Mediat botërore krahasojnë Trump-in me horror e apokalips (VIDEO)
Faqja 1 e 1
Mediat botërore krahasojnë Trump-in me horror e apokalips (VIDEO)
Mediat botërore krahasojnë Trump-in me horror e apokalips (VIDEO)
Mëngjesi i 9-të nëntorit e gjeti botën të shokuar.
Ndodhi ajo që nuk pritej.
Rruga e kontroversit Donald Trump drejt Shtëpisë së Bardhë përfundoi me sukses madhështor.
E pabesueshme por e vërtetë – një kandidat i profilit të Trump, të cilit iu dhanë epitetet seksist, racist, ksenofob dhe manipulues me taksa, po merrte vota të mjaftueshme për të qenë në krye të shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik në botë.
Vëmendje të jashtëzakonshme mediatike ai pati edhe gjatë fushatës, por fitorja e tij tani përbënte kryelajmin botëror.
“Zot ruaje Amerikën” ishte titulli i gazetës Daily Telegraph që i bënte lutje perëndisë të kujdeset për amerikanët pas fitores së njeriut më të pazakontë në garën për president të SHBA-së.
Një lutje të ngjashme kishte edhe e përditshmja spanjolle El Periodico, që në ballinën e saj shkroi: “Zot fale Amerikën”.
Francezja “Liberasion” ishte më kreative duke e krahasuar fitoren e Trump me apokalipsin.
“Trumpocalypse” ishte titulli i kësaj gazete kurse fotografia e paraqiste Trump me një imazh frikësues.
Një tjetër ballinë interesante ishte ajo e gazetës amerikane Daily News.
Me një fotografi të Shtëpisë së Bardhë dhe referencë ndaj serialit “House of Cards” ajo thoshte: “Shtëpia e Horrorit”.
New York Post, në mëngjesin e së martës shokuese shkruante: “Thanë se s’mund të ndodhte, Trump President”.
Në portalin më të njohur informativ, Huffington Post, kishin vetëm tri fjalë për presidentin e tyre: ANKTH: Trump President.
“Shtetet populiste të Amerikës”, shkruhej në ballinën e gazetës spanjolle La Rason.
Prestigjiozet amerikane “New York Times” dhe “Washington Post”, u ndodhën përballë një situate krejt të pazakontë. Titujt e ballinave i kishin identike: “Trump Triumfon”.
Një krahasim tejet të rëndë e pati e përditshmja belge L’Echo: “Psikopati amerikan”, titull i bazuar në filmin amerikan “American Psycho”.
Është revista elitare intelektuale amerikane, New Yorker, ajo që i ka dhënë kësaj ngjarjeje të papritshme një epitet epik. Me shkronja të mëdha në ballinë, duke u ndërlidhur me kryeveprën letrare të Teodor Drajzer, shkruhej: “Tragjedia amerikane”.
Përgjatë kampanjës së tij elektorale, mediat ishin pozicionuar kundër tij, me përjashtim të televizionit tradicionalisht pro-republikan Fox News dhe gazetës The New York Observer, pronar i së cilës është dhëndri i tij.
Befasia e fitores së Trump dhe humbjes së Clinton u shoqërua edhe me triumf republikan edhe në dhomat legjislative të amerikanëve.
Në garën për Senat partia e Trump mori 51 ulëse në krahasim me 47 të demokratëve, kurse për Dhomën e Përfaqësuesve dallimi është edhe më i madh: 238 me 193 për republikanët.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shefi i ISIS: S’do publikojmë më video horror sepse… (Foto)
» Horror në Siri, viktima me kokë të prera në rrugë (Video)
» Horror i ISIS në Francë, i presin kokën dhe ia ngulin në gardh (Foto/Video)
» Mediat serbe si Jabllanoviqi: “Egërsirat” shqiptare sulmuan Vuçiqin (Video)
» Horror në Kavajë
» Horror në Siri, viktima me kokë të prera në rrugë (Video)
» Horror i ISIS në Francë, i presin kokën dhe ia ngulin në gardh (Foto/Video)
» Mediat serbe si Jabllanoviqi: “Egërsirat” shqiptare sulmuan Vuçiqin (Video)
» Horror në Kavajë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi