Arben Llalla: Racizmi ndaj minoriteteve në Greqi, në veçanti atij shqiptar
Faqja 1 e 1

RACIZMI NDAJ MINORITETEVE NË GREQI, NË VEÇANTI ATIJ SHQIPTAR
Nga Arben LLALLA, Historian
Data 27 qershori është shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me dekretin nr.885, datë 12.7. 1994 të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, prof.dr.Sali Berisha dita e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grek.
Prandaj për ta përkujtuar këtë ditë do të sjellim për lexuesit disa fakte për marrëdhëniet e Greqisë me minoritetet, në veçanti me minoritetin shqiptar nga Çamëria. Pra, çështja që do të parashtroj ka të bëjë me dëbimet e shqiptarëve që nga viti 1913-1945 nga Greqia. Mendoj që është një temë me interes dhe e vështirë për faktin se ende shteti grek nuk i ka hapur arkivat për këto raste.
Më 16 tetorin e vitit 2008 sipas medieve Kryeministri i Greqisë Kosta Karamalis vendosi afatin e fundit për hipotekimet nga e para të gjitha pronat në Greqi. Kjo çështje prek në mënyrë direkt titujt e pronësisë të shqiptarëve dhe të maqedonasve të Egjeut. Bëhet fjalë për pasuritë e popullsisë çame, të cilëve shteti grek ua mban peng pasuritë e patundshme me të ashtuquajturën "sekuestro konservative", si dhe maqedonasve të Egjeut të cilët janë përzënë gjatë luftës qytetare greke më 1946-1949. Siç dihet çamët ashtu edhe maqedonasit e kanë të ndaluar të kërkojnë të drejtat e tyre që ju takojnë me ligjet ndërkombëtare rikthimin në trojet e tyre dhe kompensimin e pasurive të shfrytëzuara deri më sot nga grekët.
Udhëzimi i miratuar me shpejtësi në këtë fund viti nga qeveria greke me afat deri më 16 tetor për të dorëzuar dokumentet për hipotekimin e pronave nga e para më shumë duket si thikë pas shpine për pengimin e dy vendeve fqinje me Greqinë, Shqipërisë dhe Maqedonisë të cilat varen në një farë mënyre nga firma greke për anëtarësim në BE dhe NATO. Vendimi i qeverisë greke duket tendencioz, duke u nisur nga fakti që shteti grek u ndalon çamëve dhe maqedonasve të Egjeut pajisjen me viza për të hyrë në Greqi dhe kështu nuk do të mund të hipotekojnë pasuritë e tyre.
Një shqiptar dhe maqedonas, të afërmit e të cilit janë dëbuar me dhunë nga trojet e tyre prej qeverisë greke pas Luftës së Dytë Botërore, për të nisë procedurat për kthimin e pronës në Greqi, për të cilën ai pretendon se është pronar i saj, në radhë të parë duhet të hapë një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë të qytetit ku kjo pronë ndodhet e regjistruar. Në mënyrë absurde dhe qesharake, kërkohet që pretenduesi të përfaqësohet nga një avokat, i cili të jetë grek. Në rast se e drejta nuk zgjidhet në Gjykatën e Shkallës së Parë, çështja kalon në Shkallën e Dytë dhe në Gjykatën e Lartë.(1)
Duke ditur pengesat e shumta si burokracitë e ambasadës greke që pengojnë lëshimin e vizave për këtë kategori qytetarësh, zgjatja e proceseve gjyqësore atëherë pasuritë dhe shqiptarëve dhe maqedonasve u përvetësuan përgjithmonë nga shteti grek pasi nuk u mundën të regjistroheshin në afatin e 16 tetorit 2008.
Pra, edhe njëherë Greqia anëtare e Bashkimin Evropian, NATO-s dhe e shumë organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut tregoji se është një shtet që shkel këto të drejtat. Historia e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Greqi është e dhimbshme dhe i ka fillimet që në vitet e para të pavarësisë së saj në shekullin e XIX.
1.) Racizmi ndaj minoriteteve në Greqi
Greqia nuk ka pasur mesjetë, rilindje, luftë për rezistencë ndaj pushtuesve osmanë. Ajo gjithnjë është banuar pas rënies së Bizantit nga shqiptarët, hebrenjtë, turqit, romeit(grekët shekujt më parë parapëlqenin të quheshin romei se sa elenas apo grek), maqedonasit, bullgarët. Të cilët pasi u përzgjodhën formuan shtetin modern grek me një histori mashtruese mitologjike. Fakti që në Greqi flitet nëpër rrethet familjare shqipja, turqishtja, hebraishtja, maqedonishtja, bullgarishtja tregon se ende ka popullsi të pa asimiluar edhe pse shtypja shtetërore ka qenë dhe është e egër.
Hebrenjtë më së shumti kanë jetuar në qytetin e Selanikut ku dikur ndodhej edhe varreza më e madhe e tyre në Evropë me mbi 500 mijë varre(2), por këtë varrezë grekët e prishën dhe me pllakat e mermerta ndërtuar Universitetin Aristoteli. Pra, atje ku sot mësojnë mijëra të rinj në Selanik kanë qenë varrezat e hebrenjve. Ndërsa gjatë luftës së dytë botërore shumicën e hebrenjve grekët ua dorëzuan gjermanëve për tu dërguar nëpër kampet izolimit. Nga rreth 56 mijë hebrenj që kishte Selaniku në vitin 1941, kur gjermanët e pushtuan atë, brenga pak muajsh u dërguan për në kampet e përqendrimit 54. 050(3) mijë, pra mbi 96% të popullsisë të këtij minoriteti. Sot komuniteti hebre në Greqi nuk njihet zyrtarisht dhe ka vetëm një varrezë e vogël në Selanik që mirëmbahet nga shteti Izraelit.
Dua të shtoj se grekët në fillim të viteve 1970 kanë prishur në Selanik varrezat e shqiptarëve, të bullgarëve dhe rumunëve. Këto varrezat kanë qenë pronë e këtyre komuniteteve.
Minoriteti bullgar është asimiluar, vetë diku nga zona e Seres jetojnë ende disa qindra pleq që e flasin gjuhën bullgare.
Greqia minoritetin turk e ka zvogëluar pak nga pak. Turqit që dikur jetonin në Selanik pothuajse janë asimiluar. Ata më shumë bëjnë punë të rëndomta duke shitur me karroca dore çaj, salep dhe gjevrek. Këta qytetarë grek me origjinë turke të cilët ruajnë gjuhën e tyre amtare jetojnë në disa kasolle nëpër cepat e rrugëve të lagjeve të vjetra të qyteti. Turqit që jetojnë në Evro-Thraqi njihen si grek të fesë islame dhe jo minoritet turk. Kjo popullsi e fesë islame që vetëquhen turq kanë arritur të përfaqësohet në fillim të viteve 1990 me tre deputet në Kuvendin e Republikës greke, por këta deputet gjithnjë janë njohur si mysliman që përfaqësojnë partitë politike greke.
Vllehët në Greqi janë minoriteti më i përkëdhelur në aspektin e pushtetit, por që nuk u njihen të drejtat gjuhësore dhe kulturore. Ata njihen si vllehët grekë (ellinovllahon). Popullsia vllehe në shumë raste kanë zënë pasuritë e shqiptarëve dhe të maqedonasve pasi këta u përzunë me dhunë nga trojet e tyre.
2.) Dhuna ndaj minoritetit shqiptar 1913-1945.
Me një mjeshtëri raciste shteti grek që nga fundi i vitit 1912 dhe fillimi i vitit 19913 kanë përzërë sistematikisht shqiptarët e Greqisë. Bëhet fjalë në përgjithësi për shqiptarët e fesë islame. Por edhe ata shqiptar ortodoks që nuk pranuan të deklaroheshin me kombësi greke u masakruan ose u përzunë nga shtëpitë e tyre për të jetuar në qytetet në thellësi të Greqisë për tu asimiluar më shpejtë. Shqiptarët që u përzunë dhe ishin shtetas grek në fillim ju hoq shtetësia greke dhe i deklaruan të humbur, njerëz pa adresë. Më tej, ju përvetësuan pasuritë duke ua dhënë të tjerëve. Në tokat e sekuestruara u vendosën emigrantët ortodoksë të ardhur nga Azia e vogël. Shqiptarëve që ju janë përvetësuar pasuritë nga shteti grek ndahen në dy kategori:
a). Shqiptarëve që ju përvetësua pasuria pa të drejtë me marrëveshjen e Lozanës si popullsi e shkëmbyeshme islame me ortodoksit.
b). Popullsia shqiptare çame që u quajt nga grekët bashkëpunëtore me pushtuesit gjermanë.
Me dekret ligji të viteve 1923-1932, Greqia përvetësoi të tërë pasuritë e shqiptarëve islamik me pretekstin e marrëveshjes së Lozanës si popullsi shkëmbyese midis turqve islamik dhe ortodoksëve grekë. Kjo ide gjente mbështetje në qarkoren e Ministrisë së Bujqësisë Greke, të 1 tetor 1922, e cila urdhëronte administratën e përgjithshme të Epirit, që"… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e myslimanëve shqiptarë", (AYE/A/5 (9). (Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, MPJ Greke, Janinë 2 mars 1923). Në qendrat kryesore të Çamërisë, si në Filat, Paramithi e Margelliç u krijuan enkas zyra për të shtetëzuar pronat e myslimanëve shqiptarë, (Conference de Lausanne sur les Affaires du Prache Orient, 1922-1923).(4)
Në fillim të vitit 1926 në Gjenevë Kryetari i Greqisë Teodoros Pangallos bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve me të cilën Greqia njihte minoritetin shqiptar dhe nuk i quante më shqiptarët muhamedanë që jetonin në territorin e saj si popullsi turke. Ai ndër të tjera deklaroi: “Pavarësia dhe statuskuoja e Shqipërisë përbëjnë interes të madh për Greqinë, sepse politika e saj është bazë për ruajtjen e paqes në Ballkan...
Teza që është mbajtur nga ne deri sot se ortodoksit shqiptar janë grekë është e gabuar dhe e shkelmuar nga të gjithë. Me që ajo ka marrë të tatëpjetën dhe arriti pikën e rraskapitjes, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë vorioepiriote që mëshironin skaje më ekstreme të këtij mendimi të sëmurë”.(5)
Më 18 janar, ambasadori shqiptar në Athinë, Mit’hat Frashëri mori premtimin nga ministri grek i Jashtëm se do të merrej ai personalisht me çështjen e shkëmbimit të çamëve, ndërkohe që vetë z.Pangallos i deklaroi se çamët myslimanë do të përjashtoheshin nga procesi i shkëmbimit. Një muaj më vonë, në shkurt të të njëjtit vit, u shpall dhe zyrtarisht vendimi për përjashtimin e të gjithë shqiptarëve të Epirit nga masa e shkëmbimit të detyruar dhe amnistinë e çamëve që akuzoheshin për kryerjen e propagandës politike, duke i dhënë në këtë mënyrë një zgjidhje përfundimtare çështjes, zgjidhje e cila sigurisht kënaqte në mënyrë absolute palën shqiptare.
Deklarimi i Kryetarit të Republikës Greke gjenerali Teodor Pangallos për të përjashtuar shqiptarët çamë të Epirit nga masa e shkëmbimit midis popullsisë turke myslimane me popullsinë kristiane greke ishte vendimtar për ecurinë e të gjithë çështjeve. Përmbajtja e çështjes u zhvendos nga përcaktimi i prejardhjes dhe identiteti kombëtar të popullsisë myslimane të Epirit dhe nga përfshirja ose jo në masën e shkëmbimit të detyruar, në procesin e përfshirjes së saj në shtetin grek dhe respektin ose jo të të drejtave të saj nga autoritetet greke.
Kështu, nga çështja “greko-turke”, tashmë zhvillohet tema që ka të bëjnë me marrëdhëniet greko-shqiptare, të cilat do të ndikojnë dhe në periudhën e ardhshme në një shkalle shumë të lartë. Prezenca e myslimanëve çamë në Epir përbënte një rast të veçantë dhe një dokument të fortë bisedimesh që synonte të përdorte qeveria shqiptare me qëllim arritjen e një normalizimi të kënaqshëm të synimeve të saj ekonomike për sa i përkiste çështjes së pronave.(6)
vijon

Refugjatë nga Krahina e Çamërisë, 1913 |

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Arben Llalla: Racizmi ndaj minoriteteve në Greqi, në veçanti atij shqiptar
Por çështja e shqiptarëve në Çamëri nuk do të zgjidhej edhe pse diplomatët dhe politikanët grek premtonin. Vitet në vazhdim shteti grek në emër të reformës agrare 1925-1927(7) u ndaloji të gjithë atyre njerëzve që nuk kishin kombësi greke të drejtën e tokës bujqësore. Italianët, francezët, gjermanët, turqit që kishin prona në Greqi u dëmshpërblyen, vetëm shqiptarët nuk u dëmshpërblyen. Pas pak vitesh do të fillonte lufta e dytë botërore. Me kapitullimin e Gjermanisë grekët rinisën masakrat mbi popullsinë shqiptare në Çamëri.
Shqiptarët çam që u përzunë në vitet 1944-1945 shteti grek i quajti bashkëpunëtor të gjermanëve dhe në mënyrë kolektive u hoqi shtetësinë greke, u përvetësojë dhe pasuritë. Me disa ligje primitive Greqia u mohoji çdo të drejtë njerëzore të gjithë atyre shtetasve grekë që nuk kishin pranuar kombësinë greke të rikthehen ndonjëherë edhe si vizitor në Greqi.
Gjatë luftës qytetare greke për pushtet 1946-1949, midis forcave të djathta dhe komuniste përmenden edhe shqiptarët e Greqisë që ishin përzënë me dhuna në vitin 1945 nga forcat e djathta që udhëhiqeshin nga Napolon Zerva. Nga dokumentet historike veçojmë kërkesat e kryetarit të Qeverisë së Përkohshme Greke, Marko Vafiadhis i cili i parashtroji midis shumë kërkesave Enver Hoxhës për të mundësuar çamët e përzënë të rreshtohen në ushtrinë Demokratike Greke që udhëhiqeshin nga komunistët.
Më 24.09.1947, Marko Vafiadhis vjen në Tiranë me nxitim për mes Korçës si Kryetar i Qeverisë së Përkohshme Demokratike për të kërkuar ndihmë. Markoja kërkon nga Enver Hoxha që të dërgoje çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, për të luftuar përkrah kryengritësve greke...
Marko Vafiadhis vjen pa ndonjë lajmërim paraprak në Tiranë. Për këtë arsye Enver Hoxha nuk e takoi, por ngarkoi një anëtarë nga Byroja Politike për të biseduar me të. Gjatë takimit Marko Vafiadhi i parashtron qeverisë shqiptare kërkesat e mëposhtme:
1.- Të dërgohen 3.000-4.000 mijë çamë për Ushtrinë Demokratike Greke nga 18.000 mijë që jetonin në Shqipëri, të dëbuar prej forcave të Napolon Zervës.(
2.- Nga 25.000 mijë refugjatë grekë të cilët të shumtit ishin të etnisë maqedonase që ndodheshin në Shqipëri, të organizoheshin në 3-4 qendra për tu dërguar në ndihmë të Ushtrisë Demokratike Greke.
3.- Të vazhdojë dërgimi i armatimit dhe në kohën më të shkurtër të dërgohen 10-12 topa.
4.- Të shqyrtohet prespektiva e ndihmës ekonomike me ushqime dhe veshje për Ushtrinë Demokratike.
5.- Të mënjanohen ndërmjetësimet ekzistuese deri sa të vendosen lidhje të drejtpërdrejta.
Për sa u përket çamëve, pala shqiptare e konsideroi që nuk mund të përbëjnë faktor ndihmë. Shqiptarët nga Çamëria nuk do të donin të shkonin në luftë. Por edhe për ata që do të dëshironin të luftojnë për krah forcave komuniste, ekzistonte rreziku të binin nën ndikimin amerikan. Për këtë çështje u dha përgjigja se: “tash për tash, kjo nuk është e mundur, duke marrë parasysh interesat e Ushtrisë Demokratike Greke, por do të bënin ç’të mundeshin të ndihmonin në kohën e duhur me ato që kishin mundësi...(9)
Sipas të dhënave politikanët grekë të kohës e pranonin që çamët ishin përzënë nga shtëpitë e tyre në Greqi nga forcat raciste të Napolon Zervës. Në kërkesën e qeverisë demokratike greke pranohet se janë përzënë rreth 18 mijë çamë, por në fakt ky numër ka qenë më i madh. Me rëndësi është se pranohen dëbimet masive. Marko Vafiadhis ishte një politikan me emër i cili pasi jetoj rreth 23 vite në Bashkimin Sovjetik dhe u kthye në Greqi në vitin 1983. Më 1989-1990 ishte deputet në Kuvendin e Greqisë i partisë së PASOK-ut.
Në vitet 1972 - 1982 qeveritë greke nxorën ligje që u lejohej çdo shtetasi grek i përzënë të rikthehej dhe të merrte pasurinë ose kompensim. Nga këto ligje për tu rikthyer u përjashtuan shqiptarët çam edhe maqedonasit e Egjeut pasi ligji përcaktonte se i faluri duhej të kishte kombësinë greke dhe në mërgim të kishte mbajtur qëndrim kombëtar grek.
a.-A ka ende në Çamëri shqiptar, shtetas të Greqisë?
Mendoj që nuk duhet të lind pyetja a ka çamë në Çamëri sepse pas masakrave të vitit 19945 shumë familje shqiptare nga Çamëria depërtuan thellë në Greqi për ti shpëtuat njëherë e përgjithmonë persekutimit shtetëror. Shqiptar autokton që kanë shtetësi greke jo vetëm ka në Çamëri por edhe në të tërë Greqinë.
Gjatë kërkimeve të mia kam takuar disa shtetas grekë që ishin me origjinë shqiptare në Epir. Në qytezën e Konicës të cilën e kam vizituar disa herë kam takuar grekë me origjinë shqiptare. Mbaj mend se kishte edhe të fesë islame dhe quhej Ibrahim. Ai kishte një kafene në qendër të qytezës dhe gruan e kishte nga Leskoviku i Shqipërisë. Këta grek me origjinë shqiptare nuk shiheshin mirë me sy nga pushteti vendor. Në vitin 1991 takova në afërsi të Gumenicës një grek që punonte me eskavator dhe më foli në gjuhën shqipe. Gjatë bisedës më deklaroji se prindërit e tij ishin me origjinë shqiptare nga Epiri. Në krahinën e Çamërisë ka shumë grekë që kanë krijuar familje me vajza nga Shqipëria. Shumë prej këtyre grekëve me origjinë shqiptare për ta ruajtur origjinën janë martuar me shqiptare të cilat emigruan në fillim të viteve 1990. Fshati Aidonta dikur quhej Ftini dhe ndodhet në Prefekturën e Prevezës së Çamërisë. Nga ky fshat është studiuesi i njohur Nikos Stylos i cili jeton prej shumë vitesh në Gjermani. Ai e pohon origjinën e tij shqiptare dhe e flet shumë mirë gjuhën e mëmës, shqipen. Niko Stylos ka shkruar për racizmin grek ndaj fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare në vitet 1950-1960 dhe ndiqnin shkollën greke. Ai është shprehur për një gazetë shqiptare: “Mësuesi na godiste me shkop, sa herë që flisnim arvanitisht (shqip, shën.A.Llalla), një shkop për një fjalë”.(10)
Gjithnjë prindërit e fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare thirreshin në shkollë nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve të tyre. Ata këshilloheshin që mos të flisnin përpara fëmijëve në gjuhën shqipe, por të bisedonin vetëm greqisht. Edhe pse nën një presion të tillë çamët që u shpëtuan masakrave të ushtrisë së Zervës e ruajtën gjuhën shqipe. Shumica e shqiptarëve nga Çamëria që i përkisnin besimit fetar ortodoks pas përzënies në çamëve të fesë islame u larguan për në qytetet larg krahinës së Çamërisë. Në vitet 1995 në qytetin e Selanikut kam takuar një çam ortodoks që kishte ardhur në Selanik pas viteve 1950 dhe në Shqipëri kishte xhaxhanë në qytetin e Elbasanit që i përkiste fesë islame, ndërsa ai vetë ishte konvertuar në ortodoks.
Në kufirin e Greqisë dhe Shqipërisë gjatë brezit kufitar midis Konicës dhe Leskovikut kam vizituar një Hotel-Restorant “BURRAZANI”, pronarët e të cilit ishin me origjinë shqiptare. Ky Hotel ndodhej në mes të një pylli të dendur dhe ishte i ndërtuar vetëm me dru. Ishte një biznes familjar.
Këto janë vetëm disa dëshmi që tregojnë se ende në Çamëri ka shqiptar që u kanë mbijetuar rrebeshëve të kohës me sakrifica të mëdha duke frymuar shqip.
(1)Gazeta, “SHQIP”, Tiranë, 26 gusht 2008.
(2)Robert D. Kaplan, “GREQIA: Dashnorja e Perëndimit, Gruaja e Lindjes“, Tiranë, 2002, fq. 25.
(3)Po aty, fq. 26.
(4)Gazeta, “SHEKULLI”, Tiranë, 9 janar 2008.
(5)Ilir Ushtelenca, “DIPLOMACIA E MBRETIT ZOGU I-rë”, Tiranë, 1997, fq. 118.
(6)Revista, “ALBANICA”, Prishtinë, maj 2007. fq. 37.
(7)Mentor Nazarko, “LUFTA E FUNDIT, Pronat e shqiptarëve në Greqi”,Tiranë, 2007, fq. 50
(8)Gazeta greke, “H KAΘΗΜΕΡΙΝΗ”, Selanik, 28 nëntor 1999.
(9)Po aty.
(10)Gazeta, “KOHA Ditore”, Prishtinë, 10 shtator 2004.
Shqiptarët çam që u përzunë në vitet 1944-1945 shteti grek i quajti bashkëpunëtor të gjermanëve dhe në mënyrë kolektive u hoqi shtetësinë greke, u përvetësojë dhe pasuritë. Me disa ligje primitive Greqia u mohoji çdo të drejtë njerëzore të gjithë atyre shtetasve grekë që nuk kishin pranuar kombësinë greke të rikthehen ndonjëherë edhe si vizitor në Greqi.
Ushtarë grekë të plagosur jashtë qytetit të Prevezës më 1913 |
Më 24.09.1947, Marko Vafiadhis vjen në Tiranë me nxitim për mes Korçës si Kryetar i Qeverisë së Përkohshme Demokratike për të kërkuar ndihmë. Markoja kërkon nga Enver Hoxha që të dërgoje çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, për të luftuar përkrah kryengritësve greke...
Marko Vafiadhis vjen pa ndonjë lajmërim paraprak në Tiranë. Për këtë arsye Enver Hoxha nuk e takoi, por ngarkoi një anëtarë nga Byroja Politike për të biseduar me të. Gjatë takimit Marko Vafiadhi i parashtron qeverisë shqiptare kërkesat e mëposhtme:
1.- Të dërgohen 3.000-4.000 mijë çamë për Ushtrinë Demokratike Greke nga 18.000 mijë që jetonin në Shqipëri, të dëbuar prej forcave të Napolon Zervës.(
2.- Nga 25.000 mijë refugjatë grekë të cilët të shumtit ishin të etnisë maqedonase që ndodheshin në Shqipëri, të organizoheshin në 3-4 qendra për tu dërguar në ndihmë të Ushtrisë Demokratike Greke.
3.- Të vazhdojë dërgimi i armatimit dhe në kohën më të shkurtër të dërgohen 10-12 topa.
4.- Të shqyrtohet prespektiva e ndihmës ekonomike me ushqime dhe veshje për Ushtrinë Demokratike.
5.- Të mënjanohen ndërmjetësimet ekzistuese deri sa të vendosen lidhje të drejtpërdrejta.
Për sa u përket çamëve, pala shqiptare e konsideroi që nuk mund të përbëjnë faktor ndihmë. Shqiptarët nga Çamëria nuk do të donin të shkonin në luftë. Por edhe për ata që do të dëshironin të luftojnë për krah forcave komuniste, ekzistonte rreziku të binin nën ndikimin amerikan. Për këtë çështje u dha përgjigja se: “tash për tash, kjo nuk është e mundur, duke marrë parasysh interesat e Ushtrisë Demokratike Greke, por do të bënin ç’të mundeshin të ndihmonin në kohën e duhur me ato që kishin mundësi...(9)
Sipas të dhënave politikanët grekë të kohës e pranonin që çamët ishin përzënë nga shtëpitë e tyre në Greqi nga forcat raciste të Napolon Zervës. Në kërkesën e qeverisë demokratike greke pranohet se janë përzënë rreth 18 mijë çamë, por në fakt ky numër ka qenë më i madh. Me rëndësi është se pranohen dëbimet masive. Marko Vafiadhis ishte një politikan me emër i cili pasi jetoj rreth 23 vite në Bashkimin Sovjetik dhe u kthye në Greqi në vitin 1983. Më 1989-1990 ishte deputet në Kuvendin e Greqisë i partisë së PASOK-ut.
Në vitet 1972 - 1982 qeveritë greke nxorën ligje që u lejohej çdo shtetasi grek i përzënë të rikthehej dhe të merrte pasurinë ose kompensim. Nga këto ligje për tu rikthyer u përjashtuan shqiptarët çam edhe maqedonasit e Egjeut pasi ligji përcaktonte se i faluri duhej të kishte kombësinë greke dhe në mërgim të kishte mbajtur qëndrim kombëtar grek.
Refugjatët nga Çamëria në afërsi të Delvinës, 1914 |
Mendoj që nuk duhet të lind pyetja a ka çamë në Çamëri sepse pas masakrave të vitit 19945 shumë familje shqiptare nga Çamëria depërtuan thellë në Greqi për ti shpëtuat njëherë e përgjithmonë persekutimit shtetëror. Shqiptar autokton që kanë shtetësi greke jo vetëm ka në Çamëri por edhe në të tërë Greqinë.
Gjatë kërkimeve të mia kam takuar disa shtetas grekë që ishin me origjinë shqiptare në Epir. Në qytezën e Konicës të cilën e kam vizituar disa herë kam takuar grekë me origjinë shqiptare. Mbaj mend se kishte edhe të fesë islame dhe quhej Ibrahim. Ai kishte një kafene në qendër të qytezës dhe gruan e kishte nga Leskoviku i Shqipërisë. Këta grek me origjinë shqiptare nuk shiheshin mirë me sy nga pushteti vendor. Në vitin 1991 takova në afërsi të Gumenicës një grek që punonte me eskavator dhe më foli në gjuhën shqipe. Gjatë bisedës më deklaroji se prindërit e tij ishin me origjinë shqiptare nga Epiri. Në krahinën e Çamërisë ka shumë grekë që kanë krijuar familje me vajza nga Shqipëria. Shumë prej këtyre grekëve me origjinë shqiptare për ta ruajtur origjinën janë martuar me shqiptare të cilat emigruan në fillim të viteve 1990. Fshati Aidonta dikur quhej Ftini dhe ndodhet në Prefekturën e Prevezës së Çamërisë. Nga ky fshat është studiuesi i njohur Nikos Stylos i cili jeton prej shumë vitesh në Gjermani. Ai e pohon origjinën e tij shqiptare dhe e flet shumë mirë gjuhën e mëmës, shqipen. Niko Stylos ka shkruar për racizmin grek ndaj fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare në vitet 1950-1960 dhe ndiqnin shkollën greke. Ai është shprehur për një gazetë shqiptare: “Mësuesi na godiste me shkop, sa herë që flisnim arvanitisht (shqip, shën.A.Llalla), një shkop për një fjalë”.(10)
Gjithnjë prindërit e fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare thirreshin në shkollë nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve të tyre. Ata këshilloheshin që mos të flisnin përpara fëmijëve në gjuhën shqipe, por të bisedonin vetëm greqisht. Edhe pse nën një presion të tillë çamët që u shpëtuan masakrave të ushtrisë së Zervës e ruajtën gjuhën shqipe. Shumica e shqiptarëve nga Çamëria që i përkisnin besimit fetar ortodoks pas përzënies në çamëve të fesë islame u larguan për në qytetet larg krahinës së Çamërisë. Në vitet 1995 në qytetin e Selanikut kam takuar një çam ortodoks që kishte ardhur në Selanik pas viteve 1950 dhe në Shqipëri kishte xhaxhanë në qytetin e Elbasanit që i përkiste fesë islame, ndërsa ai vetë ishte konvertuar në ortodoks.
Në kufirin e Greqisë dhe Shqipërisë gjatë brezit kufitar midis Konicës dhe Leskovikut kam vizituar një Hotel-Restorant “BURRAZANI”, pronarët e të cilit ishin me origjinë shqiptare. Ky Hotel ndodhej në mes të një pylli të dendur dhe ishte i ndërtuar vetëm me dru. Ishte një biznes familjar.
Këto janë vetëm disa dëshmi që tregojnë se ende në Çamëri ka shqiptar që u kanë mbijetuar rrebeshëve të kohës me sakrifica të mëdha duke frymuar shqip.
(1)Gazeta, “SHQIP”, Tiranë, 26 gusht 2008.
(2)Robert D. Kaplan, “GREQIA: Dashnorja e Perëndimit, Gruaja e Lindjes“, Tiranë, 2002, fq. 25.
(3)Po aty, fq. 26.
(4)Gazeta, “SHEKULLI”, Tiranë, 9 janar 2008.
(5)Ilir Ushtelenca, “DIPLOMACIA E MBRETIT ZOGU I-rë”, Tiranë, 1997, fq. 118.
(6)Revista, “ALBANICA”, Prishtinë, maj 2007. fq. 37.
(7)Mentor Nazarko, “LUFTA E FUNDIT, Pronat e shqiptarëve në Greqi”,Tiranë, 2007, fq. 50
(8)Gazeta greke, “H KAΘΗΜΕΡΙΝΗ”, Selanik, 28 nëntor 1999.
(9)Po aty.
(10)Gazeta, “KOHA Ditore”, Prishtinë, 10 shtator 2004.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arben Llalla: Aleksandri i Madh i Greqisë apo i shqiptarëve
» Arben Llalla: Dhunimi i gurëve të varreve
» Çështja Arben Llalla në raportin e Helsinkit
» Arben Llalla: Nxitimi i Gruevski për të marrë tapitë në OKB
» Arben Llalla: Skënderbeu i fshehur nëpër arkivat greke

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi