Arben Llalla: Nxitimi i Gruevski për të marrë tapitë në OKB
Faqja 1 e 1

NXITIMI I GRUEVSKIT PËR TË MARRË TAPITË NGA OKB
Nga Arben LLALLA
Qeveria Gruevski po nxiton shumë për të marrë tapitë në OKB si shtet Unit me një kombësi maqedonase, me një gjuhë zyrtare, me një histori të komitave maqedonas. Këtë gjë politikanë shqiptarë në FYROM (Republika e Shqipërisë e njeh me emrin FYROM zyrtarisht Maqedoninë) nuk po e kuptojnë por janë turrur me vrap pas servilizmit ndaj Gruevskit për tu pasuruar dhe për të fituar disa diploma universitare. (Është interesant fakti se shumica e deputetëve shqiptar bëhen me diplomë universitare pasi shpallen deputet të Kuvendit të FYROM).
Zyrtarisht Maqedonia ende në OKB është një shtet që nuk ka marrë tapinë e zyrtarizimit të kombësisë, gjuhës dhe historisë. Këtë gjë e dinë mirë politikanët maqedonas dhe po bëjnë ç’është e mundur që sa më shpejtë me të gjitha mënyrat më të poshtra tu njihet nga OKB gjuha zyrtare maqedonishtja, kombësia maqedonase dhe historia e Maqedonisë Antike. Vetëm ne shqiptarët nuk po e kuptojmë, na ka zënë gjumi dhe ethet e karrierës politike se kush do ti marri më shumë erë gazrave maqedonase.
Politikanët shqiptar duhet të jenë më aktiv në zgjidhjen e çështjes së emrit, identitetit dhe gjuhës zyrtare të Republikës së Maqedonisë apo FYROM. Sepse këto çështjen lidhen direkt me shqiptarët që janë themelues së Maqedonisë, që kanë përfaqësues shumicë në Kuvendin e FYROM. Mos të neglizhohet ndaj kësaj çështje sot, të mos injorohet dhe të mos na duket qesharake sepse në të ardhmen do të jetë shumë vonë. Qeveria Gruevski po nxiton hapat për të marrë bekimin nga OKB që FYROM të njihet si një shtet Unit, me gjuhë zyrtare të vetme maqedonishten që e flet i gjithë populli maqedonas i Republikës. Dhe nuk ekzistojnë minoritete të tjera shumicë në FYROM. Nuk janë të rastësishme ligjet absurde që gjuha maqedonase të mbrohet me Kushtetutë si e paprekshme, që fëmijët shqiptar të mësojnë me zorrë gjuhën maqedonase që në klasë të parë, në shkollat shqiptare gjuha shqipe të mos përdoret etj. Këto janë projektet që Gruevski i ka marrë nga këshilltarët grek që i kanë përdorur në shek.XIX ndaj shqiptarëve të Greqisë që u asimiluan dhe po shkojnë drejtë zhdukjes (për disa vite shumë juristë grek kanë qenë aktiv në themelimin dhe ecurinë e Maqedonisë pas viteve 1990). Edhe shqiptarët në Greqi dikur në shek.XIX kishin kryeministër, ministra, deputet por gjuha shqipe nuk u lejua të shkruhej, por vetëm të flitej dhe përfundimi pas 200 vitesh kemi vetëm faqe historike që flasin se dikur shqipja flitej në Kuvendin e Mbretërisë greke. Dikur shqiptarët kishin në Greqi Kryetar, Kryeministra, ministra, deputet, Akademik etj. Bëhet fjalë për atë popullsi shqiptare që grekët i thërrasin arvanitas. Kjo mund të ndodhë edhe me shqiptarët e Maqedonisë po të qëndrojmë pasiv ndaj racizmit dhe shtypjes që po përdor Qeveria e Gruevskit. Janë të njëjta ide, praktika dhe projekte që përdorën grekët në shek.XIX me shqiptarët. Mjegulla e frikës i ka kapur deputetët shqiptar dhe liderët e partive të tyre të cilët janë strukur si struci që e fut kokën në rërë por trupin e lenë jashtë. Deputetët, ministrat dhe liderët shqiptar duhet ta pranojnë se janë kapur “mat” nëpër kurthe politike të montuara dhe nuk mund ta ngrenë zërin. Këtë e dinë të gjithë shqiptarët në Ballkan që pjesa më e madhe e përfaqësuesve të kombit shqiptar në FYROM janë vegla pune të maqedonasve. Nuk është e nevojshme për emra sepse ata dihen, na njohin dhe i njohim mirë. Vetëm një këshillë mund t’ju japim këtyre politikanëve, liderëve, deputetëve e ministrave shqiptar sahanlëpirës se hakmarrjes së popullit shqiptar dhe futjes në faqen e zezë të historisë shqiptare nuk do ti shpëtojnë dot, sado pasuri të kenë bërë.
Ngjashmëria e projekteve greke dhe maqedonase kundër shqiptarëve
Në vitin 1821 pasi Greqia shpalli pavarësinë në ishullin Nafplio që banohej vetëm nga shqiptarët dhe filloj të mendoj seriozisht për forcimin e konceptit një komb, një gjuhë, një popull. Por ky koncept ndeshte probleme me shqiptarët të cilët ishin atëbotë zotër të Greqisë. Kështu në ndihmë të pakicës greke erdhën këshilltarët rus, francez, anglez e gjerman të cilët me propagandë në emër të qytetërimit modern të themelohet Republika e Greqisë së Re e cila përbëhet nga popujt shqiptar, romei(grekët kështu quheshin deri në fund të shek.XIX), sllavë, armen, arab, hebrej, vllehët etj. Në fillim këta popuj duhet të pranonin emrin e përbashkët Grek, gjuhën greke dhe historinë e lashtë greke. Më tej në emër të arsimit në një gjuhë të njësuar nuk u lejuan gjuhët e tjera të shkruhen dhe të mësohen. Dal ngadalë popujt e tjerë që kishin dhënë një ndihmesë në çlirimin dhe themelimin e Greqisë filluan të humbasin ndërgjegjen kombëtare, gjuhën, zakonet dhe historinë e tyre. Të vetmit që rezistuan më gjatë ishin shqiptarët. Kjo rezistencë 200 vjeçare ka patur një kosto të madhe ku mijëra shqiptarë të Greqisë u vranë, u asimiluan dhe të padëgjueshmit u përzunë. Krenaria shqiptare nuk u mposhtë sepse ende sot në Greqi janë me mijëra grek me origjinë shqiptare që falsin gjuhën shqipe, botojnë revista në gjuhën shqipe. Jemi dëshmitarë që në Athinë arvanitasit botojnë revista, kanë shoqatat e tyre dhe ka ndonjë deputet grek që pranon me krenari origjinën shqiptare. Fati dhe Zoti deshte që një pjesë e arvanitasit të shpëtonin nga asimili dhe pas viteve 1990 sepse mijëra shqiptar që emigruan në Greqi sollën një rifreskim të gjuhës dhe kulturës kombëtare tek shqiptarët e Greqisë.
Sllavët serb, armenët, arabët, vlleh u asimiluan të parët, hebreut u përzunë gjatë luftës së dytë botërore dhe u zhdukën të gjitha shtëpitë, varrezat, dyqanet e tyre. Kanë mbetur vetëm rreth 1000 hebrej në Selanik. Sllavët bullgar dhe maqedonas që jetojnë në Greqinë e Veriut nga Seresi e deri në Follorinë u depërtuan më shumë nëpër qytetet e mëdha greke për tu asimiluan. Atje ku këta sllavomaqedonas-bullgar ishin popullsi shumicë dhe rezistuan deri sa grekët i përzunë me dhunë gjatë luftës qytetare në vitin 1946-1949, ku mijëra popullsi të kësaj kategorie u dogjën me napalm dhe u përzunë jashtë Greqisë. Sot kanë mbetur diku 15 mijë grek me origjinë sllavomaqedonase-bullgare në brezin kufitar me FYROM. Kështu qyteti i Edesës, Follorinë, Kilkisit, Seresit që banohej nga popullsi dërrmuese maqedonase e bullgare sot gjen vetëm shumë pak në përqindje nga këto kombësi.
Projektet që përdori Greqia për 200 vite për asimilimin e popujve që kishin dhënë kontribut të madhe në çlirimin dhe themelimin e Greqisë së Re po përdoren me mjeshtëri sot nga maqedonasit në FYROM. Për 50 vite pushteti Jugosllav bëri lloj-lloj eksperimentesh për të asimiluar shqiptarët në Maqedoni. Nxori ligje për zhdukjen e gjuhës shqipe, u burgosën rreth 15 mijë shqiptar të Maqedonisë, por me krenari shqiptarët e ruajtën gjuhën në përdorimin nëpër shkolla, themeluan dhe Universitetin e tyre.
Lufta e vitit 2001 ka ngjashmëri në shumë pika me luftën qytetare greke të 1946-49 ku u dëmtuan rëndë popullsia sllavomaqedonase-bullgare. Grekët vranë të gjithë robërit, ju prenë kokat e tyre dhe i hodhën përpara Kuvendit në Athinë. I ndoqën drejtuesit e Ushtrisë Demokratike sllavomaqedonasve-bullgare deri sa vdiqën nëpër vende të ndryshme të botës pa u rikthyer kurrë më në trojet e tyre. Greqia solli më pas në qytetet dhe fshatrat ku dikur banonin shumicë sllavomaqedonasit-bullgar mijëra qytetarë nga Azia e Vogël të cilët njihen në Greqi me emrin rusopondios. Këta rusopondios përfituan shtetësi greke brenda pak ditësh dhe privilegje të tjera si toka dhe kredi në të holla.
Pas 2001 u vranë në rrethana të dyshimta shumë komandantë të UÇK, u burgosën me qindra ushtarë të UÇK, ndiqen ende komandantët e UÇK të cilët strehohen maleve pa kthim në atdhe. Pas 2001 filloj spastrimi i shqiptarëve nga qytetet si Ohri, Kërçova, Kumanova ku ndarje e nesërme e Maqedonisë(çdo gjë mundet të ndodhë me Maqedoninë) mund të bëhet në bazë të përqindjes së popullsive se kujt shtet do ti takojnë qytetet me rrethinat e tyre. Sot qyteti i Tetovës e i Gostivarit janë të tej mbushur me ardhacak shqiptar nga Kumanova, Kërçova, Ohri, Struga të cilët kanë përparësi në punësime dhe vendime të përhershme. Këto nuk janë të rastësishme sepse fjala e urtë popullore thotë: gjarpri flenë, por hasmi nuk flenë. Në qytetin e Kërçovës në veçanti kanë ardhur ardhacak nga Shqipëria që kanë përfituar shtetësinë e Maqedonisë pa plotësuar asnjë kusht që është i paraparë me Kushtetutë, por vetëm se janë deklaruar maqedonas prej Shqipërie gëzojnë shumë privilegje. Ka qindra raste të tilla ku artificialisht po mbipopullohen me ardhacak maqedonas qytetet që dikur njiheshin si qytete me shumicë dërrmuese shqiptare.
Shteti i FYROM-it pa asnjë bazë ligjore dhe Kushtetute shpall person të rrezikshëm çdo shqiptar nga Shqipëria, Kosova dhe troje të tjera shqiptare. Janë me mijëra raste të tilla ku biznesmen, intelektual, gazetar të kombësisë shqiptare janë shpallur NON GRADA pas vitit 2001. Unë vetë jam rasti i tillë edhe pse plotësoj çdo kushte të parapara me Kushtetutën e vitit 2004. Kam bërë takime me liderët politikë shqiptar dhe deputetët të cilët kanë ulur kokën përpara “gjigantit” Gruevski. Ata asnjëherë nuk kanë treguar gatishmëri për të kërkuar llogari Ministrisë së punëve të brendshme MPB të Maqedonisë për rastet flagrance ku shkelen të drejtat e njeriut, edhe Avokati i Popullit është nënshtruar presionit të sigurimit të Maqedonisë DBK.
Kuadri me kombësi shqiptare nuk mund të depërtojë në sferat e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, së Brendshme, në Angjesionin për zbulim dhe kundërzbulim. Shqiptari është kuadër i pabesueshëm për strategjinë kombëtare të Republikës së FYROM.
Në përfundim të ngjashmërisë së projekteve greke dhe maqedonasve kundër gjuhës, historisë shqiptare është e famshmja Enciklopedia dhe ligjet të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës. Ku i është shpallur luftë frontale gjuhës, kulturës, edukimit dhe historisë shqiptare në Maqedoni. Vetëm pak kohë më parë libri shqip u ndalua në dogana si në shek.XIX kur shqiptarët fshihnin nën gji Abetaret shqipe të Rilindasve.
Sot minoritetet vllehe, serbe, boshnjake, turke, rome etj., janë nënpresion të vazhdueshëm për tu zhdukur. Nuk janë të rastësishëm bllokadat që u bëhen biznesmenëve të suksesshëm që i përkasin këtyre minoriteteve duke i dërguar drejtë falimentimit ekonomik që mund të zbërthehet drejtë asimilimit gjuhësor dhe kombëtar.
Në ditën e të drejtave të njeriut më 10 dhjetor nuk pamë protesta të shqiptarëve, serbëve, vllehve, turqve, boshnjakëve, romëve etj., për të kërkuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre që shkelen në Republikën FYROM. Por disa përfaqësues të këtyre minoriteteve që u shkelen të drejtat nga shumica fyromasve ishin strukur në një sallë ku dëgjonin për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe duke treguar dobësi kolektive, pinin ato pije që u kishin ofruar shumica fyromaste.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Çështja Arben Llalla në raportin e Helsinkit
» Arben Llalla: Dhunimi i gurëve të varreve
» Arben Llalla: Aleksandri i Madh i Greqisë apo i shqiptarëve
» Arben Llalla: Për zgjidhjen e mosmarrveshjeve midis Greqisë dhe Maqedonisë...
» Arben Llalla-Shteti që është kontradiktor me vetveten

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi