Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naile Zhupani: E Djathta politikë në Kosovë

Shko poshtë

Naile Zhupani: E Djathta politikë në Kosovë Empty Naile Zhupani: E Djathta politikë në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 23, 2009 2:34 pm

Naile Zhupani: E Djathta politikë në Kosovë N1161530640_1558

Naile Zhupani: E Djathta politikë në Kosovë


Mentaliteti i një populli e përcakton të shumtën e herëve edhe politiken udhëheqëse, modelet qeverisëse, sistemet politike-ideologjike. Kjo çështje në dimensionet esenciale, ndërlidhet pashmangshmërisht me kontekstin e përgjithshëm të kombit të caktuar, traditën, gjendjen psikologjike dhe synimet e tij, që në dimensionet tona nacionale, na ndërlidhin me një autokracizëm, të shtresue së pari në familje, pasandej të bartur edhe në rrafshe të larta morale e deri të politikat qeverisëse.

Në realitetin shqiptar në përgjithesi, kjo do të thotë se modelet qeverisëse, kanë një traditë edhe pse jo të artikulara qartë. Dhe kjo traditë, duhet ta avancohet, në të mirë të proceseve të përgjithshme, dhe në të mirë të funksionimit sa ma stabil të shtetit; traditë kjo që tek ne mbështetet në kode popullore, në traditën e principatave, në kanunin dhe forma tjera që kanë pasur e kanë një rëndësi të posaçme në mendësinë dhe botëkuptimet shqiptare për politikën.

Ndërkaq, në aspektin universal, kemi shembuj dhe modele të shumta që na dëshmojnë politikën e djathtë si një model të veçantë dhe që bën jetën e vet në një komb, që nënkupton drejtpërdrejtë një ndërlidhje të fuqishme të një popull apo kombi (shteti) me tradita të forta aristokrate si p.sh. këto politika i kemi të sforcuara në shtetet si Australia, Anglia e Gjermania, Zvicer, bile edhe SHBA–të.

Te këto kombe, vërehet qartë se qeverisja e majtë nuk mund te funksionojë, përveç në udhëheqjen e partive të djathta, që përqendrohet ne përmasa të mëdha në sistemet kapitaliste (p.sh. ideologji konzervative dhe liberale), por që modele dhe si sferë e popullit ka edhe dimensione psikologjike, që, siç thamë, ndërlidhen me traditën aristokrate të kaluarës, dhe të mbajtjes së privilegjeve të tilla.

Kur shteti asht i udhëhequr nga ideologjitë me koncepte të majta, që në politikat e tyne synojnë shtetin social, populli (kombi) i mësue dhe i formue mbi principe të gjata dhe me gjenerata të shumta, nuk mund t’iu përballojë ndryshimeve të mëdha. Kjo donë të thotë se shteti, i udhëhequr me gjenerata të tëra në politikë të djathtë, qoftë kjo edhe vetëm si kulturë nacionale, nuk mund t’i përballojë ndryshimet që rezultojnë nga politikat e ndryshuara të përqendruara nga e majta.

Sepse kjo ideologji, nëpër kohë të ndryshme, fillon të formësohet si kulturë, mentalitet, mënyrë e të menduarit, një mënyrë e jetesës, një ideal shtetëror, një përcaktim në politikat globale dhe problemet që paraqesin marrëdhëniet e politikave botërore etj.

Ndodh shpeshherë në kombet e mëdha apo edhe të vogla, bëhen transformime të pushtetit, që shfaqet si pasojë e kërkesave për transformime, dhe kërkimit të risive, ashtu siç mund të ndodh tek njeriu, i cili si individ, nuk asht kurrë i kënaqur me atë që ka, prandaj çdo herë dëshiron të ndryshojë realitetin, gjendjen e tij dhe për rreth tij.

Një ndërrim dhe transformim i madh, në aspektin e politikës globale, ndodhi tek gjermanët, që kanë tradita aristokrate. Që si e tillë asht udhëhequr me dekada të tëra nga parti të djathta, nëpër të cilat qeverisje edhe kombi arriti reputacion ndërkombëtar dhe u shënuan kthesa të mëdha; por, atëherë kur populli preferoj ta ndryshojë sistemin dhe partia socialdemokrate (e majta udhëheqëse) erdhi në pushtet, u paraqitën shumë kriza, të cilën mund të shihen në këndvështrimin e humbjes së djathtizmit politik të qeverisjes. Sepse, në fund të fundit, shteti social nuk asht në natyrën e kombit Gjermane dhe si i tillë asht i paqëndrueshëm.

Por tashmë ka indikacione reale se populli shpejt e kuptoj se ma mirë ka qenë modeli i poetikës djathtiste, që psikologjikisht domethënë se populli aty e ndjen veten më mire, e sheh vetveten dhe të ardhmen e tij më sigurtë dhe më fuqishëm.

Një shembull ilustrativ në përsiatjet tona paraqet edhe modeli i qeverisjes në një shtet skandinav, siç asht Suedia, ku revolta të ndryshme kundër mbretërisë dhe aristokrateve kanë filluar në shek. XIX, që rezultuan më thellimin e politikës sociale në qeverisje, që si sistem sot funksion shumë fuqishëm dhe me rezultate të kënaqshme në gjitha hapësirat demokratike.

Ky model i demokracisë dhe qeverisjes shpjegohet si veçanti edhe në formësimin e mentaliteti dhe kulturës suedeze, e cila para se gjithash asht mësue me dekada të tëra të udhëhiqet nga tipi i demokracisë socialdemokrate (parti e majtë). Në të kundërtën, vërtetohet se ky popull do të kishte shumë vështirë të udhëhiqet nga parti të djathta, që nuk i përgjigjen as psikologjisë, as mentalitetit, as synimeve politike të këtij kombi.

Tradita shqiptare e qeverisjes në kuptimin që i japin sot teoritë e ndryshme, asht relativisht e vonë. Kjo ndodh për arsye të pushtimeve të shumta që pati kombi ynë përgjatë rrugëtimeve historike, por shqiptaret në përgjithësi, psikologjikisht kanë një mentalitet dhe kulturë tradicionale.

Këto teori mund të evidencohet edhe në shumë luftëra të rezistencës shqiptare, të cilat kryesisht kanë qenë me prejardhje aristokrate, të familjeve me nam. Ndërkaq këtë edhe mund ta vërejmë më saktë në dokumente ndryshme historiografike, por me një rëndësi të veçantë, në tekste të ndryshme te kodifikuara si ligje në librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, që në të gjitha rrafshet e funksionimit shoqëror e mbithekson pozitën aristokrate të udhëheqjes.

Prandaj, tashmë kur në konstulacionin e forcave politike që veprojnë në politikën euro-amerikane, ka shumë modele, tipe të demokracisë, të qeverisjes, është në interes të shqiptarëve të shqyrtojnë edhe alternativat edhe sfidat që dalin nga pranimi, apo mohimi i një sistemi të caktuar politik. Pas ndryshimeve që ndodhën në rajonin e Ballkanit në përgjithësi, edhe në trojet shqiptare kanë filluar të fyejnë erërat e demokracisë euro–amerikane, edhe pse esencialisht konceptet politike të pozicionimit në demokraci të djathtë, apo të majtë nuk njihen shumë, janë në fazën embrionale, por që në interesa afatgjata janë prokalamim i fuqishëm i politikës nacionale.

Psikologjikisht edhe në formim, ne jemi shoqëri me mentalitet dhe kulturë aristokrate, prandaj mund të jetë fakt se ndoshta socializmi tek ne nuk funksionon. Këtë fenomen mund të vërejmë në politikën e shtetit Shqiptar. Edhe pse regjimi komunist ka qenë ma se i ashpër, dhe e udhëhoqi këtë vend afër pesë dekadave, prapëseprapë klima e përgjithshme lenë të kuptohet se mentaliteti dhe kultura janë esnecialisht aristokrate. Pra edhe pse socialistët e udhëhiqen gjatë Shqipërinë, ky shtet askund nuk i përngjan një sistemi socialist apo ideologjie socialiste. Asht ma shumë kapitalist (i djathtë), ku shfaqen dallime diametralisht të kundërta në shtresat e shoqërisë, të cilat janë shumë të dalluara, kontrast që nuk i përgjigjet modelit social të shtetit në asnjë mënyrë: të pasur shumë dhe të varfër në ekstrem ndaj edhe nuk ka balancë. Kjo domethënë se Shqipëria nuk asht vend social, që pas një vështrimi të jashtëm në të gjitha aspektet shihet se i ngjan një vendi kapitalist.

Prandaj shtrohet pyetja edhe dilema pse nuk mund të bëhet Shqipëria shtet social?

Sepse kultura e popullit asht aq e lashtë dhe nuk e lejon atë, bile mund të jetë edhe se vetë ndoshta politikanët socialistë nuk e njohin, apo nuk duan të sistemojnë ideologjinë socialiste, sipas principeve dhe politikës së objektivave të tyne. Për realitetet shqiptare kudo, ky asht një paradoks i madh. Ndoshta edhe për spektrin politik në Kosovë mund të jetë i njëjti problem, edhe pse këtu nuk kemi pozicionime të qartë në skenën politike, ku mund të vërehet një konglomerat idesh dhe konceptesh të asimiluara në partitë politike.

Por në esencë, politika e ardhshme shqiptare dhe ajo e shqiptarëve kosovare në përgjithësi, duhet të orientohet të konceptet e djathta qeverisëse.

Kosova e pasluftës, shihet qartë se po zhvillon në përmasa të mëdha kapitalizmin. Model ky që asht i theksuar, prandaj edhe mund ë jetë reale se nuk mund te funksionojë mirë udhëheqje me sistem dhe elemente sociale (politika të majta). Për arsye të mentalitetit dhe kulturës sonë nacionale, e cila esencialisht asht kulturë e formësuar mbi principe aristokrate, prandaj edhe e kërkon modelin e politikës djathtiste, sidomos të tipit anglo-amerikan që ndjek vijat kuntinuele të traditës. Prandaj në këtë fazë kur pritën ndryshime në Kosovë mbetet interes jetik kthimi i së djathtës në qeverisje për hir të së ardhmes së Kosovës dhe deteriminimit të kësaj gjendje dhe vendet tjera ku banojnë shqiptarët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi