Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aksident në tunelin e Kalimashit, humbin jeten dy shtetas kosovare

Shko poshtë

Aksident në tunelin e Kalimashit, humbin jeten dy shtetas kosovare Empty Aksident në tunelin e Kalimashit, humbin jeten dy shtetas kosovare

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 31, 2010 10:39 am


Aksident në tunelin e Kalimashit, humbin jeten dy shtetas kosovare


30.08.2010, ora 23:30
Aksident në tunelin e Kalimashit, humbin jeten dy shtetas kosovare Kalimash

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, 2 kilometra në dalje të tunelit të Kalimashit i ka marrë jetën dy personave.
Sipas informacioneve të para viktimat janë shtetas kosovarë me lidhje gjaku, përkatësisht nënë e bir, që udhëtonin me të njëjtën makinë. Nga aksidenti edhe dy persona të tjerë po të së njëjtës familje mbetën të plagosur rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë që si pasojë e aksidentit radha në hyrje të tunelit ka shkuar rreth 3 kilometra, çka solli bllokimin e përkohshëm të trafikut.

Autostrada Durrës-Kukës është një ndër akset me trafik më të populluar në këtë fundmuaj, pasi mijëra shtetas kosovarë kthehen në vendin e tyre pas pushimeve. Në më pak se 24 orë kjo autostradë regjistron 3 viktima, pas asaj të një nate më parë kur një tjetër shtetas u përplas për vdekje teksa përpiqej të kalonte rrugën në aksin Kukës-Morinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi