Naile Ejupi:‘Në Kosovë ka njerëz që i dërgojnë informata sekrete Serbisë'
Faqja 1 e 1
Naile Ejupi:‘Në Kosovë ka njerëz që i dërgojnë informata sekrete Serbisë'
Naile Ejupi:‘Në Kosovë ka njerëz që i dërgojnë informata sekrete Serbisë'
Dënimi i grupit “Drenica”, për krime ndaj civilëve serbë, së fundi dhe rastet tjera të hetimeve ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krime gjatë luftës, njohësit e zhvillimeve politike në vend i shohin si tendencë që të barazohen apo që Serbia t’i krahasojë shqiptarët me krimet e saj gjatë luftës.
Sipas tyre të gjitha këto bëhen me qëllim që të barazohet lufta e UÇK-së dhe të dëmtohet imazhi i Kosovës.
Kryetari i Ballit Kombëtar, Gazmed Islami, thotë se Serbia bën monitorime ndaj gjithë strukturës së UÇK-së në mënyrë që të bëjë një drejtpeshim me krimet e saj që i ka bërë gjatë luftës.
Sipas Islamit, për Serbinë jo vetëm ushtarët e UÇK-së, por të gjithë ata që kanë punuar për ta çliruar Kosovë janë burgosur në proceset e montuar politike kundër shqiptarëve.
“ Për Serbinë jo vetëm ushtarët e UÇK-së, por të gjithë ata që kanë punuar për ta çliruar vendin, janë burgosur në proceset e montuara politike kundër shqiptarëve. Pra mendoj që Serbia bën montime kundër të gjithë strukturës së UÇK-së dhe të gjitha këto akuza janë farsë e tyre dhe luftë e fuqishme propagandistike për të bërë një baras peshë në krimet e kryera nga pushteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovë, lirisht mund të thuhet gjenocidit të kryer ndaj shqiptarëve, me më shumë se 15.000 mijë të vrarë e me shumë se 20.000 mijë dhunime, pa llogaritur dëmet e mëdha që i kanë bërë Kosovës” shprehet Islami.
Ai thotë, se kjo nuk do të thotë se duhet të mbrohen shqiptarët që kanë kryer krime në Kosovë, mirëpo ata nuk duhet të krahasohen me krimet e Serbisë.
Islami, shton se Gjykata Speciale është gjykatë politike, prandaj BE-ja duhet të merret me krimet ekonomike që i ka bërë Klani pronto.
“Nuk do të thotë që jemi për të mbrojtur ata që kanë kryer krime, por ne në asnjë mënyrë nuk mund të barazohemi me vrasësit që ishte pushteti i Serbisë. Për mua Gjykata speciale është gjykatë politike, shumë ma mirë do të ishte sikur BE-ja të merrej me krimet ekonomike që ka bërë Klani pronto” pohon Islami.
Ndërsa, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, thotë se e gjitha bëhet me qëllim që të barazohet lufta e UÇK-së dhe të dëmtohet imazhi i Kosovës.
Sipas Qeriqit, bashkësia ndërkombëtare ka rënë nën ndikimin e Serbisë dhe në vend se të merret me krimet serioze ata merren me luftëtarët e UÇK-së.
“Po këtu është një qëllim që të barazohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me krimin që e ka kryer shteti serb në Kosovë.Ne e shohim si një tendencë që të njolloset lufta e UÇK-së dhe përmes kësaj të dëmtohet edhe imazhi I Kosovës.Fatkeqësia më e madhe është se bashkësia ndërkombëtare ka rënë në ndikim të Serbisë dhe në vend që të mirret me krimet serioze masakrat dhe dëmet që i ka shkaktuar Serbia popullatës shqiptare në Kosovë dhe dëmet që i ka bërë këtij vendi. Ndërkombëtaret padrejtësisht po merren me luftëtaret e UÇK-së pra në njëren anë po e fshehin dhe po heshtin para shumë krimeve të kryera nga shteti dhe kriminelët serb dhe në anën tjetër me çdo kusht po mundohen pa asnjë bazë t’i akuzojnë dhe t’i dënojnë luftëtarët e UÇK-së.
Qeriqi, shton se Eulexi ka vepruar njësoj sikur Serbia dhe se është Serbia ajo që i ka monitoruar rastet për ish-ushtarët dhe eprorët e UÇK-së.
“Njëjtë sikurse Serbia ka vepruar edhe Eulexi pra në vend të merrej me kriminelët serb të cilët shëtisin lirshëm ata po merren me çlirimtarët pa asnjë bazë.Ne jemi dëshmitar që Serbia në vazhdimësi ka montuar raste për ish-ushtarët dhe eprorët e UÇK-së, Serbia edhe sot vazhdon të montojë dhe të arrestojë qytetar të Kosovës” pohon Qeriqi.
Sipas tij, në Kosovë ende ka njerëz që i dërgojnë informata shtetit serb dhe punojnë kundër shtetit tonë dhe politika e Kosovës ka dështuar për t’i dëshmuar krimet që i ka bërë Serbia.
“Fatkeqësi tjetër është se kemi këtu ende njerëz që i dërgojnë informata shtetit serb dhe punojnë kundër shtetit tonë. Poashtu edhe politika jonë ka dështuar për të formuar një komision për mbledhjen e provave për dëmet që Serbia i ka bërë Kosovës, prandaj duhet të ngrihen padi në gjykata ndërkombëtare për dëmshpërblim për dëmet e luftës” shton Qeriqi.
Edhe analisti politik, Ismet Haziri, deklaron se është Serbia është duke i monitoruar këto akuza me qëllim që ajo të shpallet si viktimë e vetme nga shpartallimi i ish-Jugosllavisë.
Sipas Hazirit mekanizmat në Kosovë ia mundësojnë asaj të futet të fushën e drejtësisë.
“Së pari , pse Serbija në Kosovë dhe cilët mekanizma po ja mundësojnë që veprimin e vet ta fusë edhe në fushën e drejtësisë , prandaj është krejt normale që mbrenda hapësirës që ka Serbija si një shtet kriminal, fashist edhe të qendisë akuza që i shkojnë për favore të veta me qëllim të minimizimit të krimeve duke u vetëshpallur një viktimë e vetme nga shpartallimi i ish Jugosllavis dhe në veçanti në rastin e Kosovës” shprehet Haziri.
Ai shton, se shqiptarët edhe nëse kanë bërë krime në luftë kanë pasur të drejtë ta mbrojnë popullatën.
“Lufta clirimtare është kuptim i gjëre dhe nënkupton çlirimin nga të gjitha ata që kanë kontribuar në gjenocid, masakrime, përdhunime dhe shkatërrime, pjesë e këtij veprimi kanë qenë edhe njerëzit shqipfolës, me këtë dua të them si çdo popull që ka bërë luftë për qlirim dhe liri, edhe ne e kemi pasur atë të drejtë që ta mbrojmë popullatën tonë” shprehet Haziri.
Haziri thotë Serbia nuk din me të vërtetë nëse shqiptarët kanë kryer krime në Kosovë gjatë luftës dhe asaj nuk duhet t’i besohet.
“Sa i përketë besushmërisë së informacioneve të shërbimit serb në raport me shqiptarët do të ishte absurditet dhe çmenduri të u besohet” thekson Haziri.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Quni: Thaçi ka qenë i afërt me shërbimet sekrete dhe ka informata për vrasjet
» Naile Ejupi-Eshref Berisha, njeriu që ka 37 vite pa gjumë dhe me një ëndërr
» Neki Lulaj: Thasët me dosje sekrete të zyrtarëve të lartë të Serbisë...
» Naile Zhupani: E Djathta politikë në Kosovë
» Në Kosovë hapen 90 vendvotime për zgjedhjet e Serbisë !
» Naile Ejupi-Eshref Berisha, njeriu që ka 37 vite pa gjumë dhe me një ëndërr
» Neki Lulaj: Thasët me dosje sekrete të zyrtarëve të lartë të Serbisë...
» Naile Zhupani: E Djathta politikë në Kosovë
» Në Kosovë hapen 90 vendvotime për zgjedhjet e Serbisë !
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi