Qytetarët të zhgënjyer me Bahtirin, e ai thotë se është legjendë për ata që kanë sy e veshë

Si një fytyrë krejtësisht e panjohur në sferën politike, me pasuri misterioze e premtime marramendëse, kishte arritur të fitojë betejën për të parin e Mitrovicës në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
Në një gjendje të vështirë ekonomike të mitrovicasve, dhe për të përfituar politikisht, ai premtonte zhvillim të hovshëm ekonomik, 15 mijë vende pune, fabrika, investitorë nga Azia e shumë të tjera.
Kishte premtuar se pasurinë e tij milionëshe, do ta “shkrijë” të tërën për qytetin dhe qytetarët, ndërsa Mitrovicën do ta bënte qytetin më të pastër në Kosovë.
Mirëpo, tani pas dy vitesh të qeverisjes së Agim Bahtirit, qytetarët ndjehen të zhgënjyer dhe të mashtruar, sepse përveç se nuk ka realizuar premtimet, Mitrovica mbetet qyteti më i ndotur në vend.
Elvis Feka, qytetar, tha se premtimet e kryetarit Bahtiri kanë qenë shumë të mëdha, por për këto dy vite ai nuk ka arritur të realizojë asnjë prej tyre.
Feka: Për dy vite nuk është bërë asgjë
“Premtimet megalomane që ka dhënë, punësimin e 15 mijë personave nga qyteti i Mitrovicë s, pastaj ngrohjen me thelba të kumbullave, janë disa premtime të cilat mendoj se i kanë mashtruar qytetarët e Mitrovicës dhe nga realiteti që po shihet për dy vite, nuk është bërë asgjë”, ka thënë Feka.
Një qytetare tjetër, Remzije Januzi, pranoi se ia ka dhënë votën Agim Bahtirit në zgjedhjet lokale të vitit 2013, por tani është e zhgënjyer.
Januzi: Jemi të zhgënjyer
“Shumë me qejf ia kemi dhënë votën, por pak jemi të zhgënjyer… Konkretisht po i shohim rrugët shumë të papastërta, punësimin qysh e ka premtuar nuk e ka realizuar, ndoshta ka akoma kohë, por..” u shpreh ajo.
Edhe Fjona Osmani, nxënëse e gjimnazit ‘Frang Bardhi’ në Mitrovicë, u shpreh e pakënaqur me punën e deritashme të kryetarit të komunës.
Osmani: Nuk jam e kënaqur, më shumë ka dhënë premtime
“Më shumë mendoj se nuk jam e kënaqur, më shumë ka dhënë premtime, sidomos për vende t e punës, mendoj se nuk është e kënaqshme puna që po e bënë”, theksoi Osmani.
Ndërkaq, edhe përfaqësuesit e partive opozitare në Mitrovicë, kanë pranuar se premtimet e kryetarit Bahtiri kanë qenë vetëm fjalë, dhe se deri tani nuk është realizuar asgjë. Ata kanë akuzuar Bahtirin se po merret me politika të larta shtetërore, detyrë kjo që nuk i takon fare atij.
Faruk Mujka, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, tha se premtimet e kryetarit Bahtiri akoma nuk kanë gjetur zbatim në praktikë.
Sipas tij, ai është marr më shumë me politika të larta, gjë që nuk është punë e tij.
Mujka: Kryetari është marr me politikë të lartë shtetërore
“Fatkeqësisht, me gjithë respektin për kryetarin e komunës, premtimet e tij gjatë fushatës elektorale vendnumërojnë dhe akoma nuk kanë gjetur zbatim në komunën e Mitrovicës. Do të thotë bëhet fjalë për punësimin e 15 mijë qytetarëve, si dhe zhvillimin e hovshëm ekonomik të Mitrovicës. Në anën tjetër, kryetari është marr me politikë të lartë shtetërore që ma merr mendja se nuk ishte dashur të jetë prioritet i tij”, sqaroi Mujka.
Edhe Avni Kastrati, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, duke potencuar se kryetari Bahtiri as për së afërmi nuk ka realizuar premtimet e tij ndaj qytetarëve, ka këshilluar këtë të fundit të merret më shumë me problemet që i përkasin, dhe jo me ato që nuk janë domen i tij.
Ai ka numëruar disa nga premtimet e Bahtirit, si ndërtimin e një fabrike më të madhe të qumështit në Ballkan në rajonin e Shalës së Bajgorës, pastaj zhvillimin e turizmit në këtë vend, dhënien e automjetit zyrtar shoqatave të dala nga lufta, hapjen e kuzhinës popullore për të varfrit, 15 mijë vende të punës, ndërtimin e fabrikës së kërpudhave për 90 ditë, si dhe shumë premtime tjera, për të cilat tha se asnjëherë nuk u realizuan.
Kastrati: Pasuria e Bahtirit,450 mijë euro borxh në bankë të Holandës
“Unë do t’ju them me një fjali se premtimeve nuk ju ka dal as përafërsisht karshi kërkesave të qytetarëve…Për dy vitet e mandatit të Agim Bahtirit asnjë shtëpi në veri nuk ka filluar të ndërtohet, kurse nga ana tjetër e ka gojën plotë kritika ndaj Rakiqit, i cili para disa ditësh ka ndërtuar 100 banesa. Prandaj, e kisha këshilluar dhe lutur që më shumë të merret me probleme të veta sesa duke shikuar problemet e tjerëve t’i harrojë obligimet e veta të cilat i ka dhënë …Unë edhe disa herë kam thënë se ai do të mbetet legjendë, por për mashtrimin ndaj qytetarëve që ju ka bërë gjatë fushatës elektorale…Një prej premtimeve të tij ka qenë edhe se vlera e pasurisë së tij sillet qindra milionë, mirëpo qytetarët është mirë të dinë se vlera e pasurisë së tij është 450 mijë euro borxh në një bankë të Holandës, sipas deklarimit personal që ka bërë në Agjencionin Antikorrupsion”, ka thënë mes tjerash Kastrati.
Ndërkaq, gjatë një interviste për Kosovapress, vetë kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, pranon se ka ngecur në premtimet për punësim, por thotë se ka realizuar mbi 80 për qind të premtimeve të tij.
Ai ka potencuar ndaljen e korrupsionit, kontrabandës dhe respektimin e orarit të punës në Komunë, si suksese të tij.
Sipas tij, Mitrovica si qytet më specifik nga qytetet tjera për shkak të tensioneve, problemeve politike etj, ka kërkuar angazhim maksimal, andaj atij i është dashur që përveç politikave lokale, të merret edhe me politika të nivelit më të lartë, vetëm për normalizimin e gjendjes së përgjithshme në këtë komunë, për të cilën siç u shpreh ai, ia ka arritur plotësisht.
Bahtiri theksoi sabotimin që i është bërë deri tani nga këshilltarët komunalë të PDK-së në realizimin e syn imeve të tij për zhvillim ekonomik, por që pranoi se tani raportet janë përmirësuar dhe brenda tre muajve pritet rezultati i fabrikës së kërpudhave në fshatin e tij të lindjes në Gushavc, e cila deri në fund të vitit 2016 do të punësojë rreth 800 punëtorë.
Ai thotë se nuk ka pasur mbështetjen e duhur nga qeveria sa i përket ndërtimit të shtëpive në veri dhe kthimin e banorëve shqiptarë në atë pjesë, andaj nuk ka arritur të realizojë qëllimet sa duhet në këtë drejtim, ndërsa ka arritur të punësojë, siç tha ai, rreth 1300 qytetarë nëpër kompani të ndryshme.
Bahtiri foli edhe për zonën e lirë ekonomike në Mitrovicë, për të cilën tha se është duke u përgatitur infrastruktura, ku pastaj priten investitorë vendorë dhe të huaj, derisa ka përsëritur se është dhe do të mbetet legjendë për ata që kanë sy dhe veshë.
Bahtiri: Kam realizuar mbi 80 për qind të premtimeve
“Unë kam bër ë disa premtime shumicën prej të cilave i kam realizuar. E para ndalja e korrupsionit, ndalja e kontrabandës, respektimi i orarit të punës, të cilat janë realizuar tërësisht 100 për qind… Ju e dini se Mitrovica ka qenë qytet i tensionuar dhe unë jam munduar në mënyrë lokale, por nuk kam arritur, atëherë jam munduar me u marr me çështje më të mëdha do të thotë të nivelit të qeverisë, e kam luajtur një rol jashtëzakonisht të mirë…dhe e kam normalizuar krejtësisht situatën dhe sot mburremi me atë që kam krijuar si një kryetar i komunës së Mitrovicës… Ju siç e dini pas dy jave të ardhjes time më ka ardhur e tërë teknologjia dhe ka ndejur nëpër depo dhe ju e dini shumë mirë për çështje politike m’u ka zvarritur puna, por tani jam në proces të ngritjes së fabrikës së parë…unë po mendoj diku afër tre muaj do të keni prodhimin e parë i cili do të eksportohet në shtetet evropiane dhe do të keni një kompani më moderne do të thotë është kompania e parë e cila bëhet në Evropë…jo nuk do të thotë që pas tre muajsh do të punësohen 800 punëtorë, por brenda vitit 2016 po… Ju e dini shumë mirë psh se në Kuvendin komunal të Mitrovicës, PDK-ja ka 15 anëtarë dhe çdoherë që ka qenë puna për investime, sepse ata e kanë parë pikën time të dobët, të cilën unë me çdo kusht jam munduar të bëjë zhvillim ekonomik dhe ata për mos me mundur me i realizu dhe për të dështuar unë, atë pikë çdoherë ma kanë prekur duke më sabotuar…tani është një qasje ndryshe ndaj meje dhe unë besoj se shumë shpejtë do të fillojë fabrika e dytë”, ka thënë ai.
I pari i Mitrovicës thotë se e ka bërë të pamundurën për t’u kujdesur për qytetarët e pjesës së veriut, edhe pse s’ka pasur mbështetje nga Qeveria e Kosovës.
“Unë e di që i kam mbaruar disa shtëpi, por nuk kam mundur t’i mbaroj disa shtëpi atje të cila t kam pasur në plan, për arsye se kanë qenë disa shkaqe politike, unë nuk kam dashur tensionim të gjendjes, por normalizim… unë nuk e di cilin premtim nuk e kam realizuar pos asaj që kam dëshiruar për punësim që kam premtuar 15 mijë vende pune, por kam realizuar punësim më shumë se shumë komuna tjera, diku janë 1300 veta që i kam në regjistër që janë të punësuar, janë punësuar në kompani të ndryshme, e kam unë evidencën, 250 janë shkuar në Kazakistan… Po sigurisht që po sigurisht që po e keni listën…pastaj vetë komuna ka diku 150 veta që i punësuar me donacione dhe bashkëfinancim të ndryshëm iu ka gjetur vende pune… kështu që shlirë po të them se janë një numër i madh të cilët përbëjnë numrin sa 7-8 komuna bashkë … nuk jam i kënaqur sepse kam dëshirë çdoherë të tejkalojë, por nuk kam mundur ta tejkalojë, megjithatë po mendoj se jam duke bërë një punë të mirë…mbi 80 për qind të premtimeve janë reali zuar dhe atë pa asnjë dyshim…po duket, në qoftë se dikush ka sy edhe veshë, dihet që një kryetar komune bën kthesë, ka një fuqi më të madhe sesa shumë qeveri tjera, ajo është parë dhe e kanë prekur të gjithë qytetarët. Ju duhet me ditë se me veriun nuk është lehtë të bisedohet dhe qeveria 16 vite s’ka mundur t’i zgjidhë problemet as të urës as të qetësimit të gjendjes, e ka bërë një kryetar i cili ka ardhur me një vision të qartë i cili ka premtuar dhe premton”, ka thënë Bahtiri.
Në anën tjetër, Raporti nga Zyra e Auditorit të përgjithshëm për vitin 2014, bazuar në detajet e paraqitura në secilën pjesë të këtij raporti, ka konkluduar mes tjerash se Menaxhmenti i Komunës kishte dizajnuar sistemin e kontrollit të brendshëm, por këto kontrolle nuk kishin funksionuar në disa fusha të rëndësishme të menaxhimit financiar.
Sipas këtij raporti, ka pasur mangësi në disa fusha.
“Janë bërë pagesa prej 132,288 € nga kategoria ekonomike e investimeve kapitale për mallra dhe shërbime. Shpalosjet e PVFlidhur me klasifikimin e shpenzimeve në kode ekonomike, nuk ishin në përputhje me rregullativën ligjore. Kërkesat e dobëta për qeverisje/llogaridhënie dhe raportimi i cilësisë së dobët, reduktojnë efektivitetin e menaxhimit operativ dhe financiar brenda OB-së dhe mund të rezultojnë me humbje financiare. Dobësi në menaxhimin e të hyrave nga dhënia me qera e pronës komunale. Hapësirat publike vazhdojnë të shfrytëzohen pa pagesë të obligimeve sipas kontratave. Dobësi të theksuara janë identifikuar edhe në fushën e shpenzimeve të realizuara përmes procedurave të prokurimit. Komuna ka dhënë subvencione pa kritere dhe kishte mungesë të monitorimit të tyre, nëse po arrihen objektivat për dhënien e fondeve”, thuhet veç tjerash në këtë raport.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Tomë Gashi dorëzon kallëzimin penal në Prokurori, thotë se personat që i kanë dhënë incizimet kanë përgjegjësi penale
» LDK: Ndëshkohen qytetarët që nuk e kanë votuar PDK-në
» Haziri – Jahjagës: Ne jemi shkaktarë që qytetarët e kanë humbur shpresën
» Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore
» Gjykata Kushtetuese thotë se vendi është me U.D. president

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi