Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tomë Gashi dorëzon kallëzimin penal në Prokurori, thotë se personat që i kanë dhënë incizimet kanë përgjegjësi penale

Shko poshtë

Tomë Gashi dorëzon kallëzimin penal në Prokurori, thotë se personat që i kanë dhënë incizimet kanë përgjegjësi penale Empty Tomë Gashi dorëzon kallëzimin penal në Prokurori, thotë se personat që i kanë dhënë incizimet kanë përgjegjësi penale

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 11, 2016 4:56 pm

Tomë Gashi dorëzon kallëzimin penal në Prokurori, thotë se personat që i kanë dhënë incizimet kanë përgjegjësi penale


Tomë Gashi dorëzon kallëzimin penal në Prokurori, thotë se personat që i kanë dhënë incizimet kanë përgjegjësi penale Auto_tome1478870270

Tom Gashi po dorëzon kallëzim penal në prokuror

(E plotësuar) - Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka dorëzuar kallëzimin penal në Prokurori, ndërsa ka thënë se personat përgjegjës që i ka dhënë medieve pamjet nga Qendra e Paraburgimit në Prizren deri sa ende nuk janë dhënë ende rezultatet zyrtare në hetimin e rastit mbajnë përgjegjësi penale.
Kallëzimi penal ka të bëjë me publikimin e pamjeve nga burgu i Prizrenit ku ka vdekur aktivisti i VV, Astrit Dehari.
Gashi ka bërë të ditur se padi është ngritur kundër personave përgjegjës të Drejtorisë Regjionale të Policisë së Kosovës në Prizren, kundër personave përgjegjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme-Agjencioni i Kosovës për Forenzikë, si dhe kundër të gjithë personave përgjegjës që identifikohen gjatë hetimeve nga prokurori përgjegjës.


Gashi theksoi se ky kallëzim penal nuk ka të bëjë fare me mediat.


Avokati i familjes Dehari ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi  që në këtë rast të mos autorizoj prokuror  nga Prokuroria themelore në Prizren dhe as oficer e hetues nga Drejtoria regjionale e Policisë së Kosovës në Prizren.
“Ne nuk i akuzojmë mediat që i kanë publikuar por personat që i kanë dhënë këto pamje mediave”, tha ai.
Sipas tij, në media janë publikuar pamje konfidenciale të cilat nuk duhet t’i ketë askush pos hetuesve
Gashi ka thënë se ka biseduar me prokurorinë Sylë Hoxha, që sipas tij, ka deklaruar se janë befasuar si kanë mundur të dalin këto pamje.


Avokati i familjes Dehari dorëzon kallëzim penal në prokurori


Avokati i familjes Dehari, Tom Gashi po dorëzon kallëzim penal në prokurorinë e shtetit kundër personave përgjegjës për publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në burgun e Prizrenit e që kanë të bëjnë me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Ai posa ka hyrë në ndërtesën e Prokurorisë, dhe së shpejti pritet të dal për t’iu drejtuar mediave, të cilin po ua sjellim drejtpërdrejt.
Sipas një njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje, kallëzimi penal ka të bëjë se si është e mundur që të rrjedhin informata të tilla, tejet të ndjeshme, para se të bëhet analizimi i këtyre pamjeve dhe hetuesia të jep mendimin për kët



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi