Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria ka shumë përparësi për turistët evropianë

Shko poshtë

Shqipëria ka shumë përparësi për turistët evropianë Empty Shqipëria ka shumë përparësi për turistët evropianë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 22, 2009 10:07 pm

Shqipëria ka shumë përparësi për turistët evropianë Durres%20(Small)

Shqipëria ka shumë përparësi për turistët evropianë



Bregdeti shqiptar duhet të bëhet më joshës për turistët e huaj
Shqipëria është vendi më i ri në zhvillimin e turizmit. Rrugët që po ndërtohën nga qeveria aktuale janë elemente kryesore që Shqipëria ka hyrë në fazën e zhvillimit të turizmit me një teknologji moderne, sepse edhe natyra e Shqipërisë është fare e brishtë dhe e paprekshme. Pozita gjeografike shumë e mirë me një klimë më të përshtashme në Evropë, ku që nga shtetet skandinave, Belgjika, Polonia, Çekia, Gjermania, Franca e Austria mund të vijnë turistët me vetura. Kjo është një përparësi që Shqipëria përfiton nga pozicioni i saj gjeografik.

Çështje të zhvillimit të turizmit në sytë e një emigranti shqiptar

Ishte ditë e diel, një ditë me diell dhe e ngrohtë. Përshpejtuam me familje t'u përmbahemi rregullave te aeroportit të Shtutgardit që se paku të jemi dy orë para kohës së nisjes së aeroplanit pikërisht për Antali të Turqisë, një emër që e kisha dëgjuar shpesh herë si një qytet turistik në Turqi. Ora u ofrua, njerëzit nxitonin se cili në drejtimin e vet, edhe neve na erdhi radha për fluturim. Udhëtuam rreth dy orë e dyzet minuta. Iu afruan sipas pamjes nga larg pikës së aterrimit të aeroplanit duke u penguar shpeshherë nga një mjegull e papritshme që ta shihnim afërsinë e tokës, më të ulur distancën e lartësisë së tokës u dukëshin kodrinat e thepisura me shkëbinjë të mëdhenjë, duke iu afruar tokës rrëzë maleve të larta filluan të dukeshin serat e plantazhëve prodhuese të pemëve e perimeve me mijëra hektarë. Ateruam në aeroportin e Antalisë një aeropert i madh ndërkombtar. Na me të dalë nga aeroprti ishim të pritur në formë të organizar dhe mësuam se kishim të udhëtojmë nga Antalia për në pikën turistike të Alanys, një qytet që shtrihej në jug të Turqisë edhe 130 km .Vazhduam rrugën për në Alanys ku mbretëronte mjaft vapë. Udhëtimi ishtë buzë bregdetit ku iu afruam qytetet ma të preferuar të turizmit në Turqi, një qyteti që në të kaluaren ishte një vend bananesh tani i shndërruar në një gjigant të turizmit nga e gjithë bota.
Shteti turk nxori projektligje privilegjuese për investitorët e huaj
Pamje nga një pjesë e plazhit me një hapsirë të mjaftueshme thithse te rrezëve të diellit dhe dallgëve të detit lëvizjes së mjaftueshme të pushuesve e jo siç është bërë në Shqipëri në disa vende duke ndërtuar pa projekte ose plane, vlen ta theksojmë se nëse e vizitoni Durrësin pikërisht të shkëmbi i Kavajës, është një hotel shumëkatësh i ndërtuar shumë afër ujit ku deri ora 11.30 minuta pengonte diellin, dhe pjesa ku i takonte atij pronari të përfitojë para nga çadrat dhe karrigat shtrirëse i mbeste bosh fare pa pushues, për shkak të hijes që lëshonte lartësia e objektit, pushuesit iknin nga aty i cili jo që i kishte prishur pamjen plazhit por investimi ishte i gabur dhe pasojë për shoqërinë dhe vetën?
Një qytet i cili ka një shtrirërje gjeografike 130 km nga Antalia dhe rreth 900 km nga Stambolli, me një klimë shumë të mirë, një qytet që ka 120.000 banorë dhe me një infrastrukturë shumë të bukur. Një qytetet që para 25 vitësh ishte prodhuese e bananeve dhe pemëve e perimeve tani një qytet turistik dhe gjigant i cili vizitohet hiq ma pak se 2 milionë turistë nga e gjithë bota për një sezon turistik, një qytet që para 15 vitësh kishte vetëm dy hotele tani me qindra e qindra nga ma luksozet me pishina, salla sportive, me sisteme klimatike dhe shëbime shumë të mira, po thuajse të gjithë, një numër i tyre me sherbime tradicionale të ashtuquajtur sipas vendasve hamame të paisur me sauna dhe fiziterapeut duke iu kryer shërbimet e masazheve turistëve. Para 15 vitesh sipas të dhënave të qytetareve 4-5 vende ka pasur derdhje të ujrave të zeza tani falë Hasan Spajollit, prefekt i qytetit, që para 12 vitesh në zgjedhjet elektorale e fitoi mandatin që ta udhëheq këtë komunë i cili akoma gjindet në të njejtin post, bëri reforma nga ma të mëdhatë në rajon, i cili bëri një epokë në vete, i krijoi një histori të re me një zhvillim në të gjitha fushat, të shndërruar një qytet turistik, ndër ma të kërkuarit në Turqi, me parqe të bukura, bulevarde, fusha sportive, shadërvane, ushtrimore sportive, lojëra të ndryshme gjithnjë në mes plazhit dhe qytetit, pjesës së banueshme me një treg të mbuluar ku tregtarët bënin punën e vet, me lokale nga më të ndryshmet por edhe me artizanate tradicionale vendore etj. Shteti nxori projektligje privilegjuese për investitorët e huaj ku vlen të përmendet vetëm në këtë qytet banonin mëse 7.000 gjermanë të cilët kishin blerë pallate, hotele apartamante etj. Këtu kishte investitorë edhe nga Norvegjia, Holanda, Belgjika, Suedia, Britania, Austria, Zvicra dhe në kohën e fundit edhe nga Rusia dmth rrjedh kuptimi së pjesa dërmuese e turistëve dominonte po nga këto shtete.
Turqia ka një turizëm shumë të zhvilluar me një klimë të mirë dhe një infrastrukturë me ndërhyrje investimesh dhe zbukurimi nga faktori njëri, por Shqipëria ka pozitën e saj gjeografike dhe një bregdet të pasur me plazhe të mëdha më rërë të gjitha llojeve nga Shëngjini deri në Durrës, Vlora është e pasur edhe me plazhe rërore dhe gurore ku vazhdon deri në Sarandën e bukur dhe tërheqëse për turistët e huaj me një parashikim studiues të një analisti amerikan siç thotë po që të shfrytzohet turizmi i mirëfilltë në Shqipëri në 400 km e saj bregdetar mund të jetojnë vetëm nga të ardhurat e turizmit më se 20 milionë banorë por dhe me bukuri shumë të rralla natyrore ku në të njejtën kohë mund të bëhët edhe turizmi malor. Në të ardhëmen shpresohet që qeveria e Shqipërisë do të jetë zëdhënese dhe sygjeruese, nxitëse e zhvillimit të turizmit në Shqipëri, Kosovë, Ulqin dhe qytete tjera shqiptare turistike në Maqedoni me qëllim të tërheqjes së turisteve të huaj
Publikimi bukuritë natyrore të Shqipërisë në Evropë përfiton turistët e huaj

Çka duhet të bëjë ministria e turizmit në Shqipëri? Të bëjë një planprojekt për gjithë bregdetin shqiptar, t'i kushtojë rëndësi stabilitetit dhe sigurisë për turistët e sidomos për të huajt, të nxjerrë ligjin mbi investitorët e huaj duke u mbështetur njëkohesisht edhe ne faktorin emigrant të popullit shqiptar që ka një emigracion shumë të madh pikërisht në shtetet perëndimore me një ekonomi të zhvilluar, mos të krijojmë një kënaqësi me vërshimin e vetëm turistëve nga Kosova me nje ekonomi të rrënuar pas luftës së Kosovës ose me një Maqedoni të varfër, të rregullohen bulevadet të shoqëruara me parqe, dushe publike, tualete publike me qëllim të ruajtjes së higjenës nëpër plazhat e vendit, të rrënohen ato objekte që janë ndërtuuar në vende jo te duhura, të hapën agjenci në të gjitha vendet e Evropës me qëllim publikimi bukuritë natyrore të Shqipërisë për t'i përfituar turistët e huaj, te favorizohet dhe të ruhet fillimisht çmimi i lirë i shërbimeve për turistët, me qëllim të përfitimit nga kriza globale që ka goditur gjithë botën, të formohen agjenci për të organizuar shetitjen e turistëve me mjete lundruese nëper brigjet e bukura të bregdetit tonë një distancë jo të largët që turisti të kthehet në hotel gjatë ditës, të krijohen kushtet që të vizitohen monumentet e kulturës dhe artit shqiptar, që fatmirësisht nuk i kanë edhe popujt tjerë, të paramendohet për parkingje të veturave sepse Shqipëria mund të vërshohet nga turistët e vendeve evropiane që nga gjithë ato vende që u përmenden me rastin e Turqisë që turistët kanë ardhur përmes rrjetit ajror, në Shqipëri mund të vijnë përmes rrjetit tokësor. Për dy javë aq sa ishim në atë qytet 2 milionë turistësh gjatë një viti asnjë autotargë të huaj nuk e pasmë në Turqi. Të hapën në çdo pjesë të vendit kampingje për pushuesit dhe turisët që vijnë me autokompshtëpiza ose me çadra përsonale.
Nga të dhënat e lartpërmendurat rrjedhin fakte se Shqipëria është vendi më i ri në zhvillimin e turizmit. Rrugët që po ndërtohën nga qeveria aktuale janë elemente kryesore që Shqipëria ka hyrë në fazën e zhvillimit të turizmit me një teknologji moderne, sepse natyra e Shqipërisë është fare e brishtë dhe e paprekshme. Pozita gjeografike shumë e mirë me një klimë më të përshtashme në Evropë, ku që nga shtetet skandinave, Belgjika, Polonia, Çekia, Gjermania, Franca e Austria mund të vijnë turistët me vetura. Kjo është një përparësi që Shqipëria përfiton nga pozicioni i saj gjeografik.
Asllan Dibrani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria ka shumë përparësi për turistët evropianë Empty Besim Kabashi mbron titulin e kampionit botëror në thaiboks

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 22, 2009 10:10 pm

Besim Kabashi mbron titulin e kampionit botëror në thaiboks

Të premten, më 25 shator, në Munih të Gjermanisë

Shqipëria ka shumë përparësi për turistët evropianë Besim
Besim Kabashi, kampion botëror në thaiboks


Besim Kabashi, kampion botëror në thaiboks të premten, më 25 shtator 2009, ka në program meçin vijues për të mbrojtur titullin e kampionit botëror në thaiboks për peshën deri në 95 kilogramë, sipas rregullave K1. Kundërshtar i Kabashit do të jetë anglezi John Love. Deri sa Besim Kabashi, nga Gurrakoci i Istogut, që jeton e vepron në Augsburg të Gjermanisë, ka një përvojë të gjatë në ring dhe ka zhvilluar shumë meçe të forta, kundërshtari i tij, i cili do të tentojë t´ia rrëmbejë titullin e kampionit botëror është më i ri nga mosha, ka vetëm 20 vjet dhe deri më tash në konkurrencën profesioniste ka zhvilluar 17 meçe prej të cilëve 15 i ka fituar (12 me KO) dhe 2 herë ka pësuar humbje.
Kundërshtari i Kabashit është fitues i turneut K1 në Britani të Madhe dhe është kualifikuar për finalen turneut të madh K1 në Japoni. Porse siç na tha Besim Kabashi, ai nuk i frikësohet këtij kundërshtari, ngase ka ngadhnjyer edhe ndaj kundërshtarëve të tjerë që kanë garuar në K1. Kabashi thotë: Më duhet të kem kujdes më të madh nga goditjet e kundërshtarit me gju, ngase ai këtë e ka “specialitet”. Edhepse ai është 20 vjeçar dhe mjaft ekpsloziv, unë jam më i vjetër për 13 vjet, prandaj kam përvojë më të madhe.
Kjo mbrëmje e boksit ku do të zhvillohen edhe meçe tjera interesante do të mbahet të premtën, më 25 shtator 2009, në hallen Circus Krone që gjendet në Circus Krone str. Meçet fillojnë nga ora 19.30, kurse ata që nuk kanë mundësi të jenë prezentë në sallë, meçet nga ajo mbrëmje do të transmetohen në programin televiziv sportiv gjerman, DSF, më 1 tetor.
M. Halili
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi