojë pa i lënë gjurmët e veta, konkluzionet e kësaj konference do të diskutohen edhe më tutje. Si konkluzion i nxjerrë në këtë konferencë është demolimi i kufijve, që do të garantonte lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit në këtë rajon. Kur jemi te mallrat e dimë që lëvizja e mallrave është e vështirë për shkak të ashtuquajturës certifikata e origjinës dhe do te kërkojmë që edhe kjo certifikatë të bisedohet, që të mos këtë nevojë për këtë”, tha Pacolli. Gjithashtu në këtë konferencë është diskutuar edhe për liberalizimin e vizave, që edhe qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë që të lëvizin më lirshëm në vendet e BE-së. “Një konkluzion tjetër që është nxjerrë është liberalizimi i vizave, që edhe ne bashkë me shtete të tjera të rajonit të kemi të drejtë si pronar të pasaportave të një shteti të ri që të lëvizim pa kokëçarje edhe të evitojmë pritjet para ambasadave të ndryshme”, u shpreh Pacolli. Ai tha se është diskutuar edhe për ndërtimin e institucioneve demokratike, që sipas tij mungojnë. Pacolli tha se perceptimet e vendeve pjesëmarrëse në këtë konferencë janë se në Kosovë ka mungesë të lirisë së fjalës. “Është fol për ndërtimin e institucioneve demokratike shtetërore, që fatkeqësisht mungojnë në Kosovë. Konkluzioni dhe mendimi i të gjithë pjesëmarrësve është se diçka kohëve të fundit Kosovën po e ngulfat, se qytetarët e ndjejnë vetën në një kontroll të paparë, prandaj, ne do ta ngremë zërin edhe kundër kësaj”, theksoi Pacolli. Kjo konferencë është konsideruar nga Pacolli si një hap drejtë integrimeve evropiane, sipas tij organizime të tilla do të këtë edhe në të ardhmen. “Ne kemi në plan organizimin edhe të një konference ekonomike, që do të mbahet në rajon, në vjeshtë, pra do të bëjmë përpjekje që ta qojnë Kosovën drejtë Evropës së lashtë demokratike”, tha ai.
Duke komentuar mbajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri Pacolli shprehu bindjen së këto zgjedhjeve do të plotësojnë të gjitha standardet demokratike. “Ne e përshëndesim Shqipërinë demokratike në hapin që ka bërë në organizimin e zgjedhjeve, unë kam mësuar dhe studiuar shumë dhe kam parë që këto zgjedhje janë demokratike. KQZ-ja e Shqipërisë ka bërë një përgatitje të pa parë dhe jam i bindur se zgjedhjet do të kalojnë mirë. Ndërsa partisë fituese që nga tani i uroj sukses, që të punojë edhe më tutje në ngritjen e nivelit dhe standardeve, sepse qytetari i Shqipërisë ka nevojë për ndihmën e partive moderne demokratike”, përfundoi Pacolli.

Ndihet i penguar, sillen si njerka
Ndihet i penguar, sillen si njerka
Intervistë me politikanin dhe biznismenin Behgjet Pacolli.
Z.Pacolli në takim me mbretin Abdulla të Jordanisë, gjatë lobimit për njohjen e Kosovës.
Kryetari i AKR-së dhe biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli, ndihet i anashkaluar dhe thuaja i fyer nga institucionet në angazhimin e tij për lobim, qoftë kur ato nuk i japin as përkrahje formale apo edhe më shumë, kur as nuk duan t’i japin përgjigje kërkesave që ai ua ka drejtuar me shkrim.
Por, as sjellja si njerkë ndaj z. Pacolli, nuk e thyen atë. Ai ka vendosur t’i shkojë gjer në fund asaj që i beson ai, misionit kombëtar. “Vendi duhet ndihmuar dhe dashur edhe atëherë kur të tjerët ju nxisin të mos e duani!”
Pa u deklaruar se për sa njohje të arritura deri më tash kontributi i tij ka qenë vendimtar, ai thotë se deri në fund të vitit, vendit do t’ia sjellë rreth 20 njohje të reja. Por, deri në fund të vitit vendi sigurisht se do t’i kishte arritur 130 njohje, sikur që nga fillimi e edhe tani të përkrahej z. Pacolli, kusht ky numerik për t’u bërë pjesë e Kombeve të Bashkuara. Për këtë mossukses ai i bën përgjegjës pa përjashtim udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Për procesin e njohjeve dhe të zgjedhjeve flet në një intervistë ekskluzive z. Pacolli, i cili aktualisht ndodhet në Zvicër.
Do të njihemi nga R. Dominikane dhe Salvadori
Bota sot: Ju z. Pacolli po vazhdoni të loboni për njohjen e pavarësisë së Kosovës, në cilën zonë të globit jeni të përqendruar aktualisht?
Pacolli: Tani për tani jemi të koncentruar në dy kontinente, në atë të Amerikës Jugore, por edhe në atë qendrore. Në rend të parë jemi duke punuar në Amerikën Qendrore, edhe në shtetet e zonës Karaibike. Duke parë rezultatin e deri tanishëm se çka është bërë, besoj shumë se deri në fund të nëntorit ne do të kemi njohjen e shteteve Karaibike. Për këtë unë e kam informuar edhe presidentin, kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme. Unë prej tyre ende nuk kamë marrë asnjë informatë, por kjo nuk më pengon që unë më tutje të punoj dhe të besoj se ky mision me 16 shtetet karaibike do të përfundojë me njohje.
Në kontinentin tjetër ku jam i angazhuar është Afrika e Jugut, Le Soto, Mauriciusi etj. dhe shtete të Afrikës Perëndimore, në këtë rast unë kam planifikuar një vizitë në shtetet e Afrikë Perëndimore, që do të jetë prej datës 19 deri më 25 të këtij muaji, dhe unë besoj se aty është duke shkuar puna mirë dhe rezultatet do të jenë evidente. Unë jam edhe ambasador nderi i disa shteteve të kësaj ane, nuk do t’i përmendi tani se cilat janë këto vende për shkak të diskretit, që ka nevojë të mbahet tani në këtë moment. Ky është koncentrimi im se tani çka jam duke bërë, por shumë shpejtë do bëhen edhe dy njohj të paralajmëruara nga Republika Domenikane dhe Salvadori. Salvadori ende nuk ka formuar institucionet e veta, dhe me formimin e tyre do të thotë që Kosova do të jetë në agjendën e tyre, për arsye se ata kanë premtuar disa herë. Ndërsa nga R.Domenikane edhe dje në një telefonatë, Demonika i ka kryer formalitetet dhe vetëm pritet të dërgohet nota verbale.
Janë disa shtete të vogla në Arqipelag ku jam duke punuar dhe besoj se njohja nga Fixhi do të pasojë jashtëzakonisht shpejtë. Unë pres që çdo orë mund të jetë e mbarë për neve kështu që deri në fund të ditës do t’iu dërgoj një surprizë.
(Pjesë e intervistës, të cilën mund ta lexoni më gjerësisht në gazetën "Bota sot")

Similar topics
» Behgjet Pacolli president i KosovësBehgjet Pacolli president i KosovësBehgjet Pacolli president i Kosovës
» “PDK-ja gjysmë parti e LDK-ja fasadon”
» Një popull pa parti
» Shqipëria, presidente e Këshillit të Evropës, nga sot
» PDK po ndahet-Limaj me parti të re

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi