Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letra e presidentit Trump: Shqipëria, një vend shumë i bukur

Shko poshtë

Letra e presidentit Trump: Shqipëria, një vend shumë i bukur  Empty Letra e presidentit Trump: Shqipëria, një vend shumë i bukur

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 13, 2016 2:37 pm

Letra e presidentit Trump: Shqipëria, një vend shumë i bukur  Auto_Donald-Trump-780x4391478981265
Letra e presidentit Trump: Shqipëria, një vend shumë i bukur
 
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump do të merrte pjesë në festën e 20-vjetorit të themelimit të gazetës “Illyria”, në New York.
Mirëpo, rastësia e deshi që dita e festës të binte në të njëjtën datë me atë të finales së shfaqjes televizive “The Apprentice”, e cila e bëri të famshëm në të gjithë Amerikën, bosin e pronave të patundshme njujorkeze.
“I dashur Vehbi, të falënderoj që më ke ftuar”, i drejtohet ai me një letër personale botuesit të gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”.
“E vlerësoj shumë ftesën dhe më bëhet qejfi nga gjesti juaj për të më nderuar me një çmim”.
“Kam dëgjuar vetëm gjëra të mira për Shqipërinë, sidomos që është një vend shumë i bukur”, thotë presidenti i ardhshëm i Amerikës.
“Më vjen keq që nuk do të kem mundësinë që t’ju bashkohem për një ngjarje kaq të shënuar…”
Në 22 maj, 2011, gazeta “Illyria” festoi 20-vjetorin e themelimit të saj. Vehbi Bajrami është tashmë botues i gazetës që prej 10 vitesh.
E botuar në, New York City, me abonim në të 50 shtetet e Amerikës, “Illyria” ka luajtur një rol të madh në sensibilizimin e politikës dhe diplomacisë amerikane për çështjen shqiptare, në veçanti Kosovën dhe trojet shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë.


Letra e presidentit Trump: Shqipëria, një vend shumë i bukur  Auto_auto_Donald-Trump-Illyria14790173641479023273
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi