Edhe Kosova po pret fitoren e Berishës, mbi 3 mijë automjete kalojnë në tunelin e Kalimashit
Faqja 1 e 1

Mijëra familje shqiptare të Kosovës të irrituar nga lajmet e rreme të mediave të Ramës
Mijëra qytetarë shqiptarë në të dy anët e kufirit janë tmerruar dje, nga një lajm i publikuar në mediat e kontrolluara nga kryetari i PS-së, Edi Rama, për gjoja shembje të tunelit Thirrë-Kalimash. Ata janë lidhur menjëherë me të afërmit e tyre, që po udhëtonin nga Tirana në Prishtinë apo anasjelltas për të marrë vesh të vërtetën. Një qytetar që po udhëtonte nga Prishtina në Tiranë rrëfen se si i përjetoi momentet e marrjes së këtij lajmi dhe ankthin e familjarëve dhe të afërmëve të tij në Kosovë. Tomorr Avdia, një qytetar që udhëton shpeshherë për në Tiranë, ka qëlluar të jetë dëshmitar mes mijëra qytetarëve të tjerë, të cilët jo pa indinjatë hedhin poshtë trillimet e mediave të Ramës. Ai shprehet, se ka qenë duke kaluar nëpër tunel pikërisht në momentin kur është përhapur ky lajm nga megafonët e mashtrimit, dhe thekson se çdo gjë në tunel, si sistemi i ajrimit, ndriçimit apo sistemet e tjera të sigurisë funksiononin normalisht. Lajmi i rremë për gjoja shembje të tunelit Thirrë-Kalimash u përhap mbrëmë pas përfundimit të mitingut të dështuar të Ramës me vetëm disa mijëra veta në bulevard. Trillimi i radhës i mediave të Ramës që ka zhytur në ankth mijëra familje në Shqipëri dhe në Kosovë, kishte si qëllim mbulimin e dështimit të mitingut, i cili manifestoi në mënyrën më të qartë humbjen e turpshme të Ramës më 28 qershor.
-Nga disa media pranë kryetarit të PS-së, mbrëmë u përhap lajmi që pretendonte se ka pasur një shembje në tunelin Thirrë-Kalimash. Ju thatë se keni kaluar tunelin mbrëmë rreth orës kur u dha ky informacion. A keni vënë re ndonjë anomali?
-Unë rastësisht rreth orës 20:45 minuta isha duke kaluar në tunelin Thirrë-Kalimash së bashku me dy bashkëudhëtarë të mi, të cilët mahniteshin nga mrekullia që po përjetonin ashtu sikurse edhe unë për herë të parë, duke kaluar nëpër këtë vepër madhështore. Ajo që mund të them është që çdo gjë na dukej si një ëndërr. Përshkimi i kilometrave të tunelit edhe pse në një gjatësi prej 5.6 km kalonte si pa u ndjerë nga kushtet dhe kënaqësia që të jepte magjia e funksionimit të tij. Në të gjithë gjatësinë e tunelit nuk kemi vënë re asnjë pengesë apo "shembje", siç është pretenduar dhe udhëtimi ynë nga njëra anë e tunelit në tjetrën ka zgjatur vetëm 7 minuta. Kemi ecur me një shpejtësi 60-70 km/orë, një shpejtësi që unë mendoj se nuk të lë shteg të mendosh për ndonjë anomali. Me të dalë nga tuneli kemi parë disa qindra makina me targa KS, targa maqedonase, targa të BE-së dhe shumë autobusë me nxënës të shkollave të Kosovës, të cilët kishin ardhur për ekskursion në bregdetin shqiptar, të cilat po kalonin nga tuneli. Cdo gjë ishte si një festë, ku udhëtarët zbrisnin, duke realizuar fotografi apo filmime nën ndriçimin e fuqishëm të prozhektorëve në daljen e tunelit.
- A keni hasur probleme apo vonesa gjatë kalimit të tunelit, pasi sipas informacionit të këtyre mediave qarkullimi i mjeteve ishte bllokuar për shkak të shembjes së pretenduar?
Sa i përket vështirësive apo përshkrimit më ekstrem si "shembje", ajo është më tepër një fantazi e këtyre mediave, por që s`përkonte me realitetin. Cdo gjë funksiononte në mënyrë të rregullt, të paraparë nga kompania, e cila menaxhon hyrjet dhe daljet në tunel. Unë po udhëtoja me automejtin tim së bashku me dy të afërm të mi, dhe kemi kaluar tunelin për 7 minuta, gjë që nuk të jep mundësi për asnjë lloj aludimi për ndonjë shembje. Në krahun e djathtë të tunelit, vazhdonte puna nga një ekip, i cili merrej me disa punime periferike, ndërsa në korsinë tjetër lëvizja vazhdonte normalisht me shpejtësi 60-70 km/orë. Të gjithë bashkëkalimtarët kishin hapur xhamat e makinave për të shijuar më lirshëm pamjen madhështore dhe u binin borive të makinave dhe përshëndesnin njëri- tjetrin, duke krijuar një atmosferë festive. Ndërkohë, shumë prej tyre nxorën nga çantat e tyre aparatet fotografike dhe telefonat celularë apo kamerat amatore për të fiksuar momentet e para të takimit të tyre me këtë madhështi.
-A e kishit marrë vesh ndërkohë lajmin se kishte pasur siç thuhej shembje në tunel?
Jo. Ne po shijonim këtë udhëtim për herë të parë në rrugën e re kombëtare, pasi herët e tjera kemi ardhur nga rruga e vjetër, e cila ishte jo pak e mundimshme dhe të merrte shumë më tepër kohë. Pesë minuta, pasi lamë tunelin vëllai im më telefonoi shumë i shqetësuar, duke më pyetur se ku ishim. Tani sa kalova tunelin, i thashë. Ai më tha, po tuneli është shembur!!! Në ato momente më erdhi për të qeshur dhe i thashë: Nuk mund të shemben malet dhe përsëri kam qeshur, ndërsa ai vazhdonte të pyeste i shqetësuar nëse ishim mirë. E vërteta është, ia ktheva unë, se tuneli jo vetëm që nuk mund të shembet, por është një magji, të cilën sapo e përjetova dhe po vazhdojnë ta përjetojnë me qindra bashkëqytetarë kosovarë, që vazhdonin udhëtimin e tyre drejt Prishtinës. Më pas, vëllai u qetësua, por nuk kishte si ta fshihte indinjatën ndaj këtyre mediave. E sigurova që nuk kishte asnjë problem. Pas kësaj kam pasur telefonata të vazhdueshme nga shokë dhe miq të mi nga Kosova, të cilët e dinin që po udhëtoja për në Tiranë dhe që ishin shumë të shqetësuar. Ishte pothuajse mesnatë, por ata ishin të shokuar nga lajmi i publikuar në dy-tre media. Me shumë trishtim pyesnin për të vërtetën, pasi nuk mund ta imagjinonin që diçka e tillë të ishte një sajesë mediatike, aq më tepër nga mediat shqiptare. Përgjigja ime ishte se në qoftë se do të ishte e vërtetë ajo që pretendonin këto media, tani nuk do të ishim duke folur bashkë, pasi, pikërisht në ato momente kur pretendohej shembja kam qenë duke udhëtuar nëpër tunel. Edhe ata u qetësuan, por mendja më ngeli tek mijëra familje të tjera kosovare, të cilat po përjetonin të njëjtin ankth për të afërmit e tyre që po udhëtonin drejt Tiranës apo nga Shqipëria për në Kosovë.
-Ju vetë si u ndjetë kur morët vesh këtë lajm në një kohë kur sapo kishit kaluar tunelin dhe kishit vënë re se gjithçka funksiononte normalisht?
Të them të drejtën jam ndjerë shumë i qetë, shumë i lumtur për faktin, se për herë të parë po përjetoja udhëtimin në një rrugë të standardeve më të larta europiane, por aspak i shqetësuar sa i përket alarmeve të rreme mediatike.
-Nuk kishit frikë se shembja e pretenduar mund të kishte ndodhur, pasi ju kishit kaluar tunelin?
E vërteta është se, puna dhe forma e tunelit e realizuar, shkëmbi dhe betoni i pjekur me mjeshtëri nga inxhinerët e firmës, nuk më linte as më të voglin dyshim për ta besuar një gjë të tillë. Kjo ka edhe fakte të tjera shtesë, se ka qindra tunele të vogla që janë në kushte shumë herë më të këqija dhe vazhdojnë të ekzistojnë me dhjetra apo qindra vite. Por modeli për të realizuar një panik mbarëkombëtar, ndoshta ka qenë qëllimi i atyre që kanë publikuar një lajm të tillë, pasi nuk kishin fuqi për ta penguar hapjen e tij. Ata mund t'i luten djallit që tuneli të shembet, por Zoti është më i fortë se djalli. E mira gjithmonë fiton. Njerëzit që kërkojnë të keqen, ndoshta mund të kenë përfitime momentale, por çdo gjë qartësohet dhe këtë e dëshmon mjaft dukshëm rasti konkret, e dëshmon vazhdimi i kalimit të mijëra makinave nga të dy krahët e tunelit.
-Meqenëse sapo keni ardhur nga Prishtina, si po përjetohet vënia në punë e autostradës së re, pra fillimi i lëvizjes së automjeteve në rrugën e re?
Ka disa muaj që shumë shokë, miq dhe qytetarë të ndryshëm pyetjen e parë dhe dëshirën e tyre të parë e kanë të lidhur me rrugën. Shumica janë shprehur të gatshëm, që të jenë prezentë në ceremoninë e hapjes së rrugës. Kjo është realizuar nga pjesëmarrja e mijëra qytetarëve të Kosovës, që natën e 24 qershorit kishin udhëtuar drejt Rrëshenit për të marrë pjesë në inaugurimin që u realizua nga kryeministri Berisha dhe kryeministri Erdogan. Dita e parë e punës së tunelit, ka pasur në brendësinë e tij me qindra mijëra qytetarë, të cilët kishin ardhur nga të gjitha qytetet e Kosovës për ta parë nga afër se çfarë është kjo vepër, për të cilën flitet kaq shumë. Rruga nga Morini në drejtim të tunelit në pasditen e 26 qershorit ngjante me ditët e karvanit të gjatë të vitit '99, por kësaj here të ardhur për gëzim për të festuar edhe bashkimin fizik të kombit. Rruga është shndërruar në temën e ditës në çdo lokal apo bisedë familjare në Kosovë, kjo së bashku edhe me temën e zgjedhjeve që pritet të mbahen sot në Shqipëri. Qytetarët e Kosovës ndjejnë dhe pohojnë vetëm një fitues. Ai është Sali Berisha, autori i kësaj rruge madhështore.
-Gjatë kohës që keni përshkruar gjithë gjatësinë e rrugës, meqenëse ju thatë se keni udhëtuar gjatë natës, duhet të keni patur më lehtësira në qarkullim?
Qarkullimi i automjeteve jo vetëm që ishte shumë i madh, por krahasuar me qarkullimin sezonal të viteve të tjera, ku në këtë segment për shkaqe të pasigurisë fizike të rrugës ishin të përqendruara kryesisht në automjetet e vogla dhe autobuzë me pasagjerë, që udhëtonin kryesisht ditën, ndryshe me të hyrë në doganën e Morinës ishin të rreshtuara disa dhjetra kamionë të tonazheve shumë të rënda, që mesa duket përshkonin për herë të parë këtë itinerar. Ata ishin në pritje të kryerjes së procedurave doganore për të vazhduar rrugën drejt Tiranës apo drejt porteve të Shqipërisë. Kishte edhe shumë kamionë të tjerë me targa të Kosovës dhe Maqedonisë, që prisnin nga ana tjetër e doganës për të hyrë në territorin e Kosovës.
-Ju thatë se keni udhëtuar edhe më parë për në Tiranë apo për në bregdetin shqiptar. A e ndjetë lehtësinë e qarkullimit në diferencë kohore apo qoftë edhe në komoditetin që të ofron një rrugë e re e saposhtruar me asfalt?
Diferenca nuk mund të kalojë pa u vënë re, sigurisht. Le të marrim për shembull rrugën e vjetër. Ajo është rreth 120 km më e gjatë nga Prishtina deri në Tiranë. Për shkak të kthesave të shumta dhe pjerrësisë së theksuar shkaktonte lodhje të tmerrshme jo vetëm fizike, duke qenë prezent gjithmonë edhe kërcënimi psikologjik i ndonjë aksidenti të mundshëm. Rruga e re nga Prishtina në Tiranë, saktësisht e matur për kuriozitet nga kilomatrazhi i automjetit tim ka shënuar 260 km krahasuar me 380 km që ishte rruga e mëparshme. Komoditeti i rrugës ka pësuar ndryshime sidomos në segmentin nga Kolshi deri në Rrëshen. Kjo pjesë ishte e standardeve më të larta europiane dhe më gjerë. Gjithsesi edhe segmenti nga Morina në Kukës ishte e parametrave shumë të larta dhe mbrëmë po punoheshin pjesët teknike të urës gjigande mbi Drin, e cila ishte në përfundim dhe pritej që në fillim të javës të hapej për automjetet. Gjithsesi, segmenti tjetër nga qyteti i Kukësit që lidhet me Kolshin ishte në përfundim e sipër, por qarkullimi vazhdonte normalisht, pasi Ministria e Transporteve kishte realizuar asfaltimin e rrugës ekzistuese që e bënte shumë më të lehtë qarkullimin e madh të automjeteve. Krahasuar me vitet e mëparshme që unë kam udhëtuar për në Shqipëri, mund të them se fluksi i qarkullimit në rrugën e re ishte i jashtëzakonshëm.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Aksident në tunelin e Kalimashit, humbin jeten dy shtetas kosovare
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
» Tadiq: Konfirmohet politika “Edhe Evropa, edhe Kosova”
» ISIS ua pret kokën edhe tre personave tjerë (Foto)
» Numri i azilkërkuesve nga Kosova arrin në 23 mijë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi