Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia arreston shtatë persona të përfshirë në vepra terroriste

Shko poshtë

Policia arreston shtatë persona të përfshirë në vepra terroriste Empty Policia arreston shtatë persona të përfshirë në vepra terroriste

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 05, 2016 7:34 pm

Policia arreston shtatë persona të përfshirë në vepra terroriste Auto_policia-aksion1474966124
Policia arreston shtatë persona të përfshirë në vepra terroriste



Policia e Kosovës bën të ditur se Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, e mbështetur edhe nga njësitë tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, ka arrestuar shtatë persona të përfshirë në vepra terroriste. Operacioni është zhvilluar në tre qytete, shkruan Gazeta Express.
Policia njofton me anë të një komunikate se ka ndërmarrë një operacion në rajone të ndryshme të Kosovës (Mitrovicë, Ferizaj, Prishtinë) për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë. 
Gjatë këtij operacioni që u zhvilluar më datë 04.11.2016,në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në Stacionin e Policisë shtatë (7) persona (V.I, L.M, B.B, B.I, K.P, L.V dhe L.M), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në vepra penale nga Kapitulli XIV i Kodit Penal, përkatësisht  Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës. 
"Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar pajisje dhe gjësende tjera relevante me rastin. Me urdhër të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë Kosovës, në vazhdimësi do të ndërmarrë veprimet e saja ligjore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend."
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi