Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demokracia Studentore: Vdekja e Astritit nuk ishte e rastësishme

Shko poshtë

Demokracia Studentore: Vdekja e Astritit nuk ishte e rastësishme Empty Demokracia Studentore: Vdekja e Astritit nuk ishte e rastësishme

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 07, 2016 12:41 pm

Demokracia Studentore: Vdekja e Astritit nuk ishte e rastësishme
Demokracia Studentore: Vdekja e Astritit nuk ishte e rastësishme Auto_unnamed_41478509510



Organizata për mbrojtjen e të drejtave të studentëve Demokracia Studentore ka reaguar për lidhur me vdekjen tragjike të studentit Astrit Dehari, duke kërkuar llogari nga institucionet shtetërore për këtë rast.
Ata përmes një komunikate i kanë shprehur ngushëllime familjes Dehari, duke thënë se kjo vdekje është e dyshimtë dhe dikush duhet dhënë llogari për këtë.
Kryetari i organizatës Demokracia Studentore, Mexhid Ramusa shprehet vdekja në rrethana të dyshimta e studentit Astrit Dehari është shumë e rëndë si për familjen Dehari, ashtu edhe për shoqërinë dhe çdo qytetar të Republikës së Kosovës.
“Ndiejmë keqardhje për këtë vdekje e cila nuk ishte e rastësishme, por dyshojmë se ishte me planifikim. Në emër të të gjithë studentëve u shprehim ngushëllime familjes Dehari, dhe njëkohësisht kërkojmë llogari nga institucionet shtetërore për këtë rast. Kjo na kujton vdekjet apo vrasjet e pakuptimta dhe pa asnjë arsye që kryheshin nga kriminilët serbë në burgjet në Kosovë, andaj kërkojmë nga Ministria e Mbrojtjes dhe organet kompetente që të japin llogari për këtë vdekje që ndodhi brenda burgjeve në Kosovë, ne nuk e ndiejmë veten të sigurt në Kosovë, andaj edhe ndodhin vdekje të pasqaruara dhe të dyshimta, dhe për këtë dikush duhet dhënë llogari së pari familjes Dehari e mandej gjithë Kosovës” ka thënë Ramusa.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi